Page 1 of 3

Armando Vajushi

Posted: Mon, 20 Sep 2010 , 06:26
by fpjalmi
Mbas disa talentave te vllaznise qe e kan meritu me iu hap nje teme si salihit sinanit ose bales ,nje tjeter talent po shkelqen dhe e meriton qe kjo teme te hapet per te ,dhe ai quhet Armando Vajushi

Ai lojtare ka shkelqy ne cdo ndeshje ,por ne ndeshjen e sotme qe lujti me korcen ,pikerisht ai ishte shqetesimi i korcareve sot ,nje driblues i shkelqyshem qe e perdor mjaft mire topin ,dhe me mrekulloj me lojen qe bani sot ,dhe per mu ai lojtare asht i pakapshem ,ku sigurisht un ia kam vu emrin robeni i vllasznise :D

le te shohim se cfare do te beje ky lojtare ket vit ,nje lojtare shum premtues ,dhe nje lojtare fantastik

Re: Armando Vajushi

Posted: Tue, 05 Oct 2010 , 16:55
by fpjalmi
Vllaznia “fluturon” me nje adoleshent te arte


Vajushi i ka mrekulluar te gjithe kete sezon ne krahun e djathte kuqeblu:

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17014

Re: Armando Vajushi

Posted: Tue, 02 Nov 2010 , 21:52
by GOLDIAN
gjithsecili ka pelöqimet e veta
por te krahasohet saladona me vajushin asht pak si e teprume
gjithsesi ju e keni ndjek kampionatin e do e dini ma mire

Re: Armando Vajushi

Posted: Tue, 02 Nov 2010 , 22:20
by Man in Redblue
Mos thuj ashtu ti, ke me e pa kur tbahet njaq i mire si Fernando Torres-Sukaj apo Lionel Messi-Shtubina

Re: Armando Vajushi

Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 07:43
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:gjithsecili ka pelöqimet e veta
por te krahasohet saladona me vajushin asht pak si e teprume
gjithsesi ju e keni ndjek kampionatin e do e dini ma mire

Nuk mendoj se ka ndonje lojtare ma te mire vllaznia se vajushin .
asht njeriu qe pason pothuajse 85 % te asisteve qe vllaznia i kthen ne gola

shpresoj te bahet si bala dhe ishalla nuk i nxhan eksperiences se shtubines

Re: Armando Vajushi

Posted: Sun, 14 Nov 2010 , 17:55
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:gjithsecili ka pelöqimet e veta
por te krahasohet saladona me vajushin asht pak si e teprume
gjithsesi ju e keni ndjek kampionatin e do e dini ma mire

besoj se e kuptove se sa vlera ka vajushi te vllaznia apo ja gold :D

asht nje teme qe e stermeriton armando vajushi ,ku pa frike mund te thuhet qysh tash

lojtari ma i mire i vllaznise :D

Re: Armando Vajushi

Posted: Sun, 14 Nov 2010 , 18:39
by GOLDIAN
o pjalm une si goldi kam nje specifike te vecante qe shpesh kritikohem dhe ju jap te drejte
une nuk i shoh lojtaret me nje ndeshje po ne baze te nje apo dy sezonesh
biles dhe salihin e kam kritiku kur kam fol me te jo se kam b.... me e kritiku por nje futbollist konstant smund ta shikosh me 4 jave aq ma teper sot ndaj nje tirane te vdekur
gjithsesi uroj me zemer e shpirt qe vajushi te vazhdojne keshtu

si ka ken ne ndeshjet me dinamon vloren e korcen se nuk e kam pa?

Re: Armando Vajushi

Posted: Sun, 14 Nov 2010 , 21:19
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:
si ka ken ne ndeshjet me dinamon vloren e korcen se nuk e kam pa?
qysh ndeshjen e pare e diri tash ,per mu asht njeriu ma vendimtare per vllaznine ne cdo ndeshje

Re: Armando Vajushi

Posted: Wed, 17 Nov 2010 , 07:15
by jeti
Per nje 18 Vjecar Talenti i tij asht i pa pam ne Superlige. Per mendimin tem Vajushi teknikisht asht shume ma i mire se Bala. I sigurt me top mashtrus me levizje etj. Kam pas pershtypjen qe asht i let fizikisht por ne ndeshjen e fundit u vertetu e kunderta, Gjithmone n,q,s i referohemi golit te dyte.

