Kategoria e Pare

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Sep 2005 , 13:49

Lorenci: Lojtarët e Besëlidhjes, joprofesionistë

Me vetëm një pikë të fituar, por para së gjithash me lojën e dobët të skuadrës së tij, trajneri Nikolin Lorenci shprehet tejet i pakënaqur. Sipas tij, me përjashtim të 3-4 elementëve, të gjithë lojtarët e tjerë nuk shfaqen profesionistë në fushë dhe jashtë saj. Megjithëse rezultatet dhe paraqitja e Besëlidhjes në tri javët e para ka qenë e dobët, trajneri lezhjan beson se me punën e tij do ta futë skuadrën në "shinat" e duhura.
- Zoti Lorenci, Besëlidhja nuk shkoi më shumë se barazimi me Apoloninë në Lezhë. Gjykimi juaj për lojën e skuadrës?
Nuk jam fare i kënaqur me lojën e futbollistëve të Besëlidhjes. Më habit fakti se si futbollistët e kishin marrë aq lehte ndeshjen, kur dihen vlerat e Apolonisë. Besëlidhjes i mungoi grinta sportive, ndaj është e pamundur ta fitosh lojën me 3-4 futbollistë që luftojnë dhe sakrifikojnë për skuadrën.
U shfaqën edhe shenja lodhjeje. A mendoni se skuadra ka probleme në aspektin fizik?
Po, është e vërtetë që disa futbollistë shfaqën probleme fizike në ndeshjen me Apoloninë. Me arsye apo pa arsye nuk ka rëndësi, por futbollistët mungojnë në stërvitje. Nuk kemi zhvilluar fazë përgatitore para kampionatit, ndërkohë që e kemi filluar stërvitjen me 25 futbollistë, nga të cilët shumica të rikthyer te Besëlidhja nga skuadra cilësore. Për arsye që tashmë dihen, ata u larguan të gjithë, kështu që një javë para kampionatit mbetëm me futbollistët që nuk u eci për t'u larguar në ekipe të tjera. Ky "miell" ka mbetur në Lezhë dhe unë po përpiqem maksimalisht për ta përballuar kampionatin. Por edhe këta futbollistë që kemi nuk stërviten rregullisht, pra nuk janë thuajse fare profesionistë. Kjo është dhe arsyeja që ata zvarriten në fushë, duke mos e përballuar si duhet ndeshjen.
Dukeni tepër pesimist...
Jam vërtet i mërzitur, por unë jam dhe nga natyra pak pesimist kur nuk ecin punët sipas dëshirës dhe djersës që derdh. Kjo vjen ngaqë ndeshjet po kalojnë dhe ne po lëmë pikë në Lezhë. Megjithatë, kam karakter të fortë dhe nuk e kam lëshuar punën për asnjë çast. Po punoj dhe do të vazhdoj të punoj për të rritur cilësinë e skuadrës. Jemi ende në fillim dhe shpresoj te puna që po bëj. Mendoj se edhe futbollistët duhet të më kuptojnë drejt, duke e shtuar edhe ata punën. Them se do ta kalojmë këtë ngërç.
Besëlidhja luajti mirë me Teutën në kupë. Si e shpjegoni këtë luhatje?
Me Teutën luajtëm lirshëm, pasi nuk e kemi ndonjë objektiv në kupë, prandaj dhe loja doli e mirë. Kurse kur bëhet fjalë për kampionatin dhe për pikë, futbollistët dalin nga detyrat, duke u sforcuar jashtë mase. Edhe me Apoloninë u sforcuam shumë, por nuk nxorëm gjë në dritë.
Po për ekipin fierak ç'mendim keni?
Fierakët në Lezhë u shfaqën një ekip pa shumë fjalë, por me shumë punë. Apolonia zhvilloi një lojë të mirë, pasi të gjithë futbollistët ishin në lëvizje gjatë gjithë lojës. Pra, kishin një përgatitje shumë të mirë fizike, falë punës së bërë në fazën përgatitore. Ata luajtën mirë teknikisht dhe taktikisht, duke shfrytëzuar mangësitë fizike të disa futbollistëve tanë. Ishin vërtet të disiplinuar taktikisht.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Sep 2005 , 13:54

