Stadiumi "Loro Boriçi"
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Drejtori i "Qemal Stafës", Perikli Dhales, është gati ta vërë stadiumin edhe falas në dispozicion të kombëtares 12-02-2007
Dhales: Për Slloveninë, stadiumi falas
Alfred LLESHI
"Kombëtarja të kthehet në shtëpinë e saj, aty ku e meriton të luajë, ku i krijohen të gjitha kushtet për të zhvilluar një ndeshje normale, sipas parametrave që kërkon edhe UEFA." Ky ka qenë thelbi i deklarimit të djeshëm të drejtorit të stadiumit të vetëm ndërkombëtar shqiptar "Qemal Stafa", Perikli Dhales, i cili ka pohuar ekskluzivisht për "Sportin shqiptar" se nuk bëhet kurrsesi pengesë që ndeshja me Slloveninë të degdiset në stadiume të tjera, kushtet e të cilave lënë për të dëshiruar. Ai mbështet deklarimin e trajnerit Oto Bariç, pas miqësores me Maqedoninë në Shkodër, sipas të cilit terreni ishte i vështirë dhe e pengoi kombëtaren në lojën dhe objektivin e saj, ndërkohë që është i gatshëm t'u ofrojë kuqezinjve tapetin e blertë të impiantit sportiv që drejton. Një kërkesë të tillë pranë tij e kanë paraqitur edhe drejtuesit e federatës sllovene, kur inspektuan stadiumin e Shkodrës dhe "Qemal Stafën" para pak kohësh. Dhales thotë se ka dëgjuar shumë argumenta zyrtarë të FSHF-së, se përse ndeshja me Slloveninë nuk mund t'u luajtka në "Qemal Stafa", por nuk e pranon kurrsesi se ai është shkaktari. Madje, për të vërtetuar të kundërtën e atyre që janë thënë për mosmarrëveshje financiare mes drejtorisë së stadiumit ndërkombëtar shqiptar dhe qeverisë së futbollit, Dhales propozon që çmimet e biletave të ndeshjes në fjalë të jenë simbolike, ose hyrja të jetë falas, në mënyrë që përkrahja e tifozëve të zjarrtë kuqezinj të mos i mungojë kombëtares. Për këtë, që në fillim të fjalës së tij, drejtori Dhales nënvizon: "Si fillim dua të hedh poshtë çfarëdolloj aludimi të ndonjë zyrtari të futbollit në qendër, se unë qenkam bërë pengesë për zhvillimin e ndeshjes së 24 marsit, mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, në stadiumin "Qemal Stafa", që unë drejtoj. Të gjithë e dinë se unë jam njeri i sportit, kështu që e di mirë se çdo të thotë kombëtare, pasi kam qenë vetë pjesë e saj. Kombëtarja u përket të gjithë shqiptarëve, kësisoji nuk mund të merret "peng" nga asnjë institucion, as nga drejtoria e stadiumit "Qemal Stafa", as nga federata e futbollit. Pra, të gjithë së bashku duhet t'i krijojmë asaj kushtet maksimale që të arrijë sa më shumë rezultate pozitive. Po kështu, duhet të përpiqemi t'u krijojmë mundësi edhe tifozëve kuqezinj, që vijnë edhe nga larg, që ta përkrahin kombëtaren e tyre. Si pjesë e shoqërisë shqiptare, e di fare mirë se sa janë mundësitë e atyre tifozëve që e duan me shpirt kombëtaren, që të blejnë një biletë për të parë kuqezinjtë në stadium. Kësisoji, jo për sfidë të askujt, por për t'u dhënë mundësinë të gjithëve, që të blejnë një biletë për këtë ndeshje dhe ta mbushin plot e përplot stadiumin ndaj Sllovenisë, si drejtor i ndërkombëtarit të vetëm në Shqipëri, "Qemal Stafa", propozoj çmime simbolike të biletave për këtë ndeshje. Madje, në pozicionin që kam, e deklaroj publikisht se jam i gatshëm ta vë në dispozicion stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" për kombëtaren edhe falas, që hyrja e tifozëve të jetë e lirë për këtë