Page 1 of 1

Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Tue, 12 Jun 2012 , 17:36
by Edmond-Cela
Ndërron jetë ish-trajneri i Kombëtares Zhega, prej 1 viti në gjendje të rëndë

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti dhe trajneri i Kombëtares Medin Zhega. Ai ndodhej prej më shumë se një viti në gjendje shumë të rëndë, pas një incidenti në Kanada, ku ai theu një prej rruazave të shtyllës kurrizore. Ky incident bëri që ish-tekniku i ekipit kombëtar dhe një prej figurave më të njohura të sportit në vend, të ishte në një gjendje thuajse të paralizuar. Ai u soll nga Kanadaja me një avion special pak muaj më parë dhe qëndronte në gjendje të rëndë në spitalin numër 5 në Tiranë. Sot ai ka ndërruar jetë, duke bërë që miqtë, të afërmit dhe futbolli shqiptar të humbasin një prej figurave më të shquara.

Medin Zhega lindi në vitin 1946 në Shkodër dhe në vitet 60-70 ishte një prej lojtarëve më të njohur të Vllaznisë e më pas të Dinamos. Zhega luajti edhe në ekipin kombëtar, duke qenë një prej sulmuesve më të njohur. Në vitet 90’ ai nisi karrierën si zyrtar dhe si trajner, ndërsa për pak kohë ishte edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2000, ai mori drejtimin e kombëtares, të cilën e drejtoi për edicionin e eliminatoreve të Botërorit 2002, duke u zëvendësuar më pas nga Sulejman Demollari. Medin Zhega ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës për një periudhë të gjatë.

Re: Vdes Legjenda e Vllazznia & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Tue, 12 Jun 2012 , 20:40
by GOLDIAN
Nje humbje e madhe per futbollin
ngushellime familjes zhega
ajo ndeshja ne gjermani ku binte shi she medin zhega ecte neper pisten e leverkusen pa e ndjer shiun eshte e pavdekshme.
shpresoj ti behen nderimet sic e meriton nje emer i tille

Re: Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Tue, 12 Jun 2012 , 22:43
by Admin
Ngushellime familjes Zhega, futbollit shqiptar do i mungoje nje njeri i madh, nje sportist i madh :( :cry:

Re: Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Tue, 12 Jun 2012 , 23:31
by fpjalmi
Futbolli Shqiptare ka hum 1 nder legjendat ma te medjaja te saj , dhe 1 nder njerezit ma te rrespektum te saj, ku nuk do te harrohet kurre, dhe do i mungojn te gjitheve

Ngushellime familjes Zhega

Re: Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Wed, 13 Jun 2012 , 08:23
by Ledi1920
Ngushellime familjes dhe qofte i xhenetit.

Falenderime per Zhegen per kontributin e madh qe i ka dhon futbollit shqiptar.

Re: Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Sun, 17 Jun 2012 , 16:39
by vvvllaznia
Ngushllime familes Zhega

Re: Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA

Posted: Tue, 19 Jun 2012 , 21:19
by GOLDIAN
A dihet gja a asht ba nej ceremoni per te ndjerin ZHEGA