Stadiumi "Loro Boriçi"

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 05 Dec 2007 , 01:09

Miratohet fondi per mbulesen e “Loro Boriçit”

Kerkesa e drejtuesve te klubit Vllaznia per fonde te cilat do sherbenin per ndertimin e mbuleses se tribunes qendrore te stadiumit “Loro Boriçi”, me ne fund ka marre zgjidhje. Ka qene pikerisht Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ajo qe i eshte pergjigjur e para pozitivisht kerkeses se shkodraneve dhe ata kane akorduar nje fond prej 9 milione lekesh te reja. Kjo shume sipas preventivit te bere nuk ka qene e mjaftueshme dhe si rrjedhoje e kesaj, ka hyre ne loje edhe Bashkia Shkoder. Kjo e fundit permes nje vendimi te Keshillit Bashkian ne mbledhjen e tij te fundit, ka vendosur te akordoje nje fond prej 4.5 milione leke te reja per kete qellim dhe shuma totale ka shkuar ne 13.5 milione leke. Shume kjo e perafert me ate te preventivit. Duke qene keshtu behet e ditur se shume shpejt do nise faza e tenderimit nderkohe qe pas shpalljes se firmes fituese, pritet qe te nisin punimet ne ditet e para te janarit. Afati i parashikuar per ndertimin e kesaj mbulese eshte rreth 2 muaj dhe perveç vendosjes se mbuleses e cila do jete e gjitha me konstruksion metalik, do kryhene dhe disa punime te tjera per t’u krijuar kushte sa me komode gazetareve dhe po ashtu do nderhyhet edhe ne tribunen VIP. Ne kete menyre duket se problemet e tribunes qendrore te “Loro Boriçit” tani do marrin fund njehere e mire pas fondit te akorduar fale kembenguljes se presidentit te klubit Valter Fushaj i cili ka marre persiper te paguaje vete vleren e projektit te kesaj tribune.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Dec 2007 , 13:02

Edmond-Cela wrote:Miratohet fondi per mbulesen e “Loro Boriçit”

Kerkesa e drejtuesve te klubit Vllaznia per fonde te cilat do sherbenin per ndertimin e mbuleses se tribunes qendrore te stadiumit “Loro Boriçi”, me ne fund ka marre zgjidhje. Ka qene pikerisht Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ajo qe i eshte pergjigjur e para pozitivisht kerkeses se shkodraneve dhe ata kane akorduar nje fond prej 9 milione lekesh te reja. Kjo shume sipas preventivit te bere nuk ka qene e mjaftueshme dhe si rrjedhoje e kesaj, ka hyre ne loje edhe Bashkia Shkoder. Kjo e fundit permes nje vendimi te Keshillit Bashkian ne mbledhjen e tij te fundit, ka vendosur te akordoje nje fond prej 4.5 milione leke te reja per kete qellim dhe shuma totale ka shkuar ne 13.5 milione leke. Shume kjo e perafert me ate te preventivit. Duke qene keshtu behet e ditur se shume shpejt do nise faza e tenderimit nderkohe qe pas shpalljes se firmes fituese, pritet qe te nisin punimet ne ditet e para te janarit. Afati i parashikuar per ndertimin e kesaj mbulese eshte rreth 2 muaj dhe perveç vendosjes se mbuleses e cila do jete e gjitha me konstruksion metalik, do kryhene dhe disa punime te tjera per t’u krijuar kushte sa me komode gazetareve dhe po ashtu do nderhyhet edhe ne tribunen VIP. Ne kete menyre duket se problemet e tribunes qendrore te “Loro Boriçit” tani do marrin fund njehere e mire pas fondit te akorduar fale kembenguljes se presidentit te klubit Valter Fushaj i cili ka marre persiper te paguaje vete vleren e projektit te kesaj tribune.

shyqyr se kjo puna e tribunes se pambulume dhe qi ska pase tribun VIP ka ken bajagi problematike, e tesh skan me pas goje ma tiransit me u anku per stadiumin tone

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Dec 2007 , 20:59

Kadale kadale duhet rregullu komplet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Thu, 06 Dec 2007 , 07:31

o e merito ky stadium me u rregullu o s'ka!!! tu pa emrin qe mban nji her. vallaj ku loro borici ene ku qemal stafa, s'e dini ju ky i funit ka qen lojtar klas... neper ondrra!!! :lol:

po lexoj ca gjera mbi historine e kampionatit, e per tu habit eshte fakti se kur qeka ndertu stadiumi i pare i shkodres (stadium jo fushe) ne vitet 50 bohet fjale e pat bo "partia" qeka bo siper vorreve te vjetra, ene kur shkoje ne stadium ishin te shkrujtme gurat me emra e data... cituar nga nji i juji B.Dizdari