Përjashtimet prekin edhe Adën e Velipojës

Furtuna që përfshiu ditën e hënë skuadrën e Vllaznisë duket sa ka kaluar edhe në Velipojë. Ashtu si Vllaznia, edhe Ada e Velipojës nuk kishte arritur rezultatet e dëshiruara javët e fundit, kështu që drejtuesit e saj janë detyruar të marrin masa ndëshkuese. Në këtë mënyrë, kapiteni Altin Xhahysa dhe futbollisti Erjonit Selmani janë përjashtuar nga skuadra. Këtë lajm e bën të ditur një nga donatorët e Adës, pikërisht Altin Kaçi, i cili sqaron: "Pas analizës që bëmë për humbjen e fundit me Erzenin, vendosëm të përjashtojmë nga ekipi Xhahysën dhe Selmanin, pasi të dy këta lojtarë nuk kanë qenë plotësisht të angazhuar. Prisnim që ata të ishin dy pika të forta të skuadrës sonë në kampionat, por ka ndodhur e kundërta, pasi nuk kanë dhënë maksimumin."
Selmani ishte një nga lojtarët e huazuar nga Vllaznia tek Ada. Prej tij pritej shumë, por drejtuesit velipojakë nuk kanë mbetur aspak të kënaqur nga ajo çfarë ai ka dhënë në ndeshjet e deritanishme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kapitenin Xhahysa. Ndërkohë, velipojasit kanë filluar menjëherë të marrin masat e nevojshme për fuqizimin e skuadrës. Nga Vllaznia do të merren hua lojtarët Taulant Egerçi dhe Senad Mashi, ndërkohë që nga kryeqytetit pritet të vijë sulmuesi Karriqi. Këta lojtarë do të bashkohen menjëherë me skuadrën velipojake, për t'u federuar në merkaton e tetorit. Këto janë ngjarjet e fundit në kampin velipojas.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:07

Rezultatet e ndeshjeve te sotme

TOMORI 3 - 0 LACI

POGRADECI 1 - 0 ADA

FLAMURTARI 3 - 1 EGNATIA

LUFTETARI 1 - 1 KASTRIOTI

APOLONIA 2 - 0 BUTRINTI

ERZENI 2 - 1 BESELIDHJA

Neser luhet:TEPELENA - TURBINA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Oct 2005 , 13:52

"Katarsis" tek Ada, përjashtohen 7 të tjerë

Tek skuadra e Adës po ndodh çudia më e madhe. Brenda pak ditësh, nga kjo skuadër janë përjashtuar plot 9 futbollistë, çka e vë në një pikëpyetje të madhe vazhdimin e kampionatit. Pas dy të parëve të përjashtuar para pak ditësh, dje presidenca e klubit ka larguar nga skuadra edhe shtatë futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Kurtin, Arën, Çokajn, O.Pepën, V.Pepën, Legatën dhe Krajën. Siç bëhet e ditur nga drejtuesit e klubit, arsyeja pse është marrë një vendim i tillë ka qenë refuzimi i këtyre lojtarëve për të dalë në stërvitje. Acarimi mes palëve në të vërtetë ka nisur ditën e hënë. E gjithë skuadra nuk ka pranuar të dalë në stërvitje, ngaqë futbollistët nuk i kishin marrë rrogat mujore. Por nga ana e presidencës, u ishte bërë e qartë se ata nuk do përfitonin rrogë si pasojë e gjobës që u kishin vënë pas dy humbjeve radhazi me Apoloninë dhe Erzenin. Vlera e kësaj gjobe ishte sa një rrogë mujore, megjithatë presidenca e klubit, për t'i motivuar lojtarët, u kishte premtuar atyre se gjoba do të hiqej në rast se do të arrihej një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit në Pogradec. Por futbollistët e rebeluar nuk kanë pranuar as dje të dalin në stërvitje, megjithëse një prej donatorëve të skuadrës, pikërisht Altin Kaçi, u kishte premtuar se nëse arrihej një rezultat pozitiv në takimin e radhës me Turbinën, sërish gjërat do të sheshoheshin dhe ata do t'i merrnin rrogat. Futbollistët, duke e quajtur të padrejtë gjobën e vënë, nuk kanë pranuar të stërviten as dje dhe janë larguar nga fusha e stërvitjes. Kaq ka mjaftuar dhe Altin Kaçi ka deklaruar përjashtimin e tyre dhe njëkohësisht moslejimin e asnjërit prej tyre për të luajtur në skuadrat e tjera gjatë këtij kampionati. Sikur të mos mjaftonte kjo, prej dy ditësh mungon në stërvitje edhe trajneri Petrit Haxhia, i cili thuhet të ketë udhëtuar drejt Austrisë për arsye familjare. Duke qenë kështu, edhe tre futbollistët që udhëtonin me të drejt Shkodrës, Llani, Abdurrahman dhe Akamba, kanë preferuar të stërviten në mënyrë individuale në Tiranë. Një situatë aspak normale për një skuadër që merr pjesë në kategorinë e parë dhe që hyri në kampionat me pretendime serioze.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Oct 2005 , 14:02

