Ish lojtaret e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 30 Jun 2006 , 20:24

Njate ishalla,megjithse me pas kene ndonje talent super qe duket me te ardhme ne skuadra te mira jashte e mandej ne kombtare ma mire kisha thane me ike jashte se me ardhe te Vllaznia po ne kshi rastesh qe duket qe ka nji nivel mesatar ma mire me lujt ne kamionatin tone se sa me hup kot kohe ne kampionate te lodhuna te europes.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Jul 2006 , 12:42

Kampionati turk nuk asht edhe aq i lodhun.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 03 Jul 2006 , 11:46

Pershendetje !

Mu personalisht sme ka pelqen shume si futbollist Kraja, por sezonin e kalume asht paraqit shum mire...
Mosha e re qe ka e ndihmon shume ate qe ne anen prefesionale te rritet edhe ma shume.
Nje eksperience e jashtme nuk do te ishte keq, fiziku i tij ja lejon qe te jete kompetitiv. Thjesht mund ta provoje, fundja e fundit nje ekip ku me lujt ne shqipni e gjen .... :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Jul 2006 , 13:21

Rikthehet ceshtja “Drobnjak”
Se shpejti ne Gjeneve, FIFA do te gjykoje padine e bere nga serbomalaziasi, per mosmarreveshjet qe ai ka pasur me Vllaznine gjate sezonit te kaluar

Ish sulmuesi i Vllaznise, Jovan Drobnjak rikthehet ne skene. Mosmarreveshjet qe pati sezonin e kaluar me ish teknikun e Vllaznise, Hysen Dedja, dhe me tutje me drejtuesit e klubit kuqeblu, e kane cuar problemin e tij deri ne zyrat e FIFA s ne Zvicer, atje ku po merren prej kohesh me akuzat e tij, si dhe me kunderakuzat e Vllaznise. Drobnjak pati akuzuar trajnerin per abuzime ne lidhje me aktivizimin e tij ne formacion, si dhe per prishjen e njeanshme te kontrates, duke kerkuar demshperblim. Klubi shkodran eshte kunderpergjigjur me ankesat ndaj ketij lojtari, per moskorrektese ne zbatimin e rregurores dhe per braktisje te procesit stervitor. Komisioni perkates i FIFA s ka patur korrespondence te vazhdueshme me te dy palet. Pas ankeses se pare te depozituar ne FIFA nga Drobnjak, ne klub ka mberritur dosja e pare, se ciles i ka kthyer pergjigje sekretari Ismet Hoxha. Dhe kur te gjithe mendonin se ky problem ishte mbyllur, pa i dhene te drejte Drobnjakut, ne Shkoder ka mberritur dosja tjeter, e cila sipas rregullores te ketij institucioni e ka per detyre te njoftoje me akuzat e reja qe ka ngritur paditesi. Reagimi i dyte e ka gjetur klubin Vllaznia me nje staf tjeter, por sidoqofte, presidenti Fushaj nuk e ka te panjohur kete. Ne nje menyre urgjente, Vllaznia ka bere pergjigjen e re. Avokati i klubit, Apollon Haxhi thote per “Sport Ekspres” se, “Vllaznia ka arritur te grumbulloje fakte dhe prova konkrete qe hedhin poshte akuzen e serbomalaziasit Jovan Drobnjak”.
Konflikti pritet te gjykohet keto dite ne departamentin e statusit te lojtarit, prane FIFA s.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Jul 2006 , 13:50

