Kampionati Francez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 09 May 2005 , 08:31

Lyon del kampion francet 8) 8)
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 09 May 2005 , 13:47

Me bahet qefi shum,sepse simpatizoj per Lion ne France.Juninho Pernambucano nr 1!Pa harru Caçapa,Nilmar etj. :D

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:20

Trajneri francez ka vendosur të largohet nga Lioni, pas fitimit të titullit kampion, tri javë përpara fundit


Lë Gen prish festën e Lionit: Do të largohet



Pol Lë Gen ka vendosur të largohet nga drejtimi i Lionit, një ditë pasi ka siguruar titullin e katërt radhazi në Francë. "Kam vendosur të mos e zgjas kontratën time me Lionin, - tha Lë Geni gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje. - M'u dha mundësia që qëndroja edhe për tri vite të tjera, por vendosa të ndërroja ambient." Kështu, tekniku francez është në kërkim të një skuadre të re, pasi kontrata e tij me Lioni përfundon në qershor të vitit 2004. 41-vjeçari Lë Gen mbërriti te Lioni në vitin 2002, një vit pasi kjo skuadër nën drejtimin e Santinisë kishte fituar titullin e parë kampion në historinë e saj. Lë Geni, përpara se të fitonte tre tituj radhazi me Lionin, ka qenë edhe për tre vjet trajner i Rënesë. Për ish-futbollistin e Paris San Zhermenit, media franceze këto ditë ka hedhur disa hipoteza për një rikthim të tij në kryeqytet, por këtë herë si trajner, gjithsesi vetëm Lë Geni ka mohuar: "Nuk kam firmosur për asnjë skuadër tjetër. Nuk e di se ku do të punoj vitin e ardhshëm. Di vetëm që nuk jam i mërzitur me futbollin dhe se jam në kërkim të sukseseve të tjera." Kanë filluar të qarkullojnë emrat e rinj që mund të marrin drejtimin e kampionëve të Francës sezonin e ardhshëm. Tri janë kandidaturat më të forta, ish-trajneri i Nantës dhe Sociedadit, Reinald Denoueiks, trajneri i Rënesë, Lazlo Boloni, dhe trajneri i Lilës, Klod Pol.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:21

Presidenti Aulas: "Vitin e ardhshëm synojmë titullin e pestë dhe finalen e Ligës së Kampioneve"


Lioni, oreksi vjen duke ngrënë


Presidenti i Lionit, Zhan Mishel Aulas, ka festuar fitimin e titullit të katërt kampion radhazi në Ligën 1, duke bërë një krahasim ndërmjet skuadrës së tij dhe Çelsit, fituese në Premier Ligë. Aulasi pretendon se skuadra e tij ka bërë një arritje më të madhe se Çelsit, sepse, pa shpenzuar sa Abramoviçi, Lioni ka fituar bindshëm titullin e katërt radhazi në Francë. "Jo shumë skuadra kanë bërë atë që kemi bërë ne, - tha Aulasi pas fitores së Lionit 2-1 ndaj Ajaços, të dielën në mbrëmje. - Ndoshta Çelsi do ta bëjë diçka të tillë në vitet e ardhshme, por ka shpenzuar disa herë më shumë se ne." Sant Etieni dhe Marseja ishin të vetmet skuadra në Ligën 1, që kishin fituar për katër vite radhazi titullin. Këtyre dy skuadrave tani u është shtuar edhe Lioni. Por duket se skuadra e Aulasit nuk ka të ngopur. Vetë presidenti francez pohon se sezonin e ardhshëm, Lioni do të përpiqet të fitojë titullin e pestë radhazi dhe Ligën e Kampioneve. "E ardhmja do të bazohet te titulli i katërt, - tha Aulasi. - Do të synojmë të pestin dhe ndoshta vitin e ardhshëm do të luajmë edhe në finalen e Championsit në "Stade de France". Kemi disa rekorde për të thyer, për këtë mendoj se na pret një e ardhme e suksesshme." Më pas, numri 1 i Lionit flet në lidhje me dorëheqjen e trajnerit Lë Gen: "Më vjen shumë keq, sepse Poli ishte pjesë e stafit fitues që e ndërtoi këtë skuadër. Gjithsesi, respektoj vendimin e tij. Shtypi ditët e fundit e ka sulmuar me zëra merkatoje dhe e gjithë skuadra u vu në qendër të vëmendjes. Nuk më vjen mirë për këtë. Lë Gen dhe të gjithë futbollistët e Lionit fituan titullin kampion. Dominuan dhe festuan tri javë përpara fundit. Mendoj se meritojnë më shumë respekt."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:24