Me sa kam pa qysh me ardhjen e Joses Vajushi asht spustu nga mesfushor kahut ne Sulmus mas Sinanit. Duke lujt afer portes talenti i tij del edhe ma shume ne pah.

Suksese Vajushit.

Re: Armando Vajushi

Posted: Wed, 17 Nov 2010 , 08:13
by fpjalmi
jeti wrote:Per nje 18 Vjecar Talenti i tij asht i pa pam ne Superlige. Per mendimin tem Vajushi teknikisht asht shume ma i mire se Bala. I sigurt me top mashtrus me levizje etj. Kam pas pershtypjen qe asht i let fizikisht por ne ndeshjen e fundit u vertetu e kunderta, Gjithmone n,q,s i referohemi golit te dyte.

Me sa kam pa qysh me ardhjen e Joses Vajushi asht spustu nga mesfushor kahut ne Sulmus mas Sinanit. Duke lujt afer portes talenti i tij del edhe ma shume ne pah.

Suksese Vajushit.
jeti ,cdo gja qa ke fol asht shum e drejte .

per mendimin tem ,duke pa telentin fantastik te vajushit ,driblimet,pasimet dyluftimet,dhe shkathtesine e tij,qe i ban ma se miri si askush tjeter te vllaznia .

ne ndeshjen e fundit me tiranen ,tregoi qe nuk asht vetem njeriu i asisteve te vllaznia ,por asht edhe njeriu i golit .

Un kam pershypjen se ky lojtare me kete talent qe ka ,dhe duke pa moshen 18 vjeqare ,mendoj se ka nje te ardhme vetem si salihi dhe sinani

Re: Armando Vajushi

Posted: Mon, 13 Dec 2010 , 19:17
by fpjalmi
Armando Vajushi, lojtari më i mirë i ri i superligës për vitin 2010

Armando Vajushi, sulmuesi i ri i talentuar i Vllaznisë, është lojtari i ri më i mirë i superligës shqiptare për vitin kalendarik 2010, që premton shumë edhe për kombëtaren kuqezi. Ky është verdikti i tifozëve dhe lexuesve të "Sporti Shqiptar" online, që kanë marrë pjesë dhe kanë parapëlqyer lojtarin në fjalë mes kandidaturave të ndryshme në sondazhin tonë javor. Vajushi ka triumfuar pas një dueli të fortë dhe të ashpër në fakt, gjatë tërë kohës që sondazhi ka qenë në dispozicion të lexuesve tanë, ndaj Elis Bakajt të Dinamos, teksa në ditën e fundit ka kryesuar dhe është distancuar në krye, me 436 vota, ose 19 përqind e totalit prej 2304 pjesëmarrësish në sondazh. Sulmuesi shkodran, i datëlindjes 3 dhjetor 1991, i ardhur nga ekipet zinxhirë të Vllaznisë, shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në skuadrën e parë kuqeblu, sponsorizuar fuqishëm nga ish trajneri malazez Radonjiç, Armando Vajushi e ka zëvendësuar më së miri talentin tjetër të ri, Bekim Bala, që këtë edicion u zhvendos në Turqi, me Genclerbirligi. Golat që ka shënuar në këtë kampionat për Vllazninë, por edhe asistet e krijuara për shokë të tjerë të skuadrës, e kanë vënë në fokusin e specialistëve dhe tifozëve të futbollit shqiptar këtë talent. Që bën pjesë në ekipin kombëtar Shpresa, por shikohet nga lexuesit tanë edhe si lojtari i ri i superligës, më i miri për t'u bërë pjesë e kombëtares kuqezi në vazhdimësi. Vajushi ka parakaluar kësisoji Elis Bakajn, lojtarin më të mirë të superligës për vitin e shkuar, 2009, me një diferencë jo të paktë votash. Kështu, sulmuesi i Dinamos, pjesë përbërëse edhe e kombëtares sonë, që drejtohet nga Josip Kuzhe, është renditur i dyti në sondazhin tonë, pasi ka marrë 389 vota të lexuesve, ose 17 përqind të totalit të pjesëmarrësve. Duhet thënë se performanca e Bakajt në vitin kalendarik në mbyllje ka qenë mjaft e mirë, teksa është shpallur kampion i Shqipërisë me Dinamon, verën e këtij viti, për llogari të kampionatit të shkuar, por ka qenë në mënyrë të rregullt i grumbulluar edhe me kombëtaren kuqezi, pavarësisht se ka luajtur pak me të. Një lider i Dinamos, një golashënues i spikatur në kampionatin shqiptar, Elis Bakaj, sikurse e tregon edhe sondazhi në fjalë, mbetet "kryefjalë" e superligës, por edhe shpresa e së ardhmes së fanellës kuqezi

