Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Skodrinon » Sun, 24 Oct 2010 , 16:12

Vllaznia, Fushaj shkarkon trajnerin Radonjic

Humbja në fushën e Peqinit, në kuadrin e javës së 8-të kampionat, i ka sosur durimin presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka vendosur të shkarkojë trajnerin Mojash Radonjic. Duke “përmbushur“ në këtë mënyrë edhe dëshirën e tifozëve kuqeblu, që prej javësh kontestojnë zgjedhjet e trajnerit të Vllaznisë, lojërat dhe rezultatet e saj. Mesditën e së dielës, pasi ka reflektuar 24 orë nga humbja e fundit në Peqin, presidenti Fushaj ka marrë vendimin. Duke e shkarkuar malazezin, për rezultate të dobëta. Në këtë mënyrë, ka zgjatur vetëm 8 javë kampionat, eksperienca e Radonjicit në futbollin shqiptar, si trajner i Vllaznisë, duke u larguar me shije të hidhur, sepse nuk arriti të tregojë asgjë në detyrën që mori përsipër këtë verë. Tashmë, me shkarkimin e malazezit, kanë filluar të lakohen edhe kanidaturat e para për pasuesin e tij. Më të favorizuar duket të jenë dy prej tyre, Mirel Josa, i shkarkuar nga drejtimi i Shkumbinit pas javës së dytë të këtij kampionati, dhe Shpëtim Duro, që dha dorëheqjen nga drejtimi i Besës pas javës së 4-t, po të këtij kampionati. Josa ka qenë edhe më parë në stolin kuqeblu, ndërsa Duro e mëton për herë të parë drejtimin e një skuadre me mjaft emër, si Vllaznia. Secili prej tyre, që do të ulet në stolin e Vllaznisë, e nis eksperiencën e re me një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Flamurtarit, në stadiumin “Loro Borici“, në kuadrin e javës së 9-të të kampionatit.

s.sh


hajt udha mare t'kjofte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by fpjalmi » Sun, 24 Oct 2010 , 19:53

un nuk e di pse nuk marrin hafizin mar zot

ne fund te fundit ti japin nje lek ma shum qe te na vije ,sepse edhe puna e tij do jete cilesore

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by fpjalmi » Sun, 24 Oct 2010 , 21:18

asht hek shum vone,ku u dote me u hek qysh mbas dinamos.

mbas te keqes ,kisha dasht duron ngaqe vllaznia se ka pas kurre si tranier duke dit se nuk ka te tjere .

ka ken gabimi ma i madh qe hoqem martinin ,sepse ishte tranieri i duhun

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by Man in Redblue » Sun, 24 Oct 2010 , 23:55

shum mire qe u shkarku nji i paafte

mjer per Vllaznine qi do vijn nji i paaft tjeter nvend tij

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by sejad » Mon, 25 Oct 2010 , 02:03

Thanen se Josa ka me ken tranjeri ne shqipni.... pash zotin e madh, sa tranjere ka ne shqipni? une gjithmone nigjoj te njejtat emra!

Nqs dona me ndrru sistemin duhet me marr nji tranjer me emer, e jo tranjera si kan ken tranjera kot.

Shife Fushaj, ka me shku ne Serbi ka me marr nji tranjer te kategorise te trete. Hajde Shipni hajde cfar futbollit kena.
FORCA VLLAZNIA!!!

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by Ledi1920 » Mon, 25 Oct 2010 , 08:25

fpjalmi wrote:un nuk e di pse nuk marrin hafizin mar zot

ne fund te fundit ti japin nje lek ma shum qe te na vije ,sepse edhe puna e tij do jete cilesore

traineret e mire vijn kur ekipi ka lojtar...

kush mund te vi tek tirona apo tek vllaznia ne ket gjendje????

me ardh dhe me ik per tre muaj sikur sja vle apo jo...
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by Skodrinon » Mon, 25 Oct 2010 , 15:42