Salihi: S'e kam humbur "erën" e golit

Pas një sezoni fantastik në planin personal, ku u shpall "Këpuca e artë" e Shqipërisë, sulmuesi i Tiranës, Hamdi Salihi, ende nuk e ka gjetur rrugën e golit. Në takimin e parë ndaj Varteksit për Kupën UEFA, 22-vjeçari pati tri raste të pastra për shënim, por për fat të keq nuk mundi t'i realizonte. Edhe në stërvitjet e fundit, shkodrani bardheblu është parë në vështirësi, por nga ana e stafit drejtues ai ka marrë udhëzimet e duhura për sfidën e kthimit me kroatët. Për "Sportin shqiptar", sulmuesi kryesor Hamdi Salihi shprehet se shumë shpejt rastet e humbura do t'i kthejë në gola. Ai ka besim se Tirana do ta kalojë turin e parë në Kupën UEFA, pasi ka kualitete më të mira se Varteksi. "Për një sulmues, detyra kryesore është të shënojë në çdo rast që i paraqitet për gol. Në ndeshjen e parë kundër kroatëve, nuk arrita ta bëja si duhet detyrën time, kjo ndoshta nga fakti se nuk e kam arritur ende formën më të mirë. Për fat të mirë, shënoi Muka dhe ne mundëm të dilnim nga stadiumi me një barazim shumë të vlefshëm. Për sa i takon vetes sime, dua të them se nuk e kam humbur "erën" e golit dhe shumë shpejt do të zhbllokohem, madje që të enjtën përballë Varteksit,"- bën të ditur sulmuesi shkodran. Një javë më parë në Varazhdin, për Tiranën u aktivizuan edhe dy blerjet e reja, Vioresin Sinani dhe Igli Allmuça. Më në fund, për bardheblutë u realizua ëndrra e madhe, për t'i parë së bashku në sulm Salihin dhe Sinanin. Kjo dyshe ka dhënë një kontribut të madh dy vjet më parë te Vllaznia, ndërkohë që tashmë palët janë bashkuar sërish. "Më vjen mirë që Sinani zhvilloi një takim shumë të mirë me Varteksin. Edhe pse luante për herë të parë me fanellën e Tiranës, ai tregoi se di të përshtatet mirë me skuadrën, teksa dha një kontribut të madh për të marrë barazimin. Shpresoj që shumë shpejt që të dy të nisim me gola, në mënyrë që ta ndihmojmë klubin në objektivat që i ka vënë vetes,"- vazhdon idenë e tij Salihi. Në lidhje me ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet të enjten e 27 korrikut, në stadiumin "Selman Stërmasi", sulmuesi bardheblu është i sigurt se Tirana do të kualifikohet. "Nuk ka dyshim që do të jemi ne skuadra e kualifikuar për në turin e dytë. Jo vetëm që ndihemi të favorizuar nga rezultati i arritur një javë më parë në Varazhdin, por edhe për arsye se kualitet e Tiranës janë më të mira se ato kroate. Prej kaq ditësh jemi duke u stërvitur maksimalisht, në mënyrë që të rregullojmë ato probleme që patëm atje dhe kam bindjen se këtë herë nuk do të gabojmë. Personalisht, jam i mendimit se nuk do ta lejojmë kurrsesi që ndeshja të shkojë drejt shtesës apo penalltive. Do të futemi në fushë të shënojmë gol sa më shpejt dhe njëkohësisht të kontrollojmë të gjitha situatat,"- përfundon deklarimin e tij për gazetën sulmuesi kryesor i nënkampionëve, Hamdi Salihi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 22 Jul 2006 , 12:31

Dëmtohet Sinani, nuk paraqet rrezik

Gjatë seancës stërvitore të dy ditëve më parë, është dëmtuar lehtë në kavilje sulmuesi bardheblu Vioresin Sinani, i cili dje ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar. Stërvitja e tij konsistonte në një vrapim të lehtë rreth fushës, nën këqyrjen e mjekëve. Sipas tyre, Sinani ka një dëmtim të lehtë që shpresohet të kalohet shumë shpejt, ndoshta brenda dy-tre ditëve. Të pyetur nëse dëmtimi mund të ndikojë për në ndeshjen e radhës ndaj Varteksit, mjekët shprehen se deri atëherë ai është plotësisht i rikuperuar. “Nuk është dëmtim serioz. Shpresojmë që brenda dy ose tre ditëve të jetë në formën maksimale. Që sot dha shenjat e një përmirësimi të dukshëm”, - tha njëri prej stafit mjekësor.

