Kategoria e Pare

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 06:28

GOLDIAN wrote:te bajme tifo per ADEN VLLAZEN
kush ka info le ti bijne se vllaznia smeriton ma tifo
Ada ka humb 3-1 dje

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kategoria e Pare

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Mar 2009 , 15:17

Edhe mu me duket pak i egzagjerum denimi i Terbunit.Jam kurioz me dit se sa e denojne albitrin se asht i njajti qe ka kriju kshi problemesh edhe nja 2 her tjera.Si i nxirren karton i verdh nji lojtarit ne minuten 3 te ndeshjes per humbje kohet,perveq tana tjerave qe ka ba ne at neshje.Nese nuk du me justifiku dhunen ne asnji menyre.Por un kisha than me i hjek nja 7-8 pike edhe neshjet qe kan me lujt mren me i lujt ne fush asnjajse me dyr te mylluna deri ne fund te kampionatit.Qe publiku ta kuptojne se jane gjeste qe skan lidhje me futbollin ata qa kan ba.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:39

Intelektualë dhe futbollistë të Pukës në grevë urie

Image

Ndodh edhe kështu. Gjithçka në emër të dashurisë për futbollin, këtë lojë magjike anekënd botës, por që për qytete të vogla është “fe”, është “ushqim” është jeta vetë. Sikurse duket, vëmendja e opinionit publik shqiptar, veçanërisht e atij sportdashës, ditët në vazhdim do të fokusohet në qytetin verior të Pukës, për të cilin është folur kaq shumë edhe ditët e fundit. Ngjarjet e ndodhura në takimin Tërbuni-Kastrioti, ku publiku vendas, i irrituar nga një anulim goli prej gjyqtarit Mentor Sopjani, mësyu fushën e lojës dhe goditi “xhaketat e zeza”, patën një jehonë të madhe mediatike, por u pasuan edhe nga vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e pezulloi Tërbunin nga të gjitha aktivitetet futbollistike kombëtare për 2 vjet dhe e zbriti një kategori më poshtë. Vendim i cili është kontestuar fuqishëm nga pukjanët, të përfaqësuar nga kryebashkiaku Rustem Strugaj, i cili paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen deri në Lozanë. Por, sot, ditën e 8 marsit, lajme të tjera vijnë nga Puka. Që për futbollin shqiptar përbëjnë gjëra të padëgjuara më parë. Greva e urisë është ajo, që do të bëjnë intelektualët e Pukës, bashkë me lojtarët dhe stafin e Tërbunit. Gjithçka është konfirmuar tashmë, pritet vetëm ora 19.30 e ditës së sotme, që greva e urisë të nisë. Të parët që do të ndërmarrin këtë nismë ekstreme, qysh sonte, në orën 19.30, do të jenë 10-12 intelektualë të Pukës, mjekë, mësues, ekonomistë etj., të cilëve do t’u bashkohen nesër, në orën 09.00 të mëngjesit, edhe tërë futbollistët e Tërbunit, bashkë me stafin teknik. Tashmë është vendosur edhe vendi ku do të mbahet kjo grevë urie, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës së Pukës. Grupi organizator i grevës, por edhe ata që do të marrin pjesë në të, ftojnë të gjitha mediat të monitorojnë cdo gjë, non-stop, për të verifikuar vlefshmërinë dhe vërtetësinë e grevës së urisë. Gjithcka, thonë ata, e bëjmë për futbollin, për Tërbunin, në emër të së drejtës, e cila pretendohet se është nëpërkëmbur nga vendimi i FSHF-së. “Jeta jonë është futbolli. Mezi krijuam një skuadër, e ngjitëm në kategorinë e parë, ndërtuam një stadium dhe tërë populli i Pukës jetonte me futbollin, në mungesë të argëtimeve të tjera. Tani duan të na e heqin edhe atë, vetëm sepse një gjyqtar i korruptuar dhe që kishte ardhur me një qëllim të mbrapshtë në Pukë, si Mentor Sopjani, donte të përfundonte misionin e tij,” – thonë futbollistët dhe stafi drejtues i Tërbunit, ashtu si edhe intelektualët e qytetit, që kanë vendosur të futen në grevë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:43

hala paska greva uriet ne shqiperi
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:43

Ehhhhhh te marrsha te keqen rrasjani edhe nej got raki se e keni per terezi :D :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:44

GOLDIAN wrote:hala paska greva uriet ne shqiperi
Jo ne shqiperi mar gold por ne puke :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:45

Miri wrote:Ehhhhhh te marrsha te keqen rrasjani edhe nej got raki se e keni per terezi :D :D :D
sma merr mendja se ilir dibra po mban greven
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kategoria e Pare

