Page 1 of 2
Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Fri, 30 Sep 2011 , 15:30
by Skodrinon
u-17 udheheq kampionatin me 9 pike
3 ndeshje 3 fitore
4-0 me aden, 2-0 me flamurtarin e po 2-0 teuten
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Fri, 30 Sep 2011 , 22:22
by Man in Redblue
brravo!!
flm skodrinon per infot
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sat, 01 Oct 2011 , 19:59
by fpjalmi
Skodrinon wrote:u-17 udheheq kampionatin me 9 pike
3 ndeshje 3 fitore
4-0 me aden, 2-0 me flamurtarin e po 2-0 teuten
skodrinon,po 19 vjecaret si jane
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sat, 01 Oct 2011 , 22:55
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Skodrinon wrote:u-17 udheheq kampionatin me 9 pike
3 ndeshje 3 fitore
4-0 me aden, 2-0 me flamurtarin e po 2-0 teuten
skodrinon,po 19 vjecaret si jane
e ke te tema e u-19
kan fitu me aden e flamurtarin e kan hup ne durres
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 11:15
by Skodrinon
u-17 ka fitu ndeshjen e katert rradhazi 3-1 me elbasanin
asht e çuditshme se vetem nji u-17 i vllaznise asht thirr me komtaren. keka nji talent 15 vjeç arlind kalaja. kta trainerat e moshave nuk shkojne me pa ndeshje neper rrethe m'duket
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sun, 09 Oct 2011 , 01:24
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:u-17 ka fitu ndeshjen e katert rradhazi 3-1 me elbasanin
asht e çuditshme se vetem nji u-17 i vllaznise asht thirr me komtaren. keka nji talent 15 vjeç arlind kalaja. kta trainerat e moshave nuk shkojne me pa ndeshje neper rrethe m'duket
sdo ti kene te njfotun baballaret keto lojtaret e vllaznise prandaj si mbledh komtarja
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sun, 09 Oct 2011 , 14:44
by Edmond-Cela
as keto £££ $$$$
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Sun, 09 Oct 2011 , 19:06
by Skodrinon
ia rritme veshet shume
kan hup 1-0 ne tirane me partizanin
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 20:02
by Skodrinon
Dominim total i shkodranëve
Vllaznia – Skënderbeu 5-0
Vllaznia: Harrllica, D. Hasaj, Ruçi, Gurishti, Pjeshka, Kalaja, Dyca , Borshi, A.Hasani, Dika, Kabuni (u aktivizuan G. Hasani, Hakaj, Medja). Trajner. E. Çaku
Skënderbeu: Mali, Ninaj, Zyfi, Koleta, Trandafili, Rapi, Hasanllari, Kupe, Beshiri, Keca, Ivani. Trajner: B. Vila
Shënues: Kabuni 10’, 50’ Kalaja 25’, G.Hasani 65’, Hakaj 72’
Gjyqtarë : E. Hamiti, R. Çokaj, A. Pici (Lezhë)
Vllaznia ka arritur dje në Shkodër një fitore shumë të thellë ndaj Skënderbeut. Skuadra e trajnerit Entri Çaku ka mundur 5-0 korçarët në një ndeshje që ka patur vetëm një skuadër në fushë. Në pjesën e parë kanë shënuar dy sulmuesit shkodranë Kabuni e Kalaja, të cilët i dhanë qetësinë e duhur Vllaznisë. Pjesa e parë u mbyll 2-0, ndërsa në të dytën do shënonte sërish Kabuni.
Vllaznia nuk ngopet me kaq, por thellon me G. Hasanin e Hakajn, duke shënuar kështu një fitore me pesë gola diferencë. Vllaznia kampione në fuqi po tregon edhe një herë se mbetet një nga pretendentet kryesore për titull, pavarësisht fillimit jo shumë të mirë të sezonit.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 01:23
by Skodrinon
Shkëputet Tirana, Vllazninë e ndal Dinamo
Shkodranët tregohen mendjemëdhenj në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 me Dinamo. Elbasani i shënon 7 gola Laçit
Shkodranët humbin 2 pikë
Vllaznia – Dinamo 2-2
Vllaznia: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Borshi, Kalaja, Dyca, Kozmaj, Kabuni, A. Hasani. (u aktivizuan: G. Hasani, Çinari e Dika).
