Ish lojtaret e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Ish lojtaret e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Dec 2004 , 02:40

Inteviste me Armir Grimen :

"Pasaporta" e Armir Grimës

Emri: Armir
Mbiemri: Grima
Vendlindja: Tiranë
Datëlindja: 16 qershor 1974.
Shenja sipas horoskopit: Binjakët
Gjatësia: 190 cm
Pesha: 90 kg I martuar. Ka një vajzë me emrin Morena.
Makina që përdor: BMW
Sapo kishim mbërritur në qendër të Prishtinës, pikërisht para stadiumit të kryeqytetit të Kosovës, i kujtoj kolegut tim Driton Latifi, portierin Armir Grima.
Menjëherë ai formulon numrin e tij dhe nuk vonon e pranë nesh vjen portieri i njohur shkodran, që aktualisht luan në formacionin e Flamurtarit të Prishtinës. Nuk e kisha parë Grimën që kur portieri shtatlartë kishte lënë 4 vjet më parë Athinën, kur për një sezon kishte mbrojtur portën e Ethnikos të Pireut.
Ai dhe Armando Cungu janë larguar nga kryeqyteti helen me përshtypjet më të mira. Tani në Prishtinë i kujtojmë të gjitha. Por biseda me Grimën shtrihet edhe më gjerë. Ai flet për Prishtinën, ku luan përsëri me shokun e tij të ngushtë Cungu, flet për karierën e tij të gjatë në shumë klube. Tregon sekretin se cilin nga futbollistët shqiptarë ka pasur më për "zët". Ngre në "mit" Strakoshën dhe shtron problemin e një krize portierësh. Shkodrani që ka lindur në Tiranë e ka mendjen te qyteti ku u rrit dhe shpreson të kthehet për të mbrojtur përsëri ngjyrat e Vllaznisë, skuadrës së dashur, ku edhe largësia nuk mund ta largojë dot. Ai tregon hollësi nga jeta e tij, që ndoshta nuk i ka treguar ndonjëherë.
Biseda me Grimën është interesante, e bukur dhe unë po e tregoj për lexuesit ashtu siç e bëmë:
- Përse fillove të luash portier?
- Mua më ka tërhequr gjithmonë fakti që të luaja portier. Nuk isha prej atyre fëmijëve, të cilët meqë nuk dinë të luajnë futboll, që të mos rrinë pa luajtur, i fusin portier. Gjithmonë kam këmbënglur që të luaj portier. Një ndihmë të madhe më ka dhënë një mësuesi im i fizkulturës dhe një ish-portier i Vllaznisë, Ahmet Meta. Ai u bë sebep që unë të luaja me ekipet e moshave të Vllaznisë dhe të jem ky që jam.
- Natyrisht këto kujtime të çojnë tek fillimi i asaj që shumëkush e quan fillim karriere. Ju a jeni i këtij mendimi?
- Unë nuk do të flas për karrierë, por do të kujtoj fillimin. Trajneri im i parë ka qenë Fatmir Lelaj. Atij ia dedikoj formimin tim si portier. Lelaj më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Ndihma e profesor Fatmirit ka ardhur pas një pune serioze që ka bërë me mua edhe mësuesi im i fizkulturës, Fasli Qellza. Lelaj ka punuar me mua me shumë përkushtim.
- Jeni një nga futbollistët me moshën më të re të aktivizuar me një ekip të kategorisë së parë. Në ç'moshë keni bërë ndeshjen e parë dhe me cilin ekip jeni aktivizuar?
- Në moshën 16 vjeç me ekipin e Vllaznisë.
- Të kujtohet ndaj kujt? - Po në Fier. Kemi humbur 5-4 me Apoloninë në vitin '90. Apolonia kishte lojtarë shumë të mirë, por edhe ne kishim futbollistë shumë të mirë.
- Cilat janë skuadrat ku ke luajtur më parë?.
- Vllaznia, Besëlidhja, Laçi, Dinamo, Partizani, Ethnikos i Pireut dhe vazhdoj të luaj me Flamurtarin e Prishtinës.
- A ju kujtohet ndeshja juaj më e bukur? - Për momentin nuk më kujtohet, por kam bërë disa ndeshje të mira.
- Atëherë ndeshja më e dobët? - Humbja me Tiranën në Shkodër, para një viti e gjysëm me rezultatin 3-1, që u bë shkak edhe për largimin tim.
- Cili ka qenë sulmuesi më i rrezikshëm për portierin Grima?
- Dy kanë qenë sulmuesit më të rrezikshëm për mua, Fortuzi dhe Vito. Pa dyshim Fortuzi ishte futbollisti kryesor ndaj të cilit duhej të kishe gjithmonë kujdes.
- Rruga e Grimës për në kombëtare? - Unë jam grumbulluar në ekipin kombëtar në vitin 1996, kur trajner ka qenë Astrit Hafizi. Kam vazhduar deri në vitin 1997. Këtu kam pasur një ndërprerje. Jam rikthyer në kombëtare deri në vitin 2002.
- Sa ndeshje keni zhvilluar me fanellën kuqezi? - Kam luajtur në disa ndeshje miqësore, që mund të shkojnë në 8 dhe për disa ndeshje kam qenë rezervë i Strakoshës. Bëhen gjithsejt rreth 15 ndeshje.
- Sa kohë keni që jeni në Prishtinë? - Po bëhet viti.
- A ju njihnin më parë në Kosovë?
- Më njihnin si emër, por nuk e dinin mirë se kush isha. Unë erdha në një kohë kur skuadra jonë po luante për ekzistencë. Shpëtuam dhe shpëtimtar më kanë quajtur mua.
- Si e ndien veten Armir Grima midis bashkëkombasve në Kosovë?
- Mjaft mirë. Këtu na i kanë krijuar të gjitha kushtet.
- Thuhet se Grima është futbollisti më i paguar në Kosovë. A është e vërtetë kjo?
- Nuk e di se çfarë shkruajnë gazetat dhe sa marrin shokët e mi të ekipit ku luaj apo edhe të ekipeve të tjera. Por di të them se kjo gjë përshtatet edhe me interesat e mia ekonomike.
- A jeni i kënaqur? - Po.
- A është sakrificë të luash jashtë vendit, siç keni luajtur vite më parë në Greqi, apo larg Shkodrës, siç jeni tani në Prishtinë?
- Sigurisht që është një sakrificë.
- Kam mësuar se në ekipin që luani është edhe shoku yt i ngushtë, Armando Cungu. Cilat janë lidhjet tuaja me Armandon?
- Me Armandon jemi rritur bashkë, qysh me ekipet zinxhir. Me Vllazninë kemi filluar përnjëherësh. Unë Armandon e kam më shumë se shok ekipi. Jemi miq familjeje. Edhe sot që luajmë futboll nuk po ndahemi as nga ekipet.
- Ka pak futbollistë nga Shqipëria që luajnë në Kosovë, por ka edhe pak futbollistë kosovarë, që luajnë në Shqipëri. A nuk duhet ndryshuar ky raport?
- Po, duhet ndryshuar, pra duhet më shumë futbollistë nga Shqipëria të vijnë në Kosovë dhe më shumë futbollistë nga Kosova të shkojnë në Shqipëri. Janë shumë gjëra që e favorizojnë këtë, është gjuha e njëjtë, zakonet e të tjera gjëra. Kjo do të bëjë, që të ndërthurren vlerat e të rritet cilësia e futbollit. Kjo do t'i shërbejë edhe më më mirë ekipit kombëtar.
- Meqë përmendët ekipin kombëtar, cili është mendimi juaj për të?
- Mendoj se kombëtarja jonë është në rrugë të mbarë. Dëshëroj të vazhdojë kështu.
- Ju jeni një portier i njohur. Ka shumë versione për zëvendësin e Strakoshës. Cili është mendimi juaj për këtë, duke qenë se për shumë vite keni qenë edhe pranë tij?
- Strakosha është Strakoshë, pra është i veçantë. Ai është një mit i portës shqiptare. Strakosha nuk ka nevojë që kush t'i bëjë elozhe. Unë mendoj se pas Strakoshës, kombëtarja jonë do të pësojë një krizë portierësh. Megjithë punën e mirë që po bëhet me djemtë e rinj, ata nuk po e tregojnë veten. Për mendimin tim kjo tregon krizë. Thuhet që ka talentë, por ata nuk po duken.
- A duhet shumë punë për t'u bërë portier?
- Po. Që të mbrosh portën e ekipit është detyra më e vështirë. Unë mendoj se portieri është është detyra numër 1 e çdo trajneri, por jo vetëm e tij. Futbollistët e ndiejnë veten të ngrohtë kur kanë në portë një portier të mire. Përndryshe ata ndjehen të dekurajuar pa filluar loja, sepse edhe po të luajnë mirë nuk e ndiejnë veten të sigurtë. Me një fjalë, portieri ka në dorë rezultatin e ndeshjes.
- A mendon Grima të kthehet përsëri në Shkodër?
- Pa diskutim. Shkodra është gjithçka për mua. Aty u rrita, aty fillova futbollin, aty arrita kulmin tim, aty krijova familjen, atij qyteti do t'i shërbej gjithnjë dhe me të gjitha mundësitë e mia.
- Përveç futbollit çfarë pëlqen tjetër portieri Grima?
- Unë pëlqej gjithçka që është e mirë, gjithçka që është e bukur për me e shiju, me e prekë, gjithçka që i përshtatet karakterit tim. Më pëlqen muzika, teatri, kinemaja.
- Sa vend zë Shkodra në jetën tuaj, tani që jeni larg saj?
- Unë në Shkodër jam rritur, kam të gjithë të afërmit e mi, kam të gjithë shokët e mi dhe në asnjë mënyrë vëmendja ime nuk largohet nga Shkodra. Po të shikoni edhe këtu, makina ime ka targat e Shkodrës. Makina ime është e mbushur me kaseta dhe sidi që kanë këngë shkodrane. Unë jam krenar që jam rritur në Shkodër. Edhe pse kam lindur në Tiranë, unë e kam për nder që jam shkodran.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Feb 2005 , 14:57