Ada, përforcime nga Shkodra dhe rrethet

Skuadra velipojake e Adës nuk e ka gjetur me sa duket "rehatinë" e saj për sa i takon përbërjes. Drejtuesit e saj, edhe gjatë këtyre ditëve të ndërprerjes së kampionatit, kanë vijuar me përforcimet e ekipit. Kështu, ditët e fundit, pranë ekipit janë afruar disa lojtarë të tjerë, ku bien në sy edhe të ardhurit nga jashtë Shkodrës. Përveç Egerçit, që vjen i huazuar nga Vllaznia, me ekipin janë duke u stërvitur edhe dy futbollistë lezhjanë. Bëhet fjalë për Markun dhe Gegën, ndërkohë që ka ardhur edhe fieraku Miho, i cili së fundi ka qenë pjesë e Besës. Bashkë me ta është edhe shkodrani Margjini. Në këtë mënyrë, është krijuar një pesëshe lojtarësh që pritet të zërë vend tek Ada për pjesën e mbetur të sezonit. Me ardhjen e këtij kontigjenti lojtarësh, numri i atyre që ka në dispozicion trajneri Haxhia është vërtet i konsiderueshëm, rreth 34, ndaj drejtuesit e skuadrës, duke u konsultuar edhe me presidencën, do të bëjnë një seleksionim. Nga ana tjetër, përveç merkatos, çështja që po ndjekin me interes drejtuesit e Adës, por edhe gjithë sportdashësit e saj, është vendimi që do të japë Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me zhvillimin apo jo të ndeshjeve në Velipojë. Drejtues të saj e kanë bërë inspektimin e fushës dhe ambienteve të saj dhe tashmë do të vendosin nëse Ada do t'i luajë ndeshjet e saj në Velipojë apo jo. Një faktor i tillë konsiderohet shumë i rëndësishëm për këtë skuadër, ndaj ata shpresojnë në një përgjigje pozitive nga institucioni më i lartë i futbollit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Nov 2005 , 18:02

Sot jane luajtur dy ndeshje.

Flamurtari-Luftetari 1-0 Ardian Behari 25min dhe Tomori-Apolonia 1-1 Rigels Hysi 20min, Julian Gerxho 45min.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Nov 2005 , 18:04

Kurse dje jane luajtur keto ndeshje:

LACI 1 - 1 POGRADECI

EGNATIA 3 - 1 ADA

TURBINA 3 - 1 BUTRINTI

KASTRIOTI 0 - 0 BESELIDHJA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 26 Nov 2005 , 18:49

BESELIDHJA 3 - 0 EGNATIA
LUFTETARI 2 - 1 TURBINA
POGRADECI 2 - 1 TEPELENA
ERZENI 2 - 1 TOMORRI-E luajtur dje!

Neser ne oren 13:30

ADA - LACI (Ne Shkoder)
BUTRINTI - KASTRIOTI
APOLONIA - FLAMURTARI

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Dec 2005 , 15:01

Vritet Edmond Manallari, Presidenti i Tomorit

FSHF-ja ngushëllon familjen e Edmond Malollarit, që është Presidenti i tretë i vrarë i një klubi futbolli


Në shënjë respekti dhe nderimi për presidentin e Tomorit, biznesmenin Edmond Malollari i cili u vra ditën e mërkurë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Zv.Presidentet Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri si dhe disa anetarë të Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit, udhëtuan dje drejt vendilindjes Malollarit, ku u zhvilluan edhe ceremonitë e lamtumirës së organizuar nga Bashkia e qytetit të Beratit dhe klubit të futbollit “Tomori”. Me aktin e tyre, zyrtarët më të lartë të futbollit shqiptar kanë dashur të respektojn kontributin e tij në fushën e futbollit, ku Malollari më parë ka qënë edhe president i klubeve të Bylisit të Ballshit dhe Albpetrolit të Patosit. Malollari është presidenti i tretë i vrarë i një klubi futbolli, pas Çobos së Tomorit dhe Myftar Cela të Vllaznisë që u vra në Mal të Zi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 18 Jan 2006 , 15:00

