Kategoria e Pare

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 17 Sep 2007 , 00:48

GOLDIAN wrote:ada e ka nis shume mire sezonin e ri
ka fitu 3-1 ne gramsh
suksese ades ne nje sezon sa me te mire dhe pse jo me fat ne superiore

p.s ma me interes du me njek rezultatet e ades se keta ronaldinjot e vllaznis
E kam pa Aden ne trofeun Loro Boriçi dhe me ka pelqy shume loja e tyne.
Urime per kete fitore edhe ishalla vazhdojne kshu edhe ne ndeshjet e ardshme.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 21 Sep 2007 , 18:26

APOLONIA 1-0 BYLIS
ERZENI 0-2 LACI
TEPELENA 1-2 BILISHT SPORT

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 27 Sep 2007 , 22:20

Kategoria e pare / Gjashte kartona te kuq ne Skrapar

• Goleade ne Fier, Pogradeci ndal marshin e Bilishtioteve


Bylis ‑ Naftëtari 4‑0

Nga Ballshi, Ardit Saliaj

Bylis: Egbo, Driza, Gazheli (Heqimi 72’), Dhima, Besha, Kule, Sisoko (Bakiu 75’), Muhamadou, K.Asllani, Novi, Dimo (Kalemi 62’). Trajner: P.Bifsha.

Naftëtari: Shaptorja, Kanani, Ndreu (Vrapi 50’), S.Gega, Rustemi, Dautaj, A.Gega, Mërtiri (Xhanari 55’), Meta, Guri (Dhimitri 57’), Alushi. Trajner: D.Hoxha.



Shënues: Sisoko 12’, 47’, K.Asllani 19’, Heqimi 80’



Gjyqtarë: Sh.Guçe (Lushnjë), A.Molla (Laç), E.Deraj (Tiranë)



Kartonë të verdhë: Meta, S.Gega, Guri, Xhanari



Karton i kuq: Kalemi



Bylisi vinte nga humbja e së premtes me Apoloninë dhe dje, në stadiumin « Adush Muça », përballë Naftëtarit nuk mund të linte pikë. Fitorja pritej nga drejtuesit e klubit dhe nga tifozëria ballshiote, ndaj dhe lojtarët e Bylisit janë hedhur që në fillim në sulm. Ata shënuan 4 gola, që u cilësuan të mrekullueshëm për nga mënyra e shënimit. Me një mbrojtje të fortë, me një mesfushë punëtore dhe me një sulm rezultativ, Bylisi nuk e vuri në diskutim fitoren. Spikatën dy afrikanët Muhamedou dhe Sisoko, të cilët dhanë mjaft për sulmin. Loja filloi me një shtyllë të K.Asllanit, ndërsa në minutën e 12-të erdhi goli i parë, pas bashkëpunumit të dy lojtarëve afrikanë, të finalizuar nga Sisoko me kokë. Miqtë provuan me Alushin, por Dhima e devijoi topin, që mund të përfundonte në rrjetë. Më pas, portierit kuçovar i shpëton nga duart topi i gjuajtur nga Dimo dhe K.Asllani, i ndodhur afër portës, shënon golin e dytë. Provon sërish Sisoko në 2 raste, por topi në rastin e parë përfundon mbi traun e portës kuçovare, ndërsa në të dytin grushtohet nga portieri Shaptorja. Ky i fundit e shpëton portën dhe nga gjuajtje me kokë e Dimos. Edhe pjesa e dyt foli për Bylisin, sepse kuçovarët ranë psikologjikisht. Pas 2 minutash, pas një aksioni individual të Novit vjen edhe goli i 3-të, me autor Sisokon. Novipason përsëri saktë në zonë për Dimon, i cili gjuan saktë me portën e boshatisur. K.Asllani provon me një gjuajtje nga distanca, që është e pasaktë, ndërsa Sisoko, i papërmbajtshëm, pason për Kalemin, i cili bën një veprim akrobatik, por pa shënuar. K.Asllani, pasi ka marrë një top nga Bakiu, ka shmangur mbrojtjen e Naftëtarit, jep një asis për Heqimin dhe ky shënon golin e 4-t në minutën e 80-të. Më pas kemi një përpjekje të K.Asllanit, por pa rezultat. Në minutat shtesë, pas një zënke të panevojshme, Kalemi ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Guçe. Bylisi fiton thellë, duke marrë fitoren e dytë në shtëpi.

Thanë pas ndeshjes
Petraq Bifsha, trajneri i Bylisit: “E kishim vlerësuar këtë ndeshje dhe ekipi i kreu mirë të gjitha detyrat e dhëna. Tani do të mendojmë të qetë për sfidat e radhës në kampionat.”

Daut Hoxha, trajneri i Naftëtarit: “Ekipi im nuk ishte në nivelin e duhur, pasi luajti pa fuqi dhe me mjaft gabime. Duhet të punojmë më shumë në ditët në vazhdim për riparimin e të metave. Vendësit e merituan plotësisht fitoren.”

Luftëtari mundet nga Skrapari dhe skuqet nga kartonët






Skrapari ‑ Luftëtari 2‑1



Nga Çorovoda, Migjen Skënderi

Skrapari: Bytyçi, Harka, Lika, Sharra, Duka, Kelmendi, Dalipi, Sekseri, Veliu (Kapinova 75’), Ymeri (Lame 70’), Hebibasi (Çaushi 46’). Trajner: L.Guri.


