Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Edmond-Cela » Tue, 29 May 2012 , 00:51

ka perfundu gjithcka dhe duro asht tranjeri i ri i vllaznis
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by ultraskuqeblu1 » Tue, 29 May 2012 , 02:59

Mir qe e morri 1 person qe din me punu edhe me kriju 1 ekip...
Armando Lohja tha te Gaci qe pa mvjen keq qe se morri A.Bushati se e di qe kur e merr Bushati o e nxjerr Kampion o se merr hiç :mrgreen: :P
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Skodrinon » Tue, 29 May 2012 , 13:34

kontrate 1 vjecare me 4 mije euro n'muj
ishalla asht e vertete qi i kan premtu ekip pretendent
megjithse ktyne nuk i ke bese

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by fpjalmi » Tue, 29 May 2012 , 17:17

Shpetim Duro asht tranier mjaft i mire.

Mendoj se do bajn 1 pune shum te mire te vllaznia , nese drejtuesit do e lajn me ba 1 merkato siq don ai

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by GOLDIAN » Tue, 29 May 2012 , 22:00

Skodrinon wrote:kontrate 1 vjecare me 4 mije euro n'muj
ishalla asht e vertete qi i kan premtu ekip pretendent
megjithse ktyne nuk i ke bese
Suksese duros sepse me duket person serioz
me gjate nuk mund te flas

po si gjithmone po ha m me goje
me duken si shume 4 mije euro ne muaj ne qytetin qe ka mijera probleme
skodrinon e di ke me me sha po sme rrihet e pranoj :mrgreen:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Skodrinon » Wed, 30 May 2012 , 14:32

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:kontrate 1 vjecare me 4 mije euro n'muj
ishalla asht e vertete qi i kan premtu ekip pretendent
megjithse ktyne nuk i ke bese
Suksese duros sepse me duket person serioz
me gjate nuk mund te flas

po si gjithmone po ha m me goje
me duken si shume 4 mije euro ne muaj ne qytetin qe ka mijera probleme
skodrinon e di ke me me sha po sme rrihet e pranoj :mrgreen:
ti gold don edhe p... edhe t'rrum :D
me pak lek vjen veç bushati o cungu
pa investu nuk ban ekip
ba me ec mire vllaznia nuk jane shume se kthehen mrapsht prej biletave ose te drejtave televizive e pjesmarrjes ne kupa te europes
ishalla

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Skodrinon » Wed, 30 May 2012 , 14:56