ndeshje, e cila konsiderohet deçizive për kuqezinjtë. Nëse merret mendimi im, dua t'u them drejtuesve të FSHF-së që ta materializojnë këtë propozim, në të mirë të kombëtares, por edhe në të mirë të tifozëve kuqezinj, shumica e të cilëve nuk kanë mundësi të blejnë bileta, që variojnë nga 10 euro deri në 50 euro, siç ka ndodhur deri tani, pa llogaritur këtu rritjen e çmimit të tyre në tregun e zi. E them me bindje se ky propozim i imi, në rolin e drejtorit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", do të gjejë edhe mirëkuptimin dhe miratimin e ministrive përkatëse, nga varemi si institucion. Me një fjalë, dua t'u them zyrtarëve të federatës së futbollit se Perikli Dhalesi nuk bëhet pengesë që kombëtarja të "migrojë" në stadiume të tjera të vendit, që nuk plotësojnë kushtet për një ndeshje të kësaj rëndësie. Tani u mbetet atyre për të treguar se sa të ndjeshëm janë ndaj propozimit tim, që në fakt përmbush edhe dëshirën e mijëra tifozëve kuqezinj, të atyre që e duan me gjithë shpirt kombëtaren, por që nuk kanë mudësi ekonomike të blejnë një biletë dhe të vijnë në stadium. Ideja dhe dëshira ime është që ndeshjen me Slloveninë të kenë mundësi ta shikojnë jo vetëm ata që kanë para, por edhe një qytetar që merr përkrahje sociale, edhe një pensionist, edhe një student, edhe një gjimnazist shkolle." Pra, ky propozim i drejtorit Perikli Dhales duket se do të hapë një dritë jeshile për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Slloveni në "Qemal Stafa". Deri tani, vendi i zhvillimit të kësaj ndeshjeje konsiderohet stadiumi "Loro Boriçi" i Shkodrës, për të cilin është njoftuar edhe UEFA.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
në stadiume të tjera të vendit, që nuk plotësojnë kushtet për një ndeshje të kësaj rëndësie. Tani u mbetet atyre për të treguar se sa të ndjeshëm janë ndaj propozimit tim, që në fakt përmbush edhe dëshirën e mijëra tifozëve kuqezinj, të atyre që e duan me gjithë shpirt kombëtaren, por që nuk kanë mudësi ekonomike të blejnë një biletë dhe të vijnë në stadium. Ideja dhe dëshira ime është që ndeshjen me Slloveninë të kenë mundësi ta shikojnë jo vetëm ata që kanë para, por edhe një qytetar që merr përkrahje sociale, edhe një pensionist, edhe një student, edhe një gjimnazist shkolle." Pra, ky propozim i drejtorit Perikli Dhales duket se do të hapë një dritë jeshile për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Slloveni në "Qemal Stafa". Deri tani, vendi i zhvillimit të kësaj ndeshjeje konsiderohet stadiumi "Loro Boriçi" i Shkodrës, për të cilin është njoftuar edhe UEFA.[/quote]
me duket se ti bisnezmenit i paska hi frika se komberarja nuk do luaj ma ne qemai stafa. dhe thot se do e jap edhe falas. per para 2 moajsh ato u xunen me fshfn vetem per pun lekesh dhe tani thot qe do e liroj falas.
kjo do te thot se ati i ka hire frika se loro boroqi po behet me i mire se qemal stafa. dhe qe shum ndeshje do transfetohen ne shkoder. dhe qemal stafa do ket humble. prandaj ka dal me kta deklarata qe do e jap stadiumin falas dhe thot se stadiumet tjera nuk jan te mira
me duket se ti bisnezmenit i paska hi frika se komberarja nuk do luaj ma ne qemai stafa. dhe thot se do e jap edhe falas. per para 2 moajsh ato u xunen me fshfn vetem per pun lekesh dhe tani thot qe do e liroj falas.