Luftëtari: Bakaj, Shalari, Brahimi, Kaci, Aliu, Taçi, Kola, Kozaku (Kërnaja 38’), Stoja, Dhima, Rustemi. Trajner: Y.Shehu.

Shënues: Dalipi 53’, Sekseri 54’, Kërnaja 41’

Gjyqtarë: B.Breshanaj, E.Jorgji, S.Zeka (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Harka, Lika, Sharra, Duka, Hebibasi, Shalari, Brahimi, Rustemi

Kartonë të kuq: Sharra, Kasma, Brahimi, Kola, Rustemi, Stoja

Takimi nisi në një terren paksa të rënduar dhe nën një shi që nuk pushoi gjithë kohën. Rastin e parë të shënimit e ka ekipi i Skraparit, por rezultati nuk ndryshon. Në minutën e 27-të, Dalipi gjuan fort, por pret portieri gjirokastrit. Më pas kemi raste të Sekserit dhe Ymerit, të cilët ndeshen në mbrojtjen gjirokastrite dhe portierin Bakaj. Luftëtari krijoi dy raste të pastra, derisa të vinte minuta e 44-t, kur në një aksion pa shumë pretendime Kërnaja shënoi brenda zonës. Luftëtari e mbyll pjesën e parë në avantazh. Tensioni në fushë ka filluar të shfaqet dhe stoli i Luftëtarit ka protestuar vazhdimisht ndaj anësorit, por edhe ndaj vëzhguesit. Vetëm në pjesën e parë u dhanë 5 kartonë të verdhë. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim në radhët e Skraparit, ku Çaushi zëvendëson Hebibasin. Diçka rregullohet dhe ekipi vendës merr frymë më lirisht. Në minutën e 53-të Dalipi barazon rezultatin, pas një asisti të marrë nga Çaushi dhe festa ka filluar. Vetëm një minutë më pas shënon edhe Ymeri, duke e kaluar Skraparin në avantazh, 2‑1. Vazhdon tensioni dhe kartonët e verdhë, ndërsa më pas kryesori nxjerr me karton të kuq dy lojtarë të Luftëtarit, të ulur në stolin e rezervave, për goditje të anësorit dhe hedhje të shisheve kundër vëzhguesit të takimit. Trajneri Guri fut në fushë Kapinovën dhe Lamen, të cilët i japin gjallëri ekipit. Nga ana e tyre, gjirokastritët, krahas ndonjë rasti sporadik, protestojnë dhe kundërshtojnë çdo vendim të gjyqtarit kryesor. Në minutën e fundit Lame i pati të gjitha mundësitë të shënonte golin e tretë, por mrekullisht shpëton porta gjirokastrite. 5 minutat shtesë ia prishin gjithë bukurinë ndeshjes. Gjirokastritët e gjejnë zgjidhjen duke goditur dhe fyer gjyqtarin kryesor, i cili nxjerr tre kartonë të kuq për ekipin mik, konkretisht për Kolën, Rustemin dhe Stojën. Përfundon loja dhe këtu ndodh çudia. Lojtarët gjirokastritë në grup ndeshen me forcat e rendit, duke i goditur me shkelma dhe grushta. Rreth 10 minuta iu desh forcave të rendit t’i fusin në dhomat e zhveshjes lojtarët gjirokastritë, të cilët godisnin gjithçka që u dilte para. Gjyqtarët shoqërohen në dhomat e zhveshjes pas 15 minutash në fushë. Pati qëndrim shembullor të lojtarëve të Skraparit dhe stafit drejtues. Edhe tifozëria ishte e mrekullueshme.







Thanë pas ndeshjes
Luftar Guri, trajneri i Skraparit: “Falënderoj ekipin, që gjeti forca për ta përmbysur rezultatin. Përshëndes edhe publikun e mrekullueshëm. Kishin punuar për këtë ndeshje dhe jam i kënaqur me 3 pikët.”

Ylli Shehu, trajneri i Luftëtarit: Nuk u prononcua


Tepelena ‑ Ada 1‑0



Nga Tepelena, Roland Suli
Tepelena: Goxhaj, Merjo, Ruçi, Duraj, Albrahimi, Gaba, Cenko, Mema, Omari (Metushi 89’), Xhafa (Selimi 35’), Guga (Sherifi 75’). Trajner: I.Selimi.

Ada: Dervishi, Damo, Kurti (Beqiraj 85’), Lini, Nimani (Mustafa 75’), S.Kaloshi, Hasani, Galica, Su.Kaloshi, Isufi, Shytani (Lika 86’). Trajner: Y.Zani.