Armando Cungu, trajneri i ri i Adës

Ish-futbollisti i Vllaznisë, Teutës dhe së fundi i Flamurtarit të Prishtinës, do të jetë trajneri i i Adës së Velipojës. Gjithçka është vendosur dje në lidhje me këtë emërim, kur mesfushori
33-vjeçar ka vendosur t'i japë fund karrierës si futbollistë, për të vazhduar atë të trajnerit. Ai do të jetë në krye të stolit velipokaj, ndërsa ndihmës do të jetë Viktor Plumbini. Në skuadrën velipojake, që si synim të vetëm gjatë fazës së dytë do të ketë mbijetesën, priten të rikthehen disa nga lojtarët e saj, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur gjetja e një sponsori të ri. Kjo ka bërë që për të vazhdojnë të financojnë dy sponsorët e saj aktualë. Për Armando Cungun, Ada është ekipi i parë në karrierën e tij si trajner dhe drejtuesit velipojakë shpresojnë që gjërat të ecin mbarë me stafin e ri dhe me rikthimin e disa futbollistëve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jan 2006 , 14:28

Besëlidhja, rikthehen Makaj dhe Kocali

Mungesa e theksuar e anës financiare te Besëlidhja, ka bërë që prej saj të largohen ditët e fundit edhe dy futbollistë të formacionit titullar të fazës së parë. Bëhet fjalë për mesfushorin Alket Kruja, i cili i ishte bashkuar formacionit lezhjan në fazën e parë, por që për fazën e dytë nuk ka preferuar të qëndrojë te Besëlidhja, pasi ka gjetur një strehë të ngrohtë financiare në superligë, te Shkumbini. Gjithashtu, është larguar dhe lojtari farikan Udeke, i cili në fazën e parë ishte një sulmues me vlera për Besëlidhjen. Edhe ai është larguar, pasi drejtuesit e Laçit ia kanë plotësuar mësë miri kërkesat e tij ekonomike. Largimet e lartpërmendura tani janë bërë fakt i kryer, por natyrshëm lind pyetja: Si u larguan këta futbollistë, me leje apo pa leje? A kanë ata kontratë me Besëlidhjen apo i ka lejuar vetë kjo skuadër të largohen? Përgjigje të saktë është shumë e vështirë të gjesh. Por, nga burime brenda klubit lezhjan, mësojmë se Kruja është lejuar nga drejtuesit lezhjan e Besëlidhjes, ndërsa Udeke është larguar pa bërë asnjë bisedë apo kërkesë. Madje ai nuk ka dorëzuar asgjë në klubin "Besëlidhja", sipas rregullave. Megjithë këto peripeci që vazhdojnë ta shoqërojnë ekipin lezhjan, ajo vazhdon të përgatitet për fazën e dytë të kampionatit. Trajneri Nikolin Lorenci, çdo ditë po e stërvit skuadrën më seriozitetin që e karakterizon. Ai është i kënaqur nga puna që po bën, kur thotë: "Ne po i vazhdojmë normalisht përgatitjet e skuadrës për fazën e dytë. Futbollistët po punojnë me seriozitet dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Nga bashkia na është premtuar mbështetje financiare, që do të konkretizohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Gjithashtu, së shpejti besoj se Besëlidhja do të ketë mbështetje financiare edhe nga biznesmenët lezhjanë. Kam besim se këtë radhë do të afrohen sponsorë dhe te Besëlidhja. Këto ditë, në skuadrën tonë janë afruar dy futbollistë të rinj. Kështu, ish-portieri i Besëlidhjes dhe i Tepelenës, Kocali, po stërvitet rregullisht me ekipin, duke qenë një konkurent i denjë i Gjokës për ruajtjen e portës lezhjane. Gjithashtu, është rikthyer pas dy vjetësh
ish-futbollisti i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, Klaudio Makaj. Makaj vërtet ka shumë shkëputje nga procesi stërvitor, por po punon për të arritur sa më shpejt treguesit e duhur fizikë. Ai po stërvitet me një program individual, me synimin për t'iu bashkuar formacionit lezhjan."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Jan 2006 , 14:39

