Page 4 of 21

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 13:28
by Admin
Para Shqipria :D

Ultras itesh den me na denu kot me duket :)
Ne jena tu fol per ndeshjen :)

Posted: Thu, 03 May 2007 , 17:19
by Admin
Ndeshja miqësore midis “Shpresave” Shqipërisë dhe Malit të Zi ka filluar dhe mbaruar me një lojë më të mirë të miqve si në aspektin teknik, por sidomos në atë fizik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Epërsia e malazezve ka nisur nga minuta e parë deri në atë të 20-të ku ato kanë pasur disa raste shënimi.Malazezët demostruan lojë nga krahët, goditje në portë dhe ato standarte të cilat bënin edhe ndryshimin me skuadrën tonë e cila ishte inferiore.
Në këto momente portieri shqiptar Koliqi ka bërë edhe dallimin në formë, sepse nuk ka lejuar hyrjen e topit në rrjetë.
Ndërkohë që pritej goli malazez, vjen një aksion model nga krahu i djathtë i sulmit shqiptar me protagonist shkodranin Xhevahir Sukaj që kryen një kalim në krahun e djathtë duke pasuar dhe Rrudho kalon topin në rrjetën e malazezëve. Me sulme në të anët ka përfuandur pjesa e parë. Në pushim të pjesës së dytë kishin rastin të takoheshim edhe me lojtarin e madh malazez Dejan Saviçeviç që kishte ardhur të shikonte ndeshjen dhe morën edhe një prononcim ku ai “elozhonte ekipin shqiptar të kombëtares si dhe futbollin shqiptar dhe malazez në përgjithësi”.
Pjesa e dytë filloi përsëri me një lojë në sulm të ekipit shqiptar, por përsëri me një sulm të pa fuqishëm megjithse me volum loje. Malazezët duken më të freskët dhe të qartë në sulm ku depërtimet janë rradhazi.
Mbas katër minutash janë dy raste me kokë për miqtë deri sa vjen minuta e 63-të ku Goran Vujoviç barazon me një depërtim spektakolar ku mbasi shmang dy mbrojtësa të vëndasve shmang edhe portierin Koliqi dhe kalon topin në rrjetë.
Minuta e 68-të është përsëri një moment i një aksioni të përkryer malazez me një depërtim në zonë dhe mbas tre pasimeve të shkurtëra pjerrtas Sverotic kalon edhe portierin tonë duke përplasur topin në rrjetë.
Tashmë ekipi shqiptar megjithse përpiqet me Sukajn dhe Rrudhon e Gilman Likën, nuk lejohet të bëjë ndonjë gjë të madhe në portën e malazezëve.
Ndeshja e ndjekur edhe nga Presideneti i Federatës së Futbollit Armando Duka, ka përfunduar 2 me 1 në favor të miqve rezultat i merituar ky dhe për specialistët në tribunë.

Formacionet U 21

Shqipëria Mali i Zi
Koliqi Janusevic
Arapi Vujovic
Guga Svetoric
Shoshi Igumanovic
Lila Vujadinivic
Sefa Rajovic
Hysko Fatic
Lika Delic
Bakaj Xhuricic
Rrudho Cetkovic
Sukaj. Vukcevic

Trainerë
Artan Bushati Dushan Vlaisavlevic

Pajtim Llapi kryesor

____

Ppapapa ikta talenta kam me shku me pa me 1 Qeshor :roll: :roll:

Posted: Thu, 03 May 2007 , 20:01
by vllaznia1919
Ishalla po permiresohen se ishtu skan gja ne terezi.

Posted: Thu, 17 May 2007 , 13:47
by Admin
Naqe jam interesu per orarin se i mora ne tel pa nuk pyta ma shume dhe ndeshja zhvillohet ne oren 18:00.