Shënues: Selimi 81’
Gjyqtarë: N.Abeshi (Pogradec), I.Ziraj (Kuçovë), I.Tartari (Fier)

Kartonë të verdhë: Kurti, Gaba, Shytani, Goxhaj

Ky takim u luajt gjatë 90 minutave nën një shi të lehtë, që nuk pushoi për asnjë çast, ndërsa Tepelena më në fund ka gjetur fitoren. Ekipi vendës fitoi ndaj një Ade, që kryesonte me pikë të plota në dy javët e para, falë një goli të Selimit 10 minuta para se të përfundonte loja. Tepelenasit e kërkuan më shumë fitoren dhe pasi shpërdoruan disa raste, vetëm në fund arritën të shënonin. Pas një krosimi të Gabës, Selimi me kokë e ka zhbllokuar rezultatin. Kronika e lojës është e pasur për vendësit. Ata rrezikuan gjatë 45 minutave të para, me anë të Xhafës dhe Gabës, por pa rezultat. Edhe miqtë luajtën si të barabartë dhe rrezikuan, me anë të Linit dhe Nimanit. Pjesa e dytë do të niste me një aksion nga krahu i majtë i miqve dhe sulmuesi Suat Kaloshi, me një gjuajtje në pozicion diagonal, godoti shtyllën, ndërsa futbollistët e Adës pretendojnë se topi e kaloi vijën fatale. Loja rifillon dhe vendësit, të cilët nuk kanë çfarë të humbasin, luajnë me topa të gjatë në drejtim të sulmit. Ky repart ishte mjaft i rrezikshëm në fund. Albrahimi fiton një goditje dënimi, që e ekzekuton drejt zonës Gaba dhe Selimi me kokë shtang mbrojtjen mike. Pra, 1‑0 për Tepelenën, ndërsa miqtë kryejnë dy zëvendësime, por pa rezultat, sepse deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Abeshi nuk ndryshon asgjë. Në fund plasi një zënkë masive në stolin e Adës. Miqtë ishin të pakënaqur me rezultatin, ndërsa policia ndërhyri dhe qetësoi çdo gjë.





Apolonia - Erzeni 5-0



Nga Fieri, Fatjon Omeri

Apolonia: Dine, Shoshi, Çarls, Turtulli, Spaho, Gega (Droboniku 67’), Bratja, Meto (Rushani 46’), Da Silva, Varfi, Junior (Liçaj 46’). Trajner: G.Haxhiu.


Erzeni: Hoxha, Muço, Dollaku, Peqini, Kacnovi, Troplini, Shehaj, Curri (Skilja 55’), Vora (Kelari 52’), Bespalla (Hasa 40’), Meta.

Trajner: L.Metani.

Shënues: Meto 15’, Bratja 37’, Spaho 63’, Varfi 67’, Shoshi 85’ (11-m.)

Gjyqtarë: S.Bogdani (Durrës), J.Mustafaraj (Tiranë), P.Puto (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Da Silva, Dollaku, Peqini

Apolonia e nisi takimin me Erzenin me sytë drejt portës kundërshtare, tek e cila në fund shënoi 5 gola. Junior ishte i pari që rrezikoi, pasi doli përballë portierit Hoxha, por gjuajtja e tij ishte e gabuar. Loja ishte plotësisht nën diktatin e ekipit fierak dhe rastet ishin të njëpasnjëshme, ndërsa Erzeni u mbyll në zonën e tij. Minuta e 15-të ishte fatlume për Apoloninë, pasi Meto, në pozicion pak diagonal me portën, gjuajti bukur me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetën e Hoxhës. Të etur për të shënuar sa më shumë, djemtë e trajnerit Haxhiu krijuan shumë raste. Golin e dytë ata e gjetën në minutën e 37-të, këtë radhë me autor Bratjen, i cili gjuajti saktë me të majtën nga distanca dhe e çoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës shijakase. Minutat në vazhdim folën për fierakët, të cilët kishin epërsi të plotë. Gjithsesi,

45-minutëshi i parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të tyre. Mendoi për ta freskuar formacionin në pjesën e dytë trajneri Haxhiu, duke nxjerrë Meton dhe aktivizuar Rushanin, ndërsa Junior i la vendin Liçajt në sulm. Shumë e freskët ishte skuadra e Apolonisë dhe rrezikoi me Liçajn. Vlonjati gjuajti fort, por mbi kuadratin e portës. Spaho dhe Liçaj kombinuan shumë bukur, por përsëri gjuajtja e sulmuesit u prit nga portieri. Rushani, me një skemë të bukur, nxori një top për Da Silvën, por topi i goditur nga braziliani është devijuar nga muri. Loja ishte totalisht nën kontrollin e fierakëve dhe Liçaj mendon të dhurojë edhe spektakël në një rast, duke synuar t’i shënojë me një parabël portierit, por ideja kuptohet nga portieri mik. Në minutën e 63-të, pasi një krosi në zonë, Spaho gjuan fort dheshënon. Tri minuta më pas rrezikon edhe Liçaj, ndërkohë që trajneri Haxhiu i jep hapësirë edhe sulmuesit të ri Droboniku, i cili zë vendin e Gegës. I sapofuturi jep një kros të saktë për Varfin, i cili shënon golin e 4-t me kokë, në minutën e 71-të. Kapitullon në çdo aspekt Erzeni, që më pas pëson edhe golin e 5-të. Rushani pengohet nga portieri Hoxha në zonë dhe fiton një 11‑metërsh. Kapiteni Shoshi është i saktë përballë Hoxhës. Portieri Dine ka plot 270 minuta që nuk pëson gol, ndërsa Apolonia ka shënuar 6 gola në 3 ndeshje dhe tani ndodhet në kuotën e 7 pikëve.

