Shqipni - Hungari

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Locked
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:14

qa bahet ketu mor zot.

a i ka dal qemal stafes i zoti i tokes a :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 23:15

turp asht kja qe ndodh ne shqiperi
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:15

Një sulm i tëri “i ri”,Salihi tani është lideri?
24 Mars Rinovimi i një reparti të kontestuar, ka hapësirë për shkodranin



Brenda tre vitesh sulmi është reparti që ka pësuar më shumë ndryshim në skuadrën përfaqëusese. Madje edhe brenda këtij edicioni ka pësuar një transformim të dukshëm. Qoftë prej faktit se titullarët nuk kanë kaluar një formë, e qoftë edhe prej preferencave të trajnerit të përfaqëuseses Ari Han tani kemi të bëjmë me katër sulmues, tre nga të cilët nuk kanë qenë fiks në përfaqësuese.

Largimet – në fillim të eidicionit të gjithë besonin se Kapllani dhe Bogdani do të ishin shtyllat kryesore të sulmit. Edicionin e shkuar ata kanë qenë titullarë të padiskutueshëm dhe pas largimit të Tares luanin rregullisht të dy bashkë. Por të dy bashkë këtë vit futbollistik në kampionatet ku luajnë kanë shënuar vetëm 1 gol dhe për Han kjo ka qenë një arsye bindëse për të mos i preferuar në skuadër.

Aktualët – Hamdi Salihi pritet të ketë një vend disi titullar. Me shtatë gola të shënuar në kampionatin austriak dhe me formën e mirë të demonstruar javët e fundit shkodrani tani e tutje mund të jetë pika e referimit në skuadër. Berisha gjithashtu është një opsion interesant. Po shënon te Horsens dhe shpejtësia e tij shpesh mund të jetë përcaktuese. Memelli favorizohet prej shtatlartësisë. Nëse Shqipëria duhet të luajë me një pykë të gjatë ai është i vetmi në këtë kontigjent. Sukaj mund të mos ketë shanse të luajë nga minuta e parë, megjithatë është gjithnjë aty i gatshëm për të përfituar rastin e tij.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 23:18

GOLDIAN wrote:une se du bogdanin po shprehja qe memelli e meriton sepse po shenon ne skuadren ku luan me duket si e teprume
dhe bogdani po te ishte me tiranen do shenonte njashtu apo jam gabim
Pa dyshim Bogdani e meriton ma shum se Memelli edhe nek ket form qi asht, por me t'thane te drejten un u gzova qi nuk e thirri se t'pakten nuk tentohet me e fut ne formacion te pare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:21

me vjen mjaft mire qe tashti salihi asht lideri i grupit te sulmit qe quhet nga hari han ma i miri dhe nuk do ta levizin ma.

me duket qesharake dhe e turpshme qe bogdani kerkon sqarime me hanin .

un po te isha si ai do ulja koken dhe do i kerkoja te luaja ndeshjen e fundit se wsban ma ai sulmues per shqipnine .

edhe kapllani asht si ai

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:25

un nuk do isha as per memellin dhe as per bogdanin.

per mu bogdani nuk ban ma ,dhe nuk e kisha fut ma.

kishte 2 vjet pa shenu ne itali dhe ia ka harru ngjyren golit e lene mandej me shqipnine qe 2 vjetet e fundit ka pas veq deshtime.

un nuk du me e pa as nr rezerve ate bakti

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqipni - Hungari

Post by Man in Redblue » Tue, 24 Mar 2009 , 14:11

Lista e Hungarise kunder Shqiperise


Portier: Gabor Babos (NEC Nijmegen), Marton Fulop (Sunderland), Laszlo Koteles (Diosgyor).

Mbrojtes: Zoltan Szelesi (Strasbourg), Laszlo Bodnar (Red Bull Salzburg), Csaba Feher (NAC Breda), Vilmos Vanczak (Sion), Roland Juhasz (Anderlecht), Gabor Gyepes (Cardiff City), Tamas Vasko (Avellino), Boldizsar Bodor (Roda JC Kerkrade).

Mesfushor: Szabolcs Huszti (Zenit St Petersburg), Balazs Dzsudzsak (PSV Eindhoven), Peter Halmosi (Hull City), Zoltan Gera (Fulham), Tamas Hajnal (Borussia Dortmund), Balazs Toth (Genk), Pal Dardai (Hertha Berlin).

Sulmues: Sandor Torghelle (Augsburg), Gergely Rudolf (Debrecen), Tamas Priskin (Watford).

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqipni - Hungari

Post by Man in Redblue » Tue, 24 Mar 2009 , 14:13

Tpakten ne leter kan ekip ma te fort se na.

Nqs Fshf vazhdon me kytrruge ne pak vite ekipi yne kombetar do te fundoset kur te mos ket ma lalen, skelen, duron, bogdanin, memellin, bylykbashin

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Tue, 24 Mar 2009 , 15:17

Fantazisti kuqezi kërkon qetësi dhe përqendrim maksimal
Skela: Mund t’ia dalimnëse do jemi agresivë
“Për të fituar duhen gola. Sulmuesit, të tregojnë ‘dhëmbët’”


Ervin Skela kërkon qetësi dhe përkush tim para ndeshjes së radhës. Ai i cilëson hungarezët një skuadër e vështirë
për t’u mundur, por gjithashtu, edhe si mundësinë më të mirë që Shqipëria të bëjë kthesë pas barazimit me Maltën.
Mesfushori kuqezi u bën apel shokëve të skuadrës, që të tregohen të matur në këtë ndeshje, pasi një hap flas do
të hidhte në erë të gjithë edicionin. Në një deklaratë për mediat, Skela ka folur edhe për rinovimin e kontratës me
Kotbusin, duke thënë se nëse skuadra nuk mbijeton në Bundesligën 1, atëherë ai do të largohet.

Më 28 mars luajmë me Hungarinë, por vijmë pas një rezultati befasues dhe aspak inkurajues, siç ishte barazimi
me Maltën...