Francezet tani mendojne per levizjet ne sezonin e ardhshem,ku do te pretendojne edhe Championsin.


Kampionët e Francës, kantier ndërtimi



Pavarësisht se Lioni ka fituar titullin e katërt radhazi kampion në Francë, priten ndryshime të mëdha në këtë skuadër për sezonin e ardhshëm. Përveç trajnerit Pol Lë Gen do të ketë edhe largime të tjera futbollistësh, pasi disa prej klubeve më në zë të Europës kanë piketuar talentet e Lionit. Gjithsesi, ecuria e mirë në kampionatet e fundit dhe qëndrueshmëria ekonomike u japin mundësi drejtuesve të kësaj skuadre që të investojnë dhe të sjellin emra të rinj në "Gerland".
Largimet
Florent Malouda nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por një gjë është e sigurtë, nuk do të qëndrojë te Lioni. Vetë ai u shpreh: "I jam mirënjohës klubit për atë që më ka dhënë, por erdhi momenti të lrgohem nga Lioni." Mançesteri është më pranë Maloudës. Një tjetër protagonist që do të lërë Lionin sezonin e ardhshëm, është Esies. Oferta të shumta kanë ardhur në drejtim të tij. Edhe këtë herë, Mançesteri është favorit, kjo pasi menaxheri i Esienit ka deklaruar se futbollisti i tij nuk dëshiron të luajë me Çelsin. Sindei Guvu është futbollisti i tretë që ka deklaruar se sezonin e ardhshëm do të largohet nga Lioni.
Objektivat
Objektivat e Lionit në merkato janë të larmishme. Priten emra të mëdhenj vitin e ardhshëm në "Gerland". Presidenti Aulas pretendon për të fituar Ligën e Kampioneve vitin e ardhshëm dhe ky turne mund të fitohet vetëm me "yje" në skuadër. Robert Pires është objektivi kryesor. Në rast se francezi nuk do të rinovojë me Arsenalin, Lioni është gati t'ia plotësojë kërkesat ekonomike. Përforcimi i dytë do të vijë në sulm. Me paratë që do të përfitojë nga shitja e Esienit, Diarrasë dhe ndonjë futbollisti tjetër me vlerë në merkato, Aulasi mund të investojë për të sjellë te Lioni një futbollist nga nivelet më të larta të futbollit europian. Emri më i përmendur është ai i sulmuesit të Atletikos së Madridit, Ferrnando Torres.



Kupe: Kemi ende për të dhënë




Pas fitores së titullit të katërt radhazi me Lionin, portieri dhe njëkohësisht kapiteni i kësaj skuadre, Gregori Kupe, u shpreh: "Kemi ende për të dhënë. Ky titull na vlen më shumë për sezonin e ardhshëm. Do të luajmë me ëndrrën dhe shpresën për t'u bërë skuadra e vetme franceze që ka fituar pesë tituj kampion radhazi. Në këto katër vitet e fundit kemi treguar se jemi më të fortët në Francë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:28

Ekipi kampion i FRANCES sezoni 2004-2005

Emri i plotë: Olimpiku i Lionit SC
Themeluar: 1950
Trajner: Pol Lë Gen
President: Zhan-Mishel Aulas
Stadium: Gerland (kapaciteti 42,000 spektatorë)
Titujt
Kampionate franceze: 2002, 2003, 2004, 2005
Kupa të Francës: 1964, 1967, 1973
Kupa e Ligës: 2001
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve: Di Nalo, 182 gola
Fitorja më e thellë në histori: 8-0 ndaj Anxhersit, në vitin 1967-68, dhe ndaj Marsejës, në vitin 1996-97.
Fitorja më e thellë në kampionat: 7-0 ndaj Marsejës, 1990-91, dhe ndaj Okserit, 1996-97.

