Levizjet e lojtareve te kombetares tone

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Levizjet e lojtareve te kombetares tone

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Jun 2005 , 14:09

Panathinaikosi, 700 mijë euro për Taren.

"Gjithçka varet nga Panathinaikosi,- është përgjigjur për shtypin grek kapiteni i kombëtares sonë.- Do të jetë një nder për mua dhe gëzim të luaj me Panathinaikosin. Është një skuadër e shkëlqyer dhe shumë e rëndësishme në Greqi. Bëhet fjalë për një klub të madh me histori dhe synime. E di që çdo vit kjo skuadër ka një rol protagonisti, ndërsa fakti që do të luajë në Champions League është veçanërisht i pëlqyeshëm për çdo futbollist. Nuk do të kem asnjë problem atje. Shpresoj të shkojnë të gjitha mirë dhe çështja të ketë një përfundim pozitiv. Besoj se kjo çështje do të mbyllet shpejt,"- ka thënë në intervistën ekskluzive për "Goal news" futbollisti shqiptar, Igli Tare.
Kapiteni i kombëtares sonë ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga Bolonja, skuadër me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2006. Ai, sipas shtypit grek, nuk dëshiron ta ndjekë skuadrën e tij edhe në Serinë B, ku ajo do të luajë në sezonin e ardhshëm. Te Panathinaikosi besojnë se largimi i Tares nga Bolonja nuk do të bëjë ndonjë problem për ta, sepse vetë klubi italian është i mbytur në borxhe. Bosët grekë të Panathinaikosit gjithashtu nuk e kanë problem edhe shumën prej 700 mijë eurosh, që u duhen për Taren, paçka se kjo shumë e bën futbollistin shqiptar ndër më të shtrenjtët e kampionatit grek.
Igli Tare ëndërron mbrëmjet helene, teksa ka luajtur për një sezon te Bolonja së bashku me kapitenin e skuadrës kombëtare greke Theodhoros Zagoraqis. "Për mua do të jetë e lehtë të luaj në kampionatin grek, mbasi nuk do të has vështirësi për sa i takon ambientimit. E kam vizituar shpesh Greqinë dhe e dua këtë vend,"- ka thënë shtatlarti shqiptar, i cili nëse do të veshë fanellën ngjyrë jeshile të Panathinaikosit, bëhet shqiptari i dytë pas një emri tjetër të madh të futbollit tonë, Bledar Kola, i cili pat luajtur me klubin e madh grek për plot 4.5 vjet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Jun 2005 , 14:10

Erion Bogdani, prej sezonit të ardhshëm do të luajë në Serinë A me ekipin e tij të origjinës, Rexhinën. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat italiane. Kështu, sot paradite, pas një takimi mes Veronës dhe Rexhinës, është vendosur që lojtari të rikthehet në Rexhio Kalabria. Skuadra jugore nuk ka preferuar që ta lejojë lojtarin të bashkohet me Veronën, duke mos pranuar asnjë kompromis. Bogdani kështu rikthehet në Serinë A pas më shumë se 2 sezonesh që luan në Serinë B. Gjithsesi, ky i fundit për të ka qenë i mrekullueshëm, pasi në 38 ndeshje ka shënuar 17 gola, të gjithë me aksion dhe pa asnjë penallti. Forma e mirë e Bogdanit ka bërë që shumë skuadra të Serisë A t'i hedhin sytë nga shtatlarti i kombëtares shqiptare. Erion Bogdani kështu pritet që këtë sezon të luajë në Serinë A me Rexhinën. Por merkatoja sapo ka filluar dhe ndonjë skuadër e madhe e Serisë A mendon akoma për shqiptarin.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 04 Jul 2006 , 10:45

Ishalla po gjen Skela ndonje skuader ne Bundeslige 1 se me kalu ne te dyten sja vlen.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 07 Jul 2006 , 19:40

skela bushi myrtaj aliaj jane pa skuader une se di si ka me pas rezultate kjo komtarja jone
i pytje kisha elvin beqiri ku asht tu lujt apo edhe ky si tjeret me pushime
i perjashtuar

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 08 Jul 2006 , 21:27

elvini asht rikthy edhe njihere ne ukraine :evil:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 10 Jul 2006 , 20:21

faleminderit redbluboys per informacionin
me cilen skuader po luan beqiri
a luan ne europe skuadra e tij apo thjesht asht skuader e mesme ne ukraine?
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 10 Jul 2006 , 21:16

Asht kthy tek skuadra qe ka lujt ma pare,dmth Metallurg Donetsk.Asht skuadra e trete ne Ukraine mas Dinamos te Kievit dhe Shaktar te Donetskut.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Mon, 10 Jul 2006 , 22:46

Ma mire ka ba qe ka shku atje sesa me shku ne Izrael.Ishalla po e majne te Metalurgu edhe disa vite.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Jul 2006 , 13:23

Qar Metalurgut maj naqe,po ti thuj qe ishalla gjen nej kontrate diku ktej ka europa perendimore.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 12 Jul 2006 , 16:19

Po ajo kishte me kene gjaja ma e mire po sa kohe ka kalu hala ska gjete :? Asht halli sa me i fut kamet se mandej mundesh me i dhane po ishe i zoti.Boll me hi ne Bundeslige 2. ose Serie B ne rregull kishte kene.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Jul 2006 , 13:39

Ka firmose tre vjet kontrate me Metallurgun. :evil:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 16 Jul 2006 , 22:49

Si flluska sapuni jane keta futbollistat tone pas ndeshjes me rusine ky beqiri mori emrin maldini i shqiperise plasen ofertat per te (sipas gazetave)kurse tash paska perfundu ne ukraine prape.me lujt ne europe perendimore kishte ken ma mire se aty ku asht.ishalla i prihet mbare.
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 22 Jul 2006 , 13:16

Te gazeta panorama me terhoqi vemendjen nje informacion per skelen
SKELA stervitet tek FC PIRMASENS qe merr pjese ne ligen rajonale ne gjermani.8 JAVE PA STERVITJE
Nje pyetje do ju basha tan tifozave
sa shanse kena na per euro 2008 kur nje nga futbollistat tone ma te mire nuk ka hala ekip dhe stervitet me nje skuader lagjesh?
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 23 Jul 2006 , 12:48

Naqe Skela asht lojtar i mire dhe mendoj se do ta gjejne nji skuader,por problemi asht se federata duhet me leviz me gjet lojtar te ri qe me mujt me pas ndrrim gjeneratash.

Post Reply