Paraqitja jonë ndaj Maltës, padyshim që nuk ishte ndër më të mirat, madje duhet thënë se skuadra nuk arriti të dilte
në lojën e saj, për disa faktorë. Kjo i komplikoi disi gjërat dhe mendoj se në ndeshjen me Hungarinë na bën punë
vetëm fitorja. Duhet të jemi të qetë dhe të duruar, sepse fitorja mund të merret edhe në minutën e 89-të, apo të 90-të. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësojmë kundërshtarin. Skuadra hungareze ka lojtarë shumë të mirë, por edhe ne, nëse luajmë të bashkuar dhe të përkushtuar, mund të fitojmë. Mund të kishim fituar edhe në Hungari, por fati nuk ishte me ne, pasi nëse topi nuk do të ishte përplasur me shtyllën në pjesën e parë, por do të ishte futur në portë, ndeshja do të kishte marrë rrjedhë tjetër.

Pas asaj ndeshjeje jeni mërzitur shumë. Tani do të keni shansin të hakmerreni, a e mendoni shpesh ketë gjë?
E rëndësishme është të bëjmë një lojë të mirë në skuadër dhe të marrim fitoren. Luajmë në fushën tonë dhe këtu në Shqipëri arrijmë gjithnjë që të bëjmë diçka më mirë se në ndeshjet jashtë. Shpresojmë t’ia dalim mbanë, edhe për tifozët, të cilët padyshim që kanë vërejtje, sidomos për takimin me Maltën.

Në ndeshje të tilla, pra vendimtare, Shqipëria gjithnjë ka hasur probleme...
Po, është e vërtetë. Kjo ndodh për disa arsye, një ndër të cilat është edhe ajo që kur ne duam të fitojmë, shpesh i humbim ekuilibrat dhe lëmë shumë hapësira pas. Me hungarezët duhet të bëjmë kujdes.

Disa nga lojtarët e kësaj skuadre luajnë në Bundesligën 1, a njihni ndonjë prej tyre?
Po, sigurisht. Madje, ata janë futbollistë shumë cilësorë. Dy javë më parë u përballëm me Hertën, ku luan mesfushori Pal Dardai, i cili është një lojtar shumë cilësor dhe këtë sezon ka luajtur rregullisht. Tamash Hajnal i Borusia Dortmundit është gjithashtu shumë i mirë. Hushti, i cili deri në janar luajti te Hanoveri, por më pas kaloi te Zeniti, është një lojtar që mund të bëjë diferencë. Të gjitha këto e bëjnë Hungarinë një ekip cilësor. Nuk kemi diferenca të
mëdha si skuadër, por në takime të tilla kaq delikate, duhet të tregohesh thuajse perfekt që të mund t’i fitosh.

Ne kemi vështirësi për të shënuar dhe nëse nuk shënon, nuk arrin të fitosh...
Po, ne shpesh gabojmë në sulm. Mendoj se jo vetëm sulmuesit, por e gjithë skuadra duhet të jetë më agresive para
portës kundërshtare dhe duhet të ketë më shumë besim në vetvete.

E ARDHMJA
Nëse Kotbusi nuk mbijeton, shqiptari largohet
Në rast se Kotbusi nuk do të mund të sigurojë mbijetesën gjatë këtij sezoni në Bundesligën 1, Ervin Skela do të largohet nga skuadra me parametra zero. Këtë e pohoi dje mesfushori vlonjat, teksa shpjegoi se ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet. “Jam i kënaqur që rinovova kontratën edhe për dy vite. Shpresojmë të mbijetojmë edhe këtë sezon, pasi në të kundërt, unë do të largohem. Në kontratën që rinovova është edhe kjo klauzolë. Klubi nuk i kënaqte kërkesat e mia financiare nëse ne zbrisnim nga Kategoria dhe unë vendosa që të gjendej një rrugë e ndërmjetme”, është shprehur futbollisti. Kotbusi renditet në vendin e parafundit (17) me 20 pikë
të grumbulluara në 25 ndeshje.

Jetmir Halilaj Panorama Sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Tue, 24 Mar 2009 , 15:57

Intervista/ Cana flet për ndeshjen e radhës dhe të ardhmen
“Tifozë na mbështesni, pa ju nuk fitojmë dot!”
Mesfushori: Nëse fitoj titullin me Marsejën, mund të qëndroj


Shqipërinë e pret një ndeshje kyçe më 28 mars, ku përballë do të ketë rivalen direkte për vendin e katërt në grup, Hungarinë. Skuadra e drejtuar nga Ervin Kumani është e vetmja që i ka shkaktuar humbje Shqipërisë (2-0) në Budapest gjatë këtij edicioni. Lorik Cana është i bindur se kuqezinjtë mund t’ia dalin mbanë, vetëm nëse do të kenë mbështetjen e tifozëve. “Pa tifozët dhe pa entuziazëm, jemi një skuadër e zakonshme dhe për të tjerët një
kundërshtar aspak i frikshëm”, ka thënë mesfushori në deklaratën e djeshme paramedias.

Kështu si rrodhën gjërat pas zhgënjimit me Maltën, Hungaria cilësohet si ndeshja më e rëndësishme, ju jeni
dakord me këtë gjykim?

Po, ashtu është. Është ndeshje shumë e rëndësishme. E tillë ishte dhe ajo me Maltën, ku ne llogarisnim 6 pikë nga
këto dy takime. Por, gjithsesi, ajo iku. Kjo tani është ndoshta sfida më e rëndësishme, prandaj edhe duhet një impenjim maksimal.

Riktheheni ju dhe Lala që munguat në Maltë. Sa mund të ndikojë kjo?
Po, fatkeqësisht munguam atje, por kam bindjen se jemi një skuadër që mund dhe duhet ta mundte Maltën. Për mua
ishte e vështirë. E pashë nga televizori ndeshjen dhe ka qenë shumë e vështirë ta shija Kombëtaren nga televizori dhe për më tepër në një ndeshje që nuk e fitoi. Besoj se rikthimi im dhe i Lalës është pozitiv për ekipin, por ka edhe lojtarë si Skela, që janë shumë të rëndësishëm, ndoshta edhe në aspektin moral, për atë që përcjellin në fushë.