Udeke firmos për Laçin, rikthehet Beqiri

Futbollisti Udeke, i cili gjatë fazës së parë luajti me skuadrën e Besëlidhjes, madje dhe shënoi gola për të, ka nënshkruar një kontratë me Laçin. Ky është futbollisti i dytë me ngjyrë, që do të luajë për këtë skuadër, pasi kujtojmë që më parë ka luajtur dhe mesfushori aktual i Skënderbeut, Osui. Udeke ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Laçin, deri në fund të këtij sezoni, pas marrëveshjes që ka arritur me shefin e klubit, Pashk Laska. Ardhja e Udekes, duket se ka qenë e kushtëzuar dhe nga largimi i sulmuesit laçian Tanushi, për te Kastrioti. Blerja më e fundit është mirëpritur edhe nga trajneri Sinan Bardhi, i cili tha: "Kemi nevojë për futbollistë të tillë, pra, që dinë të shënojnë, pasi dihet që Laçi ka vuajtur shumë në sulm, gjatë fazës së parë. Mendoj se Udeke është blerja më e spikatur e Laçit". Udeke ka një javë që po
stërvitet me Laçin, ndërkohë që përkrah tij, të aktivizohet një tjetër sulmues që pritet të vijë së shpejti, Çekrezi. Aktualisht, ekipi kurbinas po zhvillon stërvitje me dy seanca ditore në Patok, nën drejtimin e Sinan Bardhit. Deri në fillim të fazës së dytë, priten të tjera përforcime për Laçin. Drejtuesit e tij, megjithëse nuk kanë mbështetje të madhe nga ana e Bashkisë, me shpenzimet e tyre, po i japin jetë futbollit në Laç. Nga ana tjetër, ata duket se janë bërë pishman për portierin Beqiri, i cili u largua pak kohë më parë nga skuadra laçiane. Portieri burrelas është rikthyer dhe ka filluar stërvitjen me ekipin e tij të mëparshëm. Drejtuesit laçianë i kanë riparë kërkesat e tij, për të qëndruar në skuadrën e tyre dhe më pas kanë vendosur t'ia plotësojnë ato Beqirit. Tashmë, Laçi do të ketë konkurencë edhe në portë, sepse pak ditë më parë është afruar edhe portieri Bledar Vashaku.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Feb 2006 , 14:54

Përgatitjet e skuadrës së Adës për nisjen e fazës së dytë të kampionatit kanë hyrë në pjesën e fundit të tyre. Kjo skuadër duket gati për ndeshjen e parë të kësaj faze, që do të luhet të shtunën që vjen në Gjirokastër me Luftëtarin vendës. Trajnerët e skuadrës velipojake, Cungu dhe Plumbini, gjatë gjithë kësaj periudhe janë munduar të bëjnë më të mirën për Adën, që po kalon probleme të shumta. Megjithëse dy donatorët Alfred Pjetri e Lazër Matia janë duke bërë maksimumin për ta mbajtur gjallë këtë ekip, vështirësitë duken të mëdha. Ditët e fundit u largua nga ekipi edhe mbrojtësi Ermal Arra, i cili mendohej të luante me Adën në fazën e dytë. Por një ofertë më e mirë financiare, e mbërritur nga Tomori i Beratit, ka bërë që lojtari të ndërrojë mendje. Në këtë mënyrë, në skuadrën velipojake u hap edhe një "gropë" tjetër nga ky largim. Megjithatë, trajneri Cungu sërish ndihet optimist për të ardhmen. Në disa ndeshje miqësore që ka zhvilluar ditët e fundit, ai ka eksperimentuar shumë, duke kërkuar më të mirën e mundshme nga kontigjenti që ka aktualisht në dispozicion. Bilanci i këtyre miqësoreve nuk ka qenë shumë i mirë, teksa kanë humbur me Kastriotin, kanë fituar me Besëlidhjen dhe kanë dalë të mundur edhe në dy ballafaqimet me Veleçikun. Pavarësisht kësaj, besimi në qëndrimin në kategori ekziston. Këtë e pranojnë të gjithë pjesëtarët e skuadrës dhe dy donatorët Pjetri e Matia, të cilët duken të vendosur për të mos e lënë të bjerë nga kategoria skuadrën e tyre të zemrës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Feb 2006 , 14:24