Salihi, sot rikthimi në "Loro Boriçi"

Për lojtarin e talentuar shkodran Hamdi Salihi, rikthimi sot në "Loro Boriçi" do të jetë shumë i veçantë. Për herë të parë ai vjen të luajë në stadiumin ku bëri emër si futbollist, duke qenë pjesëtar jo i Vllaznisë, por i një skuadre tjetër. Pjesëtar i Panioniosit tashmë, 21-vjeçari në largimin e tij nga Shkodra në mënyrë enigmatike javën e kaluar, pati prishur shumë qejfin tifozëve kuqeblu, të cilët e donin në fushë kundër Tiranës. Megjithatë, tashmë të gjithë pranë njëri?tjetrit sot janë për ta përkrahur. Salihi do të ketë për detyrë t'i japë fitoren ekipit tonë Shpresa përballë asaj të Ukrahinës dhe tifozët shkodranë për ta përkrahur "idhullin" e saj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Feb 2005 , 14:50

Leandro dërgon "haber", Bici kundërshton kthimin e tij

Telenovela "Leandro" ende nuk ka marrë fund. Pas lajmeve për mosardhjen e tij, gjërat kanë marrë një rrugë tjetër para dy ditësh. Bëhet e ditur se vetë futbollisti ka telefonuar nga Brazili, duke lajmëruar se i ka zgjidhur plotësisht problemet e tij familjare dhe javën tjetër mund të jetë në Shkodër. Ky lajm duket se i ka gëzuar shumë tifozët shkodranë, të cilët i njohin mirë vlerat e këtij lojtari, por kundër rikthimit të brazilianit është trajneri Vasil Bici. Trajneri lezhjan i njeh aftësitë e Leandros që vitin e kaluar, kur bashkë me atë ishte pjesë e Dinamos. Pikërisht njeriu që e solli mesfushorin te Vllaznia, tani mendon se braziliani nuk ka vend në skuadër. "Lenadro vërtet mund të kthehet, por nëse më pyesin mua, do të thosha se ai nuk duhet të vijë më. Po bëhen gati dy muaj që ky lojtar është larguar dhe nuk e di në është stërvitur apo jo. Pastaj futbolli kërkon disiplinë dhe Leandro ka gabuar, sepse nuk erdhi në kohën e duhur. E përsëris edhe njëherë, se nuk jam për kthimin e tij, edhe sikur ai të na japë fitore në çdo ndeshje të mbetur," ? ka thënë trajneri Bici.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Aug 2005 , 19:50

Kaçi debuton me sukses në futbollin zviceran

E ka nisur mbarë me ekipin e ri të Lucernës, në kategorinë e dytë zvicerane, futbollisti shkodran Albert Kaçi. Ai vërtet nuk ka shënuar, por ka qenë ndër protagonistët kryesorë të fitores së skuadrës së tij. Siç është bërë e ditur, ai në fund të javës së kaluar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me këtë skuadër dhe më pas ka bërë edhe federimin. Ndërkohë, të shtunën, Kaçi ka debutuar me këtë ekip, teksa ka luajtur si titullar për 90 minuta. Ai është aktivizuar në rolin e mesfushorit të majtë dhe komentet e para flasin për një lojë shumë të mirë të 24-vjeçarit shkodran. Falë edhe kontributit të tij, Lucerna të shtunën ka arritur të fitojë jashtë fushës me rezultatin 2-1. Bëhet e ditur se, përveç Kaçit, tek Lucerna aktivizohen edhe 2 futbollistë kosovarë, si dhe argjentinasi Zakanti, i cili ka luajtur me Tiranën pak vite më parë. Ai dhe Kaçi kanë ardhur në këtë ekip pak ditë më parë, falë punës së menaxherit Rudi Vata.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 30 Aug 2005 , 13:46

Albert Kaci, gol per Lucernen ne Zvicer

Sulmuesi i njohur shkodran, Albert Kaci, ka shenuar te shtunen, gol ne kategorine e dyte zvicerane. Kaci realizoi golin e kater ne 69', ne fitoren 5-1 qe ekipi i tij Lucerne arriti ndaj Concordia-s. Futbollisti shtatshkurter, por i shpejte, kishte shkuar ne Zvicer qe me 7 gusht, duke nenshkruar kontraten. 24-vjecari luajti sezonin e kaluar per Elbasanin, duke zene vendin e dyte ne kampionatin shqiptar dhe duke marre pjese ne Kupen UEFA, ne dy ndeshjet kunder Vardarit te Shkupit (1-1, 0-0) te ish-RFJ te Maqedonise.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Sep 2005 , 13:35