Shqipëria, ndeshjet me kundërshtarët direktë i ka të vështira t’i fitojë. Dështuam edicionin e kaluar me Bjellorusinë, por edhe këtë radhë me Hungarinë jashtë...
Shumë e vërtetë. Në fakt, në të tilla ndeshje luhet me detaje. Në Hungari u treguam paksa jo të qartë dhe një skuadër me pak përvojë. Them se duhet të ishim pak më konkretë. Hungaria nuk ka skuadër më të mirë se ne, por ne luajmë në shtëpi dhe do të kemi përkrah publikun tonë të zjarrtë. Pa mbështetjen e tifozëve, Shqipëria bëhet një kundërshtar shumë i zakonshëm.

Kombëtarja jonë has shumë vështirësi në të gjitha ndeshjet që duhet t’i fitojë...
Kjo tregon se ne ende nuk jemi në atë nivel që ta dominojmë kundërshtarin. Jemi mësuar të mbrohemi mirë dhe
mundohemi të shfrytëzojmë ato hapësira që na lënë. Duhet të jemi të guximshëm, dhe e dimë se tifozët të gjithë duan që ne të sulmojmë, por s’duhet të bëjmë sërish gabime e të lëmë shumë hapësira.

Sulmi i Shqipërisë nuk ka qenë produktiv gjatë këtij edicioni....
Është e vërtetë që s’ka qenë edhe shumë produktiv, por nuk është se i jepen gjithmonë raste. Ne na duhen që ato 2-3
raste që na jepen gjatë një ndeshje, sidomos kur luajmë jashtë, t’i shfrytëzojmë, por nuk ka qenë gjithmonë ashtu.

Nga ndeshjet që na kanë mbetur, në letër, Hungaria cilësohet kundërshtarja më e lehtë...
Nëse llogarisim ndeshjet që na kanë mbetur, mundësia më e mirë për të marrë fitore është ndeshja me Hungarinë. Për ta bërë këtë, duhet të japim maksimumin dhe padyshim që na duhet shumë mbështetja e tifozëve. Unë pres nga ju gazetarët që ta përcillni këtë mesazh. Ne, nëse nuk kemi mbështetje nga tifozët, jemi një
ekip i zakonshëm. Kemi nevojë për entuziazëm dhe për mbështetje. Është e vërtetë që ndeshja me Maltën i ka zhgënjyer, sepse tani atmosfera do të ishte komplet ndryshe.

Ku mendoni se mund të arrijmë tashmë në grup?
Nëse fitojmë të shtunën, mund të bëjmë një plan për të grumbulluar sa më shumë pikë. Pastaj, kjo kombëtare është
një skuadër me një moshë 25-26 vjeç, gjë që është për t’u vlerësuar.

Marseja është një pikë larg kreut, por edhe në valle për Kupën UEFA. A mund t’i fitoni të dyja?
Po, besoj se mund t’ia dalim. Lioni nuk është më ai i viteve të fundit dhe ne jemi përmirësuar shumë. Kanë ngelur dhe 9 ndeshje, janë shumë, por shpresojmë, madje do të luftojmë që të fitojmë edhe Kupën UEFA. Objektivi ynë ka qenë për të zënë një nga dy vendet e para, por duke qenë se titulli është shumë afër e kemi për detyrë të luftojmë
deri në fund.

Nëse do të fitoni titullin kampion me Marsejën këtë sezon, do ta rishikoni vendimin për t’u larguar nga skuadra?
Po, do ta rishikoj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:33

Altin Lala: “Të kapim vendin e dytë”




Kapiteni i Kombëtares: “Hungaria nuk ka kualitete më të mira se ne”. Veterani kuqezi: “Shqipëria fiton dhe del një pikë para hungarezëve”


“Kombëtaren nuk e lejojnë të stërvitet në “Qemal Stafa’? Kjo më kujton kohën e xhaxhit Enver. Është një turp i madh. Po të ndodhte në Gjermani kjo gjë, lojtarët do ta kishin ngritur fushën në krah. Demtohet bari? Japim ne para per ta sjelle nga Holanda”. Është gjithmonë i njëjti. Nuk harron të lëshojë batuta e të bëjë humor me gazetarët, aq sa duket se është një “aktor i Portokallisë” e jo një futbollist që flet me “gjuhën e topit”. Por, në fushën e “mejdanit”, kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, jep gjithmonë maksimumin e tij. Në ndeshjen kundër Maltës (0-0) në La Valeta u ndje mungesa e tij, ashtu si ajo e zëvendëskapitenit Lorik Cana (që të dy të dëmtuar). Tani pas rikthimit të tij te skuadra e tij Hanover 96 në Bundesligën gjermane e në Kombëtaren e Shqipërisë, “plakushi 34-vjeçar” i përfaqësueses dukej si të ishte një “riosh 20-vjeçar” si Elis Bakaj, madje e quan këtë të fundit si një lojtar të talentuar, i cili nëse do të vazhdojë të punojë me seriozitet mund të luante pa frikë në Bundesligë.

I rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, si e ndjen veten kapiteni Lala?

Për vetë faktin që kam tri ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit, jam në gjendje të përballoj 90-të minutëshi. Përveç stërvitjes që kam bërë vetë, kam punuar edhe me trajnerin personal, për t’u rikuperuar sa më shpejt. Mund të them se kam uri për të luajtur. Dua të them të drejtën, trajneri im (i Hanoverit) nuk donte që unë të vija këtu (në Kombëtare shqiptare).

Pas barazimit me Maltën, kemi përballë Hungarinë e më pas Danimarkën.

Për ne këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Sidomos kjo me Hungarinë, që na duhet patjetër një fitore. Atëherë do të ndryshonin më të vërtetë gjërat.

Sulmi ynë nuk ka shënuar shumë në ndeshjet e para (3 gola në 5 ndeshje)...

Sulmi varet edhe nga mesfusha. Duke forcuar atë, do të bëjmë gola në sulm. Edhe me Maltën kemi pasur disa shanse. Ajo ndeshje duhej të fitohej. Këto gjëra kanë kaluar tashmë, tani e rëndësishme është kjo ndeshje.

Kemi një pikë më pak se kundërshtari, çfarë prisni nga ndeshja me Hungarinë?

