Page 17 of 18

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 24 May 2010 , 02:17
by Skodrinon
kishte shenu xhahysa per terbunin

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 24 May 2010 , 02:31
by fpjalmi
Skodrinon wrote:kishte shenu xhahysa per terbunin

:shock:

nuk me shkote mendja se xhahysa lot hala :D

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 23 Jun 2010 , 00:33
by vllaznia1919
Pritet mu kthy edhe Rragami ne fushe. :lol: :lol: :lol:

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 18 Sep 2010 , 19:10
by fpjalmi
partizani nuk lujti javen e pare pasi xhan dhe laqi kishin formu 2 skuadra me 48 lojtare lu 24 ishin te laqit e 24 te xhanit dhe pretendoshin se secili asht numer 1

fshf vendosi sot te quaj xhanin numer 1 te partizanit

mendoj se partizanin do ta shofim nji kategori :mrgreen: ma poshte

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 22 Nov 2010 , 02:57
by Man in Redblue
shifni ca bahet:

http://www.sportishqiptar.com.al/gramsh ... er-te-saj/

cfar kafshesh, me ta shpif, thojm na jo na serbi e greku, po shqiptari shqiptarit spo i len gja pa ba. E keqja ma e madhe e shqiptarve jan shqiptaret vet.

shifni te ndeshja e dyte si e shtyjne gjyqtarin nja 20her, nuk ka vend nbote qi me i ra gjyqtarit e mos me u nderpre ndeshja, po na paskena ken afganistan i gjall

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 22 Nov 2010 , 03:10
by GOLDIAN
randesi ka qe po hijme pa viza e po jena drejt be e ti plas prej inatit zotni man me kete video
se don sdon ti na jena tashma ne be :D
ky asht komenti jem pa lidhje sepse nuk gjej fjale per ta komentu
vec them fshf ti shtojne dhe da skuadra si bardhajt bathoren lazaratin etj se do bahet ma i forte kampionati

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 22 Nov 2010 , 03:14
by Man in Redblue
mire FSHF, po paskan ken do lapera (se spo du me fillu me sha tash me fjal tjera) kta te FIFAs e UEFAs, mos me ba za hic, po nuk jan kampionate kto, o gjakosen futbollistat o shiten ndeshjet ashiqare qi e dijn tan

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 22 Nov 2010 , 17:37
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:shifni ca bahet:

http://www.sportishqiptar.com.al/gramsh ... er-te-saj/

cfar kafshesh, me ta shpif, thojm na jo na serbi e greku, po shqiptari shqiptarit spo i len gja pa ba. E keqja ma e madhe e shqiptarve jan shqiptaret vet.

shifni te ndeshja e dyte si e shtyjne gjyqtarin nja 20her, nuk ka vend nbote qi me i ra gjyqtarit e mos me u nderpre ndeshja, po na paskena ken afganistan i gjall
memaliajn duhet me e qu ne ketegorine e ma te fundit me e djeg krejt si qytet ne shqipni

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 24 Nov 2010 , 03:41
by fpjalmi
Disiplina pezullon dy vjet Memaliajn
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pezulluar ekipin e Memaliajt për dy vjet nga aktivitetet futbollistike.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=198348

dore e rande :D

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 24 Nov 2010 , 16:45
by Man in Redblue
Memaliajn e denojn dy vjet, kurse Gramshin dy ndeshje....pfffff

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 26 Nov 2010 , 22:13
by GOLDIAN
kulmi i kulmeve

http://www.sportishqiptar.com.al/partiz ... ent-110809

skuadra sben asnji minute stervitje me topin ???????????????????????
e ku tjeter mund te ndodhi vec ne shqiperi

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 26 Nov 2010 , 22:27
by Man in Redblue
E kopjova nji pjese te tekstit, sepse asht edhe i shkrum bukur edhe me dramaticitetin e nevojshme per me pershkru kyt gjendje te mjerueshme te futbollit shqiptar ne pergjithesi dhe te Partizanit, si nje nga ekipet me tradita te tij ne vecanti:


Të kuqtë sot hyjnë në “Guinness”

Partizani sot u vë “kapak” përgatitjeve për ndeshjen me Burrelin, por kjo javë duhet konsideruar skandali më i madh në futbollin shqiptar. Pas tri ditë vrapimesh nga Kodrat e Liqenit, seanca e sotme, që do të jetë e fundit për këtë javë, do të kryhet në palestër. Vetëm presidenti Albert Xhani mund t’i thotë Partizanit të trajnerit Neptun Bajko ekip futbolli, pasi realisht skuadra nuk ka lidhje me këtë sport.

Në cilin vend të botës mund të ndodhë që një ekip futbolli gjatë javës stërvitore për ndeshjen e radhës të mos e prekë topin as edhe një minutë? Pa dyshim, ky Partizan është i denjë për të hyrë në librin e rekordeve Guinness. Kjo javë stërvitore duhet konsideruar si “kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” për Partizanin, të cilit i ka ngelur vetëm emri.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 26 Nov 2010 , 22:52
by GOLDIAN

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 15 Dec 2010 , 18:26
by Miri
Partizani 2-2 Ada
ishalla po e merr vedin Ada se i ka punt shum keq.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 15 Dec 2010 , 19:27
by GOLDIAN
Miri wrote:Partizani 2-2 Ada
ishalla po e merr vedin Ada se i ka punt shum keq.
bravo ades paska marre nje pike me vlere

Re: Kategoria e Pare

Posted: Thu, 16 Dec 2010 , 01:50
by fpjalmi
ishalla kan fillu kthesen se ne 2 vendet e fundit boll keq ku po i shkeputen edhe skuadrat e treta e te katerta te parafundit

Re: Kategoria e Pare

Posted: Thu, 16 Dec 2010 , 15:31
by Ledi1920
Miri wrote:Partizani 2-2 Ada
ishalla po e merr vedin Ada se i ka punt shum keq.