Dibra: Fitorja jonë e parë, me Vllazninë

Më shumë se çdo mungesë tjetër, Lushnja të dielën ndaj Vllaznisë mund të vuajë mospraninë në formacion të mbrojtësit qendror me eksperiencë Ilir Dibra. Mbrojtësi i njohur shkodran i kampionateve tona vazhdon të vuajë dëmtimin në këmbën e djathtë që e pësoi në ndeshjen paraardhëse me Teutën në "Roza Haxhiu". Ai shpresonte që të riaftësohej për sfidën kundër ekipit "mëmë", Vllazninë, por ja që fati nuk i ka buzëqeshur këtij të fundit. Këtë fakt e ka shprehur jo pa keqardhje edhe vetë shkodrani, i cili mezi e priste këtë sfidë me ish-ekipin e tij, ku ai ka fituar edhe kurorën e kampiones së Shqipërisë.
Ilir, jeni i pafat, apo ky është futbolli?
Më vjen keq që nuk do të kem mundësi të kontribuoj për shokët dhe ekipin, pasi nuk jam riaftësuar plotësisht. Ndoshta dhe fati nuk ka qenë me mua, pasi në këto 4 takime vetëm ndaj Skënderbeut kam luajtuar 90 minuta të plota. Ndaj Dinamos nuk u aktivizova për probleme dokumentacioni, ndërkohë që ndaj Teutës pësova një dëmtim që vazhdoj ta vuaj edhe tani.
Mund të aktivizoheni disa minuta me Vllazninë?
Pas ndeshjes me Teutën kam zhvilluar stërvitje të diferencuar, me shpresën se rikuperimi do të ishte i shpejtë. Por fatkeqësisht, unë vazhdoj të ndiej dhimbje në këmbë, kështu që mundësitë për të luajtur të dielën janë minimizuar, për të mos thënë se nuk kam fare shpresë.
Ju vjen keq që do të mungoni në këtë takim me ish-ekipin tuaj, ku lindët dhe morët emrin si futbollist profesionist?
Dëshira ime është që të luaj në çdo ndeshje, por në takimin ndaj Vllaznisë doja të isha i pranishëm patjetër dhe të jepja kontributin tim për t'i shkaktuar një humbje atij ekipi. Kjo jo vetëm pse unë tani luaj me Lushnjën, por edhe për t'u treguar drejtuesve shkodranë se nënvlerësimi dhe mospërfillja ndaj meje dhe shumë kolegëve të mi kanë qenë krejtësisht të gabuara.
Tani që nuk do të luani, dëshironi të fitojë Lushnja, apo Vllaznia?
Natyrisht që Lushnja, pasi unë tani jam pjesë e saj. Vllaznia do të mbetet ekipi im i zemrës, pavarësisht padrejtësive të presidencës së saj ndaj meje dhe shumë titullarëve që janë detyruar të shtegtojnë nëpër ekipe të tjera.
Si do ta shpjegoni që fitorja i ka munguar Lushnjës, ndërkohë që dy herë keni qenë shumë pranë saj?
Eshtë vërtet për të ardhur keq që nuk kemi koleksionuar akoma fitoren e parë në këto tri ndeshje, sepse mundësitë dhe shanset i kemi pasur, sidomos ndaj Teutës. Mendoj se arritja e fitores ndaj Vllaznisë të dielën është më shumë se një domosdoshmëri për ne, pasi ka të bëjë më shumë edhe me anën psikologjike tonën. Një fitore ndaj Vllaznisë do të na çlironte shumë në ndeshjet pasardhëse.
Larg dëshirës për fitore, si e parashikon Dibra rezultatin përfundimtar të sfidës Lushnja-Vllaznia?
Më vjen keq që fitoren e parë Lushnja do ta arrijë ndaj Vllaznisë. S'ka se si të ndodhë ndryshe.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Sep 2005 , 14:17

Osja: Elbasanin s'mund ta ndalë askush

Ekipi i Elbasanit edhe në mbyllje të javës së pestë vazhdon të kryesojë u vetëm me meritë të plotë. Nënkampionët e edicionit të fundit u kanë bërë një nisje të bukur kampionatit të superligës dhe kuptohet se deklaratat e tyre kanë qenë realiste deri tani për sa u përket pretendimeve të shpallura. Në ndeshjen e së dielës përballë Lushjës, verdheblutë shfaqën në 20 minutat e fundit klasin e tyre karakteristik, i cili u ka munguar gjatë javëve të para. Por më së fundi ata arritën të dalin në lojën e zakonshme të këtij ekipi dhe kjo solli edhe thellimin e rezultatit. Ndryshimet që trajneri bëri në vendosjen në fushë të lojtarëve verdheblu, pasi u futën si përforcime sulmuesit K.Dalipi dhe E.Kuçi, së bashku me mbrojtësin me eksperiencë O.Osmani, i dhanë gjallëri dhe ritëm ndeshjes. Në këto minuta, gjithçka foli për Elbasanin. Mesfushori shkodran i verdhebluve, Safet Osja, në një prononcim e cilëson tepër të merituar fitoren e arritur ndaj Lushnjës. Osja ka shënuar në ndeshjen e fundit edhe golin e parë me fanellën e Elbasanit. Lidhur me këtë moment, shkodrani i Elbasanit thekson se do të mbetet një nga kujtimet e tij më të bukura gjatë karrierës si futbollist te verdheblutë për shumë arsye. Ndër to, më kryesorja është që ky gol i shërbeu ekipit për të fituar bindshëm, por mbi të gjitha më së fundi Osja arriti t'i gëzonte simpatizantët e tij të shumtë me golin e parë verdheblu. "Më ka torturuar mungesa e golit dhe atë që shënova të dielën ndaj Lushnjës ua dedikoj sportdashësve, sepse ata janë të mrekullueshëm. Prania e tyre e përhershme në çdo stadium ku luan ekipi ynë është për t'u admiruar dhe një sakrificë të cilën ne futbollistët do ta justifikojmë me rezultate sa më të larta. Me Lushnjën morëm një fitore të thellë, por të tilla duhet të synojmë edhe në javët e ardhshme. Nga ana jonë, të gjithë kundërshtarët vlejnë njëlloj. Çdo ndeshje, si kur fitohet me ekipin që mban fundin në renditje, edhe me atë që mban kreun, vlen tri pikë. Kështu që ndaj të gjithëve do të luajmë për fitore. Tek Elbasani nuk ka shumë rëndësi se kush është autor i golit, rëndësi ka marrja e maksimumit të pikëve. Përpara kemi një tjetër sfidë të rëndësishme, atë me Vllazninë. Por edhe ndaj këtij kundërshtari do të dimë të luajmë ashtu siç duhet për të marrë fitoren. Ne i kemi bërë llogaritë tona dhe nuk na intereson se ç'po ndodh në kampin e kundërshtarëve. Jam i bindur se këtij Elbasani nuk ka ekip që t'ia ndalë vrullin," - shprehet mesfushori shkodran i Elbasanit, Safet Osja, i cili kësaj jave do të luajë kundër ish-skuadrës së tij.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Oct 2005 , 13:20