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 15 Apr 2007 , 05:44

Në kampionatin e Ligës së Tretë Amatore të Austrisë, ku në njërin prej regjioneve aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Auron Miloti. Sulmuesi shkodran shënoi golin e parë që në minutën e tretë për miqtë. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Felderkirschen 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit ishin më kërkues dhe filluan ta kërkojnë rezultatin me lojë shumë të rëndë duke shënuar që në minutën e parë të pjesës së dytë me ane të Lenz. Ndërkohë miqtë , për të cilët gjyqtari Cipps nuk i jepte faullet qe shkaktoheshin ndaj tyre humben qetesine. Minutën e 63-te dhe 70-të dy lojtare dalin me karton te kuq per skuadren e shkodranit. Miqte detyrohen te luajne me 9 lojtare dhe minuten e 73-te edhe Miloti detyrohet te largohet per arsye taktike. Pas minutes se 85 vendasit shenojne 3 gola duke ngritur peshe entuziazmin e afro 600 shikuesave ne stadiumin ASKO duke fituar 4-1. Goli i Milotit ishte i 11-te kete sezon dhe vazhdon te ndodhet i treti ne listen e shenuesave me te mire. Me humbjen Feldkirschen humbet kryesimin duke qene bashkekryesuese me BAuss, me 37 pike ne 19 ndeshje. Per skuadren vendase Wels u aktivizua minutat e fundit te ndeshjes edhe shqiptari Athem Nuhiu që zevendesoi autorin e dygoleshit te pare Linz. Nuk u aktivizua mesfushori 18 vjeçari Sokol Rexhaj për Wels
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 15 Apr 2007 , 05:54

Desha me ju pyet a ka luajt ky djaloshi per vllaznine,po me duket mua nje emer i nigjuar sikur ka luajtur,por thashe po ju pyes.I uroj ketij djaloshit urime dhe po me behet qefi qe qenka i 3ti ne listen e golashenuesve, ishalla me nje skuader ne kategori te pare .Respekte
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Apr 2007 , 10:38

Ultras Kuqeblu wrote:Desha me ju pyet a ka luajt ky djaloshi per vllaznine,po me duket mua nje emer i nigjuar sikur ka luajtur,por thashe po ju pyes.I uroj ketij djaloshit urime dhe po me behet qefi qe qenka i 3ti ne listen e golashenuesve, ishalla me nje skuader ne kategori te pare .Respekte
po ka lujt me vllaznine dhe ka lujt me tiranen kuka dal kampion atehere ka ken 20 vjec
une e njoh dhe them ska shanse per te kalu ne lige te pare pasi nuk i intereson shume
tek feldkirchen ai fiton shume dhe nukka ndermend te levize te pakten deri tani keshtu mendon
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 15 Apr 2007 , 21:54

GOLDIAN wrote: po ka lujt me vllaznine dhe ka lujt me tiranen kuka dal kampion atehere ka ken 20 vjec
une e njoh dhe them ska shanse per te kalu ne lige te pare pasi nuk i intereson shume
tek feldkirchen ai fiton shume dhe nukka ndermend te levize te pakten deri tani keshtu mendon
Duhet të jetë moshë e madhe tashmë,apo jo?!!(n.q.s. është ai miloti që mendoj unë). :?
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 Apr 2007 , 22:22

Ai eshte Forri.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Jun 2007 , 13:52

Salihi, nen “urdherat” e Joses
12 Qershor E vecanta ne seancen e djeshme ka qene se, ne stervitjen me grupin e lojtareve te Vllaznise, ka marre pjese edhe Hamdi Salihi. Por gjithcka eshte bere me dijenine e Joses, vetem per te mbajtur gjendjen sportive ne keto dite qe eshte me pushime ne Shkoder, sepse dihet qe ai aktivizohet ne kampionatin austriak.

sport ekspres
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 12 Jun 2007 , 14:05

vllaznia1919 wrote:Salihi, nen “urdherat” e Joses
12 Qershor E vecanta ne seancen e djeshme ka qene se, ne stervitjen me grupin e lojtareve te Vllaznise, ka marre pjese edhe Hamdi Salihi. Por gjithcka eshte bere me dijenine e Joses, vetem per te mbajtur gjendjen sportive ne keto dite qe eshte me pushime ne Shkoder, sepse dihet qe ai aktivizohet ne kampionatin austriak.

sport ekspres
E cuditshme qi gazeta nuk paska shkru se salihi vjen me vllaznine, normalisht mjafton salihi me pi nji kafe te coloseu e mandej shkrujn se e kena marr kyt futbollist, kurse ma ba me u strevit edhe me skuadren shkrujn ka nenshkru kontrat trevjecare. :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 13 Jun 2007 , 01:46

Hhahhahaha naqe,

Edhe une kur pashe titullin, thashe kushedi ca do te kene "shpik" :D, por ksaj rradhe nuk kishin ba ndoj shpikje :)
:lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Aug 2007 , 13:45

Mustafa fluturon drejt Anglisë
Arion Mustafa do të fluturojë sot drejt Londrës, me besimin se do të nisë një aventurë të re në atdheun e futbollit.