Posted: Tue, 22 May 2007 , 17:40
by Admin
Trajneri Artan Bushati shpall listën anti Itali

Trajneri i kombëtares Shpresa, Artan Bushati, ka shpallur dje listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy takimet eliminatore me Italinë dhe Ishujt Faraoe. 21-vjeçarët do të nisin grumbullimin më 24 maj, ku do të sistemohen në hotel “Leonardo” në Durrës. Për 6 ditë ata do të stërviten dhe më datën 30 do të nisen për në Itali, ku në 1 maj do të luajnë përballë vendësve.
Lista e lojtarëve të grumbulluar
Portierë
Enea Koliqi
Alban Hoxha
Olsi Bishani
Mbrojtës
Maringlen Shoshi
Renato Arapi
Rigers Hysko
Andi Lila
Sadush Danaj
Bledion Guga
Aldo Durmishi
Arben Likmeta
Mesfushorë
Erbim Fagu
Jetmir Sefa
Elis Bakaj
Gilman Lika
Emiliano Vila
Erando Karabeci
Alsid Tafili
Helton Shkurti
Elvi Sharra
Sulmues
Vangjel Mile
Xhevahir Sukaj
Xhuliano Rrudho
Gerhard Progni
Enco Malindi

Posted: Wed, 23 May 2007 , 18:15
by PARTIZANI
ndeshja itali-shqiperi luhet ne pontedera(pisa) ne 1 qershor(oren nuk e di).une per vete do shkoj se e kam afer.te shpresojm qe te jene sa me shume shqiptare.

Posted: Wed, 23 May 2007 , 20:40
by vllaznia1919
Besoj se edhe dy antar te tjer te kti forumit do te jene aty. :lol: :lol: :lol: :lol: Un edhe admini.Ka munsi edhe vvllaznia por nuk asht duke kta kohte e funit.
Partizan,ne kjofte se vijme takohna ne Pontedera.Ahh se gati harrova neshja luhet ne oren 18.00!

Posted: Thu, 24 May 2007 , 15:47
by PARTIZANI
ok.une nga e hena ose e marta do shkoj ne pontedera te interesohem.po persa i perket biletave duhet me i marr me perpara apo gjen edhe diten e ndeshjes? :lol:

Posted: Thu, 24 May 2007 , 19:37
by vvvllaznia
vllaznia1919 wrote:Besoj se edhe dy antar te tjer te kti forumit do te jene aty. :lol: :lol: :lol: :lol: Un edhe admini.Ka munsi edhe vvllaznia por nuk asht duke kta kohte e funit.
Partizan,ne kjofte se vijme takohna ne Pontedera.Ahh se gati harrova neshja luhet ne oren 18.00!
Un nuk vij, ishallan bajm nje loje te mire.Un ketu ne itali kam lexu qe eshte ne 18.30,por nuk jam i sigurt

Posted: Wed, 30 May 2007 , 22:19
by Ultras Kuqeblu
Ujkani merr pasaporten

Tirane, 30 maj - Portieri i kombetares U-21, Samir Ujkani, qe sot eshte bere shqiptar.

Keshtu, ajo qe pritej prej ditesh, ka ndodhur sot, ne oren 12:00, pra nje ore perpara nisjes se skuadres per ne aeroport. Portieri 19-vjecar, do te jete pjese e kombetsres shqiptare U-21 per ndeshjen me Italine edhe pse nuk dihet ende nese do te jete ai, apo portieri tjerter, Koliqi qe do te luaje ne porte.

Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 22:13
by Ultras Kuqeblu
Shqipëria U-21 humbet 4-0 me Italinë

Shqipëria U-21 e trajnerit Bushati morri një mësim të mirë nga futbollistët profesionistë të Italisë, kur humbi sot 4-0 në Pontendera me homologët e tyre italianë.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 me gola të Robert Acquafresca 10’

Daniele Dessena 17’ Domenico Criscito 35’ dhe Arturo Lupoli në të 82 i dha fund goleadës “axurre”.

Në fakt trajneri i Shpresave e priste këtë humbje në debutimin e Euro 2009. Formacioni i Kaziragit ishte shuëm aktiv, ndërkohë që për Shqipërinë mund të konsiderohet një vizitë e bukur në Italinë fqinjë përpara se të takohet me Ishujt Farore në Elbasan.



Ja dhe vlerësimet për Shqipërinë U-21 nga media italiane



Hyka 5.5 – Hyri në lojë kur kishte mbaruar thuajse gjithçka, nuk mundi të përmirësojë shumë gjëra.

Ujkani 5.5 – Gabim i madh në rastin e golit të Criscito, më pas ia arriti të minimizojë dëmët

Lila 5.5 – Në vështirësi kundër sulmuesve të shpejrtë “axurrë”

Arapi 5.5 – Kur nuk arriti të bente gjëra të mia, ia nis me yë këqiat, dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë.

Hysko 5 – Pas tetë minutash u ndëshkua m karton të verdhë pë rnëj faull. Kartoni e kondicionoi ndeshjen e tij.