Orges Shehi, tashmë portier i Partizanit

Porta e Partizanit duket se do të njohë tjetër padron, përveç Norkos e Mushicës, tashmë të federuar me të kuqtë. Dje është parë të stërvitet bashkë me skuadrën e kuqe ish-portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Orges Shehi, i larguar vetëm pak kohë më parë nga ekipi shkodran. Shehi ka qenë në fokusin e skuadrës së kuqe edhe gjatë merkatos së verës, madje kalimi i tij në atë kohë ishte thuajse i sigurt, por Vllaznia nuk e lejoi të transferohej, duke i rinovuar kontratën. Mirëpo gjërat nuk shkuan siç ishin parashikuar me klubin e Vllaznisë, kështu që vetëm para pak javësh ai mbeti jashtë organikës së skuadrës, si masë e marrë nga drejtuesit shkodranë për rezultatet e dobëta të arritura në javët e para të kampionatit. Meqë Shehi mbeti pa skuadër për pak javë, drejtuesit e kuq e shfrytëzuan në maksimum mundësinë për ta pasur në skuadër, një dëshirë e vjetër kjo për ta. Menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së djeshme, Shehi është shprehur per shtypin, duke deklaruar se tashmë mund të quhet futbollist i kuq.
- Orges, kjo është stërvitja e parë me Partizanin. A mund të quheni përfundimisht futbollist i kuq?
- Unë kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe mund të them se tani jam pjesë e kësaj skuadre. Kështu që kam filluar menjëherë stërvitjen, duke shpresuar se shumë shpejt mund të federohem dhe të jem në dispozicion të trajnerit Mema.
- Meqë thoni se keni biseduar me drejtuesit, a keni nënshkruar kontratë dhe për sa kohë?
- Me thënë të drejtën, ne kemi rënë dakord parimisht dhe shpresoj që brenda këtyre ditëve ta nënshkruaj kontratën. Mendoj se kjo është thjesht diçka formale, që nuk mund ta pengojë aktivizimin tim te kjo skuadër.
- Sipas rregullores së federatës, ju mund të federoheni vetëm në janar, pasi e keni nisur sezonin me ekipin e Vllaznisë...
- Unë e kam mbyllur gjithçka me ekipin shkodran, madje jemi ndarë si miq. Tani jam lojtar i lirë dhe mund të luaj me çdo skuadër që dua. Ndërsa për sa i përket federimit, besoj se edhe kjo çështje do të zgjidhet. Ka dhe një mundësi tjetër që nuk më pengon aspak për të luajtur me Partizanin. Unë mund të federohem te skuadra e kuqe në formën e huazimit dhe besoj se Vllaznia nuk do të më nxjerrë asnjë pengesë në këtë drejtim.
- Së fundi, sot (dje) keni zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e re, ku jeni njohur më lojtarët, stafin dhe ambientin në përgjithësi. Cila është përshtypja juaj e parë për Partizanin?
- Mendoj se Partizani është një skuadër mjaft e mirë, me elementë cilësorë dhe që premtojnë shumë në arritjen e objektivave të sezonit.
- A i druheni konkurrencës për një vend në formacion, kur te Partizani aktivizohen edhe tre portierë të tjerë?
- Ne jemi futbollistë profesionistë dhe vendin në formacion e shohim në lidhje me punën e bërë në stërvitje. Ai që do ta meritojë do të luajë si titullar, kështu që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në këtë drejtim.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Nov 2005 , 14:47

Patushi: Kampionë, edhe pse pa shumë "luks"

Saimir Patushi e ka gjetur Tiranën e këtij edicioni pa atë luksin e dikurshëm, që numëronte plot lojtarë në kontigjentin bardheblu. Në fakt, ai vetë është rikthyer me emergjencë nga Vllaznia e Shkodrës, ku u aktivua gjatë fazës së parë. Megjithatë, papritur, e ka parapëlqyer dhe për pasojë është rreshtuar gjatë merkatos së tetorit me Tiranën, këtë herë në një epokë të re, atë të italianit Menekini. Ekipi që ka fituar 3 tituj e fundit kampionë e ka pasur në shërbim Patushin, që ka kontribuar jo pak në rolin e mesfushorit. Tashmë, pas disa largimeve të njëpasnjëshme, ai komenton i bindur se nuk është më ajo Tiranë e sezoneve të dikurshme. Pra, tani Patushi bën krahasimin me këtë Tiranë që gjeti dhe atë të 3 sezoneve më parë: "Dihet se kanë ikur shumë lojtarë. Nuk është më ajo Tirana e dikurshme, pra Tirana e viteve të fundit. Po t'i numërosh të gjithë futbollistët e rinj, duhen konsideruar blerje të goditura vetëm Salihi dhe Pisha. Po sa nuk janë më? Janë larguar sezon pas sezoni shumë emra të tjerë. Të gjithë e dinë se për Tiranën, që ka dalë kampione gjatë 3 viteve të fundit, kontribuonin shumë më tepër lojtarë se kaq dhe shumë prej tyre, duke filluar me Redi Jupin e me radhë, pa u ndalur në emra se janë shumë e s'më kujtohen të gjithë e dihen, nuk janë më pjesë e këtij ekipi," - shprehet që në fillim mesfushori Patushi.
I ardhur nga Vllaznia pas një odiseje të njohur tashmë, lojtari nuk ka dëshirë të tregojë detajet e rikthimit, duke u justifikuar me faktin se është një futbollist bardheblu dhe se gjithçka rreth hollësive të këtij kalimi duhet konsideruar pjesë e së shkuarës. Në sajë të disa ndryshimeve të planifikuara, Patushi, fill pas përfundimit të misionit në Ligën e Kampionëve nuk u përfshi në planet e donatorëve të Tiranës. Ndërkohë është marrë për në vijim në formë huazimi nga Vllaznia dhe tani po mendon për titullin e radhës. Sipas tij, Tirana do të dalë sërish kampione, duke dhënë argumentimin se për fazën e dytë kjo skuadër do të seleksionojë disa fitore radhazi për të zënë kreun. Më tej pritet rihapja e merkatos së janarit, ku është planifikuar të përforcohet me emra të tjerë Tirana e këtij edicioni. "Derisa të rihapet merkatoja, ne si grup do të japim maksimumin, pastaj grupi besoj se do të kompletohet më shumë me elementë cilësorë." Të shtunën, përballë Vllaznisë, futbollisti i mesfushës bardheblu shprehet se ka vetëm një objektiv, që dihet: duhet arritur tripikëshi. "Do të luajmë përballë Vllaznisë për të arritur fitoren e radhës. Synojmë tri pikët dhe kaq. Tirana duhet të ngjitet dalëngadalë drejt vendit që i takon, që do të thotë se vetëm duke fituar mund të shkojmë atje," - komenton numri 99 i Tiranës, Patushi, i cili beson gjithashtu se do të arrijë trofeun e 4-t radhazi. "Kam fituar 3 dhe jam rikthyer për të fituar të katërtin," - mbyll deklarimin e tij Saimir Patushi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 10 Nov 2005 , 14:45

