Kupa e Shqipnis 2013-2014

Diskutoni ndaj ecuris dhe ndeshjeve te Kupes se Republikes

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Kupa e Shqipnis 2013-2014

Post by Skodrinon » Thu, 24 Oct 2013 , 09:46

Vllaznia mund pastër 3-0 Veleçikun për Kupën e Shqipërisë

Vllaznia ka fituar pastër 3-0 ndaj Veleçikut në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ky takim është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ka nisur me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të 5 djemve të rinj shkodranë që humbën jetën një ditë më parë në një aksident automobilistik. Përveç kësaj, futbollistët e ekipit të Vllaznisë kanë luajtur në këtë ndeshje duke mbajtur një shirit të zi në krah. Sa I takon ndeshjes, trajneri Canaj kishte bërë një alternim të formacionit duke futur në lojë kryesisht futbollistët rezervë por edhe disa të tjerë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit. Kështu në portë ka qenë Selimaj, në mbrojtje Balaj, Kraja, Rexha e Boci, në mesfushë kanë luajtur Vecaj, Ramadani, Bardulla e Gocaj ndërsa në sulm Dibra e Gjini. Në pjesën e parë do kishim dy gola për Vllazninë. I pari është shënuar nga Kraja në minutën e 29-të ndërsa I dyti është shënuar nga Gjini në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë do të aktivizoheshin edhe Semina, Tafili e Belisha por do kishte edhe vetëm një gol tjetër. Ai do shënohej pikërisht në minutën e 89-të. Në kros në zonë, topi goditet nga Semina, dhe më pas devijohet për herë të fundit nga Kraja duke përfunduar në rrjetë. Përfundimisht 3-0 në këtë ndeshje të parë të këtij turi të kupës së Shqipërisë dhe sigurisht që nuk ka asnjë problem për kualifikimin e Vllaznisë në turin tjetër. Megjithatë do të jetë edhe një tjetër takim për t’u luajtur në Shkodër në mes këtyre dy skuadrave pas dy javësh. Por stafi drejtues I Vllaznisë, më shumë sesa mendjen tek ndeshja me Veleçikun, e ka patur tek ballafaqimi I së shtunës për kampionat me Partizanin në Tiranë.

Post Reply