Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Apr 2005 , 13:59

SHQIPERIA ME NJE EKIP NE INTERTOTO.


Ne shortin e hedhur dje ne Nyon te Zvicres eshte percaktuar qe vetem nje ekip Shqiptar do te marre pjese ne Kupen Intertoto.

Ne date 11 Prill eshte hedhur shorti percaktues i skaudrave qe do te marrin pjese kete sezon ne Kupen intertoto.Shqiperia do te dergoje ne kete kompeticion vetem nje ekip pasi UEFA kete sezon nuk do te perzgjedhe me skuadra nga renditja FAIR-PLAY per Federatat Europiane sic ndodhi sezonin e kaluar ku u kualifkua Teuta.Raundi i pare pere kete kupe zhvillohet ne datat 18-19 qershor dhe 25-26 qershor 2005.Serisht skuadra qe do te kualifikohet do te perballet me nje ekip Kroat ashtu sic ka ndodhur edhe vitin e kaluar.Ne kupat Europiane nga Shqiperia marrin pjese 4 ekipe,nje ne Ligen e Kampioneve ,dy ne Kupen UEFA dhe nje ne Kupen Intertoto.Ne rast kaulifikimi pas raundit te pare ekipi Shqiptar i kualifikuar do te perbalet me nje ekip Finlandez ose Islandez.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Jun 2005 , 21:08

Mbaroi pjesa e pare e ndeshjes:Dinamo-Varteks,per kupen Intertoto.
Dinamo eshte ne avantazh 2-0,me golat e shenuar nga Marinho 7' dhe Qorri 16'!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Jun 2005 , 21:58

Mbaroi ndeshja,Dinamo pesoi nje gol ne minuten e 46 te pjeses se dyte.2-1!

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 19 Jun 2005 , 11:42

Gjina qe moren nje gol ne fund te lojes.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Jun 2005 , 14:22

Me 2-0 kishin pase ma shume shance per kualifikim.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 19 Jun 2005 , 21:33

Taman , mu me vjen ma inat se kishin pas mundesi me ken ne vend te Dinamos :cry: :cry: :twisted: :twisted:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Jun 2005 , 21:14

Po moj naqe po Dinamoja ka ble bojagi lojtare,na deri tesh kena ble veq drejtusa e zevendestrajnera!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 20 Jun 2005 , 23:12

Mirboll paskena hec :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 21 Jun 2005 , 14:04

Ishalla dijne edhe me lujte futboll! :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 21 Jun 2005 , 18:46

hahaha taman .
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Jun 2005 , 20:38

Eliminimi nga Kupa Intertoto sjell "cunamin" te Dinamo. Paraqitja zhgënjyese në Varazhdin, kurrsesi nuk mund të kalonte pa pasoja në kampin dinamovit. Edhe pse për momentin s'ka asgjë zyrtare, nga burime të sigurta brenda presidencës, mësohet se është bërë gati lista e të padëshiruarve. Kështu, trajnerëve Ramon Kabrero, Rodolfo Domingues dhe Stefano Neri, sot ose nesër do t'u komunikohet largimi nga Dinamo. Dy të parët nuk i dhanë asgjë skuadrës për të kaluar turin e parë në Kupën Intertoto, çka ka sjellë edhe acarimin e presidentit Besnik Sulaj. Përgatitësi atletik Stefano Neri është më i shënjestruari i bosit të bluve, sepse cilësohet përgjegjësi kryesor për formën e dobët fizike që lojtarët treguan në Kroaci. Pas treshes së trajnerëve, një tjetër i piketuar për t'i dhënë duart është mesfushori Papa Fall. Senegalezi ka qenë futbollisti më i dobët në fushë gjatë gjithë kësaj periudhe te blutë dhe kjo kurrsesi nuk mund të tolerohej nga presidenti Sulaj, i cili e paguan me 2.500 dollarë në muaj.
Listës së katër emrave të mësipërm mund t'u shtohen shumë shpejt edhe ndonjë futbollist shqiptar i bluve, emrat e të cilëve po i lëmë t'i zbulojnë vetë drejtuesit e klubit dinamovit. Nëse Kabrero, Domingues, Neri dhe Fall është e sigurt që do t'i shkëputin marrëdhëniet me klubin, problemi më i madh mbetet te pjesa shqiptare e vënë në teh të "shpatës", e cila deri në momentin e fundit do të jetë në ajër.
Nga sa mësohet prej burimeve brenda skuadrës, presidenti Sulaj ka mbetur shumë i pakënaqur nga reparti i sulmit. Madje këtu bën pjesë edhe Fjodor Xhafa, i cili luajti vetëm 30 minuta ndaj Varteksit dhe ka pak kohë që u është bashkuar bluve. Bosi dinamovit priste shumë nga sulmi i tij, sepse synimi i tij ishte kalimi të paktën në turin e dytë, por gjërat në fushë i përmbysën sa hap e mbyll sytë.
Për sa u takon lojtarëve amerikano-latinë, presidenti Besnik Sulaj është i vendosur për t'i mbajtur në ekip. Peruanit Huan Karlos Marinjo i është bëri gati një kontratë "faraonike", duke parë talentin që shfaqi në takimin e parë ndaj kroatëve, ndërkohë që argjentinasi Leandro Eskudero nuk paraqet probleme për sa i takon anës financiare dhe në këtë mënyrë do t'i jepet shansi për të vazhduar gjithë sezonin me Dinamon.


Paskuli nuk përjashtohet nga lista
Një tjetër emër i stafit që mund të largohet është edhe drejtori sportiv, Pedro Pablo Paskuli. Përveç treshes së trajnerëve, presidenti Besnik Sulaj mund t'i japë duart edhe argjentinasit, i cili merr afro 4 mijë euro në muaj. I ndodhur para një situate shumë të vështirë që ka të bëjë me eliminimin nga Kupa Intertoto, Sulaj kurrsesi nuk mund të durojë të mbajë i vetëm mbi shpatulla gjithë këto shpenzime.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 21 Jul 2005 , 13:49

Bushati: Memelli e ka diskriminuar fanelën

Pas prononcimit të sulmuesit Memelli, i cili është i revoltuar për mosaktivizimin e tij në ndeshjen e fundit me Vardarin, ne i morëm një mendim edhe trajnerit Artan Bushati, i cili sqaron marrëdhëniet me këtë lojtar. "Çdo lojtar duhet ta dijë që në fushë luajnë 11 vetë dhe nëse nuk të vjen radha të aktivizohesh, kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë inat me ata që nuk aktivizoj. Në lidhje me Memellin, unë mund të them që ai e ka diskriminuar fanelën e Elbasanit. Gjatë sezonit të fundit shpeshherë ka ngritur problemin e mosaktivizimit dhe unë ndoshta jam treguar edhe zemërgjerë, duke e futur në lojë edhe kur se ka merituar. Ai nuk e ka justifikuar besimin tim. Për këtë flasin edhe shifrat. Një lojtar që vetëm ankohet, për mua as në stol nuk e ka vendin. Atij i duket vetja sikur është ndonjë lojtar i madh, por edhe nëse është i tillë, vendimi i trajnerit është ligj dhe ai duhet ta pranojë. Memelli të mos flasë lart e poshtë, por t'i përvishet punës dhe të punojë, në të kundërt do ta ketë të vështirë të aktivizohet me çfarëdo skuadër," - ka reaguar trajneri shkodran, Artan Bushati.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 22 Jul 2005 , 13:50

Salihi: Gëzimi im, i dyfishtë

“Jam shumë i gëzuar që fituam. Ishte një mbrëmje e madhe ku festuam të gjithë”. Kështu është shprehur pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Gorica, sulmuesi i sapoardhur tek bardheblutë e Tiranës, Hamdi Salihi. Ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së thellë, që kampionët e kryeqytetit arritën ndaj sllovenëve në “Qemal Stafa”. Fantazisti shkodran, ka arritur të shënojë golin e tretë dhe të vulosë përfundimisht fitoren me rezultatin 3:0 për ekipin e tij, i cili tregoi një shpirt të lartë gare. “Skuadra tregoi vlera, duke arritur të përmbysë një rezultat krejtësisht të pafavorshëm për ne. Ne vinim nga një disavantazh prej dy golash, që në takime të një niveli të tillë është shumë e vështirë që ta kthesh rrjedhën e lojës. Megjithatë, gjetëm forcat e duhura për të reaguar dhe ia arritëm qëllimit, domethënë e kaluam këtë fazë të parë të Champions”, u shpreh 20 vjeçari. Triumfi i dy ditëve më parë, është përjetuar nga talenti më i ri i Tiranës, si një kënaqësi e veçantë, pasi kjo vinte në një moment ku ai sapo ka filluar të ambjentohet në rradhët e bardhebluve, të cilët presin shumë nga ai. Salihi është shprehur gjithashtu se kjo mbrëmje ishte një kënaqësi e dyfishtë për të. “Të fitosh është një kënaqësi, por kjo kënaqësi bëhet edhe më e madhe kur ti je pjesë e vulës së kësaj fitoreje. Ky ishte goli im i parë për Tiranën, por shpresoj se gola të tjerë do të vijnë pas këtij. Për mua ky ishte një fillim me të vërtetë i mbarë. Jam përpjekur shumë gjatë gjithë lojës për të gjetur rrugën e rrjetës, dhe mendoj se ia arrita qëllimit, duke u bërë kështu një pjesë e rëndësishme e fitores sonë”, tha fantazisti, i cili shpreson që me lojën e tij të ketë larguar çdo dyshim për ardhjen e tij tek klubi i kryeqytetit.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 22 Jul 2005 , 21:09

salihi kishte ba gol te bukur me tha baba ma te bukrin.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 23 Jul 2005 , 13:14

Neper lajme kane thane qi ka kene ma i miri ne fushe!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 23 Jul 2005 , 14:59

Tanimë nuk ka dilema se kur do të zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet Rabotniçki Kometall të Maqedonisë dhe Lokomotivës së Moskës. Sipas UEFA s, ndeshja do të zhvillohet të mërkurën më 27 korrik në orën 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht në Moskë. Me një vendim të tillë shkaktohen probleme për skuadrën e Elbasanit, e cila do të ketë problem kryerjen e stërvitjes zyrtare në fushën ku do të zhvillohet në stadiumin e Shkupit. Të enjten në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit Vardari Elbasani, ndërsa verdheblutë një ditë më parë duhet të njihen me fushën. Tani Vardari do të duhet të sigurojë një takim plotësues për stërvitjen e skuadrës së Elbasanit, ose në rast më të keq, UEFA të ndryshojë datën e zhvillimit të ndeshjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 27 Jul 2005 , 14:02

Trajneri i ekipit të Elbasanit, Artan Bushati, i ka bërë mjaft mirë llogaritë për të mbërritur te suksesi në sfidën e dytë me Vardarin e Shkupit. Krahas përgatitjeve serioze të futbollistëve verdheblu, Bushati ka planifikuar të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë, krahasuar me atë të 14 korrikut në skemën e lojës. Kështu, në ndeshjen e dytë mendohet që verdheblutë të luajnë me skemën 1-3-5-2. Me një skemë të tillë verdheblutë janë të bindur se do të arrijnë të marrin maksimumin e mundshëm në takimin e dytë me Vardarin.

Verdheblutë, që dje në Strugë të Maqedonisë
Mesditën e së martës verdheblutë janë sistemuar në qytetin e Strugës dhe paraditen e së enjtes do të udhëtojnë për në Shkup, ku do të ndeshen me Vardarin. Në dispozicion të trajnerëve Bushati-Gogunja-Filja për këtë ndeshje janë: Kotorri, Bërdufi, Dede, Vrapi, Teli, Belisha, Merxha, Osja, Nora, Bejzade, K.Dalipi, Memelli, E.Dalipi, Memetaj, Çapja, Asllani, Kacollja dhe O.Osmani. Sipas trajnerit Bushati, formacioni bazë do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, por nuk do të bëhet i ditur për mediat. "Shpresoj që të jenë pa probleme të gjithë lojtarët dhe besoj se do të ndërtojmë formacionin më të mirë të mundshëm për një garë të tillë," - thotë Bushati.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 28 Jul 2005 , 13:51

Tirana, kampionia që s'e kalon kufirin

Nuk ka mjaftuar shpirti i lartë i garës për t'i bërë bardheblutë triumfues dhe ëndrrën e tyre më të prekshme. Nuk kanë mjaftuar as tifozat e shumtë në stadium për të sjellë fatin e nevojshëm në një ndeshje futbolli. Dje Tirana është mposhtur 2-0 nga bullgarët e CSKA-së së Sofjes dhe praktikisht i kanë thënë lamtumirë Ligës së Kampioneve dhe ëndrrës së tyre për të kaluar turin e dytë të fazës eliminatore.
Një ndeshje tërheqëse ajo në "Qemal Stafa", sidomos pas 20 minutave të para të saj, ku skuadrat duket sikur janë të shkrydhura totalisht dhe fillojnë e mendojnë më shumë për sulmin. Minutat e para të takimit janë disi të frikshme për bardheblutë, teksa miqtë kanë pasur dy raste për shënim, por kanë hasur sërish një Hidi në formë, që ka arritur të neutralizojë pastër një goditje të rrezikshme të bullgarëve. Megjithatë, ofensiva bullgare ndalet këtu për 45 minutat e para dhe janë kampionët e Tiranës ata që fillojnë dhe qarkullojnë më shumë topin. Salihi ka një rast të artë, por gjysmëkthesa e tij grushtohet në këndore nga portieri mik. Megjithatë, konkretizimi i aksioneve do të jetë i vakët, edhe pse në volum, Tirana është ajo që punon më shumë. Minutat e fundit të fraksionit të parë bëhen edhe më të ethshme, ku sërish janë bardheblutë ata që kërkojnë të shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet me shifrat e bardha 0-0.
Pjesa e dytë është shumë e vrullshme dhe Tirana kërkon me ngulm të shënojë. Aksionet e bardhebluve janë të rrjedhshme dhe dyshja Muka-Salihi veprojnë bukur mes tyre. Gjithashtu, Merkoçi i hedhur në fushën e lojës në vend të Rrakllit, bëhet i rrezikshëm me veprimet në krahun e djathtë të sulmit bardheblu. Salihi do të ketë një rast ideal për të shënuar, por përveç fatit, do të hasë dhe rezistencën e portierit të CSKA-së, Hmaruc. Të gjitha këto minuta flasin për Tiranën dhe për rastet e shumta të shpërdoruar si nga Salihi ashtu dhe nga Muka apo Merkoçi. Por, ndërsa të gjithë prisnin golin e bardhebluve, në çastet e fundit të takimit, bullgarët kalojnë në avantazh me anë të Gai, i cili shfrytëzon më së miri një vendosje të keqe të mbrojtjes bardheblu dhe me një të majtë potente e depoziton topin në rrjetë në minutën e 89-të të takimit. Bardheblutë nuk u besojnë syve e po ashtu edhe mijërat e tifozëve të pranishëm në "Qemal Stafa", të cilët për asnjë moment nuk rreshtën së mbështeturi skuadrën e zemrës. Tirana hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit, por janë sërish miqtë ata që përfitojnë. Me anë të një kundërsulmi në minutën e 92-të, duke përfituar nga superioriteti, aksioni i CSKA-së finalizohet me sukses nga Gligorov, i cili me një goditje të saktë mposht për herë të dytë portierin Hidi. Bullgarët festojnë një fitore legjitime, ndërsa bardheblutë e shikojnë shumë larg turin e tretë të Ligës së Kampioneve.
Megjithatë, nuk duhet anashkaluar fakti se kampionët tanë luajtën më mirë dhe e kërkuan golin më me ngulm sesa miqtë nga Bullgaria. Gjithashtu, është një mëkat teksa vëren se skuadra jonë është ndëshkuar, ashtu siç ndodh rëndom me ekipet shqiptare, në minutat e fundit të takimit. Loja e Tiranës ka qenë e mirë dhe e rrjedhshme, por kjo nuk i ka mjaftuar asaj që të marrë një fitore të vyer në "Qemal Stafa". Edhe njëherë ligji i pashkruar i futbollit "nëse nuk do të shënosh do të pësosh" vulosi edhe këtë takim, pasi golat e CSKA-së u shënuan në minutën e 89-të dhe të 92-të. Tirana kërkonte me ngulm që të arrinte këtë fitore që do ta bënte më të prekëshëm turin e tretë, por kësaj here mungoi fati. Pas këtij 90 minutëshi, duket se shpresat e Tiranës kanë marrë një goditje të rëndë dhe se ndeshja e kthimit në Bullgari është shndërruar thjesht në një formalitet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Jul 2005 , 13:24

Teuta humbi kualifikimin në shtëpi

Durrsakët ishin autorë të një kryevepre, që zgjati plot 84 minuta. Djemtë e Nicës arritën të shënojnë plot tri gola, përpara se miqtë të gjenin rrjetën në momentet e fundit. Abramoviç theu ëndrrat e “Djemve të Detit”, gjashtë minuta nga përfundimi. Siroki Brijeg kalon kështu në Turin pasardhës të Kupës UEFA, pasi mposhti Teutën në Pecara 3-0, për një agregat 4-3 në favor të boshnjakëve. Golat e Mancakut dhe Xhafës, të realizuar dy javë më parë, nuk shërbyen për të marrë një kualifikim historik. Në takimin e kthimit, të zhvilluar dje, Siroki Brijeg realizoi me anë të Medvid( 33’), Ercig(42’) dhe Vagner (70’).

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Jul 2005 , 13:24

Elbasani, me shpresa të pakta

Pavarësisht optimizmit që karakterizoi nënkampionët e vendit, në Shkup gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Vendasit administruan më së miri avantazhin e golit të shënuar në fushë kundërshtare, duke mbërthyer shifrat në takimin e kthimit në 0-0. Kualifikimi u venit që në “Ruzhdi Bizhuta”, kronometri maste minutën e 66 kur Triçkovski barazonte, duke mposhtur Kotorrin. Për Elbasanin mbetet vetëm kujtimi i golit të shënuar në minutën e 28, nga Dalipi. Gjithsesi loja e verdhebluve nuk bindi as në stadiumin e Elbasanit, atje ku mund të vendosej një avantazh më i bindshëm.

Post Reply