Hija e Suad Licit tek Tirana

Në pasditen e vonë të ditës së djeshme, në zyrat e klubit bardheblu të kryeqytetit është parë të hynte njëri nga ish-lojtarët e Tiranës dhe të Vllaznisë, Suad Lici. Burime të pakonfirmuara nga klubi kampion theksojnë se Lici ka ditë që është në Tiranë dhe se nuk bëhet fjalë për një rikthim të tij në kampin bardheblu. Por në fakt nuk kanë munguar dhë zërat për një përfshirje të tij në ngjyrat e ekipit të Tiranës. Lici është parë të shoqërohet me një nga teknikët e klubit dhe i është drejtuar zyrave të FK.Tiranës rreth orës 17:30. Sipas disa burimeve, shkodrani i cili është i aktivizuar me FC Baku të Azerbajxhanit, ka rënë në kontakte me drrejtuesit e klubit badheblu dhe nuk përjashtohet mundësia që së shpejti ai të vishet me fanelën e Tiranës. Pavarësisht se drejtuesit e kampionëve nuk e pranojnë një kontakt të tillë, hyrjet e shpeshta të Licit në klubin kryeqytetas tregojnë qartë “ujdinë” epërgatitur mes tij dhe drejtuesve bardheblu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Nov 2005 , 14:32

Salihi: Nuk duhej hapi i gabuar ndaj Elbasanit

Ndonese ka shenuar tre gola ndaj Shkumbinit, nuk ka mundur te gezoje sic duhet pas ndeshjes, qe perfundoi vetem ne barazim. Tirana e tij nuk e mbajti fort epersine e krijuar fale golave te tij dhe nje goli te Xhafes, por u dorezua para kembenguljes peqinase. "Cfare vlere kane golat e mi tani, - thote Salihi ne forme pyetjeje, - jam vertet i kenaqur qe kam realizuar objektivin tim, por, sic thuhet ne keto raste, me mire do te kishte qene qe une te kisha shenuar vetem nje gol dhe ne te kishim dale fitues". Shkodrani i tiranasve ndodhet ne kuoten e 9 golave, me i miri shenues i kampionatit, por ai shqetesohet lidhur me garen per titullin kampion. "Nuk duhej ky hap i gabuar, duke pasur parasysh se Elbasani eshte perpara nesh dhe ka nje ndeshje per te zhvilluar, - u shpreh ai, - ky eshte edhe problemi kryesor, sepse mund te ndodhe qe te barazohet nje ndeshje e tille".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Nov 2005 , 18:06

Elvin Beqiri shumë pranë skuadrës izraelite Beitar Jerusalem

Nuk do te ishte aspak keq, pasi oferta eshte e kenaqshme

Perfundimi i kampionatit rus, si edhe renia e skuadres se tij, Alania VLADIKAVKAZ ne kategorine e dyte, ka bere qe mbrojtesi titullar i kombetares shqiptare, Elvin Beqiri te ktheje syte nga nje tjeter kampionat. Fjala eshte per skuadren izraelite te Beitar JERUSALEM, e cila militon ne Premier Ligen e Izraelit. “Eshte e vertete qe kerkohem, por nuk e di ende cfare o te bej”, thote Beqiri. Nder te tjera, vete futbollisti shprehet i kenaqur per kete oferte, qe duket se deri tani eshtevetmja qe i ka mberritur. “Me duhet te pranoj se eshte nje oferte shume e mire ajo e rdhur nga Izraeli dhe do ta rishikoj. Por, njehre per njehere me duhet te pres, sepse duhet te flas me menaxherin tim dhe te shoh nese ka ndonje oferte tjeter me te mire, apo jo”, ka vijuar lojtari, i cili eshte kontaktuar nepermjet telefonit. Nderkohe, nese do te realizohej kjo, atehee Beqiri do te jete edhe i pari futbollist shqiptar qe do te luante ne nje kmpionat izraelit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 14:51

Beqiri drejt Kaiserlauternit?

Pasi i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e kampionatit rus, Alania Vladikaukaz, mbrojtësi shkodran i kombëtares sonë, Elvin Beqiri, tashmë është në kërkim të një skuadre të re. Dhe sipas të gjitha gjasave ka shumë mundësi që gjatë merkatos së janarit ai të kalojë në Bundesligë. Lajmi, edhe pse jo zyrtar, është i besueshëm nga burime afër trajnerit të kombëtares shqiptare Hans Peter Brigel, i cili është takuar sot në Hotel Rogner me futbollistin e kombëtares sonë. Biseda e Beqirit me Brigelin ka qenë shumë konfidenciale, por burimi thotë se kalimi i tij është i sigurt dhe se ekipi i parë i tij mund të jetë Kaiserslauterni. Te Kaiserslauterni, që po përjeton një krizë të thellë rezultatesh, ka dalë në mënyrë urgjente përforcimi i mbrojtjes dhe Beqiri mund të jetë përforcimi më i mirë. Nëse gjithçka do të ishte e vërtetë, te Kaiserslauterni Beqiri do të gjejë dhe fantazistin Ervin Skela. Në këtë mënyrë, K’lauterni bëhet skuadra e dytë brenda pak ditëve që del në skenë si skuadra e ardhshme e mbrojtësit të përfaqësueses sonë. Pak ditë më parë u fol për një kalim të mundshëm të Beqirit te skuadra izraelite Bejtar Jeruzalen, por me sa duket kampionati gjerman është një piacë më lart. Për të përmendur është dhe një fakt tjetër. “Martesa” e durrsakut Edmond Kapllani me Karlsruhen u realizua po nga Hans Peter Brigel.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Dec 2005 , 14:57

Salihi, oferte nga gjermania

16 Dhjetor Greuther Furth kërkon shërbimet e bomberit të kampiones në fuqi, Tiranës, të cilan mund t’i marrë që në merkaton e janarit

Ndonëse ende nuk është hapur merkatoja e futbollistëve, në kampionatin tonë kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të futbollistëve që kanë oferta të ndryshme si brenda vendit tonë, ashtu edhe nga jashtë. Kështu, duket se një nga futbollistët më të kërkuar të kampionati tonë do të jetë golashënuesi më i mirë i Superligës shqiptare deri tani, autori i 14 golave, shkodrani Hamdi Salihi. Përveç skuadrave të vendit tonë, këto ditë në adresë të sulmuesit të ekipit të Tiranës ka ardhur një ofertë nga Gjermania. Burime shumë të sigurta pranë klubit kampion, por edhe pranë vetë futbollistit theksojnë se këto ditë në adresë të Salihit ka mbërritur një ofertë nga ekipi i Bundesligës së dytë gjermane, pikërisht nga Greuther Furth. Ekipi në fjalë është një nga pretendentët e kësaj kategorie për t’u ngjitur në Bundesligën e parë, dhe kështu kërkon të përforcojë radhët e saj për ta bërë më të sigurt arritjen e këtij objektivi. Sigurisht që forma e mirë që ka paraqitur sulmuesi Salihi në gjithë këto javë kampionati nuk do ka kaluar pa rënë në sy të specialistëve të ndryshëm. Madje, mësohet se ky futbollist është një nga të përzgjedhurit e trajnerit të kombëtares sonë Brigel për zborin e radhës - të paktën deri tani shkodrani është në listën e Brigelit. Megjithatë, në lidhje me ofertën e ekipit gjerman kontaktet janë vetëm në kuadrin e bisedimeve paraprake me sulmuesin e bardhebluve dhe priten që në të ardhmen të ketë zhvillime të reja në në këtë pikë. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të mësohet saktësisht destinacioni i sulmuesit shkodran Hamdi Salihi: do të vazhdojë të qëndrojë te Tirana, nëse do të arrijë të shkojë në kampionatin gjerman, apo në ndonjë ekip tjetër të Superligës. Kujtojmë se në adresë të Salihit në fillim të këtij sezoni pati ardhur edhe një ofertë tjetër, po nga kategoria e dytë gjermane, pikërisht nga Paderborni, por një ofertë e tillë në atë periudhë u hodh poshtë nga vetë futbollisti, duke e quajtur si të papërshtatshëm atë moment për të lëvizur drejt Gjermanisë. Ndërsa tani shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i sezonit dhe mundet që sulmuesi shkodran të tentojë për të kaluar këtë herë në këtë kampionat me ekipin e Greuther Furth, ku edhe para dy vjetësh ai ka kaluar një periudhë prove pranë këtij ekipi. Gjithsesi, duket se klubi gjerman është i interesuar për këtë futbollist, që është vënë në lëvizje, i sugjeruar nga të tjerë persona kompetentë për këtë punë.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Kush eshte talenti shkodran Hamdi Salihi ???