Duke parë që Hungaria ka shtatë pikë, ta lëmë poshtë, të paktën pas kësaj ndeshje. Shpresoj që të jemi të gjithë 100 për qind. Hungaria do të vijë në Shqipëri për të bërë lojën e saj. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante.

Sulmi është reparti që ka pasur më shumë lëvizje. Herë ka qënë Bogdani, herë Salihi apo Berisha në sulm. Sa ka ndikuar te ju si futbollistë të reparteve të tjera?

Unë mund të them se e njohim njëri-tjetrin, pavarësisht se ne qëndrojmë bashkë për një kohë të shkurtër. Ne kërkojmë gjithmonë rezultate të mira. Nuk ka rëndësi se kush është në fushë. Rëndësi ka që futbollistët që do të luajnë të japin maksimumin. Për gjëra të tjera mund t’ia bëni pyetjen trajnerit.

Një përgjigje nga pozita e kapitenit të Shqipërisë...

...Si kapiten u thashë ato mësipërm, kur të bëhëm në të ardhmen trajneri i Shqipërisë (qesh), do t’u përgjigjem pyetjeve që i takojnë trajnerit. Kam dëgjuar më shumë mediat, të cilat kanë pohuar se nuk janë bërë shumë ndeshje me të njëjtin formacion, por ka dhe dëmtime lojtarësh edhe lëvizje të trajnerit.

Sa herë vinë ndeshje që në letër konsiderohen si më të lehta, atëherë dështojmë, nuk marrim rezultatin që të gjithë presim. Kjo ndodhi edhe në edicionin e kaluar kundër Bjellorusisë, por dhe tani kundër Maltës.

Prandaj them se kemi një ndeshje të vështirë me Hungarinë, ndërsa më pas na presin ndeshje më të lehta (qesh, teksa në fakt do të luajmë me Danimarkën -2 herë - , Portugalinë e Suedinë).

Në Hungari bëmë një pjesë të parë të mirë, pastaj në dytën e luajtëm më dobët dhe u ndëshkuam.

Po kjo është e vërtetë. Në fakt, Huzhti, i cili ka luajtur me mua te Hanoveri, më tha se ne ishim më lart në pjesën e parë, dhe po të kishim shënuar mund të kishim fituar. Po ky është futbolli.

Sipas jush, cilët janë lojtarët më të fortë të Hungarisë?

Janë (Tamash) Tajnal (Borusia Dortmund), (Zsabols) Huzhti (Zenit St.Petersburg) dhe një lojtar i PSV Eindhovenit (Balazs Dzudszak), i cili luan si mesfushor i krahut të majtë. Nuk kanë lojtarë me më shumë kualitet sesa ne, prandaj do ta konsideroja shans që me këtë ndeshje të kapim vendin e dytë.

Cili rezultat do të ishte më i mundshëm, e parashikoni dhe humbjen?

Fitorja dhe marrja e tri pikëve do të ishte shumë më mirë sesa barazimi, kjo nuk diskutohet. Por duke parë sesi mund të shkojë ndeshja, edhe barazimi nuk do të ishte keq. Duke parë dhe kundërshtarin kjo do të ishte gjysma e së keqes. Natyrisht, që të gjithë do të kërkojmë fitoren. I kam thënë edhe Huzhtit, se po fitoi Hungaria, nuk do ta shohë më Rinasin, do ta marr peng (qesh). Jemi shumë shok me të dhe bëjmë gjithmonë shaka.

Jeni lojtari që keni më shumë ndeshje në grupin aktual (70) dhe më i vjetri (34 vjeç). Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Do të luaj edhe për dy vjet me Hanoverin. Do të vijë koha kur do të jap edhe dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Por, tani dëshiroj të jap maksimumin për të, pastaj gjërat e tjera zgjidhen vetë. Ende nuk kam në plan të largohem, do të shoh gjendjen time. Nëse nuk kam ç’të jap më atëherë do t’u hap rrugën të rinjve.

Bogdani nuk është thirrur në Kombëtare, komenti juaj?

Për këtë duhet të pyesni trajnerin. Gjithsesi, Bogdani së fundi shënoi edhe një gol me Lacion. Është një lojtar i rëndësishëm. Trajneri e di se çfarë kualiteti ka Bogdani. Edhe Kapllani është një lojtar i mirë. Në Bundesligë ka pasur edhe momente të mira, ashtu si dhe të këqija. Besoj se për këta lojtarë dera është gjithmonë e hapur.

Drejtoria e stadiumit “Qemal Stafa” nuk lejoi që Kombëtarja jonë të stërvitej atje të paktën për një seancë stërvitore.

Kjo të kujton kohën e xhaxhit Enver (qesh). Nuk duhet ta fus në politikë, pasi për mua janë gjëra që nuk duhen diskutuar. Unë mendoj se të vijë Kombëtarja gjermane në Laipcig, dhe të mos e lënë të stërvitet në stadiumin e tij, do të ishte skandal. Nuk e njoh se nuk i di as emrin. Është turp që ta marrë vesh media e huaj, që në vendin tënd nuk të lejojnë të stërvitesh. Nëse thonë se prishet fusha, t’u japim para ne futbollistët të blejnë bar në Holandë.

Altin, vitet e fundit shumë pak lojtarë shqiptarë po çajnë drejt Bundesligës. A ka ndryshuar ndonjë gjë, në raport me vitet ku keni qenë ju, Skela, Kapllani, Rakllia apo ndonjë tjetër?

Me atë që kam parë në kampionatin shqiptar, unë them se ka talente. Kam përshtypjen se shumë veta mund të jenë të kënaqur me faktin që luajnë këtu. Ne e patëm më vështirë në kohën tonë për të çarë, por kjo na dha më shumë frymëzim për të punuar më shumë e më shumë ambicie. Ka lojtarë që kënaqen me pak.

Ka ndonjë Altin Lala tjetër në Kombëtare?

Të shkurtër sa unë nuk ka shumë. Hyka është një i tillë. Elis Bakaj është një lojtar me talent, ai ka të dhëna shumë. Po të punojë mund të luajë pa frikë në Bundesligë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:34

Salihi: “Fitojmë 2-0 e marrim hak”


Sulmuesi i Kombetares: “Shpresoj të fitojmë 2-0 kundër Hungarisë, për të marrë hak dhe për ndeshjen e parë të humbur po me këtë rezultat”.