Trajner: E. Çaku.
Dinamo: Gjonikaj, J. Hasani, Sulejmanaj, Fida, Brari, Vaka, Qilimi, Muça, Shkupi, Haranlli, Kaloshi. Trajner: I. Bunjaku. (u aktivizuan: Bregasi, Ndoci, Meta).
Shënues: Kozmaj 15’, Kabuni 60’ / Kaloshi 68’, Gurishta 72’ (aut.)
Gjyqtarë: Sh. Ziri, E. Veseli, E. Borgu (Fushë- Krujë)
Vllaznia ka barazuar në një mënyrë të çuditshme dje në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj Dinamos. Ajo udhëhiqte 2-0 deri 20 minuta para mbarimit të ndeshjes, por më pas, ndonjë ndërrim jo i duhur apo vetëkënaqësia e lojtarëve bëri që dinamovitët të përfitojnë dhe të barazojnë rezultatin. Ata janë ndihmuar në fakt edhe nga fati, se goli i tyre i dytë ka qenë natyrisht pjesë e fatit, pasi topi u devijua në mënyrë të çuditshme nga një mbrojtës i Vllaznisë dhe përfundoi në rrjetë. Loja e shkodranëve ka qenë e mirë sidomos në pjesën e pare, ku ata kanë pasur mundësi të shënojnë edhe më shumë gola.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Wed, 23 Nov 2011 , 16:29
by Skodrinon
Ndalet Tirana, Vllaznia edhe më pranë
Durrsakët i nënshtrohen Vllaznisë
Shkëndija Dr. – Vllaznia 0-3
Shkëndija Dr.: Kastrati, A. Kllari, Kela, Bajrami, Xhakoni, Tanushi, Matmuja, Malellari, Vllahi, Shkëmbi, Milla (u aktivizuan: Dalipi, Dedej, Ibrahimi).
Trajner: A. Domi
Vllaznia: Harlicaj, Ruçi, Pjeshka, Gurishta, Hasaj, Zogu, Borshi, Kozmai, Kalaja, Jakova, Kabuni (u aktivizuan: Hasani , Dyca). Trajner: E. Çaku
Shënues: Kabuni 35’, Kalaja 50’, Dyca 65’
Karton i verdhë: Gurishta
Karton i kuq: Gurishta, Malellari
Gjyqtarë: A. Paço, I. Begaj, H. Troka (Fier)
Nuk ka pasur shumë histori ndeshja mes 17-vjeçarëve të Shkëndijës së Durrësit dhe Vllaznisë. Shkodranët, kampionët në fuqi, e kanë dominuar takimin, çka reflektohet edhe nga rezultati 0-3 në favorin e tyre. Të zotët e shtëpisë nuk janë shfaqur të tillë në fushën e blertë, pasi futbollistët e Vllaznisë kanë treguar nivel më të lartë loje. Shkëndija, e nxitur nga faktori fushë, ka kërkuar të përfitojë qysh në minutat e para, por Vllaznia është shfaqur me rezultative.
Në minutën e 35-të, pak para se të përfundonte pjesa e parë, Kabuni i ka kaluar në avantazh miqtë. Shkëndija shkon në dhomat e zhveshjes e demoralizuar dhe nuk arrin të reagojë në 40-minutëshin e dytë. Madje janë miqtë nga Shkodra ata që dominojnë edhe në këtë pjesë. Kalaja, pjesëtar i përfaqësueses U-17, kalon në avntazh të dyfishtë Vllazninë në minutën e 50-të, ndërsa Dyca, 15 minuta më pas, shënon golin e tretë dhe të sigurisë për miqtë. Përfundimisht 0-3 për Vllazninë, që shfaqet me pretendime serioze edhe në këtë sezon
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Wed, 23 Nov 2011 , 16:34
by Skodrinon
Çaku: Vllaznia kampione, sërish pretendente
Ndonëse nga grupi i vjetshëm i 17-vjeçarëve janë larguar 17 futbollistë, Vllaznia kërkon të ruajë traditën e titujve
Vllaznia prej tri sezonesh është kampione e vendit me 17-vjeçarët. Një dominim absolut i këtij ekipi i shoqëruar edhe me nxjerrjen e disa elementëve cilësorë, që sot po luajnë me Vllazninë, Tiranën dhe ekipe të tjera. Duket më së miri se misioni i këtij ekipi është përmbushur ashtu siç duhet gjatë kësaj periudhe, sepse ka pasur rezultate shumë të mira, por ka nxjerrë edhe lojtarë cilësorë.