Post by Admin » Fri, 30 Dec 2005 , 00:44

Pasaporta e Hamdi Salihit
Emri: Hamdi
Mbimeri: Salihi
Vendlindja: Shkodër
Ditëlindja: 19.1.1984
Roli: Sulmues
Numri i fanellës: 21
Karriera: Vllaznia '03-'04 (14 gola), Vllaznia '04-'05
(16 gola), Panionis (asnjë gol), Tirana '05-'06 (14 gola)

Hamdi Salihi ka lindur dhe është rritur në Shkodër, në atë qytet që cilësohet nga të gjithë dhe me të drejtë djepi i futbollit shqiptar. Sulmuesi pati fatin të konfirmohej shpejt në arenën kombëtare për golat e shumtë që shënoi me fanellën e Vllaznisë në sezonin e tij të parë. Atëherë Vllaznia po kalonte një ndër momentet më të vështira në historinë e saj. Pas vrasjes së ish-presidentit Myftar Çela, ekipi seleksionoi shumë të rinj dhe një ndër ta ishte ai që do të bënte jo pak jehonë me golat që shënonte çdo javë. Hamdi Salihi rrëfen ngritjen e tij të shpejtë në karrierë. 3 vite më parë një lojtar i të rinjve të Vllaznisë, kurse sot sulmuesi numër një i kampionatit tonë, me 14 gola në 17 ndeshje. Që prej fillimit të këtij edicioni luan në radhët e kampionëve të vendit. Aktualisht, sulmuesi kryesor i Tiranës, Hamdi Salihi, gjithashtu pjesë përbërëse e ekipit Shpresa, thotë se e ka për detyrë të shënojë edhe më shumë se kaq. Karriera e tij sapo ka filluar dhe e di se ka shumë për të bërë në vazhdim. Sulmuesi muajin tjetër mbush 22 vjeç. Si njeri, karakteristikë kryesore ka qetësinë, dallohet për urtësinë, një futbollist fjalëpak, mjaft punëtor, është shembull dhe jo më kot admirohet te Tirana. Talenti është vetëm një anë e "medaljes" së tij:
"Këpuca e artë" për dy fazat e para
Hamdi Salihi ka shënuar në total gjatë dy fazave të para plot 14 gola, duke kryesuar me diferencë të madhe listën e golashënuesve të kampionatit tonë. Kampionatit deri në fund i kanë mbetur edhe dy faza. Sulmuesi shkodran shënon vazhdimisht dhe duket se nuk ka të ngopur me gola. Thotë se deri në fund nuk e ka menduar numrin e golave, por është optimist se do të shënojë më shumë se numri në dy fazat e para, ashtu sikurse tregon optimizëm kur thotë se Tirana do të shpallet kampione e Shqipërisë. Dhe sikur Tirana të ketë po këtë ecuri që pati në dy fazat e shkuara, Salihi, sipas logjikës, duhet të shënojë në total afro 30 gola. "Mendoj se do të shënoj më shumë," - dhe miraton numrin 40, një shifër vërtet marramendëse për çdo sulmues. Ecuria e Salihit të bind se mund t'ia arrijë vërtet qëllimit. Por a do t'ia arrijë? "Ju po më pyesni a do të shpallet Tirana kampione?" - kundërpërgjigjet futbollisti. "Sigurisht, - vazhdon ai më tej, - dhe kjo do të thotë se ne do të luajmë shumë më mirë në 18 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Edhe pse jemi në këtë pozicion krejt të pafavorshëm, kemi marrë një mbështetje nga klubi dhe mendoj se duhet të reagojmë sa më shpejt. Do ta kthejmë Tiranën në krye të klasifikimit. Të gjithë jemi optimistë se këta luajnë lojtarë shumë të mirë, kanë eksperiencë dhe ego që të arrijnë suksesin." Por cili është goli më i veçantë për Salihin nga të gjithë që ka shënuar deri tani. "Çdo gol që i shërben ekipit kur fiton ndeshjen," - thotë ai. "Numri i golave që kam dëshirë të shënoj duhet të përputhet me suksesin e skuadrës. Unë kam shënuar 14 gola në dy fazat e para dhe nuk ndihem aspak mirë. E them këtë sepse Tirana është në vendin e 4-t në klasifikim dhe ky pozicion nuk më kënaq as mua, askënd këtu. Prandaj them se duhet të bëjmë më shumë për pjesën e mbetur të kampionatit."
Më tej, lufta do të jetë më e ashpër. Megjithatë, lojtari, sikurse edhe protagonistët e tjerë, mendon se do të arrihet suksesi. "Ka përfunduar faza e parë dhe e dytë. Tirana gjithmonë reagon kur ka ulje-ngritje. Jemi në një pozicion që na bën të presim me padurim ndeshjet e tjera, për të shkëmbyer vendet me skuadrat që janë para nesh në klasifikim," - thotë shkodrani.
Për sa i përket ekipit kombëtar, autori i 14 golave me Tiranën thotë: "Të gjithë ëndërrojnë të jenë me ekipin përfaqësues. Të jesh te Tirana e të shënosh shumë gola është më e lehtë, prandaj jam optimist se do të arrij të jem pjesë e përfaqësueses në të ardhmen," - përfundon Hamdi Salihi.
Goli i parë, "peshqesh" për Nallbanin
Salihi, ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Vllaznisë e ka zhvilluar në qershor të vitit 2003. Interesant është fakti se ky futbollist, atëherë vetëm 19 vjeç, e nisi karrierën duke luajtur një ndeshje ndërkombëtare. Shkodranët fituan të drejtën të përballeshin me skecezët e Dandit në turin e parë, i vlefshëm për Kupën UEFA. Vllaznia u shpërbë gati, megjithatë nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Medin Zhega, vetëm sa u përfaqësua në UEFA. Ajo u eliminua nga kjo veprimtari që në turin e parë, pasi gjendja nuk premtonte asgjë më shumë. "Thjesht u përfaqësuam, pasi trajneri Zhega na grumbulloi në një kohë që s'kishim përgatitjet fare." Më tej, Salihi u rreshtua përkrah skuadrës në ndeshjet zyrtare të kampionatit. Vllaznia e nisi si mos më keq, kurse Salihi shkëlqyeshëm. "Ndeshjen e parë e luajta kundër Partizanit në "Qemal Stafa". Humbëm me rezultatin 4-1. Unë shënova golin e vetëm të Vllaznisë dhe të parin në karrierë. Kam shënuar ndaj Nallbanit, me të cilën luaj aktualisht te Tirana. Që të jem i sinqertë, më ka ecur disi këto vite dhe mendoj se kam qenë me fat." Vllaznia po zbriste poshtë e më poshtë, ndërsa Salihi "fluturonte" në krye të klasifikimit të golashënuesve. Gjatë këtij kampionati ai shënoi 14 gola.
Sezoni i dytë, mes Shqipërisë dhe Greqisë
Gjatë kampionatit të vitit të kaluar ai luajti vetëm dy fazat e para në Shkodër. Dhe u bë sërish protagonisti kryesor i kampionatit. Salihi shënon plot 16 gola. Largohet në përfundim të fazës së dytë drejt Greqisë. "Foto Strakosha më mori në telefon dhe më ftoi tek ekipi i tij, Panionios. Isha në Greqi. U futa në bisedime me drejtuesit e Panioniosit, të cilët më dhanë një kontratë që ta firmosja. E pashë, më pëlqyen kushtet financiare dhe pranova. Me grekët nuk më eci shumë. Luajta 5 ndeshje si titullar dhe nuk shënova asnjëherë. Por ama shtyllën e godita afro 5 herë, pa përmendur rastet e shumta që i humbëm gjatë ndeshjeve." Më tej, Salihi tregon se nuk po aktivizohej rregullisht, çka ndikoi që të largohej para kohe. "Te skuadra pati probleme financiare dhe lojtarët e huaj nisën të largoheshin. Edhe unë ika para kohe."
Rikthehet në Shqipëri, aktualisht me Tiranën
Kur po përfundonte sezoni, Hamdi Salihi u rreshtua përkrah kampionëve, që prisnin të kurorëzoheshin për të tretin vit radhazi. Sapo përfundoi kampionati i shkuar, ai pranoi ofertën bardheblu, duke u bërë zyrtarisht lojtar i Tiranës. "E pranova interesimin e Tiranës, pasi kjo ishte skuadra që afronte kushtet më të mira në Shqipëri. Por Tirana më kishte kërkuar edhe kur luaja me Vllazninë. Një nga investuesit e Tiranës, Lutfi Nuri, më kishte bërë ofertën e parë që kur isha te Vllaznia. Kisha një kontratë 3-vjeçare me Vllazninë dhe nuk më lejuan të lëvizja në atë kohë. Megjithatë, ika në mes të kampionatit prej Vllaznisë. Kur lashë Greqinë e gjeta derën të hapur te Tirana, që më ftoi, më priti ngrohtë dhe më afroi një kontratë të kënaqshme. Që nga fundi i kampionatit të shkuar jam pjesë e Tiranës dhe jam i kënaqur që jam këtu." Salihi rikthehet te goli. Me Tiranën bën një përfaqësim të shkëlqyer në "Champions". Tirana kalon turin e parë dhe eliminohet në të dytin. Megjithatë, sulmuesi shkodran pati peshën kryesore të sulmit dhe e nis kampionatin me oreks të madh.