LIBRI I ARTE
Kampionati Francez
1946 Lilë
1947 Rubaiks
1948 Marsejë
1949 Reims
1950 Bordo
1951 Nisë
1952 Nisë
1953 Reims
1954 Lilë
1955 Reims
1956 Nisë
1957 St.Etien
1958 Reims
1959 Nisë
1960 Reims
1961 Monako
1962 Reims
1963 Monako
1964 St.Etien
1965 Nantë
1966 Nantë
1967 St.Etien
1968 St.Etien
1969 St.Etien
1970 St.Etien
1971 Marsejë
1972 Marsejë
1973 Nantë
1974 St.Etien
1975 St.Etien
1976 St.Etien
1977 Nantë
1978 Monako
1979 Strasburg
1980 Nantë
1981 St.Etien
1982 Monako
1983 Nantë
1984 Bordo
1985 Bordo
1986 Paris SG
1987 Bordo
1988 Monako
1989 Marsejë
1990 Marsejë
1991 Marsejë
1992 Marsejë
1993 Marsejë*
1994 Paris SG
1995 Nantë
1996 Okser
1997 Monako
1998 Lens
1999 Bordo
2000 Monako
2001 Nantë
2002 Lion
2003 Lion
2004 Lion
2005 Lion

*-titulli i hequr një vit më vonë, për shit-blerje ndeshjesh.



piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 15:07

Presidenti Aulas, i bindur: Nuk do të lejoj asnjë largim tjetër


Lioni, Guvu, largimi i vetëm



Kapiteni i ekipit francez të Lionit, Sidnei Guvu, do të jetë lojtari i vëtëm që do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Këtë deklaratë e bëri presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Aulas, i cili i mohoi të gjitha spekullimet për largimin e mesfushorit Esien. Trajneri Pol Lë Gen dha dorëheqjen e tij, pas fitimit të titullit të katërt kampion radhazi me Lionin, duke lënë të kuptohej se shumë lojtarë të ekipit do ta ndiqnin atë. "Sidnei Guvu deklaroi se donte të largohej. Pas asaj që ai ka dhënë për klubin, besoj se e ka të drejtën për t'u larguar. Por, ai do të jetë i vetmi largim. Jam i gatshëm të rinovoj kontrata të reja me lojtarët, por nuk do të lejoj asnjë largim tjetër." Ekipi i Çelsit ka kërkuar mesfushorin francez Mikael Esien, por presidenti Aulas e ka mohuar largimin e lojtarit drejt Londrës. "E përsëris edhe një herë. Vetëm një lojtar do të largohet nga ekipi. Çelsi erdhi me një ofertë, por iku me duar bosh. Me Esienin, Diaranë dhe Zhuninjon, ne kemi mesfushën më të mirë në Europë," - deklaroi Aulasi. Presidenti i Lionit shtoi se dëshironte të sillte në ekip një sulmues dhe një mesfushor të ri, pasi Esieni dhe Diarra, në 2006-n, mund të luajnë për kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës. Edhe braziliani Zhuninjo do të mungojë në disa ndeshje, pasi do të luajë me kombëtaren në ndeshjet paraeliminatore të botërorit. Aulasi shpresonte që Lioni të kishte një trajner të ri në fund të këtij muaji, por nxori jashtë listës Didië Deshampin dhe trajnerin e Lilës, Klod Pol. "Deshampi është një nga trajnerët më të mirë të Ligës 1, por nuk mendoj se do të largohet nga Monako." Gjithashtu, Aulasi përjashtoi edhe ish-trajnerin e Bajernit të Mynihut, Otmar Hitcfeldin.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 15:08