Josa,Duro dhe Starova jane kantidatet per te marre drejtimin e skuadres

Pas shkarkimit te trajnerit malazez Mojash Radonjic, presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ka nisur nga puna per te gjetur pasardhesin e tij. Ne ditet ne vazhdim pritet te behet publik emri i trajnerit qe do te marre drejtimin e skuadres dhe ajo qe mesohet eshte se Fushaj nga mbremja e sotme ka nisur te kontaktoje me Mirel Josen, Shpetim Duron dhe Sulejman Staroven. Burime prane drejtuesve shkodran bejne te ditur se keta tre trajner jane te preferuarit e presidentit dhe te treve iu eshte bere nje oferte per te marre drejtimin e skuadres kuqeblu.

albaniasoccer

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by sidrit » Mon, 25 Oct 2010 , 21:00

U vendos, Josa trajner.Ne topnews po e jep!Ma i liri ner kandidatet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by fpjalmi » Mon, 25 Oct 2010 , 21:23

sidrit wrote:U vendos, Josa trajner.Ne topnews po e jep!Ma i liri ner kandidatet
o zot si nuk do ecim kurre para

me josen nxjerrin kujin lojtaret ,dhe bajn qa te dojne .

tranieri duhet me ken shkodran mar zot ,dhe shum i rrept .

ma keq nuk ka

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by Edmond-Cela » Mon, 25 Oct 2010 , 23:29

Mirel Josa emerohet zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznise. Prezantimi i tij para skuadres do te behet neser ne 13:00 ne zyrat e klubit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by fpjalmi » Tue, 26 Oct 2010 , 01:29

Radonjiç: S’më lanë të mbaroja projektin

http://www.sportishqiptar.com.al/radonj ... vllaznise/



Nëse do qëndronit deri në fund të sezonit, në cilin vend mendoni se do renditej skuadra?


- Jam shumë i bindur se gjërat do të kishin ardhur duke u rregulluar dhe në fund të sezonit Vllaznia do të siguronte një vend në Kupat e Europës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Mojash Radonjic

Post by fpjalmi » Tue, 26 Oct 2010 , 01:31

po quditem si shpresote se gjanat do shkoshin ma mire ,kur e filloi shum mire ,dhe e perfundoj shume keq ,gjer ne shkarkim .

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Skodrinon » Tue, 26 Oct 2010 , 02:08

"Mbase unë vij ndonjëherë tjetër sërish për të punuar këtu dhe prandaj dua ta lë mirë me të gjithë."
asht! çep! pisss andej!

ishalla i bjen ka muriqani, se thone kur kalojne nji ure nuk din me e gjet ma rrugen e kthimit

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by jeti » Tue, 26 Oct 2010 , 02:12

Se pari, i uroj suksese Joses me Vllaznine.
Se dyti, Nderrimi i trajnerit zor se ka me e ndryshu gjendjen sepse drejtusat e futbollistat jan po ato.
Se treti, per me arrit dicka tu fillu qysh sezonin qe vjen duhet me e majt iket trajner deri ne fund pavarsisht rezultateve. Normalisht edhe shpenzimet duhet me i dyfishu.
Se katerti, per sa koh shpenzimet nuk do te jene me bollek, e trajneri nderrohet kry 3 mujsh, cdo kampionat ka me ken pasqysh e nj-tj zor se kena me fitu gja.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by fpjalmi » Tue, 26 Oct 2010 , 16:49

josa do bajn qa vi thojn tifozat

kur ishte tranier i vllaznise dhe i bertitshin tifozat ,fut filanin fill e fuste me lujt :D

mendoj se me josen do jena ma mire se me te parin .

shpresoj ta lajn ket tranier deri ne fund te sezonit

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by sidrit » Tue, 26 Oct 2010 , 19:27

