Page 16 of 18

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 27 Nov 2009 , 10:35
by GOLDIAN
e meritojme nje denim se keshtu sdo bajm hajr kurre

http://www.sportishqiptar.com.al/skanda ... -ndeshjes/

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 Nov 2009 , 16:16
by GOLDIAN
prap gol rraboshta
urime

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 Nov 2009 , 17:10
by Skodrinon
sa skuadra bin prej kategorise?

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 Nov 2009 , 21:34
by fpjalmi
mendoj se rraboshta qe fushaj e ka hek prej vllaznise ,na kishte ba shum pune

ishalla vitin tjeter na e merr prap ,sepse bala me rraboshten mund te ishte si sinani i dukurshem me salihin

Re: Kategoria e Pare

Posted: Tue, 08 Dec 2009 , 02:53
by fpjalmi
Une shenoj por Xhani s’me paguan”
8 Dhjetor Karapici: “Ka ardhur koha të perfundoje kjo situate absurde, kemi dhene shume per klubin”



Mesfushori i Partizanit, Artan Karapici eshte shfaqur dje optimist per skuadren e kuqe, por ne te njejten kohe I pezmatuar per situaten financiare. Pasi ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshjen ndaj Gramshit, futbollistit I vjen te thote gjene me te natyrshme: “askush nuk po na paguan per punen tone dhe kjo eshte nje situate absurde. Ndersa persa I perket planit sportive ai shpreson qe të njëjtën gjë edhe në ndeshjet e ardhshme. “Jam i kënaqur që arrita të shënoja, pasi goli më kishte munguar prej disa javësh. Kam humbur dy penallti duke ndëshkuar jo vetëm veten, por edhe ekipin. E prisja këtë gol dhe ai ka ardhur në momentin më të mirë për mua. Shpresoj që të shënoj edhe në takimet e ardhshme”, ka deklaruar Karapici.

Fitorja- Të kuqtë janë rikthyer te fitorja pas pesë javësh mungesë. Sipas futbollistit të kuq, kjo fitore i ka shërbyer shumë të gjithë kolegëve të tij. “Është një fitore e cila na ka motivuar akoma më shumë për të vazhduar me kete ritem ne menyre qe te kapim objektivat tona. Jo vetëm Partizanit, por edhe të gjithë lojtarëve ne planin personal u eshte dashur kjo fitore. Tre pikët kanë rritur më shumë besimin brenda grupit. Nuk duhet të harrojmë se ndaj Partizanit skuadrat motivohen shumë dhe kanë si synim që të marrin gjithmonë te pakten një pikë”, shprehet Karapici. Por në takimin ndaj Gramshit, Partizani është vënë në vështirësi gjatë pjesës së dytë, duke rrezikuar edhe barazimin e miqve në disa raste. Sipas Karapicit, ky moment ka qenë i vështirë për të kuqtë, megjithëse Partizani, duhet ta mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë. “Kemi bërë një paraqitje të mirë në pjesën e parë të takimit, ku kemi arritur edhe të shënojmë dy gola. Kemi pasur raste për të shënuar edhe më shumë, por nuk kemi arritur ta bëjmë një gjë të tillë. Është e vërtetë që jemi vënë në vështirësi gjatë pjesës së dytë ku edhe mund të na kishin barazuar. Kanë qenë vetëm dy momente kur Partizani ka qenë në një black-out. Nga këto dy raste kundërshtari ka arritur të shfrytëzojë vetëm një edhe duke na ndëshkuar. Mendoj se e kemi fituar takimin jo se kemi bërë një lojë apatike, por se kemi luajtur mirë duke merituar gjithçka”, ka deklaruar mesfushori.

Financat- Një nga çështjet më të përfolura te skuadra e Dinamos është ajo e financave. Nga ana e presidentit të skuadrës Albert Xhani është premtuar që një pjesë e lojtarëve kryesorë do të paguhen përpara vitit të ri. Por sipas Karapicit këto janë vetëm fjalë dhe tashmë duhen veprat. “Ato janë vetëm fjalë, por për ne kanë shumë rëndësi veprat. Shpresojmë që fjalët të mos mbeten më të tilla dhe të realizohen ato që na janë premtuar. Ka ardhur koha që ne të paguhemi për atë që kemi dhënë gjatë gjithë kësaj kohë për Partizanin”, thekson futbollisti i të kuqve. Ndërsa pyetjes nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit dhe nëse pagesat nuk bëhen, Karapici i përgjigjet: “Gjithçka mbetet për t’u parë. Objektivi ynë është të marrim fitore në dy takimet e ardhshme dhe më pas do të mendojmë për gjithçka”.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Thu, 10 Dec 2009 , 20:25
by fpjalmi
Lezhe, stadiumi merr emrin Brian Filipi
09/12/2009 19:55

Keshilli bashkiak i qytetit te Lezhes vendosi ndryshimin e emrit te stadiumit te qytetit.
Deri dje ky stadium mbante emrin “Beslidhja”, ndersa tani ka marre emrin “Brian Filipi” per nder te futbollistit lezhian qe humbi jeten ne nje aksident ne Itali.