Gjyqtaret dhe asistentet

Laci Egnatia E.Peza, A.Lamce, B.Bejko

Tepelena Kastrioti S.Bogdani, E.Miho, E.Pjetrushi

Tomori Butrinti M.Metohia, S.Zeka, A.Mali

Luftetari Ada L.Guzja, A.Guce, L.Alla

Apolonia Pogradeci S.Jareci, G.Koka, I.Ziraj

Erzeni Turbina A.Janku, G.Qirici, B.Mesi

Flamurtari Beselidhja K.Meta, F.Elezi, L.Mustafaraj

(Shenim: Te gjitha ndeshjet fillojne ne ora 13.30)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Feb 2006 , 14:29

Kapiteni Nika: Golat, "zanati" im i preferuar!
Skuadra velipojake i ka vazhduar me intensitet te larte stervitjet ne rezidencen e perhershme, kompleksin sportiv "Zmijani" te Shkodres. Ditet e fundit Ada eshte "populluar" se tepermi, (25 futbolliste ), cka do te rrise konkurrencen ne ekip, madje kete jave qe po perfundon, eshte rritur ne menyre te ndjeshme dhe numri i tifozeve te saj te zjarrte, qe e kane ndjekur ne te gjitha seancat stervitore, ne prag te fillimit te fazes se dyte. Nder shqetesimet kryesore te trajnereve Cungu e Plumbini, eshte se ne prag te sfides se neserme me Luftetarin ne Gjirokaster, do te mungojne 4 5 futbolliste kryesore, qe po kalojne nje gjendje gripale te rende. Jane futbollistet Kurti, Margjini, Kulla, Egerci dhe Arra, te cilet jane dhe boshti i skuadres se Ades. "Eshte fakt qe ekipi gjirokastrit, ashtu sikurse ekipi yne, thote goleadori velipojak Etrit Nika, po kalon nje gjendje jo te mire, pavaresisht emrit te madh qe ka". Goleadori dhe njekohesisht kapiteni i skuadres, Nika, eshte padyshim idhull dhe futbollist i pazevendesueshem, sepse 90% te golave qe ekipi realizoi ne fazen e pare, mbajne autoresine dhe "bekimin" e kembeve te tij. Ai shprehet per "Sport Ekspres":

Jeni nga shenuesit me te mire, por njiheni pak nga opinioni sportiv shqiptar...

Futbolli eshte pasioni im dhe krenohem, pasi gjithe piket qe ka marre ekipi im gjate fazes se pare, kane ardhur prej kembeve te mia. Besoj se nuk eshte pak per nje futbollist, por njihem pak nga opinioni sportiv, sepse rezultatet e ekipit kane qene ne pergjithesi te dobeta. Pavaresisht golave te mi, kur ekipi luan keq, kjo eshte nje minus edhe per mua.

Kur dhe si e filluat lojen e bukur te futbollit?

Deshiren e kam pasur qysh femije, sapo mbarova shkollen 8 vjecare; pikerisht qe ne moshen 14 vjec, jam aktivizuar me ekipin e te rriturve te Ades. Arrita te luaj rregullisht ne kategorine e trete. Ne kete kategori fituam dhe dolem ne kategorine e dyte. Nga kjo kategori fituam me plejof me Burrelin dhe mberritem ketu ku jemi sot, ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Gjithsesi, ju luajtet dhe shenuat me shume gola se te tjeret tek Ada. Cfare perben per ju ky fakt?

Thjesht kam pasur nje motiv me shume per te shenuar, pasi kam qene i vetmi futbollist nga Velipoja, qe jam aktivizuar rregullisht ne te gjitha takimet qe ekipi i Ades ka zhvilluar gjer tani.

Ju jeni nje nga protagonistet kryesore te Ades ne kete sezon?

Kur dolem ne kategorine e pare, une i vura pikesynim vetes te shenoja sa me shume gola. Dhe them se ia kam arritur. Kam shpresuar nderkohe te bie ne sy te specialisteve, mbase dhe te ndonje skuadre te kategorise superiore, sepse jam 24 vjec dhe ne l0 vjet karriere kam fituar edhe nje pervoje te mire.

A keni pasur oferta nga ekipe te tjera?