Portieri i Kastriotit do të kalojë një periudhë disaditore në provë te Brighton, skuadra e ligës së parë angleze, e cila është në kërkim të një portieri. Shkodrani thotë se ka besim se prova e tij do të jetë e suksesshme, duke i parë si të mëdha shanset për të bindur klubin anglez. “Jam stërvitur mirë dhe kam besim se nuk do të zhgënjej. Nuk po shkoj atje si i panjohur, pasi trajneri i skuadrës ka parë një DVD me lojëra të miat dhe i ka pëlqyer ajo çka ka parë”, thotë Mustafa. Për sa i përket stilit anglez të lojës, shumë i fortë në ajror, Mustafa shprehet se nuk druhet nga një gjë e tillë, përkundrazi e sheh si një investim profesional. “Në fillim, unë duhet të siguroj marrëveshjen me klubin. Për sa i përket lojës angleze, nuk më tremb. Madje e shoh si një mundësi për t’u përmirësuar më shumë”, thotë portieri. Ish-kapiteni i kombëtares U-21, në radhët e së cilës ka luajtur edhe kundër Anglisë, është një nga portierët e Shqipërisë të federuar në FIFA, por aktualisht ka mbetur jashtë grupit kuqezi. “Konkurrenca në kombëtare është e fortë, kjo dihet. Unë jam pjesë e grupit të madh dhe mund të thirrem në çdo moment nëse e meritoj. Shpresoj shumë që me aktivizimin në futbollin anglez të përmirësohem më tepër, si dhe të jem më shumë në qendër të vëmendjes”.

Ekipi lun ne Ligue 1 dhe asht kategorija e trete angleze.
Ishalla i prihet mare e firmose kontarten.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 28 Aug 2007 , 19:01

ishalla i prihet mbare
e kam taku nja dy here dhe duket vertet djale i mire
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Dec 2007 , 14:30

E.Beqiri: Ikja e Bariçit, humbje e madhe
Në eliminatoret e Euro 200 ës, mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri u aktivizua vetëm në katër takime me fanellën kuqezi, pasi për fat keq u dëmtua rëndë në Ukrainë me ekipin e tij, Metalurg Donjeck. Ky dëmtim i kushtoi shtrenjtë, sepse e la për shumë kohë jashtë fushe, ndërkohë që tani është rikuperuar dhe mezi pret të rikthehet në fazën e dytë të kampionatit ukrainas.

Këtë herë, 27-vjeçari nuk do të luajë më për ngjyrat e Donjeckut, por për Arsenalin e Kievit, një ndër ekipet e kryeqytetit ukrainas, teksa pak ditë më parë firmosi një kontratë dyvjeçare. Beqiri gjithnjë ka qenë konstant në lojën e tij me kombëtaren, falë qetësisë dhe zgjuarësisë, dy veti që e kthyen atë në një "shtyllë" të repartit mbrojtës. Shkodrani jep mendimin e tij për paraqitjen e kombëtares në eliminatoret e fundit, akuzat e tifozëve, dorëheqjen e Bariçit, si dhe të ardhmen. Ndër të tjera, ai theksoi se largimi i trajnerit Oto Bariç ishte një humbje e madhe për Shqipërinë.

Elvin, si e gjykoni paraqitjen e kombëtares në eliminatoret e Euro 2008 ës?

Mendoj se paraqitja e ekipit tonë kombëtar nuk ka qenë e keqe, sepse kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, ku dhe jemi shpërblyer me pikë. Kuptohet, objektivi për të arritur vendin e katërt nuk u arrit për arsye se nuk morëm rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit. Me Bjellorusinë dhe Rumaninë ekipi nuk tregoi atë nivel loje si në përballjet e kaluara, kështu që për fat të keq u ndëshkuam dhe nuk arritëm atë që kërkonim, edhe pse ishim shumë pranë. Tifozët kuqezinj e akuzojnë kombëtaren për shitje të dy ndeshjeve të fundit eliminatore.

Çfarë mendoni për këtë?

Përpara se t'i përgjigjem pyetjes, dua të falënderoj grupin e tifozëve kuqezinj, gjithashtu edhe grupet e tjera, që vijnë e na mbështesin në çdo ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Për sa u përket akuzave të tyre, mendoj që në ekipin kombëtar nuk ka asnjë futbollist që do të shesë kombin e vet. Përflitet që në kombëtare ka klane, të cilat luftojnë njëri tjetrin.

A mund të jetë e vërtete kjo dhe, nëse është, a ndikon në klimën e ekipit?