Shpëtim Duro: Plani që kam për Vllazninë


Shpëtim Duro i ka të qarta idetë në kokë për një Vllazni të peshave të rënda. Në tri vitet e fundit, ai ka fituar dy trofe: kupën me Besën dhe titullin me Skënderbeun. Trajneri i ri i skuadrës shkodrane është i emocionuar për detyrën e re, por veçon një fakt: “Kur mora vesh se bordi i trajnerëve të Vllaznisë më kishte ‘votuar’ në mënyrë unanime u emocionova tej mase, por edhe u ekzaltova, sepse është një vlerësim shumë i madh nga një brez i madh emrash të futbollit shqiptar”, – thotë Duro për “Panorama Sport”. Ai nuk kërkon të ngutet për projektin e ri, por e thotë hapur se skuadra ka nevojë për të paktën 7-8 futbollistë cilësorë.
Z.Duro, a firmosët sot?
Jo, ende, por është formalitet. Çdo të thotë të jesh trajner i Vllaznisë? Përgjegjësi e madhe. Kënaqësi gjithashtu por, mbi të gjitha, përgjegjësi.
Pse, Vllaznia është piacë e lartë, por përgjithësisht një klub i qetë…?
As nuk e vë në diskutim, por ama është një klub ambicioz që kërkon sukses, sepse ka shkruar historinë e futbollit tonë.
U menduat gjatë për ta pranuar Vllazninë?
U mendova aq sa e kisha të nevojshme. Por, në fund thashë: e treta e vërteta.
Pse e treta?
Sepse nuk ishte hera e parë që merrja oferta nga Vllaznia. Më kishin kontaktuar edhe tri vite më parë, por unë u kisha dhënë fjalën drejtuesve të Besës dhe nuk mund të ndryshoja vendim. Më pas më kontaktuan pas largimit tim nga Skënderbeu, por gjykova se ishte shumë herët dhe nuk u futa në bisedime. Ndërsa tani u përputhën kushtet për të nisur një projekt së bashku. Vllaznia kaloi një sezon të vështirë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë administrativ.
Ju shqetëson kjo?
Unë jam trajner, nuk hyj në çështjet administrative.
Po, por ato ndikojnë direkt në punën e stafit dhe lojtarëve…
OK, dakord, por mendoj se te Vllaznia mund të punosh mirë dhe është një ambient sportdashës që ta lehtëson punën. Sezonin që shkoi shkodranët për pak rrezikuan zonën “play-off” dhe kjo erdhi prej problemeve të shumta që patën.
Juve nuk ju shqetëson kjo?
Dakord, skuadra dhe klubi patën disa probleme, por kjo ndodhi edhe për shkak të një viti tranzitor për shumë klube elite, pasi ndryshuan edhe format ligjore të klubeve. Megjithatë, unë nuk mund të hyj në detaje në këtë pjesë, sepse përgjithësisht punoj duke u bazuar te një plan i imi, i cili i referohet gjithnjë situatës që më rrethon.
Cili është plani juaj?
Dua të ndërtoj një skuadër të mirë, me qëllim që Vllaznia të rikthehet në vendet e para në klasifikim, por të jetë gjithashtu edhe një grup solid edhe për të ardhmen.
Si keni ndër mend ta bëni këtë?
Së pari, duhet të ulem dhe të bisedoj me drejtuesit e klubit. Të shohim mundësitë që kemi për merkaton dhe të përpiqemi të afrojmë lojtarë sa më cilësorë.
Në gjykimin tuaj, çfarë i duhet momentalisht kësaj Vllaznie?
Unë e kuptoj se ju gazetarët keni qejf emra të përveçëm, por kjo është e pamundur për t’u thënë tani. Unë mendoj se Vllaznia ka nevojë për të paktën shtatë apo tetë futbollistë cilësorë dhe të disiplinuar, me të cilët mund të luftojë si e barabartë me skuadrat e tjera të elitës.
Ku do t’i gjeni këta lojtarë?
Ku të mundemi. Ne vërtetë kemi një futboll disi modest, por ju siguroj se ka mjaftueshëm lojtarë të mirë për të ndërtuar një ekip konkurrues.
Futbollistët do jenë të huaj, apo vendës?
Unë përgjithësisht jam mbështetur te futbollistët shqiptarë ose tek të huajt që kanë luajtur në Shqipëri. Këtë e kam bërë për faktin se ata e kanë më të thjeshtë të përshtaten me futbollin dhe mentalitetin tonë.
Ju gjithashtu jeni mbështetur shpesh te një grup lojtarësh si Shehi, Shkëmbi, Xhafaj, Vrapi…
E di e di ku doni të dilni, por ju siguroj se nuk do të më nxirrni asnjë emër (qesh). Nuk mund të flasim për merkato, për aq kohë sa nuk jam ulur me drejtuesit.
A nuk është pak mbrapa Vllaznia?
Po, mendoj se është pak mbrapa, nëse e krahasojmë me Skënderbeun, Tiranën dhe Flamurtarin. Këto skuadra e kanë një bosht futbollistësh tashmë dhe duhet të bëjnë pak ndryshime. Ne na duhet një punë më e madhe.
Ju tremb ky fakt?
Aspak. Nuk është hera e parë që e bëj këtë. Te Besa e ndërtova skuadrën thuajse nga fillimi, me të cilën u shpallëm nënkampionë dhe fituam Kupën e Shqipërisë. Ajo skuadër kishte një të ardhme të madhe, por shumë lojtarë në fund të sezonit ikën te Skënderbeu. Sigurisht, këtë e bëra me përkrahjen e fortë të drejtuesve. Edhe te Skënderbeu vjet bëra ndryshime thelbësore. U afrua Xhafaj, Gvozdenoviç, Orelesi, Allmuça. Donim Plakun që më pas shkoi në janar. Dua të them se nuk më tremb ideja se do të më duhet të ndërtoj një skuadër. Mjafton të kem mbështetje.
Z.Duro, juve ju konsiderojnë si një trajner difensivist (mbrojtës), por shkodranët kanë qejf futbollin e bukur. Si do ia bëni që të fitoni simpatinë e tyre?
Së pari, nuk jam difensivist, por jam ekuilibrist. Pra, kam dëshirë që skuadra të jetë e balancuar nga porta deri në sulm. Për këtë luftoj gjithnjë. Sa u përket tifozëve, unë ju siguroj se të gjithë mbështetësve në botë u pëlqen që skuadrën e tyre ta shohin gjithnjë në kreun e klasifikimit dhe të shohin gjithnjë një ekip konkurrues. Unë do shpresoj që ta arrij këtë me Vllazninë dhe do të punoj fort.
Kur do ta shohim Vllanzinë e Duros?
Besoj pas një muaji. Deri atëherë do të jenë vendosur piketat e para dhe do ketë nisur edhe puna intensive për ndërtimin e skuadrës.
Çfarë do t’ju thoshe tifozëve të Vllanzisë?
Dua që ta mbështesin skuadrën dhe të kenë besim, sepse do bëjmë të pamundurën, së bashku me drejtuesit që të kemi një ekip sa më dinjitoz dhe që të konkurrojë me skuadrat e tjera që synojnë kreun.
Cili është objektivi që ju kanë vënë drejtuesit?
Mendoj se përgjigjen më të saktë të kësaj pyetjeje mund t’ua jap vetëm pasi një muaji. Pra të kemi parë se çfarë kontingjenti kemi, çfarë mund të ndryshojmë në ekip dhe çfarë potenciali do të ketë skuadra.