Tashi le t'i harrojne kto vorre ene fusha, por ta bojne LORO BORICIN ta ket zili gjith Ballkani... ah sikur!!!
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Dec 2007 , 14:36

Lene se kishte ken rrealizimi i andrres tone me e pase stadjumin te kompletum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Dec 2007 , 15:25

v1919 enderr vete e the :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 06 Dec 2007 , 20:55

E di e di! :cry: :cry: :cry: :cry:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Aug 2008 , 19:54

Kjo do behet me marrjen e nje kredie afatgjate me te cilen do behet e mundur ndertimi i dy tribunave qe mungojne dhe atehere kapaciteti i stadiumit do shkonte ne gati 25 mije vende. Keto mese te mjaftueshme per te pritur jo vetem Napolin por edhe Italine. Deri atehere ne Shkoder duhet te mbesin me shpresen per te gjetur nje bilete per nje ndeshje te rendesishme.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 11 Aug 2008 , 19:57

tu leh kan met gjithmon por asnje gja nuk asht ty u ba.

a e bani mend at firmosjen e fushajt me bashkin per stadiumin per 4 vjen te dur te fushajt.

a jan ken vetem fjal thashe themesh apo e vertet?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 23:01

BKT, kredi 5 milionë euro për të ndërtuar “Loro Boriçin”

Banka Kombëtare Tregtare është e gatshme të japë një kredi prej plot 5 milionë eurosh për ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi”. Kredia mendohet të jetë afatgjate dhe garante për këtë hua do jetë Bashkia Shkodër. Kjo e fundit është pronarja reale e këtij impianti të rëndësishëm dhe do jetë ajo që do marrë përsipër realizimin e punimeve. Bëhet fjalë për ndërtimin e dy tribunave të tjera dhe mbulesën e dy tribunave, asaj qëndrore dhe asaj përkarshi. Megjithatë asgjë nuk është e përfunduar. Çdo gjë është në dorën e Bashkisë Shkodër e cila është duke e analizuar me shumë kujdes këtë situatë. interesi i BKT-së gjithsesi është present për ta dhënë kredinë madje me një interes shumë të ulët. Lajmi bëhet i ditur nga pjestarë të Bashkisë së qytetit tonë. Sipas këtij burimi, çështja në fjalë është ende në fazën e diskutimit. Banka është e gatshme të japë menjëherë huanë, ka shprehur interes për këtë. “Topi” tashmë është në fushën e Bashkisë. Çdo gjë është në dorën e saj, e kryetarit dhe stafit të tij. Për të bërë gati të gjitha detajet e marrjes së kësaj kredie. Më pas për t’ia paraqitur Këshillit Bashkiak për të dhënë viston e tij. Duhet një votëbesim i të gjithëve sepse nuk është një çështje e një personi apo disave që janë sot në krye të këtij institucioni. Do jetë një çështje edhe e Këshillit Bashkiak që do vijë pas dy vitesh. Edhe e të tjerëve pas tij sepse kredia mendohet të jetë për një afat shumëvjeçar. Mbase 20 apo 30 vjetë. Projektin në fjalë e ka bërë publik edhe vetë nënkryetari i Bashkisë Shkodër, z.Ridvan Trashani në një emision televiziv të para pak ditëve. Sipas tij, ky projekt pritet të marrë udhë ndoshta deri në fund të këtij viti. Ndoshta edhe deri në gjysmën e vitit të ardhshëm dhe kjo e ka një arsye. Pikërisht kontratës që Bashkia Shkodër ka të nënshkruar me presidentin aktual të Vllaznisë Valter Fushajn. Kjo kontratë e nëshkruar në vitin 2006 dhe do mbarojë në vitin 2010 dhe që e vë “Loro Boriçin” në përdorim të njeriut që financon për skuadrën e këtij qyteti. Kuptohet kundrejt shpenzimeve të tij për mirëmbajtjen e këtij impianti sportiv. Deri atëherë edhe ideja e kredisë do ketë marrë një përgjigje.