“Shpresoj të fitojmë 2-0 kundër Hungarisë, për të marrë hak dhe për ndeshjen e parë të humbur po me këtë rezultat”. Sulmuesi më i mirë “legjionar” i momentit, Hamdi Salihi (12 gola me SV Ried, 7 në kampionat e 5 në Kupën e Austrisë), deklaroi i bindur për mediat se Kombëtarja e Shqipërisë do të fitojë kundër Hungarisë, vetëm në rast se nga lojtari i parë dhe deri te i fundit do të luftojnë si një grup i vetëm. “Besoj se si grup deri tani kemi marrë rezultatet më të mira (6 pike ne 5 ndeshje). Shpresoj që dhe kundër Hungarisë ta arrijmë këtë gjë gjithmonë nëse grupi funksionon si një i tërë”.

Hamdi Salihi e ndoqi ndeshjen e humbur kundër Hungarisë në Budapest nga tribuna, pasi shkodrani ishte i dëmtuar në kavilje. Por sa të thyeshme e shikon ish-sulmuesi i Vllaznisë mbrojtjen hungareze. “Nuk mund të them se mbrojtja e Hungarisë është e thyeshme. Ashtu si ne, dhe ata forcën e tyre e bazojnë te grupi. Nëse do të jemi në ditë të mirë me repartin difensiv, atë ditë kundër Hungarisë, sipas meje, kemi bërë shumë pak gabime.

Salihi pohoi se ai personalisht nuk kishte shumë njohuri për lojtarët hungarezë, e sidomos mbrojtësit e kundërshtarit. “Njoh (Lazslo) Bodnarin (Red Bull Salzburg). Është një mbrojtës i krahut të djathtë, lojtar potent. Bazohet më shumë të cilësitë fizike, pasi teknikisht nuk është mirë”.

25-vjeçari pohoi se do të ishte më mirë që skuadra të luante me dy sulmues (ai e Berisha) sesa me një të vetëm në vijën e parë. “Është më mirë që një sulmues të ketë një partner në sulm. Pasi dhe përgjegjësia e lodhja do të shpërndahej tek dy vetë. Gjithsesi, këto janë zgjedhje të trajnerit”.

Në lidhje me numrin e pikëve që mund të grumbullojë ekipi Kombëtar në eliminatoret e Kampionatit Botëror (nga 10 ndeshje në total, 5 janë zhvilluar), Salihi tha: “Nuk mund të them sesa pikë mund të grumbullojmë. Me atë që kemi treguar deri tani (1 fitore, 3 barazime, 1 humbje) kemi dëshmuar oshilacione në lojën tonë. Nëse do të flisnim direkt pas ndeshjeve me Suedinë e Portugalinë, duke u bazuar te ato, mund të them se mund të shkonim më edhe më shumë se 12 pikë. Tani është e vështirë për të thënë numra, pasi duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Në kampionatin shqiptar me Vllazninë e Tiranën (golashënuesi më i mirë i sezonit 2005-2006, 29 gola) dhe në kampionatin austriak me SV Ried, Salihi është një golashënues i rregullt (shenoi edhe te shtunen e kaluar). Me Kombëtaren shqiptare, në 10 ndeshje, Salihi ka shënuar vetëm një gol (në miqësoren e fituar 3-0 kundër Maltës).

“Janë lënë jashtë dy lojtarë si Bogdani e Kapllani, që kanë mbajtur peshën e sulmit në këto vitet e fundit. Prandaj ne që jemi thirrur duhet ta justifikojmë këtëA do të jem unë golashënuesi më i mirë i Kombëtares në të ardhmen? Edhe sulmuesit e tjerë që janë thirrur para meje, nuk është se janë shënuar shumë. Kombëtarja ka specifikë tjetër, Nuk është e lehtë të bëhesh golashënuesi i Kombëtares. Mesa di unë, edhe golashënuesi më i mirë i historisë (Alban Bushi) ka shënuar 16-17 gola (në fakt, 14). Shpresoj që atë formë të mirë që po kaloj në klub ta paraqes edhe në Kombëtare.

Duke folur për aktivizimet e pakta me Kombëtaren, Salihi tha: “Normalisht përderisa nuk jam aktivuar shumë, patjetër që trajneri (Han) e ka pasur një justifikim. Ky është parapëlqimi i trajnerit. Është ai që mendon formacionin dhe mënyrën sesi do t’i përgjigjet ekipit kundërshtar”.

Në grupin tonë (1) janë tri ekipe të mëdha, Portugalia, Suedia e Danimarka, por vetëm skuadra e parë kualifikohet direkt, ndërsa ekipi i renditur i dyti shkon në ndeshjet e play-ofit. “Është një dilemë e madhe në grupin tonë. Për mendimin tim Danimarka ka bërë paraqitjen më të mirë deri tani. Nuk duhen nënvlerësuar Suedia e Portugalia, unë mendoj se midis këtyre dy të fundit do të vendoset vendi i parë në grup”.

Për Hamdi Salihin si në merkaton verore (2008) ashtu dhe në atë dimërore (janar 2009) pati shumë thashetheme për një transferim të mundshëm nga SV Ried: “Është normale që të ketë fjalë për çdp lojtar, por për një lojtar e rëndësishme është gjithmonë një ofertë konkrete, vetëm atëherë mund të thuash. Gjatë verës ndoshta mund të ketë diçka konkrete”.