Student dhe nostalgji për Shkodrën
Hamdi Salihi ka lidhje të ngushta me qytetin e tij të lindjes, Shkodrën. "Kam nostalgji për Vllazninë që më rriti, klubin që më dha mbështetje, tifozët e për gjithçka tjetër në Shkodër. Thjesht ruaj nostalgji andej." Miqtë e tij janë futbollistë, shumica lojtarë të dy skuadrave që ai luan, Vllaznisë e Tiranës. "Te Vllaznia kam shokët më të mirë, si Telin, Belishën e ma radhë. Edhe te Tirana pothuajse të gjithë lojtarët i kam shokë." Ndërkohë, përveç futbollit, lojtari shkon shpesh në Shkodër, sepse është student "part-time" në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në degën histori-gjeografi. "Kam familjen, por jam edhe student, prandaj shkoj shpesh në Shkodër."
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 18 Jan 2006 , 14:52

Elvin Beqiri: Ende nuk e kam gjetur skuadrën

Prej ditësh vazhdon stërvitjen me Vllazninë, por Elvin Beqiri ende nuk ka vendosur asgjë në lidhje me skuadrën e tij të ardhshme. Kalimi i ditëve e bën më të mundshme edhe qëndrimin e tij në Shqipëri, por vetë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, nuk nxitohet në këtë përfundim, teksa thotë: "Unë kam patur shpresa që deri në mesin e janarit të gjeja ekipin tim të ri, por kjo gjë ende nuk është realizuar. Menaxheri im po punon shumë në këtë drejtim, kryesisht në vendet e Perëndimit, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Oferta e duhur mund të vijë nga çasti në çast dhe prandaj po pres, sepse janë edhe disa ditë kohë në dispozicion, deri në mbylljen e merkatos". Pas kësaj deklarate, menjëherë vjen pyetja e dytë në adresë të tij: Nëse deri më 31 janar nuk gjeni skuadër tjetër, a ekziston mundësia të mbeteni te Vllaznia? Përgjigja e Elvin Beqirit është e shpejtë: "Jam shprehur edhe më parë në lidhje me këtë çështje. Nuk kam dëshirë të luaj këtu për momentin. Objektivi im është të gjej një ekip të mirë, për të luajtur diku në Perëndim, përndryshe e kam një mundësi për të vazhduar kontratën që kam me ekipin rus. Prandaj, nuk kam pse të bisedoj me drejtuesit e Vllaznisë apo të ndonjë ekipi tjetër shqiptar, për të gjetur një vend për të luajtur".
Nga ana tjetër, futbollisti i kombëtares sonë, ende nuk e ka të qartë edhe faktin nëse, do të jetë në Norçia me ekipin tonë përfaqësues apo jo. "Më kanë njoftuar se javën tjetër duhet të paraqitem në Ambasadë për marrjen e vizës. Do ta bëj këtë e më pas do të shoh sesi rrjedhin ngjarjet me mua. Kjo varet edhe nga ekipi ku mund të shkoj për të luajtur", ka thënë në fund të prononcimit të tij, shkodrani Elvin Beqiri.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Jan 2006 , 14:40