Ndërrimi i brezave
Edhe sivjet, trajneri i këtij ekipi, Entri Çaku, po bën një punë të mirë. Ndonëse nga kontigjenti i vjetshëm, që u shpall kampion i vendit, i janë larguar plot 17 futbollistë, sërish është krijuar një ansambël shumë i mirë. Prurjet e lojtarëve nga ekipi i 15-vjeçarëve me trajner Alban Volumin, edhe ky kampion, apo dhe nga ekipe të tjera, kanë qenë të mira dhe me nivel.
Kjo e ka ndihmuar atë të ndërtojë një skuadër pretendente edhe këtë sezon. Vetë Çaku është i kënaqur me punën që po bëhet: “Ka qenë e vështirë në fillim, sepse na u desh ta ngrenim skuadrën nga e para. Nga grupi i vjetshëm u larguan plot 17 futbollistë nga ekipi i vjetshëm që ishte kampion. Megjithatë, së bashku me kolegun tim, Nefail Zhejani, besoj se kemi bërë një punë të mirë që po i jep frytet e veta.”
Vllaznia, sërish pretendente
Vllaznia U-17, edhe pse me petkun e kampiones, nuk e ka nisur me vrull kampionatin. Mirëpo me kalimin e javëve po ngjit dalngadalë shkallët, duke u kthyer pretendente: “Mendoj se jemi sërish pretendentë të fortë për titull. Vllaznia ka krijuar një traditë të mirë me moshat, duke futur dëshirën dhe egon te vetë futbollistët për të synuar lojën e bukur dhe rezultatin. Elementi është i mirë, ka të ardhme dhe kjo na kënaq më shumë, sepse pikësynimi ynë ky është. Vllaznia është një emër i madh i futbollit shkodran dhe gjithnjë kërkuese për vende nderi.”
Më shumë konkurrencë
Duke u ndalur tek kampionati i sivjetëm, Çaku beson se është më i fortë në krahasim me një vit më parë. Është shtuar numri i skuadrave pretendente dhe kjo është shumë pozitive. “Nëse vitin e kaluar ishim vetëm ne dhe Dinamo rivale për titull, sivjet është më ndryshe. Së paku, janë katër skuadra në garë: Vllaznia, Tirana, Dinamo dhe Shkëndija e Tiranës.
Besoj se do jetë një kampionat i fortë dhe me shumë rivalitet, çka do t’u sjellë më shumë forcë fëmijëve për t’u përballur me kundërshtarë të fortë në fushën e lojës,” – ka thënë Çaku. Shembulli më i mirë i këtij rivaliteti është ndeshja e së dielës që kaloi në Shkodër mes Vllaznisë dhe Dinamos.
Shkodranët kanë qenë në avantazh 2-0 në minutën e 60-të, por në 20 minutat e fundit dinamovitët e përmirësuan ndjeshëm mënyrën e lojës dhe barazuan rezultatin. Për t’u përmenduar te Vllaznia U-17 si elementët më me perspektivë janë Kalaja, Borshi, Kozmaj, Ruqi si dhe më të rinjtë, Kabuni, Ramaj, Dyca e Çinari.
Klubi, kontrata të rregullta me trajnerët e Akademisë
Në kuadrin e riorganizimit total të klubit të futbollit të Vllaznisë, tashmë i kthyer në shoqëri aksionare, drejtuesit e tij kanë sjellë një risi tjetër: kontrata individuale me çdo trajner të akademisë. Të gjithë ata janë tashmë të punësuar zyrtarisht në klub, me rregulla të plota, diku paguar edhe sigurimet. Kontratat e firmosura para noterit janë të vlefshme deri në fundin e muajit maj, ashtu si gjithë kontratat e ekipit të parë. Të tilla forma të punës tregojnë se në klubin shkodran gjërat kanë filluar të shkojnë ashtu siç duhet, në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Thu, 24 Nov 2011 , 14:18
by Admin
Me bahet qejfi qe ekipet zingjire te Vllaznise (Akademia) po funksionon sic dihet si edhe Bashkia po e vlerson punen e tranjerave.