Post by Ujku » Sun, 08 Mar 2009 , 21:35

Kjo m'dukrt e habitshme atje s'kan drita uj pun e shum gjana tjera
e rrin e s'bajn za, kur vjen puna per i skuader futbollit sakrifikojn edhe jeten
na shqiptart jena njerzit ma t quditshem te globit :P

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 21:41

Ujku wrote:Kjo m'dukrt e habitshme atje s'kan drita uj pun e shum gjana tjera
e rrin e s'bajn za, kur vjen puna per i skuader futbollit sakrifikojn edhe jeten
na shqiptart jena njerzit ma t quditshem te globit :P
asht e vertet aja qe thu naqe
per drita e uj se leviz kush b.... po per gjana tjera mundesisht duhet me ndej ne rradh
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Sun, 08 Mar 2009 , 22:05

Miri wrote:Intelektualë dhe futbollistë të Pukës në grevë urie

Image
Buuuka e Tuçit..... :lol: :lol: :lol: :lol:

Shifni estraden e Shkodres ktu si bajne grev kta
http://www.youtube.com/watch?v=h1u8Z4JzzBA
http://www.youtube.com/watch?v=hPk3FmmMOGk

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Tue, 17 Mar 2009 , 00:09

FORCA ADAAAAAAAAAAAAAAAA
kishte fitu 2-0 me skenderbeun e korces
a mundeni me na than kush i ka ba golat dhe renditjen
ju flm
po me vjen jashtezakonist mire per kete fitore
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Kategoria e Pare

Post by Man in Redblue » Tue, 17 Mar 2009 , 00:17

Per mendimin tem ndeshkimi i terbunit asht i drejte. sa do skandaloz te ket kene arbitri asht e pafalshme qi nji stadium me ken kaq i pasigurte sa me u rreziku jeta e arbitrit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Tue, 17 Mar 2009 , 18:42

Tërbuni-FSHF, tashmë përplasje në Lozanë

Tërbuni i Pukës është ankuar në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për dënimin e dhënë nga Federata e Futbollit, që e përjashton këtë ekip për dy vjet nga futbolli i luajtur dhe e zbret nga kategoria. Drejtuesit e këtij klubi kanë bërë të ditur se kanë paguar shumën e 5 mijë eurove që duhet për të bërë një ankimin të tillë dhe tashmë janë në pritje të vendimit. Në fakt, në Pukë shpresojnë shumë te precedenti që u krijua me ekipin e Burrelit në vitin 2007, kur KAS-i i Lozanës e hodhi poshtë vendimin e marrë nga FSHF për përjashtim nga aktiviteti dhe zbritje nga kategoria.

Presidenti i Tërbuni pagua 5 mij euro kurse Valoja jone vetem llap me goj

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Kategoria e Pare

Post by Man in Redblue » Tue, 24 Mar 2009 , 14:45

Para Besëlidhjes lojtarët argëtohen me Birra Korça

Korçarët ndihen të karikuar pas frenimit të Laçit në Kamzë



I baft mire ! (iua pifte dreqi nbark)

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 17:16

Man pse mar po e thu ate,leni cunat te pijn te marrin energji :D :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 20:52

Tifozet e Dajtit sulmojne autobuset e Lacit


Dhuna ne sport shenon kulmin edhe ne ndeshjen mes ekipeve te Lacit dhe Dajtit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme, ne afersi te Kamzes, teksa dy autobuse te mbushur me sportiste dhe tifoze laciane jane sulmuar barbarisht nga nje grup personash, te cilet mendohet jane tifozet e ekipit te Dajtit. Presidenti i firmes se transportit "Kurbini sh.p.k.", prone e te cilit kane qene dy autobuset, Mark Dedaj, thote se rreth 100 lojtare dhe sportdashes jane gjendur ne nje rrezik shume te madh ne afersi te Kamzes. Gure te shumte jane derdhur mbi dy mjetet, duke thyer te gjithe xhamat e tyre. Nje pjese e tifozeve kane marre plage te lehta dhe jane mjekuar ne spital. Fillimisht situata ka qene e qete dhe ekipi i Dajtit ka shenuar golin e vetem. Ne kete moment irritimi i tifozerise ka qene i menjehershem, kur lacianet kane shenuar golin e barazimit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 20:55

Te marsha t`keqen ishalla lejohet edhe kallashi ne stadium :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 13:02

Miri wrote:Te marsha t`keqen ishalla lejohet edhe kallashi ne stadium :D :D :D
:lol: :lol:
paska dajti tifoza?????
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kategoria e Pare

Post by Miri » Fri, 27 Mar 2009 , 13:24

Tlutem shume mos ofendo :(
Huligans ishalla :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 15:11

Miri wrote:Tlutem shume mos ofendo :(
Huligans ishalla :D :D
:lol: :lol: :lol:
ma te keqi se anglezt a
i perjashtuar

Post Reply