Personalisht nuk mendoj se në ekip ka klane. Si gjithmonë, kur humbasim një apo dy ndeshje dhe plus kur nuk paraqitemi mirë, përflitet që në ekip ka klane. Atëherë shtroj pyetjen: pse nuk u përfolën këto gjëra në ndeshjet e tjera, pasi po ata lojtarë ishin?

Trajneri Oto Bariç ka dhënë dorëheqjen. Fiton apo humbet Shqipëria nga kjo?

Në radhë të parë, mund të them se më erdhi shumë keq kur mora vesh lajmin e dorëheqjes së Bariçit, sepse meritat e tij në eliminatoret që kaluan, ishin të mëdha. Oto Bariç është një trajner me eksperiencë të madhe dhe kjo mendoj që do t'i vlente shumë kombëtares, edhe për disa vite të tjera. Largimi i tij është pa dyshim një humbje për Shqipërinë.

Trajneri i ri i kombëtares, duhet të jetë i huaj apo shqiptar?

Për mua nuk ka rëndësi, nëse është i huaj apo shqiptar. E rëndësishme mendoj se është që trajneri i ri të jetë i vlefshëm dhe i denjë për të drejtuar ekipin tonë kombëtar.

Si e mendoni të ardhmen e kombëtares, duke iu referuar eliminatoreve të botërorit 2010?

Duke parë shortin, them se kemi një grup shumë të fortë dhe kuptohet që shanset minimizohen për të realizuar ëndrrën që ne shqiptarët kemi, pra kualifikimin për në botëror. Por ne shumë herë kemi bërë edhe surpriza të këndshme, duke mundur në shtëpinë tonë ekipe te forta. Shpresoj që të njëjtën gjë ta përsërisim edhe në këto eliminatore. Mendoj se mundësitë i kemi, duke pasur parasysh që në ekip ka lojtarë me eksperiencë, të cilët kanë dhënë shumë për kombëtaren dhe vazhdojnë të japin. Gjithashtu, kemi edhe lojatarë të rinj, që janë paraqitur mirë në eliminatoret e fundit dhe shpresoj që në të ardhmen të afrohen edhe të tjerë, për t'i shërbyer kombit sa më mirë të jetë e mundur.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Ish lojtaret e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 22:28

GJERGJI KUSHE
SHKODRËN DHE VLLAZNINË NUK DO T’I HARROJ KURR Ë

Portieri korçar edhe pas 25 vjetësh që është larguar nga ky qytet, vazhdon të ruajë mbresa të shkëlqyera për njerëzit dhe ambjentin shkodran
Me kuqeblutë, ka arritur rezultatet më të larta në karrierën e tij teksa ësht ë shpallur kampion dhe fitues kup e duk e mbrojtur portën shkodrane


Image

Ka qenë qershori i vitit 1981 atëherë kur shkodranët e kanë ndjerë se pothuajse kishin mbetur pa portier. Edhe për këtë, por shumë më tepër se kaq, duke pasur marëdhënie shumë të mira me klubin korçar, e kanë kerkuar prej
andej një që mund të luante në portën e tyre. Korçarët duke pasur në portë një emër të madh si Jani Kaçi, ju kanë ofruar Gjergji Kushen, që kishte vetëm pak kohë pranë portierit të njohur. Shkodranët nuk e kanë kundërshtuar, ndoshta edhe për atë se me Marjanin, Dinellën e Kaçin, korçarët deri atëherë konsideroheshin shkolla e portës
shqiptare. Padyshim që edhe Kushe ishte pjesë e kësaj shkolle edhe në kushte kur për nga fiziku në plan të parë nuk të linte përshtypje të tillë. Ndoshta edhe për këtë, por shumë më tepër edhe për atë se në ekipin shkodran luanin lojtarë të nivelit shumë të lartë, korçari sapo ka shkelur në kampin kuqeblu e ka ndjerë se nuk do ta kishte të lehtë. Gjë të cilën para gjithë të tjerëve duket se e ka kuptuar një emër i madh si Sabah Bizi që atë vit luante në qendër të mbrojtjes shkodrane. “Mos kini merak” ka qenë siguria e Bizit për korçarin e imët.
Dhe për Kushen nuk ka qenë gjë e pakët kjo aq sa që në ndeshjen e parë me Tiranën në “shtëpi”, korçari ka lënë përshtypje mjaft të mirë në atë fitore një me zero, ku padyshim që një farë merite ka dhe korçari i portës shkodrane.