:D :D :D bukur shume bukur

Re: Kategoria e Pare

Posted: Thu, 05 May 2011 , 23:08
by Man in Redblue
Partizani - Kamza 1-4

Kamzalinjtë i këndojnë “këngën” Partizanit, i cili edhe duke rënë nuk e ndal degjenerimin.

Kamza me fitoren 4-1 ndaj Partizanit shkruan historinë e saj, duke u ngjitur për herë të parë në kategorinë superiore. Falë barazimit 1-1 në takimin Tomori-Besëlidhja, kamzalinjtë sigurojnë ngjitjen në superiore një javë para mbylljes së edicionit.
Ndonëse Partizani ishte pritës, derbi u zhvillua në stadiumin e Kamzës, gjë e cila u dha mundësi kamzalinjve të festojnë në shtëpi superligën. Takimi i djeshëm më shumë i ngjante një ndeshjeje kontrolli brenda familjes, ku të dy skuadrat zbriten në fushë me shumë mungesa.
Partizani i Albert Xhanit, i mbaruar në çdo aspekt, nuk di të ndalet, duke prodhuar skandale, madje me ngjyra komike, që nuk kanë lidhje me futbollin profesionist. Dje të kuqtë kanë udhëtuar në Kamzë pa portier rezervë, si dhe ka vijuar modeli “lekoplasti” në uiformë.
Maleta hyn në fushë në minutën e 64-t, duke modifikuar 20-ën e Xhepës në 28-të. Maleta është ndëshkuar me të verdhë në këtë takim, por me shumë mundësi ky karton i faturohet Xhepës, pasi në këtë moment i kishte rënë lekoplasti që e bënte zeron tetë.
Njëkohësisht Gjonpapa hyn fushë duke modifikuar fanellën e Mehjes nga 11 në 71. Ky është Partizani i Albert Xhanit, i cili dje është kontestur në kor më shumë nga tifozeria e Kamzës që nuk reshti së inkurajuari të kuqtë.
Derbi i djeshëm pati rëndësi për Kamzën, e cila në fund shpërthen në festë, ku lojtarët, stafi teknik, presidenti Naim Qarri, kryetari i bashkisë Xhelal Mziu dhe tifozeria nuk e kanë fshehur gëzimin që u sjell hyrja në elitën e futbollit shqiptar.
Takimi i djeshëm nuk pati shumë histori, ku gjithçka fliste për Kamzën, që e gjeti golin që në minutën e tretë me kapitenin Klevis Dalipi. Në minutën e 14-të i vjen radha një ishi, Ermal Këngës, që t’i “këndojë” Partizanit. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për kamzalinjtë.
Në minutën e 77-të Kënga në kundërsulm shmang edhe portierin, gjuan, por topi ndalet nga balta duke mos hyrë në rrjetë. Lame e ndjek aksionin dhe e shtyn topin në rrjetë, 0-3. Në minutën e 84-t është sërish “produkti” i akademisë “Partizani”, Lame, që shënon dhe 0-4 për Kamzën.
Dy minuta nga fundi të kuqtë shënojnë golin e nderit nga pika e bardhë e penalltisë me sulmuesin Gega. Partizani vijon vajtimin dhe merr rrugën e amatorizmit, ndërsa Kamza ka të drejtën e saj të festojë, duke konkretizuar investimin e kryer prej vitesh.
Nga dje superliga ka fituar një emër të ri, që është Kamza. Në fund të takimit ka pasur brohoritje të mëdha nga të pranishmit në adresë të Partizanit dhe kontestime ndaj presidentit Albert Xhani.
Thanë pas ndeshjes
Skerdi Bejzade, trajner i Kamzës: “Eshtë pa dyshim një arritje historike për Kamzën, që me meritë është në superligë. Është investuar për këtë ditë dhe të gjithë janë të gëzuar për këtë arritje. Ky është vetëm fillimi, sepse Kamza do ta tregojë veten edhe në superligë. Më vjen keq për Partizanin, pasi nuk e meriton që legjenda të shuhet.”






Sa i neveritshem pa kufi paska ken ky Xhani. Ky pra eshte mentaliteti tipik shqiptar: Ma mire ta shkaterroj une se sa ta lulezojne te tjeret.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 06 May 2011 , 16:07
by Admin
Gjynah qe Partizani me perfundu ne ket gjendje!!!

Kane dale ne Superlige, Pogradeci, Tomorri e Kamza me aq sa di une duhet te dalin ne superlige edhe skuadra e renditun e katerta qe ne ket moment asht Apolonia, kurse ekipet e rendituna ne vendin e 5 e te 6 duhet te bajne nji play-off me skuadrat e rendituna ne vendin e 9 e te 10 te superliges.

Ada e Velipojs e ka siguru mbetjen ne kategorine e Pare.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 06 May 2011 , 17:18
by fpjalmi
tash mendoj se presidenti ka me e lan partizanin .

ose kan me ja marr se sban presidencen .

per 2 vjet mendoj se partizani vjen prap ne superlige dhe padyshim do dalin ndonje president qe do marrin lavdi duke e qu ne superlige prap .

shpresojm qe ada vitin tjeter te ket lojtare qe vllania i ka teper dhe ti afrohet andrres se superliges