E Marte, 24 Mars 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:37

Vrapi: Të shlyejmë gabimet e Maltës


"Shprej gatishmërinë time, që të jap gjithçka nëse do të kërkohet ndihma ime”





Mbrojtësi i Elbasanit, Endri Vrapi, shpreson si të gjithë në një fitore me Hungarinë. “Vetëm kështu mund të harrojmë barazimin trishtues ndaj Maltës. Uniforma e ekipit Kombëtar është e magjishme. Shprej gatishmërinë time, që të jap gjithçka nëse do të kërkohet ndihma ime”, - tha 26-vjeçari gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” në ambientet e hotel “Dyrrah”, ku dhe është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Hungarinë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:37

Kombëtarja e plotë, trajneri Han në kërkim të formacionit anti-Hungari


Autori: editor
Data: 24/03/2009
Version Print


E marta e ka gjetur të plotë kombëtaren kuqezi. Të gjithë lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e radhës, me Hungarinë në “Qemal Stafa“, më 28 mars 2009, dhe më 1 prill 2009, në Danimarkë, ndaj kombëtares së këtij vendi, kanë qenë nën urdhërat e trajnerit Ari Han. Në seancën e “Niko Dovanës” ekipi kombëtar është ndarë në dy pjesë, një për çdo gjysëmfushë. Në njërin grup stërvitja është drejtuar nga trajneri Han, i cili i ka vënë futbollistët përballë njëri-tjetrit në një minindeshje. Në këtë rast holandezi Han ka testuar repartin e mbrojtjes. Në njërën anë ishin tetë futbollistë: Ujkani në portë, i mbrojtur nga Lala, Bulku, Dallku, Duro, Salihi, Skela, Lika ndërsa përballë tyre ishin Beqaj, Vrapi, Beqiri, Teli e Cana. Kjo mendohet se do të jetë edhe mbrojtja që do të hyjë në fushë kundër Hungarisë. Lojtarët e testuar nga Hani priten të jenë të gjithë titullarë në ndeshjen e së shtunës. Beqaj ka pësuar 9 gola në këtë minindeshje, ku kanë shënuar Salihi (2), Skela (3) dhe Gilman Lika (2). Më pas Hani e ka zëvendësuar Salihin me Memellin, i cili dhe ka shënuar 2 gola. Natyrisht këtu Han ka testuar mbrojtjen dhe nuk ka patur rëndësi se sa golat janë pësuar, por mënyra e vendosjes së futbollistëve dhe aplikimi i pozicionit jashtë loje. Në gjysmëfushën tjetër është stërvitur pjesa tjetër e skuadrës, e drejtuar nga ndihmësi i Hanit. Në këtë gjysmëfushë janë stërvitur Hidi, Curri, Bylykbashi, Vangjeli, Sukaj, Agolli, Bakaj dhe Memelli, i cili në fund zëvendësoi Salihin në gjysëmfushën tjetër. Këta futbollistë përgjithsisht kanë zhvilluar veprime taktike me topin, 1 me 1 dhe 2 me 2, si dhe kanë provuar gjuajtjet nga distanca, sidomos Curri dhe Bylykbashi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:38

Zoltan Gera: Nuk është e lehtë, kujdes ndaj Shqipërisë!


Autori: editor
Data: 24/03/2009
Version Print


Zoltan Gera, lojtari i Fulhamit, ndihet më i karikuar se kurrë. Vjen “i nxehtë”, pas atij supergoli ndaj Manchester United, ndaj optimizmi nuk i mungon as në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Pasi trajneri Ervin Koeman ka vërshëllyer të martën në mesditë, për përfundimin e seancës stërvitore të paradites, që u zhvillua në “Ferenc Stadion”, lojtari kryesor i Hungarisë, Zoltan Gera, dha një intervistë për mediat e shumta, që e prisnin.
- Gera, na keni mahnitur me atë gol ndaj Mancester United. A besoni ta përsërisni këtë gjë edhe në Shqipëri, ndeshjen e së shtunës?
- Këtë nuk e di, por mund të them se ndaj shqiptarëve duhet të tregojmë një kujdes të madh. Edhe në Tiranë, ashtu si edhe në ndeshjen e javës së kaluar të Premier Ligës, do të ketë shumë njerëz në stadium. Një atmosferë e tillë mua më karikon.
- Pra, ju doni të bëni lidhje mes ekipit ku luani dhe Shqipërisë, çka do të thotë se edhe në Tiranë do të keni sukses?
- Jo, sepse janë dy histori të veçanta. Në Angli nuk është e lehtë të shënosh, sepse mbrojtësit kundërshtarë ta “nxijnë jetën”, por edhe ata të Shqipërisë, në ndeshjen e së shtunës, nuk besoj se do të na presin “krahëhapur”.
- Mund të jeni i njëjti lojtar edhe të shtunën e ardhshme në Tiranë, ashtu, me shpinën nga porta, dhe….gol?
- Dy gjëra të bukura, kaq shpejt në kohë, brenda një jave, në futboll nuk besoj se bëhen. Megjithatë, parësore për mua është që të marrim 3 pikët në Tiranë. Le të jetë edhe një gol i shëmtuar, që do të na e mundësonte këtë gjë.
- Pra, ju po kërkoni një fitore në Shqipëri?
- Dëshira është e madhe, por edhe mundësitë ekzistojnë. Veçse i duhet thënë “stop” euforisë së tepërt. Ndryshe, tabloja në Tiranë mund të rezultojë mashtruese për ne. Mos harroni që rivalët në shtëpinë e tyre kanë ndalur suedezët, i kanë “grabitur” 1 pikë Portugalisë brenda në fushën e saj. Shpresoj të kemi edhe pak fat në këtë ndeshje. Kuptohet, në fushë do të hyjmë me objektivin tonë maksimal. Sidoqoftë, lojtarët nuk duhet t’i ngarkojmë me llogari fikse. Jo domosdoshmërisht duhet të udhëhiqemi nga marrja e tri pikëve. Them se edhe një e tillë është e mjaftueshme.
- Natyrisht, Shqipëria është ndeshja juaj kryesore e radhës, sepse tjetra, që e pason atë, ndaj Maltës, do të jetë thjesht ëmbëlsirë…
- Nuk duhet të mendojmë e gjykojmë në këtë mënyrë. Secila ndeshje ka rëndësinë e vet, vlen nga 3 pikë. Detyrat duhet të zgjidhen me radhë. Të përgatisim si duhet ndeshjen me Shqipërinë, pastaj të mendojmë për Maltën. Vetëm kështu mund të besojmë se do të marrim gjashtë pikë.
- Cilin Zoltan të marrim seriozisht. Njëherë flisni për 6 pikë, pastaj thoni se edhe 1 pikë në Tiranë është e mjaftueshme…?
- Llogaritini mirë të dyja thëniet e mia. Maksimumi, janë gjashtë pikë. Pra dy fitore, ndaj Shqipërisë dhe Maltës. Llogaria më objektive e imja flet për katër pikë. Pra, ju del edhe barazimi në Tiranë, edhe fitorja ndaj Maltës në fushën tonë, që ju vetë e konsideruat ëmbëlsirë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:39