“Jeni vërtet të mrekullueshëm ju shkodranët”-, thotë pas kaq vitesh korçari,- edhe për atë se jeni krejt ndryshe nga gjitha qytetet e tjera, ndoshta shumë më tepër me jabanxhijtë. Unë të paktën jam ndjerë njeriu më i respektuar në këtë qytet”, zë e kujton vitet që ka kaluar në kryeqendrën e Veriut korçari që për aq kohë sa ka luajtur me Vllazninë, është kthyer në një siguri për portën shkodrane. “Çdo portier do ta kishte të lehtë në kushte kur me këtë skuadër luanin lojtarë të nivelit të Vasos, Bizit, Durrajt, Jerës, Hafizit, Çangës, Luçit, S.Grudës, L.Bashës, H.Dedjës, Thanës, Axhani, Borshit e Vukatanës”,- zë e kujton pjesën më të madhe të lojtarëve fitues të kupës së Republikës në vitin 1981.“Për të ardhur më vonë edhe tek Fakja, Briza, Zmijani e të tjerë”,- plotëson Kushe që edhe tani kur bisedon më të e ndjen se mrekullohet duke kujtuar atë kupë të fituar me Vllazninë në 1981 dhe atë titull kampion vetëm dy sezone më vonë.“Ndoshta edhe për këtë grup lojtarësh,- thotë Kushe,- diku në Piacë, pa hyrë në turizmi i vjetër, në një fasadë muri Jonuz Teli më kujtohet shumë mirë kur mes të tjerave në ato poezitë sportive nëse
mund t’i quajmë kështu shkruante: “Moj Vllazni, moj torovole / pak na u duke e shumë na dole / me rininë more përpjetë / mirë u pafshim sot një vjet”.
Dhe kishte të drejtë se pas kupës ka ardhur titulli. Me atë grup lojtarësh që e bënë Vllazninë të ishte mbi të gjitha skuadrat e tjera. Madje gjatë këtyre viteve skuadra shkodrane ka pasur aq shumë lojtarë me ekipet kombëtare “Shpresa” dhe të rriturit, sa veshtirë t’i kishte pasur më parë me këto skuadra. Që nga Hafizi,
Vukatana, Luçi, Zmijani, Fakja e të tjerë. Sepse kishte ardhur brezi i duhur”,- bënë me dije korçari.“Nuk
jam në gjendje t’i ndajë gjërat e bukura që kam kaluar jo vetëm në këtë skuadër, por akoma më tej në atë qytet
për të cilin në çdo kohë ndjej mall në çdo kohë,- thotë Kushe,- edhe për atë se më kanë dashur sikur të isha lindur dhe rritur aty së bashku më të tjerët”. Për një cast, Kushe ndalet tek familja e njohur Dedja, familje që jo vetëm
për Kushen ka qenë dera e hapur e të gjithë lojtarëve. “Sepse, Menduh e Hysen Dedja,- thotë Kushe,- kishin një
baba si Manushi që jetonte tej mase me skuadrën shkodrane. Edhe për këtë,- vijon Kushe,- një futbollistë si Ali Mema për aq kohë sa luajti me Vllazninë e ka pasur të hapur derën e kësaj familje që I ka dhënë aq shumë futbollit
shkodranë”.

Diku më vonë kjo derë është hapur edhe për korçarin që krahas asaj që luante me Vllazninë, bënte dhe shërbimin
ushtarak në këtë qytet.“Në Bardhaj,- thotë Kushe, në atë fshat që më kanë dashur mjaft”. Por, gjatë kohës që korçari ka luajtur me Vllazninë (edhe duke qenë ushtar) ka kryer studimet e larta për histori-gjeografi. “Falë dashamirësisë së Xhafer Krajës, ishdrejtor i parkut të mallrave,- thotë Kushe,- ashtu siç më duhet të them fjalët më të mira për përfundimin e shkollës së lartë edhe për Bahri Axhemin, dy prej atyre që Vllazninë dhe
sportistët e këtij klubi i kanë dashur sikur t’ i kishin djemtë e tyre”.

