Page 1 of 1

Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 15:06
by Admin
Sot ne oren 14:00 luhet ndeshja Teuta - Vllaznia.
Si gjithmone Miri na mundson ndeshjen live tek FkVllaznia Tv (nqs Digitalb kujtohet per me lidh...).

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 15:33
by Admin
E lidhi ma ne fund Supersport.
Minuta e 30' Teuta - Vllaznia 0-0.

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 15:45
by Admin
Maroj pjese e pare 1-0 per Teuten me nji penallti te falun ... :(

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 17:16
by Admin
Ka mbaru ndeshja 2-1 per Teuten.

Mbrojtja jone asht pertoke, nji penallti e "falun" pak prej arbitrit e pak prej mrojtsit tone ....
Kena shenu golin e barazimit ne fund por personalisht nuk e morra vesht pse u anullu goli jone !!

Ishalla Miri na bjen permbledhjen e ndeshjes qe te shohim ma mire se ca ka ndodh.

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 18:47
by GOLDIAN
na ajen specialistat tu na ca trapin kur fitume ato ndeshjet me "merite" gjithmone sipas mejet
i vetmi qe vazhdosha me than qe na skena trajner isha une
dhe kuptohet i vetmi qe skishte lidhje e skishte pa nejher futboll isha po une

tashi na del qe pas presidences te mrekullueshme pranohet dhe nga tifozat qe ne krahasim me mu marrin ere nga futbolli qe ne vertet skena trajner
nuk asht faji i ranierit jo se fundja aj po rrun da lek se me ate Figur zor ta marri kush per trajner normal po me ka met fiksim dicka edhe pse do me shani e do me thoni qe kerkoj shume
prokuroria e shkodres a ka hap ndopak dosjet per kalimin e vllaznise nga bashkia te GAY SPORT?sepse bahet fjale per nje skuader futbolli dhe per ca burokratina ligjore qe sipas mejet(duke pyt dhe miq te mi qe jane jurista)kemi pas te bajme me shkelje te disa pikave.
APO iken ata rrunen sa rrunen e vari lesht asaj pune?

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sat, 31 Jan 2015 , 22:01
by sidrit
O Gold, me ty jam kur thu qe nuk kena trajner por besoj se edhe ti duhet te jesh dakord me mu nqs tham se ne Shqipni nuk ka trajnera. Nuk ka as lojtare profesionista, as arbitra e as federate!
A e pave ça u ba sot? Une s di ma vlla, se boll per njeri paqesor e njoh vedin por njaj arbiter, pa ja thy hundet nuk kisha me e lane me dale prej fushet.
Mund te bahen pislleqe e ça te dush sot ne futbollin tone vecse nji lojtare i huj, bjen fjala si ky Soza qe na ra per hise qe ndoshta nuk a ne dijeni per sa ndodh pabesisht prej kolegeve te tij, duhet te jete i shokum mas ndeshjes. Si mundet ne dy ndeshje rresht me te anullu gol te rregullt per faul ndaj mbrojtesit?! Sot ne fund nqs nuk e ke pa ndeshjen, ishte ule ndejun e u dukte sikur po plaste ne vaj.
Edhe ai vete duhet te thojne, ne ç'mut vendit kam ardhe!
Me pak fjale ma Gold, po du me thane se niveli asht sa nuk shkon ma keq e kjo per tane por te pakten te losin ndershëm dreqin.
Nejse varja se jena msu. Shpesh e çdo sezon perserisim vedin ne komente. Duket sikur koha ka mbete ne vend per futbollin tone. Kena me u plake e me vdek e prap kena me shkru njesoj...
Thojne qe historia perseritet por per ne Shqipet jo. Per ne asht gjithmone e njejta histori...gjithmonë!!!

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sun, 01 Feb 2015 , 00:42
by GOLDIAN
shume dakord ne gjithcka cke shkru sidomos pararafi i fundit i ven vulen tanave
nuk kam pa ndeshjen dhe mund te jete albitrim skandaloz nuk mund te vleresoj perderisa skam pa
por si shkodran sic na kann msu te paret tane jena msu me gjet gabimet te vedi jo te kojshija
une me sa kam informacion ne bashki ka shume individe qe jane ose e than shkodranshe marrin rrogen si drejtusa sportit
me shqeteson fakti crol lujne keto drejtusa sepse une shoh nje grime qe ma shume interesohet per pd e jozit se per ate detyre qe ka
a bahet analize pas ndeshjeve APO duke e dit rez ska nevoje hic
kush e pagun ranierin pas ikjes se gea-s? me sa di ato e prune

pse futbollista si marku e kraja nuk aktivizohen??
kam shume pytje qe sdi nga tja filloj