Thanë pas ndeshjes
Gert Haxhiu, trajner i Apolonisë: “Arritëm një fitore të pastër, me shumë gola. Kjo më kënaq, por rezultati nuk tregon atë që realisht mund të kishin bërë djemtë. Kam edhe rezerva, pasi duhet të ishim më të qartë në finalizim dhe lojtarët duhet të kishin dhënë më shumë. Kundërshtari ishte shumë i dobët në fushë dhe ndoshta kjo u dha njëfarë lehtësimi lojtarëve në fushë.”

Luan Metani, trajner i Erzenit: Nuk u prononcua.






Turbina - Tomori 1-0



Nga Cërriku, Artan Paja
Turbina: Agolli, Metaj, Jakupi, Shala, Lala, Sulejmani, Çekrezi, Maloku (Beqiri 75’), Xhagalliu (Xhaferra 45’), Hajdari, Akamba (Allamani 57’). Trajner: S.Hajro.

Tomori: Qama, Fani, Lala (Delibashi 42’), Karamani, Bejleri, Peshtanaku (Isufi 60’), Mata, Kuçi, Zazo, Rizvani, Fezullahu. Trajner: B.Minxhaj.



Shënues: Çekrezi 55’



Gjyqtarë: A.Janku, R.Avdo (Tiranë), L.Alla (Lushnjë).



Karton i verdhë: Xhaferra.



Edhe pse me një rezultat të ngushtë, Turbina ka mundur të shkojë në kuotën e gjashtë pikëve, pasi ka mundur dje Tomorin. Ndeshja është shoqëruar që në minutat e para me një presing nga ana e cërrikasve. Metaj dërgon një top në drejtim të Çekrezit, i cili driblon bukur, por është pa fat. Miqtë kundërsulmojnë me anë të Rizvanit, i cili pason saktë për Fezullahun, por ky i fundit nuk ka mundur ta gjejë dot rrjetën, pasi Agolli pret i sigurt. Më pas vijnë një mori aksionesh sulmuese nga ana e futbollistëve të Turbinës, sidomos gjatë minutave të fundit të pjesës së parë, kur në sy ka rënë Akamba, i cili shpërdoroi një gol të sigurt. Pjesa e dytë ka nisur të ashpërsohet, ndërkohë që vendësit u vunë në kërkim të golit të parë. Dhe Çekrezi e ka zhbllokuar rezultatin me një goditje standarde në minutën e 55-të. Mund të përmenden më pas disa raste të Akambës dhe të Allamanit. Ky i fundit ka qenë pranë dyfishimit të rezultatit, por nuk e bëri një gjë të tillë. Trajnerët bënë zëvendësimet, duke kërkuar ndryshimin e rezultatit. Por shifrat nuk ndryshuan deri në fund dhe goli i Çekrezit i ka dhënë 3 pikë të rëndësishme Turbinës në javën e 3-të të kampionatit. Cërrikasit janë bashkuar kështu me grupin e kreut, duke vërtetuar tendencat e tyre të qarta për në superligë. Ndeshja e radhës është me Erzenin dhe cërrikasit shkojnë në Shijak me synimin për të marrë 3 pikët.

Thanë pas ndeshje


Sulejman Hajro, trajner i Turbinës: « E rëndësishme është që morëm tri pikët. Gjendja e Turbinës është në nivelet e kërkuara, ndaj dhe fitorja ishte e padiskutueshme. Tomori është ekip në rritje dhe ne i urojmë suksese në këtë kampionat. Tani mendojmë për takimin me Erzenin. »

Bardhyl Minxhaj, trajner i Tomorit: « E kishim parashikuar si një nga takimet më të rëndësishme këtë me Turbinën dhe nuk ia dolëm dot. Turbina ushtroi presion në të gjitha repartet, ndaj ne u gjendëm të papërgatitur. Për gjyqtarin kryesor dhe një nga asistentët e tij them se ndaj nesh nuk ia vlente një sforco e tillë. »








Burreli ‑ Sopoti 2‑1




Nga Burreli, Avni Kërtuka
Burreli: Rama, Neziri, Baku, Xhixha, Vogli (Mehmeti 71’), Buna (Ukaj 67’), Ohadiro, Ezerioha, Mata (Frisku 76’), Nika, Makaj. Trajner: B.Punavija.



Sopoti: Guma, Rada, Bahiti, Sula, Belba, Hana (Em.Karaj 86’), Zylyftari, Demiri, Kl.Karaj (Boriçi 86’), Ceno, Koçia (Facja 60’). Trajner: L.Deliu.



Shënues: Xhixha 5’, Rada 30’, Ukaj 85’
Gjyqtarë: Sh.Balliu (Poliçan), A.Shkëmbi, B.Mesi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Zylyftari, Rada




