Post
by Miri » Wed, 28 May 2008 , 17:30
Shqipëri-Greqi, luhet më 20 gusht
Kombëtarja Under-21 e Shqipërisë do të luajë më 20 gusht sfidën kundër bashkëmoshatarëve të tyre grekë. Takimi, i vlefshëm për Grupin 1 eliminator të Evropianit të kësaj moshe, në kalendar ishte parashikuar të luhej më 26 mars. Megjithatë, pezullimi afro 2-mujor që vendi ynë mori nga FIFA dhe UEFA, për shkak të ndërhyrjeve politike në Federatën Shqiptare të Futbollit, bëri që kjo përballje të shtyhej. UEFA kishte pranuar që ta shtynte zhvillimin e ndeshjes për një kohë të mëvonshme, duke pritur që problemet në Shqipëri të sheshoheshin dhe tashmë duket se gjithçka është gati për t‘u zhvilluar në muajin gusht. "Ndeshja eliminatore Shqipëri-Greqi, e vlefshme për Evropianin Under-21, do të luhet më 20 gusht", citonte sajti zyrtar i UEFA-s. "Tashmë mbetet për t‘u përcaktuar stadiumi ku skuadrat do të përballen". Sipas gjasave, kuqezinjtë do përballen me bashkëmoshatarët e tyre grekë në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës, ndërkohë që si opsion është edhe "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan. Greqia renditet e treta në Grupin 1, me 3 pikë më shumë se skuadra e Artan Bushatit.
UNE JAM NE SHQIPERI DHE NESE BAHET NEJ NJERI NGA FORUMI SHKOJM NE STADIUM.