“Frika” e kryebashkiakut aktual
Kryebashkiaku aktual Lorenc Luka në fillim ka qenë entuziast për këtë projekt. Më pas është tërhequr disi sepse nuk dëshiron që këtë kredi t’ia lërë ngarkim institucionit që ai drejton dhe pas largimit të tij. Megjithatë Shkodra ka nevojë për një stadium modern. Mbase ka ardhur koha për ta përfunduar atë projekt të nisur në vitet ’80 prej të cilit “Loro Boriçi” do kishte një kapacitet mbi 25 mijë vendesh. Sot ndërkohë kanë dalë kërkesa tjera teksa
mendohet që të mbulohet tribuna qëndrore dhe ajo përkarshi. Pa harruar faktin tjetër se tribuna qendrore duhet të jetë moderne. Me kushte komode për personalitet, për njerëzit e shtypit e më gjerë. Jemi në pritje të realizimit të kësaj ideje të kahershme të gjithë shkodranëve. Të një stadiumi që të jetë edhe ndërkombëtar ku të luajë kombëtarja në ndeshjet e saj të rëndësishme dhe jo në ndeshjet “tepricë”.

Kushtet që kërkon Banka për të dhënë kredinë
Por Banka Kombëtare Tregtare, e para që ka dhënë OK-in e saj për kredinë në fjalë, ka kërkuar edhe disa gjëra para se të japë viston e saj për këtë hua në shifra të mëdha. Në rradhë të parë kërkon garancinë nga Bashkia Shkodër të pronësisë së saj mbi stadiumin. Së dyti, kërkon që të mos ketë asnjë pretendim nga ish-pronarët e mundshëm për pronësinë e kësaj toke. Së treti, projektin në fjalë ku të jenë të detajuara të gjitha shpenzimet e nevojshme për përfundimin e ndërtimit të krejt stadiumit. Dhe e katërta, më e rëndësishmja, BKT kërkon garanci nga Bashkia në pagesën e kësteve të saj. Kjo sigurisht që nuk është dhe aq problem sepse të ardhurat e këtij institucioni janë të deklaruara dhe të sigurta. Për më tepër që në ndërtimin e tribunës anësore, do bëhet e mundur prishja e tregut që është pranë stadiumit dhe të gjithë ata tregtarë do sistemohen në dyqanet që do ndërtohen poshtë shkallëve.
Në këtë logjikë, mbase duhet përshpejtuar puna për përfundimin e krejt projektit. Ai i vjetri, sigurisht që duhet të ketë ndryshime, për t’u përshtatur me kohën, me botën moderne të futbollit të sotëm.

Historia e STADIUMIT
Ka nisur punimet për ndërtimin e tij herët, në vitin 1952. Pas një viti e sa punë, do vinte momenti i inagurimit. Ka qenë 1 maji i vitit 1953 pikërisht në ndeshjen- derbi të Shkodrës, Puna- Dinamo. Në vitet ’80 ndërkohë do të merrej vendimi për të ndryshuar krejtësisht formatin. Projektohet një stadium gjigand nga inxhinieri Reshat Koçkiqi dhe ideja ishte që “Vojo Kushi” i atëhershëm të arrinte të kishte një kapacitet prej 28 apo 30 mijë vendesh. Puna nis me ritme të shpejta falë interesimit të posaçëm të Muho Asllanit, ish-sekretarit të parë të Partisë në atë kohë. ishte pikërisht Muho Asllani ai që do vazhdojë të kujtohet për këtë projekt gjigand. Por largimi i tij nga kjo detyrë vetëm pasi kishin përfunduar dy tribuna, ajo ballore dhe ajo anësore nga veriu, do të bënte që projekti të mos përfundonte dot. Pa kaluar shumë kohë, do vinin ndryshimet demokratike në vendin tonë dhe kuptohet prej 18
vjetësh askujt nuk i ka rënë ndër mend të përfundojë këtë stadium.

Dje “Vojo Kushi”, sot “Loro Boriçi”, nesër…
Emri i parë me të cilin është njohur stadiumi i Shkodrës ka qenë ai i heroit të luftës, Vojo Kushit. E ka mbajtur këtë emër deri pas viteve ’80. Me ardhjen e demokracisë, në kuadrin e ndryshimit të të gjithë emrave, do vendosej për
të ndryshuar edhe emrin e stadiumit. Mendimet janë të shumta, njëkohësisht edhe propozimet. Por në fund fiton ideja për t’i vënë emrin e një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar, për të mos thënë më të madhit. Pikërisht Loro Boriçit. Sigurisht që të gjithë ne ndjehemi krenarë që stadiumi i qytetit tonë ka këtë emër. Nga ana tjetër, nuk reshtin sërishmi diskutimet. Propozohet që stadiumit të Shkodrës t’i hiqet emri i Loros sepse atë duhet
ta mbajë kombëtari aktual “Qemal Stafa” sepse në fund të fundit ai nuk ka lidhje me sportin. Ndërkohë stadiumit tonë ideohet t’i vihet emri Suad Durraj, emri i atij që dha edhe jetën në fushën e tij. Por jo gjithçka është ide. Sot për sot, “Loro Boriçi” i rri mirë këtij impianti që shpresojmë të bëhet një ditë gjigand.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 23:04