Komplimente Cakut per punen e mire e shume suksese ktyne djelmoshave te talentum.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Tue, 06 Dec 2011 , 19:49
by Skodrinon
Bardheblutë e trajnerit Sengla janë dorëzuar para shkodranëve, që u marrin kreun e renditjes. Fitojnë gjithashtu ndjekësit më të afërt, Shkëndija e Tiranës dhe Flamurtari
Vllaznia i rrëmben kreun Tiranës
Tirana – Vllaznia 0-1
Tirana: Saraçi, Cake, Jonuzi, A. Sallaku, F. Llagami, H. Llagami, Grabova, Sallaku, Shyti, Vatnika, Al. Sallaku (u aktivizuan: Premçi, Halili, Kurti). Trajner: L. Sengla
Vllaznia: Harliçaj, Ruçi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Borshi, Krymi, Cinari, Kozmai, Kalaja, Kabuni (u aktivizuan: Zogu, A. Hasani, A. Xhani). Trajner: E. Çaku
Shënues: Kabuni 34?
Gjyqtarë: Xh. Rada, A. Demiraku, K. Shahini (Durrës)
Bardheblutë janë ndalur dje në “shtëpi” nga një prej ekipeve më të forta të grupit të vet dhe njëkohësisht rivalja kryesore për vendin e parë, Vllaznia, që me fitoren e djeshme në “Skënder Halili” ka kapur kreun e klasifikimit. Loja ka nisur e shpejtë nga të dyja skuadrat, por janë miqtë nga Shkodra ata që kanë gjetur golin me anë të Kabunit. Skuadra e Senglës pas golit të pësuar nuk ka reshtur së kërkuari golin e barazimit.
Madje bardheblutë “e vegjël” kanë edhe disa raste të pastra shënimi, por nuk tregohen të qetë për të finalizuar para portës mike. Gjithsesi, shkodranët dje kanë ditur që ta mbrojnë me fanatizëm avantazhin deri në fund të ndeshjes dhe kanë marrë tri pikë të çmuara, duke zbritur kështu Tiranën nga “froni” dhe duke zënë vendin e parë. Skuadra e Senglës pëson humbjen e dytë në kampionat, por kjo e fundit, përballë një rivali direkt për titull, djeg më shumë.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Thu, 08 Dec 2011 , 13:37
by Admin
Urime 17-vjecarve per fitoren dhe vendin e pare.
Ishalla vazhdojne kshu e na nderojne prep.
komplimente edhe tranjerit Caku per punen e mire qe po ban me me 17-vjecart.
Nuk e di se si jena me portiera e te rinjve, por duhet me punu pak ma shume me portierat se kena pothujse 15 vite qe nuk kena njerr portiera te "hajrit".
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Mon, 12 Mar 2012 , 18:08
by Skodrinon
U-17: Vllaznia pa frena, bën “poker”
Shkëlqejnë kuqeblutë
ELBASANI-VLLAZNIA 0-4
Golat: Kabuni 25?, 32?, 75?, Hasani 54?
ELBASANI: Balukja, Debrova, Alla, Bërdufi, Turhani, Kotherja, Luniku, Carhoshi, Kalellari, Tupi, Laze. (U aktivizuan: Suvaria, Hoti, Salla). Trajner: S.Dalipi
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruqi, Hasaj, Gorishta, Pjeshka, Shkëmbi, Krymi, Dyca, Kozmai, Hasani, Kabuni. Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: K.Kola, A.Shkreta, J.Xhaja (Tiranë)
KARTONË TË KUQ: Tupi 74? Hoti 79?
Paratërinjtë e Vllaznisë kanë bërë “poker” në sfidën ndaj Elbasanit. Miqtë kanë dominuar totalisht në lojë duke mos u dhënë asnjë mundësi verdhebluve të shënonin qoftë edhe një gol. Kabuni realizoi një tripletë në këtë sfidë, duke qenë lojtari më i mirë. Një gol shënoi edhe Hasani, i cili kompletoi fitoren e skuadrës e tij. Kësisoj, kryesuesit vazhdojnë ecurinë pozitive.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Wed, 21 Mar 2012 , 02:32
by Skodrinon
Kampionati U-17: Vllaznia, “leksion” edhe të kuqve
Shkodranët nuk ndalen
VLLAZNIA – PARTIZANI 3-0
GOLAT: Kabuni 9?, Gurishta 49? (11-m), Çinari 78?
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Axhani, Shkambi, Zogu, Hasanaj, Dyca (Rraboshta 68?), Kabuni (Çinari 58?), A.Hasani. Trajner: E.Çaku
PARTIZANI: Ndoj, Agalliu, Çema (Musai 37?), Gjoni, Lila, Zhezha (Faruku 48?), Gjinaj, Mina (Kraja 49?), Plloçi, Hafuzi, Drita. Trajner: G.Tomori
GJYQTARË: E Hamiti, A.Pici, R.Alushi (Lezhë)
KARTON I KUQ: Ndoj
Vllaznia ka arritur një fitore bindëse ndaj Partizanit në fushën e vetë, duke vazhduar në këtë mënyrë ecurinë e rezultateve pozitive. Shkodranët janë kryesues të kampionatit të paratërinjve, ndërsa këtë sezon kërkojnë të fitojnë sërish titullin kampion. Në ndeshjen e djeshme, kuqeblutë kaluan në avantazh që në minutën e 9- të me anë të Kabunit. Një fitore, e cila ka filluar të projektohet që në minutat e para të takimit. Pas një harkimi në zonë sulmuesi Kabuni goditi me kokë dhe zhbllokoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Edhe në 40 minutat e dyta shkodranët ishin më kërkues dhe arritën të shënojnë dy herë me Gurishtën dhe Çinarin.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Wed, 21 Mar 2012 , 12:51
by Admin
Vllaznia asht ne vendin e pare me 49 pike e ndjekun nga Shkendija Tirane me 48 pike e Tirana me 46 pike.
Duhet me pergezu edhe Entri Cakun per punen e mire qe asht tu ba tes 2-3 vite me ekipin e 17-vjecarve.
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Fri, 23 Mar 2012 , 17:30
by Skodrinon
Kampionati U-17: Vllaznia “poker”, nis arratinë
Kuqeblutë nuk falin as në Pogradec
POGRADECI-VLLAZNIA 2-4
GOLAT: Balliu 51?, Alillari 70? (11-m)/ Pjeshka 36?, Kalaja 63?, 65?, Hasani 74?
POGRADECI: Gjore, Shkëmbi (Alillari 41?), Xhelo, Çina (Kujtimi 48?), Hidri, Lipo, Zeqollari, Berberi, Dervishi, Çollaku, Balliu. Trajner: A.Abazaj
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Myftia (Hasani 60?), Kalaja, Shkami, Çinari, Kakuni, Kozmai. Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: E.Kello, R.Paramani, A.Furamani (Korçë)
Vllaznia nuk di të ndalet, fiton edhe në transfertën e Pogradecit. Paratërinjtë kuqeblu, të drejtuar nga Entri Çaku, kanë shënuar 4 gola në portën e Gjores. Liqenorët, edhe pse zhvilluan një takim të bukur, nuk mundën që të përballojnë furinë shkodrane. Kryesuesit e kampionatit kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Pjeshkës. Pjesa e parë u mbyll 0-1. Vendësit u futën në fushë më të motivuar në 40 minutat e dyta, duke arritur të barazojnë me anë të Balliut. Megjithatë, loja më pas foli për miqtë. Kalaja shënoi dy herë për shkodranët, ndërkohë që Alillari hapi lojën pas golit me 11-metërsh. Ishte Hasani që vulosi gjithçka, 6 minuta para përfundimit të takimit, duke i çuar shifrat në 2-4. Shkodranët arritën një fitore të merituar. Tashmë, pas këtij triumfi, kuqeblutë thellojnë diferencën me ndjekësit në +5 pikë. Javën e ardhshme Vllaznia luan në shtëpi me Laçin, ndërsa Pogradeci në transfertë me Flamurtarin.
Renditja ------Pi--Golav---F--B-H
Vllaznia ------52--54-11--16-4-1
Shkendija T -48--50-22--15-3-3
Dinamo -------47--51-17--15-2-4
Tirana --------47--49-16--15-2-4
Flamurtari --43--47-17--13-4-3
Re: Under 17 - Superliga 2011-12
Posted: Mon, 26 Mar 2012 , 18:34
by Admin
Skodrinon a din gja a ka marr komtarja ndonji prej lojtareve te Vllaznise ne Hollande?