panorama sport

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Fri, 01 Jun 2012 , 14:23

Urime Duros, ishalla punon me pasion edhe e lajne me punu :)

Duro asht nji nder tranjert ma te te mire shqiptar edhe duket se asht serioz ne pune.
Ishalla Bashkia i krijon kushtet per me ndertu nji skuader konkuruese.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by vllaznia1919 » Sat, 09 Jun 2012 , 10:46

Mirboll qe moren Duron.Boll Bushati mas te vite.Shyqyr qe presionet kane ba punen e vet me ndryshu mendim per Bushatin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by GOLDIAN » Tue, 27 Nov 2012 , 23:45

Lexova qe hysen dedja eshte gati ta marri vllaznine
per mendimin tem nje levizje tejet e gabume ne keto momente
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Mon, 17 Dec 2012 , 15:19

Duro: Pres vendimin e drejtuesve


Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, ndihet më shumë se i qetë. Megjithatë nuk nguron të tregojë mbi situatën e skuadrës së tij. I pyetur për veten dhe se si ndihet pas ndodhive të fundit në klub, ai sqaroi se është në pritje të vendimit të drejtuesve. I kontaktuar pas miqësores së djeshme, Duro sqaroi se i vjen keq që pjesën më të madhe të gjërave e mëson nga mediat dhe jo nga vetë drejtuesit.
“Nuk kam çfarë të them. Vijoj të jem në pritje të asaj që do të vendosin drejtuesit. Ndihem tepër i qetë, ndërsa e kam theksuar edhe unë si trajner se nuk kam çfarë të ndryshoj, pasi ky isha dhe ky do të jem, nëse nuk ka ndryshime të tjera në skuadër. Unë më shumë gjërat i mësoj nga ju, mediat, sesa kam kontakte nga ana e drejtuesve”, – tha ai në lidhje me të ardhmen e tij dhe raportet me drejtuesit. Donatorët – Më tej trajneri nuk nguron që t’i komentojë edhe zërat për afrimin e mundshëm të disa donatorëve, gjë që është konfirmuar publikisht edhe nga drejtuesit. Duro e përshëndet një gjë të tillë, duke e cilësuar si një zgjidhje për shkodranët. “Më vjen mirë që mësoj se klubin do ta marrin në përdorim biznesmenët, pasi është një plus më tepër. Megjithëse pozitivja duhet të kishte qenë që këta ta kishin marrë që në verë, në mënyrë që të ishin arritur afrimet cilësore që ne, apo unë më mirë, kisha në planet e mia. Unë e theksoj, jam në pritje”, – ka deklaruar tekniku i kuqebluve. Sa i përket miqësores dhe lojtarëve që u aktivizuan, tekniku tiranas do të shtonte. “Për takimin nuk kam çfarë t’ju them, pasi kam aktivizuar shumë lojtarë dhe kam bërë të gjithë ndryshimet që kam pasur në dispozicion”, – përfundoi Duro.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Miri » Fri, 18 Jan 2013 , 17:05

z.Sh Duro flm per punen e bere tek Vllaznia,te uroj suksese te metejshme si ne profesion ashtu dhe ne familje.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Jan 2013 , 01:03

vllaznia1919 wrote:Mirboll qe moren Duron.Boll Bushati mas te vite.Shyqyr qe presionet kane ba punen e vet me ndryshu mendim per Bushatin.
a kishe gja a :lol: :lol:
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Jan 2013 , 01:05