Ky asht nji lajm i dy mujve ma pare
Tash ktyne nuk i ke bese se u msume me rrena, sidomos para zgjedhjeve, por do t'kishte kene diçka shum e bukur per tifozat e qytetin

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Sat, 16 May 2009 , 08:45

premtim para zgjedhor dhe asgja ma teper
do kishte ken me taman nje mrekulli mu realizu por........................
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 00:01

un nuk mendoj se do e bajn.


eeeee sa here kan rrejt

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Mon, 18 May 2009 , 02:26

Per momentin sma merr mendja se asht e realizushme sepse ka bajagi konflikte interesi !!!

Pervec ksaj vetem Bashkia Shkoder nuk e ka forcen ekonomike-politike per me perfundu dicka te tille.
Perfundimi i stadjumit ka me u arrit vetem atehere kur MRKTS, FSHF, Bashkia Shkoder dhe presidenti i klubit kane me kene te nji mendjes, ndryshe perfundimi i tij per fat te keq ska me noll............
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 May 2009 , 20:55

E veshtire boll asht.Por mas ti shkojne menja me ja vu stadjumit te tirans Loro Boriçi!!!!!!!!!!!!!! :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Sun, 30 Aug 2009 , 17:49

Stadiu mi “Loro Boriçi”, tashmë me një hyrje më ko mode

Me një rikonstruktim total të kanaleve të ujrave të bardha e të zeza dhe shërbimeve të tjera, sheshi dhe rruga deri që e lidhë atë me unazën e qytetit ka marrë një pamje bashkëkohore Për banorët e lagjeve rreth stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe sidomos edhe për mijërat e sportdashësve të zjarrtë shkodranë që ndjekin skuadrën e tyre të zemrës Vllaznia gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve zyrtare në këtë stadium, kanë marrë fund vuajtjet e asaj infrasttukture tepër të rënduar që ka ekzistuar prej vitesh në rrugën e stadiumit, dhe sidomos në sheshin përpara hyrjes qëndrore të tij. Krahas komunitetit të Shkodrës, dhe të rretheve të tjerë që frekuentojnë mjesidin sportiv, një problem i tillë ka qënë me të vertetë shumë shqetësues sidomos për skuadrat e huaja si dhe shoqëruesit e tyre që shorti ia ka përcaktuar shpesh herë të luajnë në qytetin e Shkodrës përballë Vllaznisë vendase. Gropat e shumta, mbeturinat, papastërtitë dhe konfuzioni që shfaqej në në atë shesh ishte prezantimi më i keq që i bëhej qytetit verior. Pas kërkesave të shumta të drejtuesve të klubit, bashkia e Shkodrës hartoi projektin e duhur, dhe me një fond prej 20 milion lekësh të akorduar nga Qeveria Shqiptare nisi puna për një sistemim të përgjithshëm, jo vetëm të sheshit përpara stadiumit, për edhe të rrugës lidhëse që e bashkon atë me aksin rrugor të unazës së qytetit, një tjetër investim madhor i qeverisë shqiptare i përfunduar pak muaj më parë.. Drejtori i sektorit të shërbimeve pranë bashkisë Shkodër Alfred Luleta tha për “Vllaznimin Sportiv” se me fondin në fjalë janë bërë një sërë ndërhyrjesh në këtë territor shumë të frekuentuar nga komuniteti shkodran dhe më gjërë. Pikë së pari, zoti Luleta thekson se ndërhyrja e parë është bërë në rikonstruksionin e kolektorit kryesor të kullimit të ujrave të bardha, kapaciteti jo i mjaftueshëm i të cilit është bërë jo pak problem në vitet e shkuara edhe për përmbytjet e fushës së lojës së stadiumit “Loro Boriçi” në rastet e reshjeve të dendura. Sipas tij, me rikonstruksionin e këtij kolektori, tani e prapa nuk ka më asnjë rrezik përmbytje as për stadiumin si dhe territorin përreth tij, i cili në shumë raste është shndërruar një një pishinë të vertetë kur reshjet e shiut ishin të dendura. Me këtë rast, punimet e firmës që është angazhuar në zbatimin e këtij projekti janë shtrirë edhe në sistemimin e ujrave të zeza, të rikonstruksioni total të sheshit dhe të aksit rrugor që të çon në unazën e qytetit, shtrimin e saj me asfalt, ndërtimin e trotuareve, ndriçimit, etj. Në këtë mënyrë, një nga impiantet më të mëdha të sportit shqiptar, ai i stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, i cili krahas aktivitetit kombëtar gjatë vitit është i përfshirë edhe në një sërë veprimtarish ndërkombëtare, tashmë ka komoditetin e tij mjaft bashkëkohor, ku në vend të atij mjedisi të rëndomtë, mysafirët e shumtë të këtij sezoni të ri futbollistik, duke filluar që nga kjo fundjavë kur Vllaznia zhvillon ndeshjen e parë të kampionatit brenda në fushën e saj do të ndeshen me një pamje krejt tjetër.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Fri, 12 Feb 2010 , 17:58

