Vllaznia-Kastrioti

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Vllaznia-Kastrioti

Post by Skodrinon » Mon, 14 Oct 2013 , 16:06

Beqiri premton kthesën e Vllaznisë: Mos e bëni alarmante situatën, fitojmë me krutanët

Elvin Beqiri, kapiteni i Vllaznisë, ka vlerësuar maksimalisht vendimin e drejtuesve të klubit për t’i kaluar pa masa dy humbjet e fundit. Sipas kapitenit, një vendim i tillë do të ndikojë vetëm pozitivisht. Një gjë e tillë është vënë re edhe në seancat stërvitore të javës së shkuar. Mbrojtësi ka theksuar se në analizën e zhvilluar gjithçka ka shkuar mirë dhe se të gjithë kanë nxjerrë mësimet e duhura. “Më vjen mirë që analiza ka shkuar siç duhet, në të gjitha drejtimet. Vendimi i drejtuesve të klubit për të mos marrë masa ka qenë më se i drejtë. Një vendim që është vlerësuar dhe është pritur normalisht mirë nga ana jonë. Një apo dy humbje nuk duhet që të bëjnë që të zbehet gjithë puna që është bërë dhe po bëhet. Ndodhin gjëra të tilla në futboll dhe nuk duhet që të bëhet alarmante një situatë e tillë. Mendoj se ne si skuadër e kemi forcën për të bërë përsëri kthesën te rezultatet pozitive. Gjatë analizës jemi ndalur tek gabimet që kemi bërë dhe kemi nxjerrë së bashku të gjithë përgjegjësitë”, – ka thënë fillimisht Beqiri.
Kastrioti Takimi me Kastriotin pritet të jetë ai i kthesës për Vllazninë pas dy humbjeve radhazi. “Tani duhet të mendojmë dhe të punojmë për ndeshjen e radhës që kemi me Kastriotin. Ne duhet të fokusohemi te kjo përballje, në mënyrë që të harrojmë ato humbje. Kur kemi bërë një gjë të tillë pas fitoreve, kjo është normale pas humbjeve. Mendoj se përballja që kemi në fundjavën me Kastriotin nuk është e lehtë, por që nga ana jonë duhet të kalohet me sukses. Një fitore që është alternativa e vetme që do të kemi, do jetë një autokritikë e mirë për një rikthim te rezultat pozitive”, – vijon kapiteni, i cili thotë se i vjen keq që në këtë përballje ekipi do të ndjejë mungesën e tifozerisë: “Natyrisht që më vjen keq që nuk do kemi mbështetjen e tifozërisë sonë në këtë takim. Megjithatë, me një fitore do dimë që t’i kënaqim ata që do të na ndjekin përmes mediave”.
Gjendja Kapiteni ka vlerësuar gjendjen e lojtarëve shkodranë në javën që kaloi. Ai shpreson që ekipi edhe gjatë kësaj jave të ruajë një formë të tillë. “Mendoj se forma e lojtarëve është më e mira. Na ka ndikuar pozitivisht ndërprerja e kampionatit për një rikuperim të përgjithshëm, pas asaj ngjeshjeje të takimeve. Mendoj se me përjashtim të Rajoviçit skuadra është e plotë dhe lojtarët do të rikuperojnë gabimet që kemi bërë, sidomos në takimet e fundit. Unë besoj te kthesa”, – ka përfunduar kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri. Shkodranët e nisën mirë kampionatin, por aktualisht po kalojnë një moment të keq. Kuqeblutë kanë pësuar dy humbje radhazi në dy takimet e fundit. Fillimisht u mundën në fushën e tyre nga Skënderbeu me rezultatin 3-1 dhe më pas në fushën asnjanëse të Kavajës ndaj Teutës me rezultatin 3-2. Këtë javë presin Kastriotin në shtëpi.

Skuadra bën pushim, me krutanët mungon Rajoviç
Vllaznia dje e ka pasur pushim. Pas takimit miqësor me Adën, drejtuesit e saj i ndërprenë përgatitjet, për të startuar punën sot për takimin e radhës me Kastriotin. Java e kaluar ishte e ngjeshur për kuqeblutë, pasi kanë zhvilluar stërvitje të ngjeshura. Ndërsa kjo javë pritet që të jetë disi e fokusuar e gjitha te takimi i radhës. Fatmirësisht tekniku Canaj do t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, me përjashtim të qendërmbrojtësit Blazho Rajoviç. Pritet që kësaj jave ekipi të marrë ngarkesën e plotë, duke qenë se në fundjavë rikthehet të luajë sërish në kampionat. Gjatë dy humbjeve të fundit të shkodranëve janë vërejtur disa gabime në mbrojtje dhe pikërisht për to është diskutuar gjatë edhe në analizën që ka zhvilluar skuadra. Trajneri Canaj do punojë shumë gjatë këtyre ditëve në këtë aspekt. Nga ana tjetër, sfida ndaj Kastriotit do të luhet pa tifozë dhe në këtë aspekt, ekipi është më pak i avantazhuar. Megjithëse skuadra e nisi mirë kampionatin, në dy takimet e fundit nuk ia doli që minimalisht të shmangte humbjen.

U lajmëruan gjoba, klubi u tërhoq
Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, drejtuesit e Vllaznisë paralajmëruan se do të kishte masa ndaj lojtarëve. Megjithëse për ditë me radhë u përfol për gjoba dhe dënime, një gjë e tillë nuk ndodhi. Skuadra zhvilloi analizën normale dhe në të nuk u mor asnjë masë. Drejtuesit e skuadrës vendosën që të mos ketë penalizime dhe gjoba. Nga ana tjetër, u vërejtën gabimet që janë bërë gjatë dy takimeve të fundit, për të cilat stafi teknik do të bëjë gjithçka për t’i korrigjuar gjatë kësaj jave. Vllaznia, e cila e nisi mirë kampionatin, aktualisht po kalon një moment të vështirë. Ajo ka pësuar dy humbje rresht, çka ka sjellë një gjendje jo të mirë në ekip.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia-Kastrioti

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Oct 2013 , 23:40

Fitojme patjeter kena super ekip ose asht cungu ne Stadium e do hupim se dona me e ul ma poshte prej shkalleve te stadiumit ne pankine
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia-Kastrioti

Post by Skodrinon » Mon, 21 Oct 2013 , 18:49

Me ket fitore shkojme 1 pike larg vendit te trete, qi duhet ne kene obiektivi jone per simjet. Ishalla vazhdojme ishtu edhe javen tjeter kunder Partizanit ne Tirane

Skualifikimi i fushes a vlen edhe ne kupe? Ishalla po se i bjen me è shly denimin me Velecikun

Post Reply