Nën masa të rrepta sigurie dhe me një rregull të paparë ndonjëherë në stadiumin « Liri Ballbani », ka nisur takimi Burreli‑Sopoti. Dëshira e madhe për të shënuar është shfaqur shumë shpejt te vendësit, të cilët nukmund të pranon tjetër rezultat veç fitores. Veprimet e burrelasve në fushë kanë qenë të orientuara drejt portës mike. Nuk kanë kaluar as 5 minuta nga fillimi i ndeshjes dhe Baku ka krosuar në zonën mike, ku Xhixha ka shënuar me kokë, duke e kaluar Burrelin në avantazh. Ky gol u ka dhënë siguri burrelasve, të cilët kanë kërkuar më pas edhe golin e sigurisë. Por edhe miqtë nuk janë pajtuar me këtë rezultat. Klodian Karaj dhe më pas Demiri kanë gjuajtur rrezikshëm në portën vendëse, por portieri Rama ka pritur. Burrelasit e kanë vizituar portën e Gumës në disa raste me Bunën dhe Ezeriohën, por pa shënuar. Miqtë nga Librazhdi janë organizuar mirë me anë të kapitenit Bahiti, duke kërkuar golin e barazimit. Ka qenë një goditje këndi për miqtë dhe Rada ka kërcyer fuqishëm mbi mbrojtësit burrelas, duke e dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me gjithë përpjekjet e dy ekipeve. Pjesa e dytë ka nisur me një lojë jo të mirë të Burrelit. Pasime të gabuara nga ana e futbollistëve në mesfushë, ndërkohë që mungoi edhe fantazia në sulm. Loja e vendësve u përmirësua në minutat e fundit, kur burrelasit këmbëngulën më shumë. Miqtë u munduan ta ruanin rezultatin, por në minutën e 85-të Burreli ka shënuar golin e fitores. Portierit Guma i shpëtoi topi i gjuajtur nga Nika dhe Ukaj e ka çuar atë në rrjetë. Kështu, matjanët kanë marrë fitoren e parë në këtë kampionat.






Thanë pas ndeshjes
Baftjar Punavija, trajner i Burrelit: « Ekipi tregoi vlerat e tij dhe loja jonë është në rritje. Rezultati mund të ishte më i thellë, por kundërshtari diti të mbrohej. Ekipi dha maksimumin dhe i realizoi detyrat e dhëna. »



Luan Deliu, trajner i Sopotit: « Takimi ishte vërtet tërheqës, ndërsa Burrelit i uroj suksese në takimet e tjera. »







Lushnja ‑ Gramshi 4‑0



Nga Lushnja, Julian Kasapi
Lushnja: Spaho, Bufasi, Sula (Korreshi 31’), Xhafa, Hasalla (Bakiasi 75’), Gjoni, G.Dervishi, Topi, Çela, Sefa, Bubeqi (P.Arbri 60’). Trajner: A.Bano.

Gramshi: Miraka, Kasneci (Biçaku 46’), Isaku, Bodurri, Tirana, Zdrava, Pashaku (Varfi 68’), Bejko, Marishta, Asllani, S.Uka.

Trajner: F.Kushi.

Shënues: Çela 44’ (11-m.), Sefa 57’, 76’, P.Arbri 61’
Gjyqtarë: E.Sino (Fier), D.Agaraj (Tiranë), J.Kalleshi (Durrës)

Kartonë të verdhë: G.Dervishi, Bejko, Pashaku, Miraka

Karton i kuq: Bejko

Lushnja ka marrë një tjetër tripikësh në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke mposhtur kësaj here modestët e Gramshit. Pasi kishin fituar tri ditë më parë në këtë stadium 2-0 me Pogradecin, myzeqarët kanë dominuar totalisht edhe ndaj gramshiotëve. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave ka qenë zbavitëse, duke pasur parasysh numrin e madh të golave, shtyllat, rastet e shumta, por nuk kanë munguar kartonët e verdhë e të kuq dhe tensioni në kampin gramshiot, që ka protestuar për vendimet e gjyqtarit Sino. Këtij të fundit i ka dalë loja nga kontrolli në minutën e 44-t, kur ka akorduar një 11‑metërsh, që sipas miqve nuk ekzistonte. Në këtë moment skuadra mike ka mbetur me 10 futbollistë, sepse Bejko ka marrë dy kartonë të verdhë, pasi ka ofenduar me sa duket gjyqtarin. Çela shënoi nga pika e bardhë dhe me një lojtar më pak në radhët e Gramshit pjesa e dytë është luajtur vetëm me një portë, atë të miqve. Drejtuesit e ekipit mik kanë replikuar vazhdimisht me gjyqtarin kryesor, ndërkohë që loja në fushë kishte vetëm një histori, që nga minuta e parë e deri në të fundit. Gramshi është mbrojtur me forca të shumta, ndërsa Lushnja, me në krye Gentian Çelën, në një ditë të shkëlqyer, ka krijuar një mal me raste. Gjithça ka qenë nën diktatin e Lushnjës, që sulmoi më tepër nga krahu i djathtë, me dyshen Gjoni‑Çela. Në minutën e 57-të, pikërisht Gjoni krosoi në zonë dhe shtatlarti Sefa nuk e kishte të vështirë ta dyfishonte rezultatin. Nuk kaloi shumë dhe Lushnja e trefishoi rezultatin, falë një aksioni model të Çelës, i cili pasoi saktë për Polizoi Arbrin. Ky i fundit, vetëm 30 sekonda pas futjes në fushë, shkarkoi të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetën e Mirakës. Rastet e Lushnjës ishin të njëpasnjëshme, ndërkohë që Gramshi kapitulloi. Në minutën e 76-të, Bakiasi, pas një inkursioni nga e majta, gjeti kokën e Sefës, i cili mbylli llogaritë me Gramshin. Ndeshja përfundoi 4-0 dhe Lushnja, pasi është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, shkon e qetë në Berat, ku gjithashtu synon maksimumin e pikëve. Gramshi nuk dha asgjë në takimin e djeshëm.