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sun, 01 Feb 2015 , 08:08
by Miri
Tranjeri njaq sa din ban por nuk asht problemite tranjeri kur ndeshja luhet tjeter kund,asht krejt kote me u marr edhe per kyt vit sa i perket kampionatit se ne neshjet ne vzhdim vetem pislleqe kena me pa,me vej shum keq qe po lyhet me tyrp fanella e vllaznis por prap nga ana tjeter nuk po merzitem fort se ne shkoder nuk paska mbet ma shkodran me i dal zot ksaj vllazni.
Edhe 2 ndeshjet e radhes kyt fat do kene $$$$,ne fakt asht edhe 1 mundesi me tiranen me fitu se noshta jep kush nej $ per fitoren tone :)

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sun, 01 Feb 2015 , 13:27
by vvvllaznia
Nuk e di se ça asht tu ndodh e sinqerisht as nuk du me u informu ma sepse vetem bahem nervoz. Asht tesh nje jav qe nuk lexoj ma gazet sportive apo lajmesh shqiptare e jam shum ma rehat. Desha vetem me thane qe nqs dikush nga siper vendos me blloku komplet e definitivisht kampionatin shqiptar per nje periudhe 3-5 vjeçare ( ndoshta mas 2016 ose sa te jena matematikisht jasht kampionatit europian ) un per vedi ja shterngoj doren e e duartrokas per 20 minuta rresht. Besoj qe kena kalu çdo lloj kufinit te jonormalitetit, kriminalitetit, bastardhimit, degjenerimit e mbi te gjitha te dinjitetit. Ky kampionat ka ken shum ma dinjitoz ne koh te komunizmit e kjo e kallxon edhe fakti qe na e Tirana kena fitu shum kampionte e ka ken edhe shum ma dinjitoz ne koh te 97.
Normalisht mira kishte me ken, nqs drejtsia ven dor por kjo den me than me arrestu te gjith presidentat e kampionatit shqiptar, 1/3 e skuadrave, me mbyll nja 200 pika bastesh, e me i arrestu pronart e tyne. Teper per nje vend si i joni.
Mas me thoni se keto gjana ndodhin ne tan boten. Ne Itali kapiteni i Lazios 'Mauri' asht denu me 6 muaj lerg fushave vetem sepse i kan ofru me shit nje ndeshje e ai nuk ka pranu por faji i tij ka ken se nuk ka denoncu. ME ken keshtu edhe tek ne nuk ka lojtar qe nuk duhet skualifiku

Re: Teuta - Vllaznia

Posted: Sun, 01 Feb 2015 , 21:41
by Skodrinon
Asht e kote me fole ma per futboll
Elbasani e Apolonia kan ra e kan me i shit tana ndeshjet, e ne ket menyre ne e Durrsi nuk rrezikojme e kena me ba te njejten gja.
Vaso thote jane dy lojtare e nji drejtus qi shesin ndeshjet. Ne nji vend normal hapet nji hetim e ose gjehen fajtoret ose denohet Vaso per shpifje nqs nuk paraqet prova
Po mas asaj qi ndodhi ne Flamurtari-Teuta nuk kena si me shpresu se mund te ndryshojne gjanat ne Shqipni
Ca duhet me ba ma shume nji lojtar apo ekip me u denu?
Mjafton vetem dyshimi ma i vogel me hap nji hetim edhe ne vendin ma kot te Europes. Ktu te na edhe me e fut topin lojtari ne porte te vet me dore e me thane mandej ne interviste "e bana se me dhane 1000 euro", nuk let bethen fshf.

Duhet edhe me i dhane fund justifikimeve per lojtaret te tipit " hajt ma se edhe ata dojne me hanger buke"
Jetohet shume mire me nji rroge futbollistit se jetojne robt me asistenca e pensione 80 mije lek she ne muj
Perndryshe edhe nji drejtus "don me hanger" Edhe nji arbiter
Per mu jane fajtoret nr1 se jane protagonistat kryesore te ktij pislleku
Lojtaret e dikurshem thojshin na vijte turp me dale neper Shkoder mbas nji humbjeje, sot e bajne ftyren sholle pa problem
Edhe ngaqi ne Shqipni nuk ka grupe ultras