Kupa e Francës


Përcaktohet finalja, Okser-Sedan



Ekipi i Okserit ishte finalisti i parë i Kupës së Francës, pasi eliminoi ekipin e kategorisë së tretë, Nimesin. Fitorja 2-1 ishte e mjaftueshme për Okserin, i cili në vitin 1996 fitoi në finalen e kupës, pikërisht ndaj Nimesit, po me të njëjtin rezultat. Bonaventure Kalou shënoi golin e parë për Okserin, me anë të një 11-metërshi, dhe më pas ai dha një pasim të saktë për Temu Tainion, i cili e dyfishoi rezultatin. Goli i vetëm për Nimesin u shënua nga Matias Vershave, katër minuta para përfundimit të takimit. Në finale, Okseri do të luajë ndaj ekipit të Sedanit, i cili fitoi dje ndaj Monakosë me rezultatin 1-0. Goli për Sedanin u shënua në minutën e 74-t të takimit. Me eliminimin nga Kupa e Francës, Monako nuk mundi të shpëtonte një sezon të dështuar. Ekipi i Didië Deshampit hodhi poshtë të vetmen mundësi për të fituar të paktën një trofe në këtë sezon.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:12

Ndeshjet e javes

Nantes 1 - 3 Lille
Ajaccio 0 - 1 Nice
Auxerre 0 - 0 Marseille
Caen 2 - 0 Saint-Etienne
Istres 1 - 0 Toulouse
Lens 5 - 2 Rennes
Monaco 5 - 2 Bastia
Paris S.G. 2 - 2 Sochaux
Strasbourg 3 - 1 Metz
Lyon - Bordeaux Sonte

Renditja

1 Lyon 72 35 +29
2 Lille 64 36 +23
3 Monaco 61 36 +17
4 Marseille 54 36 +6
5 Auxerre 52 36 +4
6 Rennes 52 36 +4
7 Saint-Etienne 49 36 +11
8 Lens 49 36 +7
9 PSG 48 36 -1
10 Sochaux 47 36 +2
11 Toulouse 46 36 -5
12 Strasbourg 45 36 +1
13 Bordeaux 42 35 0
14 Nice 42 36 -8
15 Metz 41 36 -12
16 Nantes 40 36 -5
17 AC Ajaccio 39 36 -8
18 Caen 39 36 -24
19 Bastia 38 36 -16
20 Istres 29 36 -25
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:26

Me Lionin kampion në Ligën 1, vëmendja është përqendruar në zonën Champions dhe në fund të renditjes

Lilë-Monako, "lufta" për vendin e dytë


Pas shpalljes kampion të ekipit të Lionit, vendi i dytë në Ligën 1 nuk është vendosur akoma. Lila dhe Monakoja do të "luftojnë" deri në fund, për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Ligën e Kampioneve. Ekipi i Lilës do të udhëtojë drejt Nantës, e cila rrezikon rënien nga kategoria. Lila ndodhet në kuotën e 61 pikëve, tri më shumë se ekipi i Monakosë, por ndeshja e nesërme pritet të jetë shumë e vështirë për ekipin e drejtuar nga tekniku Klod Pol. "Matematikisht, gara për vendin e dytë është shumë e hapur. Tri ndeshje janë shumë, por ne kemi kalendarin më të favorshëm," - deklaroi trajneri Klod Pol. Lila ka marrë pjesë vetëm një herë në Ligën e Kampioneve, në vitin 2001, por rezultatet e fundit kanë treguar se ekipi francez e ka merituar vendin aktual në kampionat. Në pesë ndeshjet e fundit, Lila ka fituar katër herë, duke humbur vetëm një ndeshje. Nga ana tjetër, rezultatet e Monakosë janë më pak të bindshme. Ekipi i drejtuar nga Didië Deshampi u eliminua në kupë nga ekipi i kategorisë së dytë, Sedani. Edhe me vendin e tretë, Monako do të arrinte të kualifikohej për në Champions, por do t'i duhej të zhvillonte një ndeshje paraeliminatore. Ndërkohë, shpresat e Marsejës për një vend në Champions janë shuajtur, pas humbjes së javës së kaluar me ekipin e Kanës. Marseja do të luajë ndaj ekipit të Okserit, i cili ka arritur në finalen e kupës dhe gjendët në vend të gjashtë në kampionat. Mesfushori i Marsejës, Benua Pedreti, deklaroi se tashmë ishte e rëndësishme që ekipi i tij të kualifikohej për në Kupën UEFA. "Shpresat për Champions janë shumë të pakta. Tani të përqendrohemi dhe të ruajmë vendin për në UEFA."