Po, kam pasur. Nuk ia vlenin qe te largohesha nga ekipi i Ades. Gjate merkatos dimerore kam pasur oferta vetem nga dy ekipe te kategorise se pare, Beselidhja dhe Kastrioti. Por i kam refuzuar, sepse ndihem me mire ketu ku jam, tek Ada.

Si e mendoni takimin e neserm ne Gjirokaster ndaj Luftetarit?

Shkojme per rezultat pozitiv; rendesi per ne ka qe mos te dalim nga ky takim pa pike dhe serish mendoj te shenoj, sikurse ne fazen e pare, ku shenova me 11 metersh ne Shijak. Atje u zhvillua ndeshja e pare, sepse sic e dini, fusha jone eshte jashte standardeve te kerkuara dhe Ada i luan te gjitha ndeshjet ne transferte, kryesisht ne stadiumin "Loro Borici" te qytetit te Shkodres.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 09 Mar 2006 , 14:43

Ada, largohen 4 lojtarë "të panevojshëm"

Drejtuesit e Adës kanë larguar nga skuadra 4 futbollistë të saj. Bëhet fjalë për Ndocin, Egerçin, Kullën dhe Margjinin, të cilët që prej dy ditësh nuk janë më pjesë e skuadrës velipojake. Arsyeja e marrjes së kësaj mase ka qenë, me sa duket, mosangazhimi i plotë i tyre në stërvitje dhe në ndeshje, duke sjellë edhe një mbipopullim lojtarësh në stërvitje. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur t'i largojnë të katër këta lojtarë nga radhët e ekipit. Prej tyre, vetëm Kulla ka luajtur si titullar në ndeshjet e fundit, ndërkohë që tre të tjerët ose nuk kanë qenë në formë, ose kanë vuajtur nga dëmtimet, prej të cilëve nuk i kanë shërbyer për asnjë moment ekipit në këtë fillim të fazës së dytë. Trajneri Armando Cungu vazhdon të punojë me shumë dëshirë me këtë skuadër, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar Adën prej rënies nga kategoria. Këtë javë, velipojakët kanë një tjetër ndeshje të vështirë, atë me Pogradecin, dhe si rrjedhojë përgatitjet për të kanë hyrë në fazën përfundimtare. Ata kanë nevojë më shumë se kurrë për pikë për t'i shpëtuar rënies.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 11 Mar 2006 , 19:00

Rezultatet e sotme:

Kastrioti-Luftetari 5-2
Ada-Pogradeci 2-3
Egnatia-Flamurtari 0-1
Butrinti-Apollonia 0-5
Beslidhja-Erzeni 6-0
Turbina-Tepelena 3-0

Laçi-Tomorri Luhet neser!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Mar 2006 , 14:38

Gjyqtaret dhe asistentet e kategorise te pare

Apolonia Kastrioti B.Pashaj, E.Bicaku, D.Koreshi

Pogradeci Beselidhja P.Lapi, F.Lamaj, I.Ziraj

Flamurtari Laci A.Janku, D.Rexha, P.Gaxho

Tomori Tepelena M.Metohia, E.Pjetrushi, D.Salaj

Luftetari Egnatia S.Bogdani, B.Mesi, V.Guranjaku

Erzeni Butrinti A.Nasse, M.Dervishi, A.Mali

Ada Turbina I.Gashi, D.Agaraj. I.Shima

(Te dielen, ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Mar 2006 , 13:33

TEPELENA 0 - 0 FLAMURTARI
EGNATIA 1 - 1 APOLONIA
KASTRIOTI 1 - 0 ERZENI
BUTRINTI ? - ? POGRADECI
BESELIDHJA 2 - 0 ADA
TURBINA 1 - 0 TOMORI
LAÇI 0 - 1 LUFTETARI

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 31 Mar 2006 , 13:56

Jane percaktuar arbitrat dhe asistentet e Kategorise te Pare

KATEGORIA E PARE FLAMURTARI-TOMORI E.Peza-F.Elezi-D.Alla LUFTETARI-TEPELENA Sh.Guce-I.Shima-E.Kello APOLONIA-LACI S.Bogdani-I.Ziraj-E.Pjetrushi ERZENI-EGNATIA A.Janku-D.Salaj-G.Koka ADA-BUTRINTI L.Jemini-V.Guranjaku-D.Koreshi POGRADECI-KASTRIOTI S.Jareci-D.Agaraj-G.Qirici BESLIDHJA-TURBINA E.Dobi-B.Mesi-E.Doda

Post Reply