Page 1 of 1

Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sat, 25 Oct 2014 , 14:55
by Admin
Po luhet ne Korce ndeshja Skenderbeu - Vllaznia. Pjesa e pare sapo perfundoi me rezultatin 1-0 per korçen.
Autor i golit per Skenderbeun asht Dimo ne minuten e 20.
Simas komentatorit ne radio, mbas psimit te golit Vllaznia ka pas 2 raste te mira per me barazu.

Vllaznia asht tu lujt me kete formacion: Selimaj, Boci, Beqiri, Gocaj, Sykaj, Dema, Tafili, Hajdari, Shtubina, Kruja e Dibra.

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sat, 25 Oct 2014 , 15:51
by sidrit
Luhet minuta e 90.
3 me 0 rezultati.....
Mas golit të tretë kishim tre raste të pastra për shënim hahaha ... por Korça i kishte nja 5 a 6....
jena tepër dobët, fitorja ma e thelle e Korçës deri tash.
Zoti e baftë mirë!

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sat, 25 Oct 2014 , 16:14
by GOLDIAN
na pretendoshim dhe per kupa europet hahaha sa tifozeri te kandshme kena
me 2 fitore dhe kercejne perpjet kur ju thu nej gja pritni se surpriza na presin shperthejne ne shamje
mirepo kur surprizat dalin nji e nga nji fillojne shajne njeri tjetrin
welcome to shkodra fans

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sun, 26 Oct 2014 , 10:21
by sidrit
Për Fpjalmin kisha nji pytje;
Sa prej tre golave që pësum janë faj i portierit?
Për mu, 3 ndër 3!

Nji të dile sa ma të bukur të tanve, kalofshi bukur.....

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sun, 26 Oct 2014 , 15:25
by Skodrinon
Po shof qi nuk paska lujt asnji prej t'hujve....
Simas gazetave kena te drejte me i prish kontratat me ta mas nji mujit. Ishalla asht e vertete. Ti nis in te Nava sa ma shpejt se nuk bajne nji lek. T'pakten me kursy ndoi lek me marre nja dy-tre lojtare ne janar, me mujt me pshtu edhe simjet....

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Sun, 26 Oct 2014 , 23:17
by Admin
Jam plotsisht dakort me Sidritin, golat komplet faj i portierit ne bashkepunim me mbrojtjen (goli i dyte e i trete).
Lojtart lujn tane per hesap tyne e nuk komunikojne me njeni-tjetrin ....

Sa i takon te hujve, une nuk jam dakort qe me i largu, skena lojtar tjere, kshu qe te pakten deri ne janar duhet me i mbajt, duhet me gjet tjere ma pare!!

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Mon, 27 Oct 2014 , 18:48
by Skodrinon
Po mor admin po nuk jane tu lujt asnji. Vetem Sosa lun (keq) ndoi ndeshje. Ca na duhen. Jane lek te hupuna. Kushedi sa marrin rroge

Re: Java 9 : Skenderbeu - Vllaznia

Posted: Mon, 27 Oct 2014 , 23:00
by Admin
Skodrinon, sma merr mendja se i hek kaq kollaj.... Vetem kur te na vijne ndonje gjobe mas 3-4 vjetve.

Sdq ma mire me to qe te pakten ne menyre artificiale rrite pak konkurencen tek kto te rinjte se edhe ato nuk asht se jane tu e tregu vedin.
Sdq situata asht shume kritike e faji krysor eshte tek drejtusit !!