Ziambo, përgjithmonë larg fushave të blerta

Edhe pse ishte paralajmëruar kohë më parë, nga stafi mjekësor fierak, vetëm dje është zyrtarizuar largimi nga ekipi i Apolonisë i futbollistit afrikan, Januari Ziambo. Ka qenë këmbëngulja e vazhdueshme e mjekut të Apolonisë, Jetnor Sulaj, ajo që e ka detyruar futbollistin në fjalë, të shkojë për të disatën herë për t'u diagnostikuar. Sulmuesi Ziambo, i paralajmëruar edhe më parë nga mjeku Sulaj, ditët e fundit, shfaqi disa simptoma të një problemi serioz shëndetësor. Mjeku fierak e kishte paralajmëruar afrikanin për këtë problem, por këshillat e tij ishin kundërshtuar nga menaxheri i Ziambos, i cili bashkë me futbollistët e tjerë, kishte paraqitur kartelën mjekësore. Por, vetëm dje ka përfunduar odiseja e ecejakeve për këtë problem. Pas një diagnostikimi të hollësishëm, Ziambo është lënë i lirë nga klubi fierak, por për të qenë përsëri pjesë e planeve të presidentit Kokëdhima, tani si menaxher i ekipit. Ka përfunduar kështu, dashuria aq e përfolur midis klubit bardhëjeshil dhe futbollistit Ziambo, në mënyrën më të mirë. Themi kështu, sepse mund të kishte ndodhur edhe ndonjë gjë e papëlqyer. "Vendosëm për largimin nga stërvitja të futbollistit Ziambo, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin e tij", - thotë mjeku Jetnor Sulaj. Në fakt, mjeku Sulaj e kishte ngritur zërin edhe më parë, por vetëm tani ai ka qenë plotësisht i fuqishëm. Tashmë Ziambo, nuk do të jetë më në fushën e blertë. Për fatin e tij të mirë, por edhe të stafit mjekësor fierak, çdo gjë ka kaluar mirë. Ndërkohë, historia e tij dhe e shumë futbollistëve të tjerë, ndoshta kërkon një vëmendje më të madhe. Para së gjithash, edhe në sport, ashtu si kudo tjetër, duhet të mbizotërojë humanizmi për njeriun. Këtë radhë ka qenë stafi mjekësor tepër i përgatitur, që i ka paraprirë shpejt një tragjedie që mund të ndodhte, por sa e sa futbollistë të tjerë vazhdojnë të stërviten, pa pasur qoftë edhe një kartelë mjekësore. Dihet tashmë, që Ziambo ka qenë këtu edhe më parë, kur ka luajtur me Bylisin, Dinamon dhe Vllazninë, por tashmë, futbollisti që pati fatin të stërvitej dhe të aktivizohej tek Apolonia për një periudhë tremujore, ndoshta ka qenë me shans, duke parandaluar diçka të keqe. "Për ne, e rëndësishme është që i kemi paraprirë edhe më parë rastit Ziambo", - thekson mjeku Sulaj. - Para së gjithash, interesimi ynë ndaj tij, merr vlera më shumë se humanitare, jo vetëm se kemi të bëjmë me një futbollist, por sepse na intereson jeta e tij si individ. Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Jan 2006 , 14:55

Dibra, ai qe do te beje “kallauzin”
Prej dy ndeshjesh, mbrojtja durrsake ka ndryshime ne perberjen e saj. Pervec Zeres, qe pozicionohet si zakonisht ne qender te repartit difensiv, prane tij kane luajtur dy lojtaret e sapoardhur ne ekip: Albert Duro dhe Ilir Dibra. Ndryshe nga takimi ndaj Skenderbeut, ne perballjen me shkodranet, keta lojtare kane treguar nje forme me te mire duke i dhene prapavijes nje siguri me shume. Ne nje interviste qe k dhene per “Sport Ekspres”, mbrojtesi shkodran Ilir Dibra eshte shprehur lidhur me eksperiencen e tij te re tek Teuta dhe se si ndihet tek kjo skuader. Ish lojtarit verdhejeshil i vjen keq qe, per shkak skualifikimi, nuk do te aktivizohet ne sfiden e kesaj te shtune, ku Teuta do te perballet me Lushnjen, ekip ne te cilin Dibra ka milituar ne dy fazat e para te kampionatit.

Dibra, keni vetem dy jave qe jeni tek Teuta; si ndiheni?

Kam vertet pak kohe, por per kaq sa jam ketu, mund te them se ndihem mire. Une njoh mire disa prej futbollisteve qe jane ne kete ekip dhe kjo me ka ndihmuar shume qe te mos kem probleme pershtatje.

Megjithate, arritet ta fitoni menjehere formacionin...

Mbrojtja kishte mungesa, keshtu qe trajneri Lika na dha mundesine, si mua, ashtu dhe Duros, te ishim ne fushe qe ne takimin me Skenderbeun, ndonese kishim pak dite qe kishim arritur. Tashme me duhet te jap maksimumin, ne menyre qe te justifikoj besimin e dhene.

Dy gabime ne mbrojtje ndaj Vllaznise kane sjelle golin dhe nje shtylle te Sinanit...

Eshte e vertete, por keto ishin te vetmet gabime qe u bene. Mendoj se ndaj Vllaznise, mbrojtja jone ka qene me kompakte se ndaj Skenderbeut, kur dihet qe shkodranet kane lojtare mjaft te rrezikshem ne vijen sulmuese. Shpresoj qe ne takimet e ardhshme te jemi edhe me efikase.

Ndeshja e radhes do te jete ndaj nje rivali direkt si Lushnja; si e parashikoni kete takim kur dihet qe ne dy fazat e para jeni aktivizuar me skuadren myzeqare?

Per shkak skualifikimi nuk do te mund te kontribuoj per ekipin ne kete sfide. Do te jete si nje ndeshje finale, pasi si Lushnja, por dhe skuadra jone do te bejne maskimumin per te marre piket, qe jane aq te nevojshme. Aq me teper kur luan me nje rival direkt ne renditje.

Ju vjen keq qe nuk do te jeni ne kete perballje delikate per skuadren?

Sigurisht. Duke e njohur mire kundershtarin mund te isha i rendesishem per ekipin.

Meqenese e njihni mire ekipin lushnjar, cilat jane dobesite e tij ku Teuta duhet te perfitoje?

Keto une do t’ia tregoj shokeve te mi, por nuk mund t’i bej publike.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Feb 2006 , 15:02

Gjendja e Vllazniase shqeteson jo vetem futbollistet, te cilet vazhdojne te veshin fanellen kuqeblu, por edhe ata qe dikur kan qene pjese e skuadres shkodrane. Futbolliste si Klodian Duro dhe Hamdi Salihi, kane shprehur shqetesimin e tyre per ecurine e Vllaznise, e cila kete seson ka mundur te grumbulloje vetem 25 pike dhe te renditet ne vendin e shtate ne tabele. Gjate bisedave me lojtaret e skuadres shkodrane. Teli dhe Kjraja, dy futbollistet bardhevlu, kane thene se skuadra nuk eshte ne pozita te mira she se do t'i duhet shum pune per te bere kthesen. "Me vjen keq per Vllaznine, sepse aty kam kaluar nje kohe shume te bukur te karrieres time dhe e kujtoj gjithnje me nostalgji tifozerin e zjarrte te asaj skuadre",- ka thene Duro. Nderkaq sulmuesi Salihi ka thene se Vllaznia nuk e meriton pozicionin qe ka ne tabele.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Feb 2006 , 14:40

Beqiri, debutimi dhjeteminutesh

Premier Liga (Izrael) Ka perfunduar me fitoren minimale 1 0, ndeshja e djeshme e liges superiore izraelite, ndermjet Makabi Tel Avivit, ku tashme militon edhe mbrojtesi i kombetares kuqezi, Elvin Beqiri, dhe Makabi Haifas. Nderkohe, sipas burimeve te gazetes sone, mesohet se mbrojtesi shkodran i perfaqesueses kuqezi e ka filluar ndeshjen nga stoli, teksa eshte aktivizuar ne te 80' duke luajtur vetem 10 minuta per heren e tij te pare ne kampionatin izraelit.

Post Reply