Re: Armando Vajushi

Posted: Wed, 02 Feb 2011 , 21:22
by fpjalmi
Armando Vajushi, ftesë nga Espaniol
http://albania-sport.com/mat.php?idm=16116

Re: Armando Vajushi

Posted: Thu, 03 Feb 2011 , 18:30
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Armando Vajushi, ftesë nga Espaniol
http://albania-sport.com/mat.php?idm=16116
e kan ftu per darke a

Re: Armando Vajushi

Posted: Thu, 03 Feb 2011 , 18:56
by fpjalmi
Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:Armando Vajushi, ftesë nga Espaniol
http://albania-sport.com/mat.php?idm=16116
e kan ftu per darke a
skodrinon ,espanol cdo vit fton talentat e rinj cdo vit me i pa ,dhe ish tranieri i vllaznise qe asht manageri i tij tashme ,i ka pelqy si lojtare shum vajushi dhe ka ba cdo gja qe vajushi te shkojn aty ,qe te shifet se sa talent ka

Re: Armando Vajushi

Posted: Thu, 03 Feb 2011 , 19:05
by sejad
fpjalmi wrote:
Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:Armando Vajushi, ftesë nga Espaniol
http://albania-sport.com/mat.php?idm=16116
e kan ftu per darke a
skodrinon ,espanol cdo vit fton talentat e rinj cdo vit me i pa ,dhe ish tranieri i vllaznise qe asht manageri i tij tashme ,i ka pelqy si lojtare shum vajushi dhe ka ba cdo gja qe vajushi te shkojn aty ,qe te shifet se sa talent ka
me shku ne espanyol Vajushi........nuk e di se si kisha reagu...

Re: Armando Vajushi

Posted: Thu, 03 Feb 2011 , 20:03
by Skodrinon
cil espaniol vajushi pash nderin. kta nuk po lozin n'turki

Re: Armando Vajushi

Posted: Fri, 04 Feb 2011 , 09:48
by Man in Redblue
Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:Armando Vajushi, ftesë nga Espaniol
http://albania-sport.com/mat.php?idm=16116
e kan ftu per darke a
e kan ftu me mledh gotat mas darkes

Re: Armando Vajushi

Posted: Fri, 04 Feb 2011 , 13:12
by Admin
Lene mor ca shkrun Gaci, Vajushi te vazhdojne me ket ritem e te stervitet fort. ti bajne nja 2 vit eksperience ne kampionatin tone e masandej te shkojne ndoj kund jashte nqs ka me pas takat. Futbolli spanjoll asht teper i veshtire.

Re: Armando Vajushi

Posted: Fri, 04 Feb 2011 , 13:49
by Miri
Te Tirana nuk pat theb me shku jo te Espaniol nejse edhe mundet me shku por fara luledielli te hymja stadiumit ka me shit.

Re: Armando Vajushi

Posted: Sun, 27 Feb 2011 , 19:51
by fpjalmi
Armando Vajushi nderohet si më i miri



Ashtu siç ishte planifikuar nga ana e drejtuesve të klubit shkodran, dje përpara ndeshjes me Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimit të shoqatës “Sporti na bashkon” për futbollistin e Vllaznisë, Armando Vajushi. Ky çmim është dhënë për Vajushin si lojtari më i mirë për muajt dhjetor dhe janar. Sulmuesit 19-vjeçar shkodran çmimi i është dhënë nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe nga zv.presidenti i FSHF së, Bujar Kasmi. Një çmim i tillë natyrisht është një vlerësim për këtë sportist, i cili jo më kot konsiderohet zbulimi i këtij sezoni në kampionatin shqiptar. Por njëkohësisht të tilla vlerësime duhet ta motivojnë Vajushin që të mos kënaqet me atë çfarë ka arritur deri më tani, por të pretendojë edhe më tepër për veten dhe Vllazninë në të ardhmen.