Mediat hungareze: Tifozët shqiptarë, “të çmendur” sa edhe anglezët
video

Autori: editor
Data: 24/03/2009
Version Print



Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të jetë e vetmja kundërshtare e ekipit të Hungarisë. Në Tiranë, lojtarët e drejtuar nga Ervin Koeman do të kenë edhe një tjetër “pengesë” të madhe, tifozët vendas, që konsiderohen tepër të zjarrtë dhe problem për çdo ekip kundërshtar që luan para tyre. Edhe lojtarët hungarez do ta provojnë se në këtë botë, “të çmendur” nuk janë vetëm tifozët anglezë, por po aq edhe ata shqiptarë. Ndoshta, në fillim të kohës nuk duken edhe aq të organizuar, vijnë në stadium të vetmuar, por do të shihni si organizohen pak e nga pak, bëhen një duzinë, për të përfunduar në një stadium të mbushur plot e përplot, që shpërthen si një vullkan. Nuk janë vetëm tifozë të kryeqytetit, por vijnë të organizuar në numër të vogël edhe nga qytetet e tjera të mëdha të vendit, me autobusë. Sa herë u ka rënë rasti për t’u shprehur për kundërshtarin e 28 marsit, Shqipërinë, lojtarë dhe drejtues të kombëtares hungareze nuk i kanë kursyer vlerësimet. Kanë një ekip të mirë – ka thënë Koeman. Dhe pyetja e gazetarëve ka vijuar: Kanë një ekip më të mirë se Hungaria? Ndoshta, - ka sqaruar me diplomaci Koeman. Kaq mjafton për t’ua mbushur mendjen tifozëve hungarezë, që të ndërmarrin një udhëtim të këndshëm drejt Tiranës, për të qenë dëshmitarë të shfaqjes së 28 marsit në mbrëmje, në stadiumin ndërkombëtar të Shqipërisë, që çuditërisht mban akoma emrin e një heroi të kohës së shkuar moniste të këtij vendi, i quajtur “Qemal Stafa”. Futbolli është i tillë, aq më tepër kur ngërthen ngjyrat e kombit, që i mbledh tifozët si me magji, sepse i magjishëm është edhe vetë. Kjo dëshmon se vërtet, për mbledhjen e mijëra tifozëve, futbolli nuk ka nevojë të përdorë metodat e një organi politik, por të jetë një ekip i pëlqyeshëm, si dhe të luajë në emër të një flamur kombëtar. Askush nuk ka nevojë të jetë i përkushtuar, që organizatori t’u bëjë thirrje apo telefonojë tifozët e kombëtares shqiptare. Ata pushtojnë rrugët ditën e ndeshjes, duke ardhur edhe nga shumë larg, nga Kosova e Maqedonia, vende ku ka shumë shqiptarë patriotë e adhurues të flaktë të kombëtares kuqezi. Një motiv më shumë ky, për të zgjuar edhe dëshirën e tifozëve hungarezë, për të qenë në Tiranë më 28 mars, në mbështetje të kombëtares së tyre. Mjafton të kontaktoni një kompani turistike dhe ato janë të gatshme për t’iu dërguar në mënyrë komode dhe pa shumë shpenzime në Shqipëri. Përveç ndjekjes së ndeshjes, tifozët hungarezë do të kenë mundësinë të shijojnë edhe bukuritë e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, në ndryshim të vazhdueshëm. Ka akoma ndonjë tifoz skeptik hungarez, që ende se ka vendosur të udhëtojë bashkë me ekipin kombëtar drejt Shqipërisë, më 28 mars? Ka akoma nga ata, që mund të na pyesin: çka na pret në Shqipëri? Për të qenë të sigurt, udhëtimi me avion nuk zgjat shumë, pak më tepër së një orë. Ju informojmë se në Tiranë është festuar “Dita e Verës, por mos u çudisni se në malin sipër qytetit ka edhe dëborë. Nuk bëhet fjalë fare për probleme sigurie. Kur të ktheheni për në Hungari, ju do të thoni se policia lokale ishte mjaft e mirë, shumë e sjellshme. Shqipëria është afër, tifozë hungarezë, jo siç mendojnë shumë veta, në qoshet e kësaj bote. Ju doni të dini më shumë rreth Shqipërisë? Futuni në internet dhe lexoni. Pastaj ne kemi edhe “guidatorët” tanë të udhëtimit. Dhe nuk besoj se do të dalë ndokush e t’u thotë gjë tjetër, veçse: “hungarezë, go!” Një biznes-udhëtim ju pret për ndeshjen Shqipëri-Hungari. Doni të dini detaje më të hollësishme? Nisja: data 27 mars, të premten në mëngjes. Itinerari: Budapest-Beograd-Podgoricë-Tiranë (1000 km). Kohëzgjatja e udhëtimit: gati 1 ditë. Dita e rikthimit: mëngjesi i pasndeshjes në Tiranë. Një biletë për të parë ndeshjen kushton vetëm 5 euro. Pasaporta e nevojshme! Deri tani, numri i tifozëve që kanë prenotuar udhëtimin me autobus, në itinerarin e mësipërm, pa llogaritur ata që do të “fluturojnë” me “Malewin”, përkthehet në të paktën 4 autobusë. Parashikimi na bën të besojmë se ditën e ndeshjes në Tiranë do të jenë rreth 400-500 tifozë hungarezë.
Marrë nga revista hungareze “168oraonline

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 00:41

Han nuk bezdiset nga… “mbrapa”
25 Mars Në Durrës stërvitja e pasdites, Cana e bën pushim nga lodhja, ndërkohë që ata që kanë luajtur pardje vetëm vrapime