Thanë pas ndeshjes
Artan Bano, trajner i Lushnjës: “Ekipi ishte i motivuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje dhe ia doli mbanë. Gjithsesi, ne të gjithë kërkojmë më shumë nga Lushnja. Pavarësisht fitores, sërish duhet të mendojmë për ta gjetur më shpejt golin. Për ndeshjen e ardhshme në Berat mendoj se mund të ketë edhe ndryshime në formacion, duke pasur parasysh faktin se kemi rreth 20 lojtarë të mirë. Ekipi është mirë fizikisht.”

Florenc Kushi, trajner i Gramshit: “Më vjen keq që e niskëtë deklaratë, duke thënë se Lushnja është një ekip shumë i mirë dhe nuk ka nevojë për ndihmën e gjyqtarëve. Gjyqtari i sotëm na ka dëmtuar shumë, duke dhënë një penallti të dyshimtë dhe duke nxjerrë një lojtar me të kuqe, si dhe një tjetër nga stoli i rezervave.”







Pogradeci ‑ Bilisht Sport 2‑0
Nga Pogradeci, Pëllumb Starova
Pogradeci: Gjondeda, Muska, Kërthi, Marolli, Molla, Balla, Elmazi (Haxhillari 14’), Çutra (Shinko 70’), Jahaj (Çollaku 64’), Bastriu, Pustina. Trajner: A.Abazi.

Bilisht-Sport: Shera, Muço, Ramazani, Dervishi (Kote 46’), Bajrami, Maçolli (Memelli 34’), Eminazari, Xhika, Pengu, Agolli, Frashëri. Trajner: E.Mustafaraj.

Shënues: Muska 28’, Pustina 37’
Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Bodeci (Elbasan), G.Koka (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Ramazani, Maçolli, Marolli, Elmazi, Frashëri

Tepër të vendosur ishin liqenorët e Pogradecit në ndeshjen me bilishtarët për ta fituar takimin dhe ia arritën qëllimit. Pogradecarët e vizituan portën e miqve nga Bilishti që në fillim, kur Pustina dhe Molla rrezikojnë. Miqtë preferojnë kundërsulmin, por kapiteni Muska me shokët e vet neutralizojnë sulmin bilishtar. Rrjedha e lojës flet për vendësit, të cilët shijojnë golin e parë me gjuajtjen e Muskës. Topi prek një mbrojtës mik dhe përfundon në rrjetë. Janë përsëri vendësit që shënojnë, kësaj radhe me anën e Pustinës, që ka ditë që e paralajmëroi fitoren. Të sigurt hyjnë edhe në pjesën e dytë vendësit, por tani i kushtojnë më shumë kujdes mesfushës dhe preferojnë kundërsulmin, ku Çutra dhe Bastriu tregojnë vlera. Në një kundërsulm, Frashëri godet shtyllën, kur edhe mund të shënonte. Vendësit fitojnë kohë edhe nga nxitimi i miqve, duke siguruar të pastër fitoren e dytë në fushën e tyre. Bilisht-Sporti thyhet në Pogradec pas dy fitoreve radhazi dhe sigurisht pas një loje me tepër rendiment të liqenorëve. Medini dhe Abazi ditën t’i drejtojnë djemtë drejt fitores. Me këtë fitore Pogradeci konfirmon se mbetet kandidat në ligën e parë, megjithatë mbeten akoma shumë gjëra për t’u rregulluar. Nëse në fushën e tyre pogradecarët arrijnë të marrin pikët e plota, nuk ndodh e njëjta gjë në transfertë, ku edhe një pikë do të ishte me vlera. E njëjta situatë edhe për Bilisht-Sportin, që fiton në shtëpi dhe humbet jashtë fushe. Ndoshta në ligën e parë ky fenomen është për të gjitha ekipet, ku fusha është përcaktuese në shumicën e rezultateve. Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.

Deklarojnë:
Ardian Abazi, trajner i Pogradecit: “E vlerësuam ekipin mik. I dhamë përparësi sulmit. Loja më pëlqeu për grintën dhe dëshirën për të luajtur. Luajtëm në bllok, krijuam lëvizshmëri pa top, ku u shënuan dy gola. Do të vazhdojmë të luajmë kështu, për të kënaqur publikun e zjarrtë pogradecar. I uroj suksese Mustafarajt.”

Edmond Mustafaraj, trajner i Bilisht-Sportit: “Ishin dy pjesë të ndryshme. Golat ishin aksidentalë. Duket se fitorja me Tepelenën krijoi eufori. Kjo natyrisht na dëmtoi. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të ndryshojmë.”

Dajti ‑ Laçi 1‑1






Nga Kamza, Florian Behlula
Dajti: Bendo, Melani, Matraku, Apuari, Bylyku, Taullau (Bejollari 56’), Vladi (Duka 75’), Haxhiraj, Çeka, Malo, Kotorri (Pepa 43’). Trajner: I.Spahiu.

Laçi: Rizvani, Sekseri (Baçi 58’), Çela, Nina, Pasha, Muçollari, Çerepi (Bllaca 61’), Shtrepi, Tanushi, Shazivari (Sokoli 75’), Mustafaraj. Trajner: P.Daiu.