Propozimi per ndryshimin e emrit u be nga nje grup qytetaresh, intelektualesh dhe futbollistesh te njohur ne vite ne kete qytet.

Propozimi i tyre u miratua ne unanimitet nga keshilltaret bashkiake. Brian Filipi ishte nje futbollist i ri shume premtues qe luante ne Itali me ekipin e Ravenes.

Ai cilesohej nje talent me te ardhme, por jeta dhe karriera ju nderpre ne mes per shkak te nje aksidenti tragjik ku Brian Filipi humbi jeten ne moshe shume te re.


Vendos ne Facebook

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 01:23
by GOLDIAN
skodrinon a ke nej info si po i shkojne punet velecikut

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 02:28
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:skodrinon a ke nej info si po i shkojne punet velecikut
Image

VELEÇIKU, 2010-ta PANDRYSHIME, POR ME PRETENDIME

Ishte parashikuar data 5 janar që dita e parë e stërvitjes për koplikasit për vitin 2010-të, por situata e vështirë që po kalonte gjithë Qarku i Shkodrës nga përmbytjet, bëri që fillimi i fazës përgatitore të shtyhej edhe për një javë. Ajo që bie në sy, në ditët e para të stërvitjes së Veleçikut janë ushtrimet gjimnastikore si dhe vrapimet e rezistencës. Trajneri Besnik Duli ka patur në dispozicion të njëjtën ata futbollistë, të cilët mbyllën vitin 2009-të, duke mos patur asnjë prurje të re për koplikasit, me gjithë premtimet e presidentit Ramadan Lika se në janar do të sjellë të tjerë lojtarë cilësor për ekipin e Veleçikut. Megjithate duhet pritur deri në fund të javës së ardhshme, për të parë nëse
krerët e këtij ekipido të lëvizin gjë në drejtim të merkatos së lojtarëve, pasi nuk është çudi që të ketë edhe largime. Pretendimet e ekipit të Veleçikut për këtë sezon janë për të siguruar një vend, që e ngjit në kategorinë e parë, por ky objektiv arrihet vetëm duke synuar edhe afrimin e lojtarëve të tjerë në merkaton e janarit, që deri tani asgjë nuk ka
lëvizur. Megjithatë ende për 2010-ën nuk kemi parë asnjë ndryshim në formacionin e Veleçikut dhe këtu e kemi fjalën për “prurjet” e reja të mundshme. Ky ekip duhet përforcuar nëse dëshiron të pretendojnë vërtetë për t’u ngjitur një kategori më lart. Skuadra koplikase ka kaluar një fazë të të parë të shkëlqyer, pasi në dispozicion të saj ishin vetëm 16-lojtarë, edhe këta të grumbulluar në çastet e fundit të fillimit të sezonit 2009-2010, dhe bëhet fjalë për muajin gusht të vitit të kaluar. Ndonëse Veleçiku vazhdon stërvitjen me shpresë se do të arrijë të afrojë ndonjë lojtar cilësor në merkaton e dimrit, deri tani asgjë nuk duket se ka lëvizur, ndërkohë, që pretendimet mbeten po ato të fazës së parë të sezonit. Megjithatë për drejtuesit e skuadrës koplikase duhet të jetë e qartë fakti se nëse
nuk do të ketë përforcime, vështirë se mund të arrihet ngjitja në kategorinë e parë. Por burime të besueshme të gazetës “Vllaznimi Sportiv”, pohojnë faktin se nuk është çudi që nga kontigjenti i lojtarëve të fazës së parë në radhët e Veleçikut, dhe bëhet fjalë për futbollistët kryesor, edhe mund të ketë “rrjedhje”. Gjithsesi kjo është një çështje apo problem që mund të zbulohet me emra konkret në ditët e ardhshme, pasi merkatoja, qoftë për largimet apo afrimet ende nuk ka mbaruar.

vllaznimi sportiv

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sun, 31 Jan 2010 , 11:18
by GOLDIAN
flm skodrinon
po me duket ky kapiteni lun per aden tash

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 06 Mar 2010 , 00:05
by vllaznia1919
Tan djem te ri kekan.Mirboll se ata qe kan munsi me lujt me Vllaznine te pakten lujne me veleçikun.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 06 Mar 2010 , 09:08
by fpjalmi
a dihet gja cfare kategoriet asht veleqiku