“Loro Boriçi” tremb kuqeblutë, është në kushte të tmerrshme

Stadiumi “Loro Boriçi” nuk afron kushtet e mjaftueshme për të realizuar një ndeshje futbolli. Rreshjet e shumta të rënë këto ditët e fundit, e kanë rënduar së tepërmi tapetin e stadiumit, i cili është drejt shkatërrimit të plotë. Në fakt, po të shikosh tapetin e stadiumit nga larg duket sikur ai është i gjelbër dhe është në gjendje të mirë. Por mjafton të luash vetëm 2 minuta lojë dhe gjithçka do të kthehet në një llucë. Në fakt, nga drejtuesit e Vllaznisë është thënë se Federata Shqiptare e Futbollit ka premtuar një tapet të ri për stadiumin. Por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete. Afati i skadimit të tapetit ka kaluar që prej 2 vitesh. Në qoftë se ai ka qënduar deri tani në këto kushte, kjo është vetëm falë punonjësve të stadiumit të cilët e kanë mirëmbajtur skajshmërisht. Por aktualisht ai ka ardhur në pikën e vdekjes dhe kjo do të vërehet qartë në takimin ndërmjet Vllaznisë dhe Skëndërbeut. Lojtarët e të dy ekipeve duhet të përgatiten më shumë fizikisht që të sfidojnë baltën dhe të mos mendojnë shumë për taktikë në këtë ndeshje.

s.ekspres

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by vllaznia1919 » Fri, 19 Feb 2010 , 23:55

Tana kta fjale e kta premtime shifne ku ka perfundu stadjumi jone.turp.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Miri » Sat, 20 Feb 2010 , 13:18

“Loro Boriçi” mikpret Shqipëri-Luksemburg?

Ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë në shtëpi, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 në Grupin D, duket se me shumë mundësi do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi”. Tashmë duket se gjeografia e ndeshjeve brenda të përfaqësues kuqezi do të nisë pikërisht nga Shkodra. Një gjë e tillë që duket se është më shumë se thjesht një hipotezë, ka nisur të qarkullojë menjëherë pas përcaktimit të kalendarit të ndeshjeve të Kombëtares sonë dje në Luksemburg, ku morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri kroat, Josip Kuzhe, së bashku me pjesën tjetër të përfaqësuesve të kundërshtarëve tanë në Grupin D. Shqipëria ndeshjen hapëse të këtyre eliminatoreve do të duhet ta luajë larg shtëpisë, në Bukuresht kundër Rumanisë më 4 shtator, ndërkohë që takimi i dytë 8 shtator ndaj Luksemburgut dhe i treti më 9 tetor do të jenë brenda. Këto janë tri takimet e vetme që Shqipërisë do të luajë më 2010. Sipas një burimi të besueshëm pranë drejtuesve kryesorë të FSHF-së, ndeshja e parë në shtëpi dhe ndoshta edhe e dyta, me shumë mundësi do të luhen në Shkodër. Kjo e detyruar edhe për një fakt jo pak të rëndësishëm: atë të rikonstruktimit apo prishjes së stadiumit së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, të planifikuar në projektet për të ardhmen sipas planit për bashkëpunimin mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ne rast se projekti do të ekzekutohet, atëherë “Loro Boriçi” mbetet i vetmi stadium shqiptar, i cili i përmbush kushtet e vëna nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 Feb 2010 , 17:22

Pa shtru tapetin e ri as qe flitet se fusha asht skadali bots.Veq ishalla ky lajm don me thane qe fusha do te shtrohet e re sa te marojne ky kampionat.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply