Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by jeti » Fri, 04 Nov 2011 , 18:55

Man in Redblue wrote:
jeti wrote:Permeze ka pas ken kuzhinjer te Turizmi, asht specialist ne qofte e qebabe :D

poashtu edhe specialist i kuzhines italiane :lol: :lol: Revolucioni Vata ka fillu :lol:
si edhe specialist i birres ne britani ;)
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sat, 05 Nov 2011 , 00:43

mos harroni me e falenderu rud vaten me banderole si ndeshje e pare neser

rud vata we know you
you come to us thank you
but thank you tirana too
they dont give this year money to you

nuk e di anglishten por mendoj duhet falenderu
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sun, 13 Nov 2011 , 21:57

sec me kujton nje histori te ngjashme kjo puna e vates dhe perfundimin e dini

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... &Itemid=86
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Tue, 15 Nov 2011 , 23:31

se kuptoj se si ka ka mendu qe mund te drejtoj Vllaznian me gru e femi shum lag shkodras. nuk mund ta gjykoj se ndoshta femin i shkojn ne shkoll dhe nuk kan si vin ketu. por ca ruan ai ne shkoder vetem.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Tue, 20 Dec 2011 , 21:48

Vata e pranon: I thashë familjes se ndoshta s’do isha më trajner

20/12/2011 13:10

--------------------------------------------------------------------------------

Nga GJERGJ KOLA

“Unë jam për ndryshimin e gjërave, por në vendin tonë njerëzit nuk kanë shumë dëshirë të mendojnë për ndryshimin e këtij realiteti”

Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte pasur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë, duke parë si po shkojnë gjërat. I pyetur se si ndihet në këtë situatë, Rudi Vata është përgjigjur kështu për “Sporti shqiptar”: “A ndihem unë i rrezikuar? Të them “jo”, gabohem.

Të them “po”, nuk jam shumë i sigurt. Kam dëgjuar që njerëz të ndryshëm mund ta kenë vënë në diskutim të ardhmen time në krye të skuadrës, nëse do të humbisnim ndaj Dinamos. E dini të vërtetën. Edhe unë vetë kam menduar të largohem në rast se do të humbisnim. Madje këtë nuk e kam menduar në pushimin e ndeshjes kur ishim në humbje. E kam menduar para ndeshjes, sepse e konsideroja shumë të rëndësishme për të ardhmen time.

Madje po ju them edhe këtë tjetrën, kam telefonuar edhe familjen time në Skoci dhe u kam thënë se nuk e di nëse do qëndroj më në Shkodër, sepse e ardhmja ime është 50 me 50. Unë jam koshient të them se kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, duhet të hap krahun. Kam ardhur te Vllaznia të bëj një punë të mirë dhe për këtë po mundohem çdo ditë.” Ai duket shumë i sinqertë në ato çfarë thotë.

Stili anglez ka depërtuar thellë në mendjen dhe shpirtin e tij mesa shihet. Është i hapur me të gjithë, nuk duket aspak konjuktural dhe me të gjithë kërkon të ndërtojë marrëdhënie burrash. Larg firmave formale dhe marrëveshje verbale. Ai e sheh vetë situatën, madje e ka pasur të qartë edhe se çfarë do të kishte bërë nëse gjërat nuk do kishin shkuar ashtu siç duhet në ndeshjen e fundit.

Profesionalizmi Pyetja e zakonshme që lind në këtë rast është: Çfarë do bënte trajneri nëse do të kishte humbur me Dinamon? Përgjigjja e trajnerit Vata është e drejtëpërdrejtë: “Kisha në plan të ulesha në tavolinë dhe të bisedojë me drejtuesit e klubit. Do t’u thoja. Nga ana profesionale, unë duhet të vazhdoj punën si trajner i Vllaznisë, sepse dua t’i çoj deri në fund projektet e mia. Nga mungesa e rezultateve, vendosni si të doni.

Jam i vetëdijshëm se njerëzit, tifozët, nuk duan t’ia dinë për “vjedhjen” e tri pikëve nga gjyqtarët në ndeshjen e Kuçovës, por i bëjnë llogaritë me atë çfarë ka ndodhur deri tani. Unë jam për ndryshimin e gjërave dhe për ta bërë këtë, duhet kohë, megjithëse po e shoh që në vendin tonë njerëzit nuk kanë shumë dëshirë të mendojnë për ndryshimin e këtij realiteti të futbollit shqiptar. Sa për kontratën, nëse doni ta dini, nuk ka asnjë kusht për prishjen e saj dhe dëmshpërblim.

Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, por për të bërë më të mirën për Vllazninë”. Fjalët janë thënë nga ana e trajnerit Vata. Ato janë më se të qarta. Nëse dikush ka menduar ta heqë ose të paktën ka diskutuar për këtë gjë, kjo do të thotë se shumëkush nuk beson te projekti “Vata”. A është e drejtë kjo? Përgjigjen më të mirë do ta japë koha dhe rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve.



Klubi: S’kemi diskutuar për heqjen e trajnerit

Drejtuesit e klubit e shkodran pranojnë se ka pasur mendime për largimin e trajnerit, por jo nga njerëz me vendimmarrje

Shkrimi i djeshëm në faqet e gazetës sonë u ka “rënë si bombë” drejtuesve të klubit “Vllaznia”. Ata ndoshta nuk e kanë pritur që diskutimet e ndodhura në pushimin e ndeshjes të pasqyrohen në media dhe, për rrjedhojë, kanë dalë me një deklaratë për shtyp. “KF VLLAZNIA sh.a. funksionon si Shoqëri Aksionare, duke pasur një organizim dhe vendimmarrje institucionale.

Në Shkodër, por edhe jashtë saj, aty ku tifozët kuqeblu janë të shumtë, secili ka të drejtë të diskutojë mbi ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, të japë opinione dhe mendime siç edhe mediat janë të lira të japin opinione e mendimet e tyre.” Kaq mjafton për të kuptuar se klubi e ka pranuar se ka patur diskutime të tilla, por kanë qenë të njerëzve që nuk kanë gjë në dorë në vendimmarrje. Në rreshtat e mëposhtëm të deklaratës, jepet garancia që Rudi Vata ka nga klubi për të ardhmen, sepse çdo plan po bëhet me të në krye të skuadrës.

“KF VLLAZNIA sh.a. nuk ka marrë asnjëherë në shqyrtim çështjen e largimit ose jo të trajnerit Rudi Vata nga drejtimi i ekipit. Tekniku Vata ka patur dhe vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të klubit për arritjen e objektivave të këtij sezoni futbollistik. Në këtë linjë, trajneri Vata dhe stafi teknik po punojnë për të realizuar plotësimin e nevojave të ekipit me lojtarë të rinj në merkaton e janarit.

Tashmë prej ditësh, një numër i konsiderueshëm futbollistësh po provohen te Vllaznia dhe intensiteti do të jetë në rritje për të realizuar përforcimin e ekipit me elementë cilësorë. Nga ana tjetër, janë marrë të gjitha masat për fazën përgatitore të ekipit, e cila do të realizohet sipas të gjithë parametrave dhe kërkesave të trajnerit Vata dhe stafit të tij teknik,” – thuhet në deklaratën për shtyp të klubit shkodran. Ai ka dhënë garancinë e duhur se Vata do qëndrojë dhe planet e ardhshme po bëhen me të. Kjo në fakt është pozitive, megjithatë, duhet të presim zhvillimet e mëtejshme.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Tue, 20 Dec 2011 , 21:58

me vjen keq qe disa persona duan me ja fut mas shpines.

mua personalisht me duket nje njeri i drejt dhe qe don me shpirt te baj dicka te mire per skuadren. e pash mram ne rubriken sportive. dhe me vjen shum keq qe keto persona duan ta sharkojn kaq shpejt....

me sa merr vesht drejtusit e Vllaznias duan me do mos marrjen pjese ne kupat e europes, ndersa idet e vates jan te ngadalta dhe duan kohe qe me dal ne drite..... normalisht ne shqiperi nuk ka plane afatgjate por me shitje blerje qe duhet me marr pjese ne kupat e europes me do e mos.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Dec 2011 , 18:17

Ska kuptim me e hek. Rezultatet deri tash jane mizerabel, por ai- per mendimin tem nuk ka ardh per rezultate,por per me punu me te rijte.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Admin » Mon, 26 Dec 2011 , 15:44

Asht marri me e hek tesh Vaten, duhet e i lane kohe me punu.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Jan 2012 , 02:07

cili a qellimi i vates
ju perkrahesit e tij thate se po punon me te rinjte
po tash

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Fri, 13 Jan 2012 , 16:48

Merkato e janarit shum e gabume,gjithe keto largime dhe me 12 lojtar ne skuader + nej braziloafrikan qe ka me ardh =0.
Ishalla Vata i ka ba llogarit mire se reziku per nje kategori ma poshte po shtohet.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Man in Redblue » Sun, 15 Jan 2012 , 15:27

Itash nuk jam tu e kuptu hic "Projektin Vata" :roll: :roll: keka Projekti "Hic lojtare sa ma shume"

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Mon, 16 Jan 2012 , 00:56

Per mendimin tem , Rudi Vata nuk ka faj per lojtaret qe po ikin, dhe me siguri bashkia komandon


A mund te deshironte vata me i ik Vajushi dhe shum te tjere ????? Gjall ne bote , e nuk me mbushet kurr mendja

Duke pa lojtaret qe kena ne ekip , mund ta kuptojm fort mire se sa derdh bashkia per vllaznine .

nese sukaj , petroviq , vajushi , danaj , limani dhe te tjere qe ishin te pagum ma shum te vllaznia dhe nuk jan ma , kuptohet shum qarte se sa asht shuma e lekeve qe bashkia don me pagu per lojtaret qe kan mbet , ku paguhen me nje shum qesharake

Nuk po kuptohet asgja se qa bashkia don me ba , a don me e ba vllaznine ma mire kete sezon , apo dojn me na shkaterru komplet ekipin , dhe me perfitu prej vllaznise vetem per biznes .

Kan ike lojtaret ma te mire , dhe nuk po kuptohet kush po vjen , dhe asht krejt e qarte qe bashkia don me perfitu prej shitjeve te lojtareve e nuk don me harxhu xha .

Nese dikush mund te shofin sesa lojtare ka vllaznia dhe sa pagun klubi komplet per lojtaret e mbetun deri tashti , me 100 perqind mund te jena skuadra ma e varfen ne superiore deri tashti .

Nese bashkia nuk mundet me e mbajt ma vllaznine , tia japin dikujt tjeter se e ka qelb krejt.

Po na ikun te tan te rinj e talentum , dhe po shiten per 1 cope buke , dhe kja bashki po nxjerr kunjin me tan shkodren , qe me 100 perqind nuk mendon kerkush ma qe ta shohin vllaznine kampione , kurre

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Man in Redblue » Sat, 21 Jan 2012 , 16:09

A e lexoni "teatrin" per Sykajn ne Gazeten Shkodra Sport ne facebook?

Me vjen keq per ata qi e dojne Vaten, edhe une e kam mbeshtete por tash di me thane, e ka vertetu se asht nji legen, qe ikte 1 sekond e ma pare prej Vllaznise e mos ia pasha ma bojen aty, se nuk po len gja pa kthy mrapsht.

Me hek Sykajn qe asht lojtari shkodran ma i mire i perspektives dhe me marr nji brazialian apo beninez qe e shumta rrin 5 muj e mandej cojn 3 here makinen me e prit nrinas e ai kushedi ku lot ne gjeorgji a kine- ky asht skandal qe nuk ka nevoje per shume koment!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sun, 22 Jan 2012 , 21:23

Man in Redblue wrote:A e lexoni "teatrin" per Sykajn ne Gazeten Shkodra Sport ne facebook?

Me vjen keq per ata qi e dojne Vaten, edhe une e kam mbeshtete por tash di me thane, e ka vertetu se asht nji legen, qe ikte 1 sekond e ma pare prej Vllaznise e mos ia pasha ma bojen aty, se nuk po len gja pa kthy mrapsht.

Me hek Sykajn qe asht lojtari shkodran ma i mire i perspektives dhe me marr nji brazialian apo beninez qe e shumta rrin 5 muj e mandej cojn 3 here makinen me e prit nrinas e ai kushedi ku lot ne gjeorgji a kine- ky asht skandal qe nuk ka nevoje per shume koment!
Man , ne e dijm te tan se cfare vendit asht vllaznia , dhe e vertata asht se jena jashtzakonisht te rrezikum me shku nji kategori ma poshte , sidomos tashti qe nuk kena as sukajn dhe as vajushin qe na kan majt da pike para vendeve te fundit , dhe me sa di un , qender mbrojtesi sykaj ka lujt cdo ndeshje si titullare , dhe ka ba mjaft gabime bashke me mbrojtezit melazes , qe ishin deshtimi i merkatos qysh se filloj kampionati , ose qysh se para se me e marr vata , dhe keto gabime ishin edhe deshtimi i mesfushes se vllaznise , ku padyshim ishte skandal bashk me mbrojtjen .

Man , nese do ishe un ose ti tranier , ca do kishim ba per vllaznine me e pshtu mos me ra ne nji kategori ma poshte , duke dit se skena as vajushin dhe as sukajn qe na kan majt gjalle . A nuk do kishim nderru lojtaret qe kan ba gabime ne fazen e pare a? apo do kishim lan prap ata lojtare qe kan lujt dhe kan ba gabime . Man ,ka ardh nji moment qe vllaznia mos me mendu per momentin me lujt ma me te rinj , por me pshtu mos me ra posht e mos me perfundu si dinamo .