Sefa 5 – Doli për arsye taktike.

Durmishi 5.5 – U përpoq të bënte diçka,por mbrojtja shqiptarë la shumë hapësirë të pambuluar.

Lika 6.5 – Më i miri ndër shqiptarët, ishte i vetmi që shkoi me të vërtete te goli.

Sukaj 6 – Një nga më ngacmuesit në sulmin e Shqipërisë, të paktën provoi.

Bakaj 5 – U pa shumë pak

Progni 5 – Hyri në lojë në vend te Sefës për të dhënë më shumë gjallëri lojë, por rezultoi i padobishëm

Mile 5.5 – Nuk hyri kurrë në lojë.

Rrudho 5.5 – Lojtari i Kevos lëvizi shumë por u pa shumë pak

Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 22:24
by Man in Redblue
per me ikyt loje sarrijn me i ba gol as Ishujve Faroe, sishin zot me dhan nji pas te sakte prej pese metrash, vec Lika mka pelqy.

Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 23:26
by vvvllaznia
Une kam pa tu lujt u-21 e bjellorusise e gjerogjise e te skuadrave te tjera qe ndoshta edhe ata mund te hupin 3-0 ose 4-0 por makare e kalonin mesin e fushes ne dy pasa rresht nuk ishim ne gjendje ti banim.sa lerg jena

Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 01:35
by Admin
Mrama,
Une bashke me V1919 e kam ndjek ndeshjen ne stadium dhe metamam qe komtarja jone nuk ka tregu ate qe duhet edhe se merita per kete ishte e ekipit Italian.
Per Shqipnine nder ma te mirt ka kene Lika si edhe portieri Ujkani asht paraqite mire ku gaboi vetem ne nje rast (goli i trete).
Ne aq pak minuta qe u aktivizu, Hyka ka lujt shume mire, gjynah qe nuk asht mbledh edhe ma pare me U-21 vjecaret, por ka kene me Komtaren A.
Bakaj u mundu me ba dicka por gaboj shume here.
Sukaj nuk ka lujt edhe aq mire, u prite ma shume prej tij.
Sdq Shqipnia u mundu me iu kundurvy Italise kampione t'bots por kualiteti dhe pregatitja fizike e tyne ishte ma nalt se e jona.

Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 02:07
by Edmond-Cela
halla ju qoft ju dyve qe shkut me pa ndeshjen. une e pash pjesen e pare ne internet dhe ishim shum te dobet.

Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 07:21
by iliriny
Nuk kena cfare te presim ma prej lojtareve tone, kur nuk kena lige profesioniste. Ajo qe me ban ma optimist asht se Lika e Sukaj kane kene lojtaret ma te mire per Shqiperine. Ja edhe vleresimet e italianeve per ta:

Lika 6.5 – Më i miri ndër shqiptarët, ishte i vetmi që shkoi me të vërtete te goli.

Sukaj 6 – Një nga më ngacmuesit në sulmin e Shqipërisë, të paktën provoi.
Keta kane kene vleresimet me te mira per ekipin tone.

Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 14:10
by vllaznia1919
Njate 6-en Sukajt zdi ka ja kan qite. :lol: :lol: :lol: :lol:

Per mu vlersimet:

Ujkani 6
Lila 6
Hysko5.5
Shoshi 5
Arapi 5.5
Vila 4.5
Sefa 4.5
Lika 6.5
Bakaj 5.5
Sukaj 5
Rrudho 6
Hyka 7

Posted: Sun, 03 Jun 2007 , 21:42
by forri
Aba ba ba ba!!!
Shumë lojë e keqe asht zhvillu!S'kishte pikë organizimi.U dukte sikur,lojtarët tonë kishin nja 1 vit që s'kishin prek top me këmbë.
Turp! :oops:

Posted: Mon, 04 Jun 2007 , 13:03
by vllaznia1919
O partizans ishe ne Pontedera?Kam pa edhe dy shkodran te tifozat a ishte kush i ktij forumit??

Posted: Mon, 04 Jun 2007 , 15:28
by PARTIZANI
vllaznia1919 wrote:O partizans ishe ne Pontedera?Kam pa edhe dy shkodran te tifozat a ishte kush i ktij forumit??
isha po cfare te shihje?te gjithe lojtaret per turp te zotit.perjashto hyken dhe liken te tjeret ishin skandal :x