Shënues: Çeka 48’ (11-m.), Tanushi 10’ (11-m.)



Gjyqtarë: L.Jemini, D.Rexha, E.Bejtja (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Bendo, Çela, Pasha, Muçollari, Shazivari

Ndeshja midis Dajtit dhe Laçit, e zhvilluar në fushën sportive të Kamzës, ka përfunduar me shifra të barabarta, 1‑1. Ishin në fillim miqtë ata që realizojnë të parët, me anë të Tanushit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 10-të. Pas golit të pësuar, skuadra e Dajtit u zhvendos në gjysmëfushën mike, kjo dhe nga tërheqja në ruajtje të rezultatit nga Laçi. Vendësit ushtruan presing dhe sulmuan vazhdimisht, por pa ndonjë rast të pastër për shënim. Provojnë të gjejnë portën sulmuesit Malo dhe Kotorri, mesfushori Vladi, i cili goditi nga distanca, por pa rrezikshnëri për portierin Rizvani. Kundërsulmuan laçianët dhe Shtrepi për pak sa nuk dyfishon shifrat me një gjuajtje në hyrje të zonës. Me këtë rast mbyllet 45-minutëshi i parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, kamzalinjtë fitojnë një 11-metërsh, pas pengimit të Malos brenda zonës. Nga pika e bardhë gjuan saktë Çeka, i cili barazon rezultatin dhe shënon golin e parë për Dajtin në kampionat. Ekipi i trajneri Spahiu kërkon dhe golin e dytë, por edhe Laçi nuk pajtohet me rezultatin. Të dy ekipet hapen në mesfushë, duke kërkuar fitoren, kështu që rastet nuk mungojnë në të dyja portat. Malo ka rastin më të mirë për të realizuar, kur godet afër pikës së penalltisë, por topi i gjuajtur prej tij përfundon jashtë. Muçollari gjuan bukur nga një goditje dënimi, por Bendo kryen një hedhje spektakolare dhe nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë. Vijnë dhe dy raste të tjera për kamzalinjtë. Pepa gjuan brenda zonës, por grushton portieri laçian dhe topi gjendet në këmbët e Malos, i cili gjuan menjëherë, por Rizvani pret për së dyti, duke e shpëtuar portën nga një gol i sigurt. Barazimi 1‑1 ishte dhe rezultati final i takimit, që dhuroi mjaft emocione te tifozëritë e të dyja skuadrave. Kjo ndeshje u zhvillua në normalitet të plotë, pasi ishin marrë të gjitha masat nga klubi i Dajtit.

Thanë pas ndeshjes:
Ilir Spahiu, trajner i Dajtit: “Ekipi reagoi pas golit të pësuar. Jo vetëm që arritëm të shënojmë, por zhvilluam edhe një lojë të mirë. Ekipi kundërshtar vinte për të marrë një pikë, duke luajtur në mbrojtje dhe e bazoi lojën te kundërsulmi. Skuadra po konsolidohet.”

Përparim Daiu, trajner i Laçit: “Për nga mënyra si u zhvillua kjo ndeshje, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Ne kemi një ekip teknikisht të mirë, por sot terreni na e vështirësoi lojën. Edhe sulmuesi Shtrepi nuk ishte në formën e tij optimale.”
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 27 Sep 2007 , 22:21

PO ME VJEN KEQ PER HUMBJEN E ADES
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 28 Sep 2007 , 08:09

Edmond-Cela wrote:PO ME VJEN KEQ PER HUMBJEN E ADES
ada ne tre jave ka ma shume pike se vllaznia ne kater jave :twisted: :twisted:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Sep 2007 , 13:28

:lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 29 Sep 2007 , 11:09

Ada kërkon fitoren në tavolinë me Tepelenën
Drejtuesit velipojakë kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre në fushë nga trajneri Selimi

Ndeshja e së mërkurës në Tepelenë është shoqëruar me akte të shumta dhune nga ana e drejtuesve dhe futbollistëve vendës ndaj atyre të Adës. Kështu pretendojnë drejtuesit e skuadrës velipojake, të cilët vënë në "shënjestër" kryesisht trajnerin lojtar të Tepelenës, Ilir Selimin. Ky i fundit braktisi edhe stolin dhe hyri në fushë, duke qenë edhe autor i golit të fitores për Tepelenën. Një gol i shënuar me dhunë nga ana e tij, teksa ndërhyrjet ndaj mbrojtësve të Adës dhe portierit Dervishi kanë qenë tepër të rënda. Për të gjitha këto arsye, drejtuesit velipojakë në përfundim të ndeshjes kanë bërë reklamimin e saj te vëzhguesi dhe do ta kërkojnë fitoren në tavolinë. "Vetëm futboll nuk ishte ai që u zhvillua në Tepelenë. Një presion i jashtëzakonshëm i vendësve ndaj gjyqtarit dhe ndaj ekipit tonë. Protagonist kryesor ka qenë trajneri Selimi, i cili u bë edhe futbollist, duke arritur deri atje sa të shënojë me zor edhe golin e fitores.