Nuk jam aspak kunder emerimit te Joses ne krye te vllaznise por duke pa edhe kandidatet e tjere do te kisha preferu ndonje tjeter.Nuk mund te rri pa thane se sot do te kishim pase ekip shume ma te mire sikur Josa mos te largohej asnjehere.Me kete du me thane qe edhe pse ndoshta Josa mund te jete i mire si trajner, largimi i tjetrit nuk i sherben aspak per mire ekipit.
Te isha une president kisha me zgjedhe vetem nje here nje trainer te hajrit, kisha me i dhane rrogen ma te nalte se cdo lojtare dhe nuk e kisha lujt prej vendit per nja 10 vjet.Per nivelet e futbollit tone nuk a nevoja me pase ne ekip superlojtare.Po te punosh mire me moshat dhe te kerkosh te marresh ne ekip 2 ose 3 lojtare te spikatur nuk ke nevoje te eksperimentosh cdo vit.
Por c'ndodh me Vllaznine dhe ne pergjithesi me ekipet tona?!
Kur dalin talente te reja si Salihi,Bala, Lika, Teli, Beqiri (edhe pse u plak),Sukaj etj qe nuk me kujtohen dhe kane kerkesa nga jashte, presidenti yne thote qe nuk i ndalon te ikin biles edhe ne kontrata kane klauzolat posacerisht qe mos ti ndalojne.
Kuptoj shume mire kete pozite te presidentit tone, se nuk mundet qe te paguaj keta lojtare me shumat e ofruara nga ekipet e huaja por nuk kam si te jem dakord me te kur me shumat e marra prej tyre kerkojne te paguajne 18 apo 20 lojtaret e sezonit qe vjen.Kjo nuk ka si me pru rritje.Nuk ke si te kesh rritje kur per t'a arritur ate punon ne ane te kundert.
Pse nuk afrohen ne ekip me ato para te marra, lojtare qe kushtojne po aq dhe jo sa gjysma e tyre ose nese shet 3 pse nuk blen nje superlojtar qe mund ta udheheq nje ekip me te rinj qe kerkon te promovosh?! Si ka mundesi qe te gjitha blerjet e bera jane deshtim?! Si nuk dihet kurre shifra qe jepet per blerjen?Si mund te pretendosh per trofe kur e dobson ekipin cdo vit me shitje e bera?
U shit Bala, me ke u zevendesu?Me Jovanin?!Po te ishte aq i mire sa Bala a nuk do shitej ku u shit BAla?
Pra, te pretendosh per titull ose vend ne europe me konceptin e zhvatjes asht si te kerkosh me dale me Angelina Jolie pa e pagu as darken, pa marre as mundimin me pase nje kostum te mire e ndoshta pa tu nxi ftyra me i shite dhe tangerllek aq ma teper tuj e dite qe ashte edhe martume.

Keshtu more shoke, sa te kena Fushajn tone qe kerkon me dale kampion me funderrinat e tjereve,, kena me pa shume trainer qe do largohen per mungese rezultatesh eeeeeeeeeeeeee

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Oct 2010 , 19:31

Un po uroj ne radh te par Mirin si tifoz i flakt i Joses :D :mrgreen:

Per mendimin tem josa asht tranjer per nji ekip qe lufton mos me ra prej kategoriet ose e shumta gjendet nga mesi i tabeles. Tuj pas parasysh se ekipi i Vllaznise nga perbamja realisht nuk asht ne gjendje per me luftu per nji vend ne kupat e Evropes, them se Josa asht ne ekipin e duhun. Shpresoj qi ta konsolidojn Vllaznin ne mesin e tabeles, ma shum nuk pres prej tij.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Oct 2010 , 19:41

Sidrit e ke qendis kyt shkrim, me pelqeu shume.

Problemi asht se presidentet ne kampionatin shqiptar drejtimin e nji klubi nuk e konsiderojn as si biznes jo, por punojn ose ma sakte me than shkaterrojn nen moton "Zhvat sa ma shum, pija langun deri npikt tfundit".

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by sejad » Tue, 26 Oct 2010 , 20:07

http://top-channel.tv/video.php?id=19489

Fushaj ne Procesin Sportiv...
FORCA VLLAZNIA!!!

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by sidrit » Tue, 26 Oct 2010 , 23:34

E pashe kroniken se me kishte ike pa e pa mrame.Krijova pershtypjen se Fushaj ose nuk din ca don ose rren e mashtron te madh e te vogel pa pike turpit.Asht i paqarte ne fjalet e tija, kerkon trofe, nuk a dakord me lujt vec me te rinj, nuk perforcon ekipin me lojtare qe duhet dmth as mish e as peshk.
Vjet ka thane kena me dale kampion e ishim tu ra prej kategoriet sot thot me dale ne europe.Zoti e bafte mire se me u bazu ne fjalet e tij mundena me ra.

Post Reply