Duke mbetur tek kupa e 1981-shit, Kushe para ndeshjes finale me Besën ka dëshirë të ndalet tek ajo e gjysëmfinales me Dinamon. Thjesht sepse në këtë takim Kushe ka arritur të presë tre nga pesë penallti të gjuajtura nga dinamovitët, përfshi këtu edhe atë të Demollarit. Më pas në finale pasi ka humbur 2 me 1 në Kavajë me Besën,
Vllaznia ka fituar 5 me 1 në Shkodër duke e bërë përfundimisht kupën të tyren.“Për atë Zot,- thotë Kushe,- ajo natë ka qenë një nga netët që nuk e kisha jetuar më parë në jetën time, sepse e gjithë Shkodra festonte kupën, ndoshta sepse nuk di të ketë qytet tjetër të jetë i dashuruar kaq shumë me këtë lojë sa shkodranët”.

Pastaj akoma më e veçantë ka qenë darka në Shirokë, aty ku Kushe thotë se ka edhe kujtime të tjera me skuadrën e Vllaznisë. “Për atë se aty na “mbyllnin” shpesh para ndeshjeve të rëndësishme,- thotë Kushe,- ashtu siç kam çfarë të kujtoj edhe nga Velipoja e Razma,- zë e ndalet në mrekullitë e kaluara me skuadrën që ka një kupë dhe një titull
kampion. Por, Kushe kujton dhe atë titull që ka me këtë skuadër, prej nga ka kujtime të tjera për të treguar.
“Nuk duhet të harroni se tituj kanë fituar edhe skuadra të tjera, por mënyra se si festohet në këtë qytet, është
krejt ndryshe. Edhe sepse,- shkon më tej korçari i portës shkodrane,- këtu festa ka tjetër kuptim”.
Gjithsesi, të ulur në një nga lokalet e qytetit më të madh juglindor së bashku me Kushen, kemi dëshirë të
kujtojmë gjithçka nga ajo që korçari ka kaluar për aq sa luajti me Vllazninë.

“Sepse, nuk më pëlqen të harroj asgjë nga ai qytet,-thotë Kushe,- pasi më kanë dashur aq fort sa edhe pas kaq vitesh kam miq të shumtë atje ku besojnë aq shumë tek futbolli .Nuk e di, por në kohën tonë na shikonin sikur të ishin hyjni,- thotë jo pa mburrje Kushe,- aspak për atë kupë e atë titull, por për atë se ai grup lojtarësh i bëntë të ndjeheshin mjaft mirë edhe duke luajtur me ekipet më të mira të kampionatit tonë. Nuk duhet të harroni se tek Vllaznia kishte ardhur një grup lojtarësh të aftë të bënin gjëra të bukura, një pjesë e të cilëve vinin nga shkollat sportive e pjesa më e madhe nga ekipi i të rinjve. Një trajner si Medin Zhega edhe duke punuar pak me ta, ka
guxuar të luajë me këtë grup lojtarësh. E pas tij të njëjtën gjë për aq sa punuan, kanë pasur edhe Kolec Kraja e Qamil Halluni”,- thotë Kushe, trajnerë për të cilët korçari ka një respekt të veçantë ashtu siç shprehet me të njëjtë klimë miqësie edhe për Esat Rakiqin që pati fatin të ngrinte si trajner kupën e vitit 1981.

Vllaznia aktuale
“Vllazninë e ndjek me dëshirë dhe tani edhe për atë se lidhjet e mia janë të forta me këtë skuadër edhe për ato dy kupa të marra me të, e diçka më tepër për atë dashuri që kam gjetur në këtë qytet edhe atëherë kur ka pasur raste kur e ka kaluar pak masën me ndonjë lojtar në moment gëzimi. E gjithë kjo duket se vinte kur kam filluar ta konsideroja vehten “kapo” në skuadër,- thotë me humor Kushe. Pastaj jo për fajin tim,- zë e shfajësohet korçari,- por të miqve shkodranë që duke na mbajtur aq pranë, na mesuan edhe ndonjë gotë raki Shkodre. Kohë e largët”,-
thotë Kushe, portieri që mbetet një nga më të mirët e skuadrës shkodrane.Në bisedë me Kushen jemi ndalur edhe
në një moment aspak të mirë për skuadrën shkodrane, në atë çast kur në stërvitje ka pushuar zemra e njërit prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre, Suad Duraj. “Ka qenë një moment tejet i vështirë për të gjithë ne,- thotë Kushe,- për mua diçka më tepër pasi pas largimit nga skuadra të Bizit, Suadi ishte lojtari me të cilin flisnim më
tepër gjatë lojës. Atë natë edhe sot e kësaj dite e kam të vështirë për ta harruar nga jeta ime,- thotë korçari,-
sepse Duraj mbetet një mik i mirë jo vetëm i imi, por i të gjithë futbollit shqiptar”. Nga Shkodra, Kushe thotë se krahas të tjerave, kujton atë derë të hapur të familjes së Hysen Dedjes, aty ku pritej si në shtëpinë e tij. “Ishim
shumë miq me Serin,- thotë Kushe,- por atë derë e gjeja të hapur siç thash diku më lart, edhe se ishte dera më e hapur për lojtarët në veçanti ata joshkodranë”.