Per mendimin tem , sykaj duhet me ul kryt e me punu ma shum me xan vend ne formacion , sepse po mos te kishte ba gabime , nuk do ia kishte ndi betha lagshtinen , dhe jam i sigurt qe vata do ta aktivizojn , por jo si titullare .

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Admin » Tue, 24 Jan 2012 , 14:15

O pjalm nuk shpetohet Vllaznia tu hek lojtar por tu marr lojtar !!!

Pse duhet me largu Sykaj kur asht ne kontrat me Vllaznine, nqs largohet duhet me i pagu lekt njilloj!!Kshu qe largimi kaq shume i deshirum i tij nga Vata asht dicka pa lidhje e ja profesionale qe nuk ndihmon ne asnji menyre ekipin e vllaznise!!

Kohet e fundit Vata po me zhgenjen shume ne menaxhimin e grupit!! Vllaznia historikisht ka fitu kur ka pas nji grup te mire, nji ekip te harmonizum pa yje ne te, nqs nuk punon ne kete drejtim ka me deshtu komplet!!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Tue, 24 Jan 2012 , 23:20

Admin wrote:O pjalm nuk shpetohet Vllaznia tu hek lojtar por tu marr lojtar !!!

Pse duhet me largu Sykaj kur asht ne kontrat me Vllaznine, nqs largohet duhet me i pagu lekt njilloj!!Kshu qe largimi kaq shume i deshirum i tij nga Vata asht dicka pa lidhje e ja profesionale qe nuk ndihmon ne asnji menyre ekipin e vllaznise!!

Kohet e fundit Vata po me zhgenjen shume ne menaxhimin e grupit!! Vllaznia historikisht ka fitu kur ka pas nji grup te mire, nji ekip te harmonizum pa yje ne te, nqs nuk punon ne kete drejtim ka me deshtu komplet!!
nuk i dim krejt rrethanat, e saje loje. se lojtari nje dite para se me than se do iku nga vllaznia. tha qe une nuk largohem nga vllaznia, pa me larguar dhe qe e ka punet mire me tranjerin,.

mos te harrojm se vata kur u emerua tranjer tha qe ligji do bahet vetem nga maliqi. masandej edhe lojtaret jan dhastu shum, dhe nuk ju pelqen diktatura qe ka pru ai ne skuader.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Wed, 25 Jan 2012 , 00:08

cila asht kja diktatura e vates se une spo e kuptoj dhe sjam i vetmi
vata erdh me punu me nje plan afatgjate ok
atehere ckuptim kan da silva e dimo te merren deri ne qershor
kjo me duket ma shume si zgjidhje emergjente qe i bjen ndesh asaj qe ne na serviret
i kam ndjek rubrikat sportive dhe cudi por pjesa me e madhe jane pesimiste per te ardhmen e skuadres
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Wed, 25 Jan 2012 , 18:41

Admin wrote:O pjalm nuk shpetohet Vllaznia tu hek lojtar por tu marr lojtar !!!

Pse duhet me largu Sykaj kur asht ne kontrat me Vllaznine, nqs largohet duhet me i pagu lekt njilloj!!Kshu qe largimi kaq shume i deshirum i tij nga Vata asht dicka pa lidhje e ja profesionale qe nuk ndihmon ne asnji menyre ekipin e vllaznise!!

Kohet e fundit Vata po me zhgenjen shume ne menaxhimin e grupit!! Vllaznia historikisht ka fitu kur ka pas nji grup te mire, nji ekip te harmonizum pa yje ne te, nqs nuk punon ne kete drejtim ka me deshtu komplet!!
Admin , un nuk thash se duhet me e largu sykajn , por thash qe sykaj duhet me ul kryt e me punu ma shum me xan vend titullarit sepse titullar ka ken cdo ndeshje ne fazen e pare , dhe ka ba mjaft gabime , dhe roli i qender mbrojtesit asht nji rol shum i randesishem per nji skuader, dhe gjith fazen e pare qe pam ,edhe un qe sjam tranier e kam kuptu qe nuk asht hala i zoti me ken qender mbrojtes ne nje skuader me emer si Vllaznia.

Admin , me sa shifet Vata nuk don me e largu sykajn , dhe pikerisht ky lojtare qovi kryt me u largu prej vllaznise , sepse o don vendin e titullarit o ska , dhe nuk preferon me lujt tu u zevendesu , dhe kja me duket dicka shum negative per nji lojtare qe duhet me u pjek ma shum , duke dit qe nga fundi i sezonit te kampionatit te kalum filloi tu lujt titullare tamam me vllaznine , kurse sot kerkon vendin e titullarit me kembegulje , edhe pse meriton.

Admin , nese e mban , lista e largimet te lojtareve qe gazetat shkrushin para 1 mujit duke than qe vata do ti largoje keta lojtare , ishin komplet rrena , dhe menjehere vata tha mbrapa qe nuk e kam ba un ket liste , dhe padyshim kete liste e ka ba bashkia , dhe flasim demek se e ka ba vata , sepse nuk jan te zotet me e magjanu vllaznine , dhe nuk asht vata qe e ka ba ate liste , por asht bashkia qe komandon, biles kja bashki nuk i ka dal zot lojtareve qe ka dasht vata.


Nga ana tjeter , duhet ta dijm qe Vata nuk ka ba kontrate me vllaznine , biles edhe ato pare qe vllaznia e pagun , nuk jan kurxha per te. Ka ardh te vllaznia veq se e ka per nder me ken tranier te kjo skuader , dhe me ba ma te miren per vllaznine e tij

Mos te harrojm qe Vata e mori vllaznine kur ishin largu te gjithe , nallbani shtubina , ai mbrojtesi malazes e shum te tjere , dhe e gjeti vllaznine me merkato te gabume , me nji mbrojtje skandal dhe mesfushe skandale , dhe tashti po ban merkaton e blemjeve per here te pare , prandaj duhet te shofin se ca duhet te bajn merkato e vates ne fillim , dhe mandej ta gjykojm.

Duhet mos me e harru qe nuk asht vetem Vata qe vendos per lojtaret , por ka edhe nji rragam qe e ndihmon, prandaj un per vedi mendoj qe vllaznia kete faze do jete shum ma e mire se ishte , duke dit qe fazen qe shkoi kena pas nji mbrojte dhe nje mesfushe skandal.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Admin » Wed, 25 Jan 2012 , 20:49

Pjalmi, vet Vata ka deklaru qe Sykaj te largohet. Ne flasim ne baze te asaj qe deklaron Vata ne gazeta.

Si ka shkru edhe Goldi, nqs Vata ka ne mend me ba nji projekt afatgjat duhet me marr lojtare te rinj e te perspektives ja lojtar 32 vjeca vetem per 6 muj!!
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Wed, 25 Jan 2012 , 23:22

Admin wrote:Pjalmi, vet Vata ka deklaru qe Sykaj te largohet. Ne flasim ne baze te asaj qe deklaron Vata ne gazeta.

Si ka shkru edhe Goldi, nqs Vata ka ne mend me ba nji projekt afatgjat duhet me marr lojtare te rinj e te perspektives ja lojtar 32 vjeca vetem per 6 muj!!
Admin. Gazetaret rrejn aq shum , sa i bajn listat e largimit vete , e thojn i ka ba tjetri , dhe pikerisht ky rast i ka ndodh Vates me gazetaret e shkodres .

shife linkun ma poshte se cfare skandalit bahet me rrenat e gazetarit gjergj kola

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=117

----------------------------------------------------------------------
kurse per rastin e sykajt , nuk ka dasht me e hek vata prej vllaznise , por nuk e ka fut ne 2 miqesoret e fundit , se ka dasht me pa se si mund te lozin te tjeret ne vendin e tij , dhe sykaj asht terbu , dhe ka ba fjale me vaten.

shife edhe linkun ma poshte

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll

Un nuk du me mbrojt vata sepse e para e di qe nuk asht tranier , dhe e dyta e pranoj se asht shum nervoz dhe duhet me u sjell ma mire me lojtaret , por ama mendoj qe faji kryesore asht vetem i drejtusave te vllaznise , sepse ata i bajn vete largimet, dhe ia fusin tranierit , sepse drejtusat jane ata njerez qe largune vajushin e shum te tjere sepse nuk jan te zotet me pagu lojtaret , ose me mbajt vllaznine .

Ku kishte faj Josa qe e largune pa te drejt ? A nuk ishte faji i drejtusave qe heken tan lojtaret ma te mire te vitit te kalum , dhe e lan vllaznine vetem me te rinj ? duke dit se ne skuader duhet te kete edhe lojtare profesionista?

Vata ka kerku shum lojtare qe ka dasht , dhe bashkia nuk ia ka plotesu deshiren , sepse duhen financa , dhe asht detyru me marr lojtare te dores se dyte qe jan ne ate moshe qe permende ti .

E vetmja gja qe mund te tham asht qe vllaznia kurr ska me ba hajr me keta drejtusa , dhe me vjen keq per tranierat qe ikun sa vijn .

Post Reply