Page 1 of 6

Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 01:20
by Edmond-Cela
Rudi Vata asht zyrtarizu traineri i ri i Vllaznis

Image

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 06:45
by fpjalmi
Boll frike kam ngaqe nuk ka punu si tranier ma perpara ,por Ishalla ngaqe ka pas eksperience dhe ka ken nji lojtare i madh ne kohen e tij , atehere le te shpresojm qe te kete nji ide sa ma te mire si tranier ,dhe ta qojn vllaznine aty ku i ka hije gjithmone.

Ngaqe puna e tij asht managjer lojtaresh , ishalla po ban dicka me na sjell nej lojtare qe mundet me na ba pune ne mbrojtje dhe mesfush ,sepse me te vertete po vuajm shum ne ato rreparte.


Ishalla me kam te mbare me Vllaznine Rudi Vates.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 13:11
by GOLDIAN
na duket vetja si me ken tifoza te ades velipojes a velecikut
pa dasht me ofendu velipojakt e kopliksat
per gjana te vogla kecejme perpjete se ka emer vllaznia e ku a me kcy ulim zanin e presim mrekulline
per mu e meriton njue banderole
KARRIEREN DO E MBYLLI NE SHKODER NE PO PRESIM ........
cudi qe skuadra e zemres tirana nuk e ofroi si trajner meqe mylli dhe karrieren aty

conju shkodran prej gjumit conju
e me lakle lukle mos u verbonju
vllaznia eshe pjese jete e shkodranve
e jo han me kru bo*** e tanve

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 14:10
by Admin
Hahahahha Goldi.

Boll marak e kam edhe une qe se ka myll karrieren me ne por ca me ba .....

Une kam frike se si menaxher lojtarsh qe asht ishalla nuk bjen lojtare me interes ne Shkoder....

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 19:52
by Skodrinon
mos i bini n'qaf se e ka pase fjalen per karrieren si trainer
sot ne konferencen e prezantimit kishte thane qi si çdo shkodran e ka per detyre me sakrifiku per qytetin e shkodres....

nejse, suksese per detyren e re

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 23:43
by Edmond-Cela
duhet me pa nuk mund ta gjykojm. per mendimin tem asht zgjellja ma e mire, tashi se si do i hec duhet me pa... e vetma gja nuk me pelqen kontrara 1 vjecare.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 01 Nov 2011 , 13:46
by Admin
Faktikisht nder emrat qe ishin per postin e tranjerit e nder karakteristikat qe paraqesin kto tranjera, zgjedhja e Vates asht ma e mire.
Mu personalisht do te me me kishte pelqy edhe Hys Zmijani.

Sdq shpresojme qe Vata do te punojne me pasion e me ndershmeri.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 01 Nov 2011 , 14:35
by GOLDIAN
po mire ma admin se ke vet vite jashte ti une mani miri skodrinoni mondi etj
dhe normal qe shume nga ne kan lan punet qe kena andrru per nje pune tjeter ma fitimprurese
si e mendoni ju ai nuk i ka ra lapsit a qe braktis skocine me nje nivel jetese shume ma te larte se na me ardh te zemra e tij qe e shiti per 5 mije euro
mire na qe jena solo
po te pys ty e ma shume mirin
a e kishit braktis ju familjen thjesht per dashurine per vllaznine pa pas interesa tjera?
une e tham sinqerisht JO nein no

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 01 Nov 2011 , 20:15
by Admin
Hhahhahah goldi,

njashtu asht.
Sdq ka disa vite qe Vata asht lidh me Shqipnin, tu fillu prej tek kandidatura per president i FShF-se e prezenca e tij ne Shkoder.
Nqs nuk gabohem ne korrik u pat thane qe Vata ka me u ba tranjer i Apollon Limasol ne Qipro, por se di pse nuk u ba ....

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 01 Nov 2011 , 22:53
by Edmond-Cela
vata largon Plorin e Danaj. Sinani do jet ndimsi i Vates, dhe ARBEN PARMEZE do jet tranjeri i portjerave.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Tue, 01 Nov 2011 , 23:58
by GOLDIAN
interesante kush asht ky parmeze

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Wed, 02 Nov 2011 , 04:44
by jeti
Permeze ka pas ken kuzhinjer te Turizmi, asht specialist ne qofte e qebabe :D

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Wed, 02 Nov 2011 , 13:20
by Admin
Parmeze asht vu pergatitsi fizik e ja tranjer i portiereve.

Zv tranjer asht ba Sinani, kurse tranjer i portierave mas ikjes te Avenir Danit nuk asht caktu hala asnji.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Wed, 02 Nov 2011 , 19:09
by Skodrinon
parmeza
se na e bat italian :D

mu nuk m'pelqen zevendsimi i plorit me sinanin aspak

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Thu, 03 Nov 2011 , 10:03
by Ledi1920
jeti wrote:Permeze ka pas ken kuzhinjer te Turizmi, asht specialist ne qofte e qebabe :D

hehehehehehehehehehhehee e bukur kjo...

Lejini kohe cuna, si dihet si shkojn punet. Mbase punon mire.Deri tani vetem llafe te bukra kom ndigju nga ky, si per kombetaren,fsh, etj etj.Puna do e tregoj a i ka llafe apo vepra...

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Thu, 03 Nov 2011 , 10:29
by fpjalmi
Skodrinon wrote:

mu nuk m'pelqen zevendsimi i plorit me sinanin aspak
Vata ka ba dicka qe asht shum gja e paarsyshme ku ma mire te kishte marr dikend tjeter qe mund ta ndihmojn ma shum duke dit qe nuk ka ken tranier kurr . Ishalla e ban zoti mbare ,sepse te kesh nji tranier dhe zevendes tranier qe se kan ba kurr rrolin e tyne boll te frikeson , por ne fund te fundit dicka do te ndodhin , o do dalim kampion ose do bijm nji kategori ma poshte 8)

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Fri, 04 Nov 2011 , 15:24
by Skodrinon
Vllaznia, ja rregullat e reja të epokës “Vata”

Trajneri kërkon vetëm 22 lojtarë në stërvitje. Që nga pesha deri tek ushqimi, gjithçka do të ndryshojë. Kush abuzon, do të gjobitet

Emërimi në krye të Vllaznisë i trajnerit Rudi Vata është shoqëruar edhe me risi në mënyrën e trajnimit të skuadrës, por edhe të funksionimit të saj. Trajneri i ri ka filluar të injektojë disa nga idetë e tij të punës, duke treguar rregull dhe profesionalizëm. Gjëja e parë që ai ka kërkuar, ka qenë “zbrazja” e skuadrës nga numri i madh i futbollistëve që kanë qenë prezent në stërvitje kohët e fundit. Nëse deri të martën, në stërvitjen e kuqebluve kanë qenë mbi 30 futbollistë, Vata i ka lajmëruar drejtuesit e klubit se ai në dispozicion do të ketë vetëm 22 futbollistë.

Të tjerët duhet të kthehen sërish tek ekipi i të rinjve. Por risitë e Vatës nuk përfshijnë vetëm këtë gjë. Nëse në seancën e së martës, e para nën drejtimin e tij, futbollistët erdhën edhe në 14:20, vetëm 10 minuta para se të niste stërvitja, me Rudin gjërat do të jenë ndryshe. Të paktën gjysmë ore para, të gjithë futbollistët duhet të jenë të pranishëm në fushën e stërvitjes. Në rast të kundërt, gjobat do të jenë gati për kuqeblutë, madje ata janë të sanksionuara edhe në rregulloren e brendshme të klubit.

Pesha Një tjetër rregull i ri është shtuar për funksionimin e skuadrës shkodrane me ardhjen në krye të saj të trajnerit Vata. Që nga dita e parë e punës, ai ka kërkuar nga stafi mjekësor të ketë në dispozicion dy peshore. Njëra do të jetë në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe tjetra në fushën sportive të Shtojit.

Njëkohësisht, mjeku Çoba dhe fizioterapisti Haxhaja janë urdhëruar që të peshojnë një e nga një të gjithë futbollistët dhe të dhënat t’i jepen trajnerit për t’i ruajtur në dosjen e tij. Ndërkohë, pas çdo ndeshje, nëse ditën e diel ekipi është pushim, para se të fillojë stërvitja e së hënës, të gjithë futbollistët do peshohen sërish dhe, nëse ndonjëri prej tyre ka abuzuar me peshën e tij, natyrisht që do ketë gjoba për çdo kilogramë të shtuar.

Ushqimi Nga ana tjetër, për trajnerin Vata shqetësim është edhe mënyra e të ushqyerit të futbollistëve. Shumë prej futbollistëve mund të mos ushqehen ashtu siç duhet dhe për rrjedhojë nuk mund të marrin ngarkesat e duhura në stërvitje. Kërkesa e Vatës duket se do gjejë zgjidhje të menjëhershme nga drejtuesit e klubit, të cilët që nga muaji janar, me shumë mundësi do të caktojnë edhe restorantin ku skuadra do ushqehet çdo ditë.

Shenjat e profesionalizmit duket se po fillojnë të kërkohen nga trajneri i ri. Madje, ndonëse ai është shkodran dhe në këtë qytet ka prindërit e tij, ka kërkuar nga klubi një banesë për të jetuar. Rudi dëshiron t’i përkushtohet në maksimum skuadrës dhe, për këtë arsye, po mendon vetëm për të.

E ardhmja Në ditët e ardhshme, me siguri do ketë të tjera risi në punën e tij. Ato të mësipërmet ishin vetëm shenjat e fillimit të një pune ndryshe të nisur nga Vata në krye të Vllaznisë. Se çfarë do ndodhë më pas, duhet të presim. Por më shumë se këto risi, e rëndësishme është që skuadra të arrijë rezultatet e duhura në fushën e lojës.

Ndaj më e rëndësishmja nga të gjitha gjërat duket se është fitorja me Bylisin ditën e nesërme. Edhe vetë ai e dëshiron shumë një gjë të tillë. Në Shkodër, ardhja e Vatës në krye të skuadrës është pritur mirë, por ky lajm ka ditë që ka kaluar. Tashmë priten lajme të reja, të shoqëruara me lojë e rezultate të mira të Vllaznisë.

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Fri, 04 Nov 2011 , 16:36
by Man in Redblue
Kjo puna e Sinanit hem lojtar e hem zv. tranjer mduket kot. Sinani duhet e para me e lan zyrtarisht futbollin se nuk ka ma kapacitet fizik, e dyta te kalojne per nja 2-4 vjet tranjer akademiet, mandej nqs ka sukses te bahet zv.tranjer.

Sinani asht embleme e Vllaznise, legjende e kampionatit shqiptar me tan ata gola qi ka ba, djale shume i mire, por me duket e padrejte dhe joprofesionale qe te bahet direkt zv.tranjer bile tuj kene edhe futbollist aktiv.



A dini gja ca do bahet me Plorin? A thu dojne me hek krejt prej Vllaznise ngaqe i perket epokes Fushaj??? Me ate sukses qi ka pas ai do kishte ken shume e padrejte...

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Fri, 04 Nov 2011 , 16:37
by Man in Redblue
jeti wrote:Permeze ka pas ken kuzhinjer te Turizmi, asht specialist ne qofte e qebabe :D

poashtu edhe specialist i kuzhines italiane :lol: :lol: Revolucioni Vata ka fillu :lol:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Posted: Fri, 04 Nov 2011 , 18:50
by jeti


Vata gol me kombetaren!