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 06 Mar 2010 , 16:36
by vllaznia1919
Kategorija e Dyte grupi i Veriut.I takon me ken e treta.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 03:33
by fpjalmi
Policia tre akuza per Paro Lacin



Policia e kryeqytetit ka deklaruar sot se ka ngritur tre akuza penale ndaj administratorit te klubit te futbollit Partizani pas arrestimit te tij diten e djeshme.
“Specialistet e Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit realizuan arrestimin ne flagrance te shtetasit Paro Destan Laçi, 42 vjeç, banues ne Tirane”, thuhej ne deklaraten per shtyp nxjere nga policia.
Sipas saj, arrestimi i Paro Laçit, u be sepse me date 11 Prill 2010, ne afersi te vendit te quajtur Shkembi i Kavajes ne qytetin e Durresit, dyshohet se i ka hequr lirine, kanosur dhe me pas e ka qelluar ne pjese te ndryshme te trupit, 31 vjeçarin Sokol Ramazan Ishka, me banim ne Tirane.
Pas arrestimit, policia tha se materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te administratorit te Partizanit Paro Laçi, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te “Heqjes se pa ligjshme te lirise” “Kanosjes”, “Demtime te tjera me dashje”.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 19 Apr 2010 , 01:38
by fpjalmi
Lushnja shkatërron Partizanin

Lushnja-Partizani 4-0

http://top-channel.tv/artikull.php?id=180866

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 24 Apr 2010 , 23:20
by fpjalmi
Kategoria I, Bylis shpallet kampion


Bylisi shpallet kampion i Kaegorisë I pas fitores 2-1 të arritur me Lushnjen.
Skuadra ballshiote ka treguar superioritet gjatë gjithë sezonit, duke e merituar plotësisht kalimin mes më të mirëve të vendit.

Ndërkohë, Elbasani zhgënjeu në fushën e Skraparit ku mori një barazim pa gola, ndërsa Kamza fitoi me Sopotin 3-0 duke i arritur në renditje. Partizani bëri detyrën me Memaliajn në kryeqytet me gola të Pinarit dhe Rizvanollit.

Rezultatet e tjera të kësaj jave janë; Luftëtari-Turbina 2-1, Gramshi-Burreli 0-0, Bilishti-Pogradeci 2-1 dhe Besëlidhja-Ada 2-1.

Renditja kryesohet nga Bylis me 66 pikë, i ndjekur nga Elbasani dhe Kamza me 53 dhe më pas vijnë Lushnja 51 e Partizani 51, Ada 42, Pogradeci 42, Luftëtari 35, Besëlidhja 34, Bilisht 31, Burreli 30, Gramshi 26, Skrapari 25, Turbina 24, Memaliaj 20 dhe Sopoti 18.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 17 May 2010 , 12:37
by vllaznia1919
Elbasani-Bylis 8-4
Kamza-Turbina 10-0
Hhhahahahahahahahahha.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 17 May 2010 , 14:30
by Admin
Si perfundim Elbasani dhe Bylis direkt ne superlige, kurse Kamza dhe Lushnja ne play-off ?

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 17 May 2010 , 14:40
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Elbasani-Bylis 8-4
Kamza-Turbina 10-0
Hhhahahahahahahahahha.

pa cfor spektaklit duhet ne shqiperi, cafar dokumentit tjeter don uefa qe me na perjashtu komplet nga instunacionet e saja.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Tue, 18 May 2010 , 20:25
by fpjalmi
Admin wrote:Si perfundim Elbasani dhe Bylis direkt ne superlige, kurse Kamza dhe Lushnja ne play-off ?

admin

nuk mbaron ketu cdo gja
ket here fshf e ka seriozisht :D


FSHF, hetohen Kamza -Turbina dhe Elbasani -Bylis

Kamza fitoi 10-0 me Turbinën, ndërsa Elbasani fitoi 8-4 me Bylis

Nëse këto takime do të rezultojnë se janë me rezultat të trukuar, atëherë masat do të jenë ekstreme, ndoshta duke i hequr Bylisit titullin kampion, Elbasanit dhe Kamzës pikë të vlefshme, ndërkohë që pritet të përfitojnë Lushnja e Partizani, e parë duke u ngjitur direkt, ndërkohë që Partizani mund të zinte vendin e Kamzës.

http://albania-sport.com/mat.php?idm=14704

Re: Kategoria e Pare

Posted: Mon, 24 May 2010 , 00:18
by GOLDIAN
po me bahet qejfi per terbunin e tomorrin e beratit qe kane fitu ndeshjet e do dalin ne kategorine e pare
tomorri -memaliaj 1-0
terbuni-skrapari 1-0