Miri wrote:z.Sh Duro flm per punen e bere tek Vllaznia,te uroj suksese te metejshme si ne profesion ashtu dhe ne familje.
Edhe une i bashkohem shkrimit tend miri
nuk jam tifoz i duros por shkodra po e tregon se spo dijme me respektu askend ma pervec atyne qe ju shkojme mrapa si servil

kam fol me nje gazetar sot dhe me tha qe duro ska pik fajit se lojtaret kane rroga te pa marruna dhe shume here kane sabotu stervitjen

biles me tha qe dhe merkato spritet mu ba vec do blihen da ndeshje sa mas me re prej kategoriet
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Sun, 20 Jan 2013 , 12:41

Tjeta juj !!

Ehh medet te shofim se ca ka me ndoll, shume te veshtire e shaf situaten, ku deklarohet nji buxhet shume shume i vogel gati 400.000 euro per tane vitin 2013!!!

@Goldi Mirboll se te pakten prej kategoris nuk pa bijme :P
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Man in Redblue » Wed, 30 Jan 2013 , 21:42

mu sma merr mendja se asht as 400.000 - kta nuk i pagujne rrogat lojtareve

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Fri, 01 Feb 2013 , 14:47

MRB ma poshte ke artikullin per kete gja. Gjithsej jane 500 milion leke te vjetra!!
Bashke me fitimet e tjera nuk e di se sa mund te shkojne, por sma merr mendja se buxheti shkan ma shume se sa 600 milion.
Lexoje artikullin per ma shume

KESHILLI BASHKIAK MIRATON BASHKEADMINISTRIMIN E VLLAZNISE

Keshilli Bashkiak i Shkodres ka miratuar sot (te merkuren) kalimin ne bashkeadministrim te KF Vllaznia sh.a. Unanimisht keshilltaret, pa asnje dallim partiak apo politik, kane miratuar draft- marreveshjen qe pritet te nneshkruhet ne mes administratorit Fatos Gjyrezi dhe bisnesmenit Agron Cela, i cili do te mbaje edhe titullin si president i Vllaznise. Draft- marreveshja parasheh ndarjen e kontributeve financiare per nje vit kalendarik ne masen 60% z. Cela dhe 40% Bashkia Shkoder, e perkthyer ne shifra 30 milion bisnesmeni dhe 20 milion bashkia. Nderkohe, administrimi do te jete i perbashket, me dy firma te barasvlefshme te z. Cela dhe te z. Gjyrezi. Ne rast se Shoqeia Aksionare do te rezultoje me fitim, 100% e tij do te shkoje ne favor te KF Vllaznia sh.a. Nderkohe, bisnesmeni Cela duhet te derdhe 15 milion leke deri ne qershor 2013, teksa pjesen e saj 10 milion Bashkia tashme e ka kaluar. Po keshtu, Keshilli Bashkiak ka miratuar edhe nje fond 10 milion per shlyerjen e borxheve te prapambetura te akumuluara nga KF Vllaznia sh.a. deri me 1 shkurt 2013, dite kur zyrtarisht do te nise bashkeadministrimi bisnes- bashki.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Fri, 01 Feb 2013 , 14:51

Nga ana ligjore nuk e di se si jane ba kta marreveshje?!!

Vllaznia sh.a asht shoqeri private a bilancet e saj duhet me u kontrollu prej organeve kompetente si edhe financimi i Celes me duket shume i cuditshme, si ka me u derdh aja shume.... Si donacion nuk mund te quhet se bahet fjale per shoqeri aksionere!!
Fundi dalt hajr por me duket shume shume i cuditshem kja gja.

Ndonji qe studjon a ka studju ekonomi apo drejtsi mundet me na i shpjegu pak ma qart kta gjana.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Man in Redblue » Sat, 02 Feb 2013 , 20:00

:) :) kto pune skane nevoje per ekonomista apo jurista mor admin, gaditen e prishen neper kafe :wink:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpetim Duro Tranjeri i ri i VLLAZNIS....

Post by Admin » Mon, 04 Feb 2013 , 00:32

Ehhh MRB njashtu asht, por metamam ka ana ligjore si ja kane ba apo si do ja bajne!!
Ishalla ne tane ket mes nuk e pson Vllaznia!! :(
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply