Page 4 of 4

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 12:02
by Skodrinon
Me marre nji shembull: Tirana qi doli vjet kampion, me shperblimin qi i paska dhane fshf ka pagu veç rrogen e Mukes.
Fajin e kan presidentat qi nuk formojne nji lege si n'tan boten.

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 16:36
by Miri

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Fri, 05 Mar 2010 , 07:10
by fpjalmi
o zot cfare poshtersinash

don me e majt me zori qeni fshfne prap

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Fri, 05 Mar 2010 , 23:24
by vllaznia1919
Me falni per shprehjen por muti ka mrrite deri ne fyt.Poshtersinat qe po bahen atje si han ma as gomari por e keqja asht se ata qe dojne me e rrxu duken skan nji program te qarte ose nji platforme me ta mushe menen.

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Sat, 06 Mar 2010 , 09:10
by fpjalmi
a dihet gja kush voton perveq presidentave te klubit?

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Sat, 06 Mar 2010 , 16:41
by vllaznia1919
Lista e 65 delegatëve me të drejte vote

Dinamo Besnik Sula

Besa Nexhat Bizhdili

Apolonia Koço Kokëdhima

Tirana Riza Hicka

Skënderbeu Agim Zeqo

Flamurtari Shpëtim Gjika

Teuta Edmond Hasanbelliu

Kastrioti Artan Djala

Vllaznia Valter Fushaj

Gramozi Adriatik Braçe

Laçi Pashk Laska

Shkumbini Ilir Rrushi

Skrapari Dashnor Naço

Memaliaj Pëllumb Bodeci

Bilishti Spartak Meraku

Gramshi Kujtim Baholli

Ballshi Besnik Kapllanaj

Partizani Paro Laçi

Lezha Marash Cali

Dajti Albert Bana

Ada Alfred Pjetri

Burreli Murat Koliqi

Cërriku Gentian Gjoka

Lushnja Albert Sanxhaku

Gjirokastra Flamur Bime

Pogradeci Artan Shkëmbi

Elbasani Qazim Sejdini

Librazhdi Jovan Gugu

Çlirimi Harilla Mile

Egnatia Adriatik Leka

Erzeni Fundim Dollaku

Iliria Fatmir Sala

Korabi Sokol Muho

Luzi Lavdërim Lushaj

Mamurras Ded Ndreca

Naftëtari Artur Kurti

Olimpiku Kujtim Beqiri

Përparimi Hasan Halili

Sukthi (nuk voton)

Tërbuni Bujar Mehja

Veleçiku Ramadan Likaj

Albpetrol Bardhi Meli

Butrinti Emiljano Zaro

Delvina Dhimitraq Janku

Domosdova Artur Topi

Himara Pano Koka

Kelcyra Astrit Caushi

Maliqi Gëzim Topçiu

Përmeti Llazar Thanasi

Pojani Trifon Meraku

Poliçani Vladimir Dashi

Tepelena Roland Gaba

Tomori Pëllumb Berberi

Vlora Agron Haxhiraj

Mjekësia Profit Canaj

Arbitrat Prek Pjetrushi

Trajnerët Vladimir Ajazi

Minifut. Alfred Zijai

Zona 1 Tr Gani Xhafa

Zona 2 Le Engjëll Pjetrushi

Zona 3 Dr Mikel Furxhi

Zona 4 El Ilirjan Yshmeri

Zona 5 Lu Saimir Malko

Zona 6 Sh Armand Cungu

Zona 7 Gj Xhavit Kacorri

Zona 8 Ko Bardhi Çekiçi

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Sun, 18 Apr 2010 , 21:15
by GOLDIAN
shpejt e mori vendimin fshf me ja dhan tre pikshin skenderbeut
se kajher presin sa te mledhen anetaret

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Mon, 19 Apr 2010 , 01:11
by fpjalmi
ne rubriken sportive te tvsh sot thane se gabimi kryesore asht te albitri i katert ,dhe thoshin qe kan bashkepunim bashke me drejtusat e vllaznise

kurse 2 penalltite qe kishte ba vllaznia nuk ishin thoshin asnjena

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Mon, 17 May 2010 , 12:49
by vllaznia1919
Aty asht shteti,te Skenderbeu dmth kshtuqe gjithqka asht e mujtun.

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Tue, 18 May 2010 , 22:34
by loroborici
FSHF, hetohen Kamza -Turbina dhe Elbasani -Bylis

Kamza fitoi 10-0 me Turbinën, ndërsa Elbasani fitoi 8-4 me Bylis


Publikoje ne rrjetet sociale:

www.albania-sport.com - Dy ndeshjet e javës së 30-të Kategorisë së Parë, me rezultatet shumë të habitshëm: Kamza-Turbina (10-0) dhe Elbasani-Bylis (8-4), e për më tepër, me gola të “bollshëm” të shënuar minutat e fundit do të hetohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ngarkoi Inspektorët e Disiplinës të bëjnë hetime për këtë ndeshje për manipulim të rezultatit për sigurim të avantazheve në klasifikim. Relacionet e Inspektorëve të Disiplinës të paraqiten deri në mbledhjen e ardhshme të KDS-së në FSHF.

Çfarë ka ndodhur në të dy takimet?

Elbasani-Bylis përfundoi në mënyrë të paprtitur 8-4. Rezultati i “çmendur”, po të merret në konsideratë se luan skuadra e vendit të dytë kundër asaj të vendit të parë. E veçanta: Romeo Hamzaj, autor i katër golave për Bylisin. Hamzaj shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë së parë, Elbasani hyn direkt në Kategorinë Superiore.

Akoma dhe me intriguese: nga minuta e 87-të e deri te ajo e 94-t (fundi i takimit) u shënuan 6 gola, 4 për Elbasanin dhe 2 për Bylisin. 12 gola në kryendeshjen e sezonit.

Në këtë ndeshje ishte i pranishëm edhe vetë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Takimi Kamza-Tërbuni 10-0. Rezultati më i thellë në këtë sezon. Sfidon edhe atë Lushnja-Bilisht Sport 8-0 në “Roza Haxhiu”.

E veçanta: nga minuta e 70-të deri te ajo e 90-të, Kamza shënoi 8 gola, por pa arritur të rrëzojë në vendin e tretë Elbasanin.

Nëse këto takime do të rezultojnë se janë me rezultat të trukuar, atëherë masat do të jenë ekstreme, ndoshta duke i hequr Bylisit titullin kampion, Elbasanit dhe Kamzës pikë të vlefshme, ndërkohë që pritet të përfitojnë Lushnja e Partizani, e parë duke u ngjitur direkt, ndërkohë që Partizani mund të zinte vendin e Kamzës.

Re: Vendime te FSHF-se

Posted: Wed, 23 Jun 2010 , 00:25
by vllaznia1919
U mytne tuj hetu por kurgja nuk u zgjidh.vetem korçes ja dhanen tri pikte.