Page 1 of 1

Kukesi--Vllaznia

Posted: Tue, 11 Mar 2014 , 07:31
by fpjalmi
Ndeshja e rradhes do jete ne Kukes diten e merkure dhe ma ne fund nji 3 pikesh po e marrim ne transferte , jo sepse kena force , por kete dhurate na e kan ba ultrasit e kukesit , qe jane te zhgenjym qe presidenti gjici I dha ish skuadres qe financonte Tiranes fitoren , dhe per kete gja ultrasit e kukesit kan kerku qe te mos luhet as me vllaznine dhe nese presidenca Gjici nuk don , atehere ultrasit kan paralajmeru qe do bajn trazina qe vllaznia ti marrin 3 piket ne tavoline , dicka qe duhet tia kemi Borxh kukesit , dhe ta hajm turpin me buk vete , qe do te thote , skuadra e djepit te futbollit shqiptare , me kerku lemoshe , tamam Turp :oops: :oops: :oops: :oops:

Ja dhe Deklarata

Kukësi-Vllaznia, aleancë “online” e tifozëve për fitoren shkodrane!

Ultrasit e Kukësit i kërkojnë skuadrës të luajë “si me Tiranën”

Nëse Vllaznia fiton në mesjavë ndaj Kukësit, merita mund të mos jetë e futbollistëve në fushë por e tifozëve në shkallët e stadiumit. Këtu nuk bëhet fjalë për mbështetje të pakushtëzuar që motivon ekipin gjatë gjithë ndeshjes, por për një kërkesë të mirëfilltë për tolerim që vjen në adresë të drejtuesve të klubit të Kukësit nga ultrasit e skuadrës verilindore. Gjithçka ka lindur dhe është evoluar me shpejtësi në rrjetet sociale, aty ku tifozeritë e dy ekipeve kanë krijuar këtë aleancë të hapur që mund të zyrtarizohet në sfidën e mesjavës në kampionat.

“Nëse me Tiranën nuk na u deshën pikët, atëherë pse na duhen me Vllazninë? Meqenëse presidenca toleroi me Tiranën se deshën ata, të mërkurën duam ne”. Ky është postimi i shfaqur në një prej faqeve më popullore në Facebook të skuadrës së Kukësit, mesazh i drejtuar presidencës së klubit që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të tifozerisë së kësaj skuadre. Ultrasit kanë bërë të qartë se janë thuajse të gjithë dakord me tolerimin në ndeshjen kundër Vllaznisë në mesjavë, për të shpëtuar sipas tyre një ekip verior që e meriton më shumë se skuadra të tjera që të mbijetojë në elitën e futbollit shqiptar. Shumë prej tifozëve e cilësojnë të mirëqenë tolerimin e Kukësit ndaj Tiranës në ndeshjen e kësaj fundjave, duke mos ngurruar të fajësojnë edhe drejtuesit e klubit. Ndaj atyre u duket shumë më i justifikuar një tolerim ndaj Vllaznisë në “Zeqir Ymeri”, pasi e cilësojnë një skuadër “mike”.

Po në rastin nëse presidenca nuk pranon? Ultrasit kuksianë duket se kanë një zgjidhje edhe për këtë situatë. Për të treguar “pushtetin” e tyre mbi klubin, ata do të jenë si zakonisht të pranishëm në shkallët e stadiumit, por jo për të mbështetur Kukësin, por Vllazninë, një qëndrim që do të konfirmojë dëshirën e tyre për rrjedhën që duhet të marrë ndeshja. Nëse skuadrat në fushë nuk i binden skenarit të tifozëve, këta të fundit mund të marrin vetë situatën në dorë: mjaftojnë disa incidente në fund të sfidës që Kukësi të humbasë ndeshjen në tavolinë dhe që Vllaznia të marrë tri pikët që i nevojiten në këtë moment të vështirë të historisë së klubit shkodran. Në fakt, në fazën e parë, Vllaznia fitoi 3-1 në fushën e lojës ndaj Kukësit, por pastaj rezultati u kthye në 3-0 nga Komisioni i Disiplinës për shkak të incidenteve që ultrasit shkaktuan në stadium në fund të sfidës.

“Aleanca” është konfirmuar më pas me mbështetjen publike që shumë prej ultrasve kuksianë u kanë bërë homologëve të tyre shkodranë në faqet përkatëse në Facebook, duke “zyrtarizuar” këtë marrëveshje. Tifozët shkodranë, nga njëra anë kanë falënderuar iniciativën e ultrasve kuksianë, por nga ana tjetër kanë kritikuar ashpër për të disatën herë klubin shkodran dhe lojtarët që kanë sjellë një situatë ku Vllaznia duhet të kërkojë “lëmoshë”.

Ndaj sfida e mesjavës mes dy skuadrave do të sjellë padyshim probleme, sidomos në radhët e ekipit kuksian. Nga njëra anë, fitorja e Vllaznisë zyrtarizon tolerimet e Kukësit dhe mund të përballet me pasoja më të rënda se humbja e tre pikëve të radhës. Por nëse ndodh e kundërta dhe ekipi verilindor ndalon shkodranët, duke komplikuar luftën e tyre për mbijetesë, krisja e skuadrës me ultrasit do të jetë e pashmangshme dhe nuk përjashtohet mundësia që të shoqërohet me largimin e drejtuesve aktualë në fund të sezonit.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/1 ... shkodrane/" onclick="window.open(this.href);return false;

Ndeshjet e te merkures
______________________

Teuta-Tirana

Kukësi-Vllaznia

Laçi-Lushnja

Besa-Flamurtari

Partizani-Bylis

Skënderbeu-Kastrioti
-------------------------------------

Renditja

1 Skënderbeu Korçë 45
2 Laçi 34
3 Partizani 33
4 Kukësi 33
5 Teuta Durrës 31
6 Besa Kavajë 30
7 Flamurtari Vlorë 30
8 Tirana 26
9 Vllaznia Shkodër 25
10 Bylis Ballsh 24
11 Lushnja 23
12 Kastrioti Krujë 22

Nese siq flitet Kukesi mund te na beje mji dhurate , ai 3 pikesh turpit do na ishte nevojitur shum , sepse sfida teuta Tirana nuk mendoj se do kete leshim prej teutes , duke e dit qe wshkon ne zonen e ftohte . Sikur tia kishte kuq bethen besa Flamurtarit do ishte edhe ma e bukur . Le te shpresojm :P

Re: Kukesi--Vllaznia

Posted: Tue, 11 Mar 2014 , 15:16
by GOLDIAN
nuk e du hic tolerimin e kukesit
mallku qofshin ato drejtusat qe na kann ne dor

Re: Kukesi--Vllaznia

Posted: Wed, 12 Mar 2014 , 19:26
by Skodrinon
Kush e ka drejtu ekipin sot ne vend te Canajt?

Re: Kukesi--Vllaznia

Posted: Wed, 12 Mar 2014 , 22:06
by GOLDIAN
hmmmm se di ca mund te komentohet vecse po na bajn me zemer sinqerisht

Re: Kukesi--Vllaznia

Posted: Thu, 13 Mar 2014 , 05:00
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Kush e ka drejtu ekipin sot ne vend te Canajt?
Samuel Nikaj. A dihet gja kush e pa pa ndeshjen , nji pyetje kasha , a na e kan fal piken apo e kena marr me zotesi sepse na kishin ba golin e barazimit ne fund me duket

Re: Kukesi--Vllaznia

Posted: Sat, 15 Mar 2014 , 19:05
by Man in Redblue
Jo ma s'na kan fal gja.

Tna e kishin lan ndeshjen, 3 pikshi na ishte dasht aq shume, por ma mire qi sna e lanen, se ku me u fut prej turpit mandej... tana ekipet po bajn pazare, po na meshiru Kuksi une s'du.

Uuuuuuca lanen nam tifozat ninternet tu shkru para ndeshjes se si "vllaznit kuksian" dojne me ia lan ndeshjen "vllazenve shkodrane"; kur lujtme me partizanin po shkrushin shkodrant "respekte partizanit" - une nuk e di kur u bame na kaq miq me ta?!