Pasi ka fituar një titull e një kupë me Vllazninë, e kanë kërkuar ata të klubit korçar, pasi Jani Kaçi ishte larguar nga porta. Sigurisht që nuk ka arritur të fitojë asgjë më këtë skuadër përsa i përket trofeve aspak për fajin e tij.
Punë të cilën nuk e ka vazhduar gjatë, pasi ka vendosur të bëjë trajnerin. Atë të portierëve të kësaj skuadre e më vonë dhe atë më moshat. Madje në sezoni 2004-05 ka arritur të shkoj deri nënkampion me para të rinjtë e Skënderbeut, me lojtarë të tillë si Rrapo, Xaka, Qirinxhi, Frashëri e të tjerë, të cilët edhe duke mos qenë më tepër
se 17 vjeç atë vit kanë luajtur edhe me të rriturit. Tani krahas punës si mësues i edukimit fizik, Kushe merret me
një ekip femijësh aty ku jeton gjatë me pasionin e tij që ka për futbollin. “Me këtë moshë lojtarësh kushdo ndjehet mirë,- thotë Kushe, ish- portieri i Vllaznisë ndoshta më mirë se të tjerët, sepse këtë lojë e dashuron tej mase. Ndoshta se kemi vite që merremi më këtë zanat,- shprehet Kushe, korçari që në qytetin verior e kujtojnë edhe sot
e kësaj dite. Edhe për atë kupë e atë titull të fituar me Vllazninë. Ashtu si dhe Kushe kujton atë qytet e atë skuadër që i ka falur atë që tani e konsideron mburrja e tij sportive. Edhe për këtë Kushe thotë shkurt: “Faleminderit Shkodër, faleminderit Vllazni”!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Ish lojtaret e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 18:17

Brikeno Bizi, trajneri I të rinjve të Adës

Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik si gjithmonë shoqërohen edhe me ndryshime në strukturat drejtuesve të skuadrave dhe klubeve. Jashtë këtyre ndryshime nuk ka mbetur as Ada e Velipojës. Bordi drejtues I klubit në një mbledhje të ditëve të fundit, ka vendosur të bëjë një ndryshim në drejtimin e ekipit të të rinjve. Deri në fund të
sezonit që sapo u mbyll, këtë ekip e ka drejtuar trajneri Ermir Miri. Skuadra ka bërë një paraqitje deri diku të mirë duke u renditur në mesin e renditjes të grupit B. Por pretendimet e drejtuesve të klubit janë për një punë edhe më cilësorë në ekipet zinxhir të Adës. Për këtë arsye, është vendosur që trajneri I ekipit U-19 për sezonin e ardhshëm
të jetë Brikeno Bizi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti I klubit Alfred Pjetri që për “Vllaznimin Sportiv” do të shprehej: “Kemi vendosur të bëjmë ndryshime në strukturën e ekipeve zinxhir me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të punës. Ada e bazon suksesin e saj pikërisht tek elementi I ri dhe për këtë arsye do tentojmë t’I bëjmë gjërat
sa më mirë me ekipet e moshave. Për këtë arsye kemi vendosur që tani e tutje ekipin e të rinjve ta drejtojë
Brikeno Bizi, një emër I njohur jo vetëm si futbollist I Vllaznisë por tashmë edhe si trajner. Madje jo vetëm kaq.
Shumë shpejt do përzgjedhim edhe trajnerin e U-17 që do jetë një emër edhe më I madh. Përveç kësaj kemi në mendje edhe disa projekte të tjera shumë serioze të cilat do t’I zbulojmë në vazhdim”.

Vllaznimi Sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Ish lojtaret e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 12 Jun 2009 , 20:18

a dihet gja kush asht ky ultras kuqeblu??????
se ketu ne forum tone shume kan hi e shpejt jan largu
i perjashtuar

Post Reply