Bartez nuk dorëzohet: Do të luaj në botëror
Fabien Bartez do të vazhdojë të luajë futboll deri në verën e ardhshme, në kohën kur do të zhvillohet botërori i Gjermanisë. Portieri i Marsejës është pezulluar deri në fund të viti 2005, për pështyrjen ndaj një gjyqtari. Por francezi deklaroi se nuk kishte ndër mend t'i varte këpucët e futbollit në mur, pasi kishte dëshirë të luante edhe në botërorin e Gjermanisë. "Nuk kam ndër mend të tërhiqem. Dua të jem portieri i kombëtares sime në botërorin e ardhshëm." Bartezit iu shtua akoma më shumë pezullimi, pasi nuk pranoi të kërkonte falje. Ish-portieri i Mançester Junajtidit u shpreh i zhgënjyer për vendimin e marrë nga Federata Franceze e Futbollit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 19 May 2005 , 10:45

Pol Lë Gen, pranë Fenerbahçes


Trajneri i Lionit, Pol Lë Gen, duket se ka arritur një marëveshje me Fenerbahçen dhe vitin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e famshme turke. Trajneri francez deklaroi një javë më parë, pas fitimit të titullit të katërt radhazi nga Lioni, se nuk do ta vazhdonte më punën për këtë skuadër. Madje ai pohoi se është i tërhequr nga një aventurë jashtë Francës. Lë Geni përgatitet kështu të zëvendësojë gjermanin Kristof Daum. Ky i fundit, pas humbjes 5-1 ndaj Gallatasarait në finalen e Kupës së Turqisë, ka humbur besimin e stafit drejtues së Fenerbahçes dhe është vënë në qendër të kritikave nga shtypi turk. Për më shumë që Daumi ka filluar prej kohësh të mendojë një rikthim në Bundesligë, atje ku u bë i famshëm nën drejtimin e Leverkusenit. Sipas gazetës "Le Parisien", Lë Geni do të firmosë javën e ardhshme një kontratë trivjeçare me Fenerbahçen, por ende nuk janë bërë të ditur termat financiarë. Me siguri bëhet fjalë për një shumë të majme, që e ka bërë Lë Genin të zgjedhë eksperiencën në Turqi, përpara alternativave të tjera që i shtroheshin.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 19 May 2005 , 10:46

Trajneri francez shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Truziesë

Mestu: Pres përgjigje nga Marseja


Bruno Metsu ka kërkuar një përgjigje brenda javës së parë të qershorit, nga drejtuesit e Marsejës, nëse duan që ai të bëhet trajneri i kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Marsejës kanë lënë të kuptohet se nuk do ta vazhdojmë më bashkëpunimin me trajnerin aktual Truzie dhe kanë shprehur simpatinë e tyre për Metsunë. Madje ka pasur edhe një takim të presidentit Pape Diuf, me trajnerin në fjalë. Diufi ka bërë të ditur se do ta caktojë gjatë verës trajnerin që do të punojë në "Velodrom" vitin e ardhshëm, por Metsu nuk pret dhe kërkon një përgjigje sa më parë nga drejtuesit e klubit në jug të Fracës. Metsu, i cili së fundi ka qenë trajner i Al Garafasë në Katar, tha: "Kam pasur një kontakt me presidentin Pape Diuf, por nuk kam pasur asgjë konkrete. Nuk kam lënë asnjë takim të ardhshëm. Jam gati të pres përgjigjen e tyre, derisa të përfundojë kampionati, jo më shumë." Më pas, trajneri francez vazhdon: "Drejtuesit e Marsejës kërkuan shërbimet e mia që në nëntor, për të zëvendësuar Hoze Anigon, por kisha një kontratë në Katar dhe duhej ta respektoja. Atëherë nuk u arrit marrëveshja, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Nuk e di nëse do të jetë sërish Diufi presidenti i Marsejës, por në rast se do të ndodhë kështu, pres një përgjigje prej tij jo më vonë se java e parë e muajit qershor. Do të më pëlqente të drejtoja Marsejën vitin e ardhshëm dhe për këtë po pres me padurim të mësoj se ç'vendim do të marrin drejtuesit e kësaj skuadre."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 19 May 2005 , 10:47

Kerkoj falje naqe se isha ne shkoll kur e kam qu :lol: :lol: :lol:
Last edited by kristian on Thu, 19 May 2005 , 17:42, edited 1 time in total.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 May 2005 , 13:47

Naqe ke gabu teme me duket! :lol: :lol: :lol: :lol:
Banu gati per denim gjyse te rane! :lol: :lol: :lol: :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:24

Presidenti Aulas mendon se gjuha është një faktor i rëndësishëm për trajnerin e ri

Lioni, bien alternativat Hitcfeld dhe Kuman


Presidenti i ekipit të Lionit, Zhan-Mishel Aulas, pohoi se faktori i gjuhës së huaj është një barrierë për trajnerët Otmar Hitcfeld dhe Ronald Kuman, të cilët aspirojnë për të zënë vendin e trajnerit të larguar, Pol Lë Gen. Lë Geni konfirmoi largimin e tij nga ekipi kampion i Francës, në fund të këtij sezoni, pas fitimit të titullit të tretë radhazi me ekipin e Lionit. Shumë emra janë përmendur si pasardhës të Lë Genit, edhe pse Aulasi përjashtoi nga lista trajnerët francezë, Klod Pol dhe Didië Deshamp. Edhe Loren Blank është në listën e trajnerëve të mundshëm, por presidenti Aulas u shpreh se mungesa e eksperiencës si trajner, e largon Blankun nga lista. Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, Otmar Hitcfeld, dhe ish-trajneri i Ajaksit, Ronald Kuman, kanë qenë dy kandidaturat e tjera për postin e trajnerit. Drejtuesit e Lionit do të marrin një vendim brenda javës tjetër dhe Aulasi u shpreh se të dy trajnerët i kanë të gjitha cilësitë për të ardhur te Lioni, por deklaroi se mungesa e njohjes së gjuhës franceze, mund të kushtëzojë suksesin e tyre. "Javës tjetër do të kemi zgjedhur trajnerin e ri. Me Hitcfeldin kemi një problem të madh me gjuhën dhe mund të mos gjejmë zgjidhje. Kumani është një trajner me shumë referenca, por edhe me të qëndron problemi i gjuhës." Edhe ish-trajneri i Liverpulit, Zherrard Hulier, është një nga kandidaturat e mundshme për postin e trajnerit të Lionit, por Aulasi u shpreh se dëshiron të ketë garanci që gjendja shëndetësore e francezit nuk do të kushtëzojë punën e tij. "Hulieri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, por problemet e tij kardiake e kanë kushtëzuar disa herë te Liverpuli. Nëse do të vinte këtu, do të doja të isha i sigurtë që kjo nuk do të ndodhte," - përfundoi presidenti Aulas.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 May 2005 , 13:41

Zgjidhe vete denimin se ba me ta dhane un..................! :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 17:53

Ja ma zgjidh ti, edhe e din se qa nuk du eee .... :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 May 2005 , 21:33

Ke me shkru tri here forca Brazili me te madhe. :lol: :lol: :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 22:15

rri ma se ba me pa baba me ka myt :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 May 2005 , 02:52

Mas ja difto babs.Por denimet duhen me u kry sezban.

Post Reply