Tepelenasit kanë goditur dhe gjakosur portierin Dervishi dhe lojtarë të tjerë të Adës, kanë bërë presion ndaj gjyqtarit, i cili për rrjedhojë u detyrua të anulonte një gol më se të rregullt të ekipit tonë. Po ashtu, kanë penguar dhe më pas edhe prishur kasetën filmike të kameramanit, që e shoqëronte Adën në këtë ndeshje. Një terror i vërtetë, që na bëri të kujtojmë ngjarjet e '97 s, prandaj dhe kemi bërë reklamimin e ndeshjes pas saj dhe kërkojmë fitoren në tavolinë. Vetëm futboll nuk është luajtur në Tepelenë," deklaron presidenti i Adës, Alfred Pjetri. Ndërkohë, trajneri Zani, duke dashur ta përforcojë këtë gjë, nxjerr të tjerë fakte, teksa shton: "Trajneri Selimi u bë promotori i gjithë asaj që ndodhi. Ai nuk pyeste për askënd në fushë, as gjyqtarë dhe as kundërshtarë. Donte me çdo kusht të fitonte ekipi i tij, megjithëse loja që po zhvillonin ishte e denjë për ndeshje gladiatorësh. Ai u bënte presion të gjithëve, duke u thënë se "unë kam rrahur gazetarin dhe jo më juve", duke dashur të evidentojë vetë problemet që ka shfaqur edhe më javë më parë. Nuk e kam idenë pse federata lejon që njerëz të tillë të jenë pjesë e futbollit. Kjo është e pafalshme." Në këtë mënyrë, kjo çështje tashmë i ka kaluar komisionit të disiplinës dhe velipojakët presin fitoren në tavolinë. Një fitore që më shumë se tri pikët do të vlente për evidentimin dhe ndalimin e akteve të tilla të dhunës në stadiumet tona.

Gjergj KOLA
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 29 Sep 2007 , 11:40

Pak si veshtir me ja dhan ndeshjen ne tavolin nqs ndeshja asht mbyll tamam prej arbitrit...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 29 Sep 2007 , 15:28

Albitri o me e mydhe taman o mas me u kthy ne shpi gjalle me qa paska nodhe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Sep 2007 , 16:08

vllaznia1919 wrote:Albitri o me e mydhe taman o mas me u kthy ne shpi gjalle me qa paska nodhe.

hahaha

nese jan te verteta kta ca ka shkru gazetari ekipi i tepelenes jo vetem me e denu por me e prjashtu krejt, se vetem k'shtu mund te ndalohen kto pislleqe qe bahen ne futbollin shqiptare
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 30 Dec 2007 , 01:57

ADA - Dajti 1-0

ada me 28 pike ne vend te 6. ishalla ne super lige vitin tjetur
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Dec 2007 , 20:32

Ishalla por e veshtire asht se ka skuadra ma te pergatituna per kyt pune.Megjithate deri ktu asht tuj ba nji kampionat te shkelqym.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 30 Dec 2007 , 21:02

ashtu asht maj naqe po edhe e pa afrritshme nuk asht, se edhe ADA ka do talenta te ri te ekipit Vllaznian na te gjith e dim se shkodra ka lojta te rinj e te mire shum.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 10 Feb 2008 , 09:42

KATEGORIA E PARE
Java 18/ FT
E shtune, 09.02.2008

Erzeni - Dajti 2-1
Tepelena - Pogradeci 1-1
Sopoti - Bylis 0-2
Turbina - Bilisht 1-0
Ada - Gramshi 3-2
Apolonia - Skrapari 2-0
Lushnja - Laci 1-0
Tomori - Naftetari 1-1
Burreli - Luftetari 2-0

KATEGORIA E PARE
Renditja pas Javes 18
1 Bylis 39
2 Lushnja 37
3 Apolonia 35
4 Laci 32
5 ADA 31
6 Burreli 31
7 Turbina 31
8 Pogradeci 28
9 Bilisht Sport 24
10 Sopoti 23
11 Naftetari 23
12 Dajti 21
13 Skrapari 21
14 Luftetari 20
15 Erzeni 17
16 Gramshi 16
17 Tomori 15
18 Tepelena 10

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 11 Feb 2008 , 22:20

Me bahet qefi shum per Aden qe po ec kaq mire.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Feb 2008 , 23:56

ishalla sa ma nalt

forca ADA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 12 Feb 2008 , 21:59

a keni pa ca ka ndodh ne tepelene
nje tmerr i vertete
albitri gabon po sbesoj se e meriton kete qe ndodhi.
keto njerez duhen denuar ligjerisht
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 12 Feb 2008 , 22:16

ashtu asht naqe po si gjithmon jena mrapa botet shum
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Feb 2008 , 22:31

Sot flitet qe ka shum munsi qe Tepelena te perjashtohet prej kampionatit.
Per mu ky asht minimumi.Un i kisha perjashtu per gjithmone prej futbollit tane ata persona qe kan ushtru dhunen!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 12 Feb 2008 , 22:32

vllaznia1919 wrote:Sot flitet qe ka shum munsi qe Tepelena te perjashtohet prej kampionatit.
Per mu ky asht minimumi.Un i kisha perjashtu per gjithmone prej futbollit tane ata persona qe kan ushtru dhunen!
#plus saj duhen denu ligjerisht
DHUNA MBETET DHUNE
i perjashtuar

Post Reply