Në seancën e pasdites së djeshme që kuqezinjtë e zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana“ të Durrësit, grupi ka qenë i kompletuar me të gjithë futbollistët. Lojtari i fundit që është bashkuar ka qenë Besart Berisha, i cili ka mbërritur në hotel “Dyrrah“ vetëm një orë para stërvitjes së pasdites. Pavarësisht nga vonesa ai ka udhëtuar me grupin drejt Durrësit, për të qenë në fushën e stërvitjes. Nga lojtarët e fundit që ka mbërritur në skuadër ka qenë dhe mesfushori Altin Lala. Stërvitja ka qenë e ndarë me grupe, ndërsa lojtarët që janë grumbulluar që prej dy ditëve më parë janë stërvitur normalisht, ndërsa futbollistët që kanë luajtur me ekipet e tyre të dielën, ku bienin në sy futbollistët që luajnë në Ukrainë apo Qipro si Klodian Duro janë mjaftuar me vrapime rreth fushës. Kurse mesfushori i Olimpik Marsejës Lorik Cana nuk është stërvitur fare, duke ndjekur stërvitjen i ulur në një prej pankinave. Vetë lojtari ka pohuar se nuk ka asnjë problem, por së bashku me stafin e kanë parë të arsyeshme të qëndrojë pushim për shkak të lodhjes. Vetëm sot pritet që stërvitja të jetë më e plotë, ndërsa Han do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Wed, 25 Mar 2009 , 01:08

un se di pse nuk vijn ne shkoder me stervit kombetaren.

turp qemal stafes qe si kan hap dyrt e staduimit ne tirana.

kuptohet se ku ka ra kjo shqipni.

ne durt e degjenaratave

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Shqipni - Hungari

Post by Ujku » Wed, 25 Mar 2009 , 16:27

Si mar mos me pas ku mu stervit komtarja ne prag ndeshje, ky asht kulmi
ca ban kjo federata ma se u bame gazi i botes
ku asht ky Duka a ka dek a ?
edhe kjo ndolli ne SHqipri e ca duhet me ndoll ma me dhan dorhekjen Duka me ata zagart qe e rrethojn
TURPI s'ka brina vec asht njishtu.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Wed, 25 Mar 2009 , 17:23

Shkodrani shpreson te hakmarrja. Parashikon fitore 2-0
Salihi: Më mirë kur luajmë me dy sulmues
“Hungarezëve iu mungojnë dy mbrojtës. Mund të përfitojmë”


Hamdi Salihi nuk ndihet titullar, ndonëse e gjithë vëmendja është spostuar te shkodrani. Në një deklaratë për mediat, dje ai ka thënë se do të përpiqet që të bëjë maksimumin, por i ka lëshuar edhe një mesazh të qartë Ari Hanit, se ndihet më mirë kur ekipi luan me dy sulmues. Ai gjithashtu, ëndërron një fitore 2-0 ndaj hungarezëve, rezultat me të cilin Shqipëria u mund në Budapest më 11 tetor në ndeshjen e parë

Parashikimi
“Shpresoj të fitojmë 2-0 kundër Hungarisë, për të marrë hak dhe për ndeshjen e parë të humbur po me këtë rezultat”. Legjionari që ka shënuar më shumë gjatë këtij edicioni, Hamdi Salihi, (12 gola me SV Ried, 7 në kampionat
e 5 në Kupën e Austrisë), deklaroi i bindur për mediat se Kombëtarja e Shqipërisë do të fitojë kundër Hungarisë,
vetëm në rast se nga lojtari i parë dhe deri te i fundit do të luftojnë si një grup i vetëm. “Besoj se si grup deri tani
kemi marrë rezultatet më të mira (6 pike ne 5 ndeshje). Shpresoj që dhe kundër Hungarisë, ta arrijmë këtë gjë.
Gjithmonë, nëse grupi funksionon si një i tërë”.

Sulmi
“Unë nuk ndihem titullar, sepse të gjithë lojtarët e tjerë të sulmit kanë po aq shanse sa unë për të luajtur. Askush
nga ne nuk e di se kush do të luajë”, është shprehur futbollisti. I pyetur nëse ndiente presion për shkak se tani që
Bogdani e Kapllani nuk janë në Kombëtare, Salihi u përgjigj me shumë diplomaci: “Nëse luaj, do të përpiqem që të shënoj. Të gjithë tifozët presin që një ndeshje ta zgjidhë sulmi, por ne lojtarët jemi të bindur se një takim e vendos e gjithë skuadra dhe jo vetëm sulmuesit”.
Shkodrani ka pohuar se do të ndihej më mirë nëse Ari Han përdor skemë me dy sulmues.
“Do të përpiqem të bëj me saktësi atë çfarë kërkon trajneri. Skema? Unë ndihem mirë kur kam edhe një sulmues
tjetër në krah, sepse kështu ke më shumë liri veprimi dhe nuk je tërë kohën i markuar. Megjithatë, skemat i bën trajneri dhe jo unë”, ka deklaruar futbollisti. Ai qëndron me këmbë në tokë, kur pyetet nëse ëndërron të bëhet
golashënuesi më i mirë i Kombëtares këtë edicion. “Dua të shfrytëzoj momentin e mirë që po kaloj në klub dhe të
shënoj edhe në përfaqësuese. Edhe sulmuesit e tjerë, që janë thirrur para meje, nuk është se kanë shënuar shumë. Kombëtarja ka specifikë tjetër. Nuk është e lehtë të bëhesh golashënuesi i ekipit përfaqësues”, ka thënë lojtari.

Kundërshtarët
Salihi e cilëson një mbrojtje të vështirë, atë të përfaqësueses hungareze. Megjithatë, ai është i kënaqur që kundërshtarëve iu mungojnë dy mbrojtës shumë të rëndësishëm si Juhash dhe Bodnar. “Unë i pashë në ndeshjen e parë dhe mbrojtja e tyre ishte e mirë. Mungesa e dy qendërmbrojtësve të tyre, padyshim që është një plus për ne, madje akoma më shumë për sulmuesit. Shpresoj që këto dy mungesa t’ju sjellin atyre sa më shumë probleme dhe ne të dimë t’i shfrytëzojmë”, ka shtuar sulmuesi.

Jetmir Halilaj Panorama Sport

Locked