kjo do te thot se ati i ka hire frika se loro boroqi po behet me i mire se qemal stafa. dhe qe shum ndeshje do transfetohen ne shkoder. dhe qemal stafa do ket humble. prandaj ka dal me kta deklarata qe do e jap stadiumin falas dhe thot se stadiumet tjera nuk jan te mira
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
naqe i ka hi frika kti "Perikli Dhalesi" se nuk do fitoj te holla prandaj ka dal me kto deklarate. se nuk eshte burr i ndershem jo. se qemal stafa nuk e ka terrenin ma te mire se i joniMan in Redblue wrote:A dihet gja ne cilat gjana (infratruktur) ka perparsi Qemal stafa prej stadiumit ton? me sa di un as qemal Stafa ska mbulim, kuse fusha sma merr mendja se ka nai ndryshim, sa per ambientet e jashtme valteri zaptovi stadiumin per 4 vjet se "rregulloi " ambientet e jashtme-.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
I gja s'marr vesht un, po noshta e kam gabim se nji ose dy neshje ne vit me bjen me pa ne Loro Boriçi, tash 3 vjet ky muhabet: Me sa maj men un fusha e Loros nuk asht krahasu me asnji fush tjeter n'Shqipni, sidomos me Qemalin, qi ka ken fusha ma berrnut, se u bashin ka 3 neshje n\jav aty. Tashi nqs s'gabohem un duke shpresu qi fusha jon ka met ashtu si asht, ca k*rin thet ky Bariqi qi fusha jon i ka pengu ata halabakt e komtares me dal n'loj t'tyne? Po them noshta jam gabim se kam koh pa ken n'stadium, po nga ana tjeter, komtaren ton edhe n'Emirates Stadium me e qu, qi ka fushen ma t'mir n'bot, edhe prap rrahen si gamari n'duhan
T'pakten leni t'lujn n'stadjum qi ka bajagi tifozllek (Loroja) qi me mujt me ba naj gja, se per fush nuk i nikon gja ktyne pallave ton, me n'krye Taren, qi ma shum minuta n'jav luj futboll un, qi jam brryl kret, se ai... Ai ka harru qfar formet ka topi, e jo vetem aj, po shum te tjer

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Me sa pash unë pjesa qëndrore e karshisë,në 25% të vëndeve ishte e mbushur me bluza të kuqe(Tifozat kuq e zi),pra n.q.s ata nuk kan qënë të gjithë Kosovarë,atëhere ok por prap se prap numri i tifozëve në stadium nuk e kalonte as 45%.vllaznia1919 wrote: Naqe a je i sigurt qe kan kene kaq shum?
Para VLLAZNIA!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Mirmrama te gjitheve,
Deklaratat qe ban Dhalesi jane krejt kote edhe pa vlera pasi me aq sa di un asht dhane konfirmimi per ndeshjen kunder Sllovenve.
Sa i takon fushes se Loro Boriçit, aja asht amortizu shume edhe nuk asht kerkund ne krahasim se si ka kene ne fillim.
Fusha e Qemal Stafes asht rregullu para nji viti nqs nuk gabohem, edhe aktualisht asht ne gjendje shume te mire. Fusha e Durresit asht ma e mire se e Loro Boriçit, por infrastruktura nuk asht kerkund.
Po kshu edhe Elbasani e Lushnja ka tapet shume te mire.
Stadiumi Loro Boriçi ka nevoj per nderhymje te mdhaja edhe nji nder problemet qe ka stadiumi jone asht vendi per gazetaret apo edhe personat "VIP" !!!
Shqipnia nuk ka mundesite qe me ndertu stadiume te reja apa edhe me ba nderhymje te mdhaja per sistemimin (mblimin) e stadiumeve egzistuese.
Neper Shqipni spo ka rruge me lidhe qytetet, spo ka uje e drita .... kshu qe me duket e veshtire qe me pas invesitme te mdhja ne infrastrukturen e futbollit shqiptar!!!
Masandej mas te harrojme se shume ekipe zinxhire ne Shqipni skane fusha stervitjeje ja ma me kerku stadiume te mblume....

- Ultras Kuqeblu
- Tifoz nderi
- Posts: 209
- Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
- Contact:
Ky mor vllezen kur kje puna per ndeshjen me maqedonine me vendose ku me lujte me duket se ne nje artikull tha qe sja u leshoj stadiumin se nuk kam perfitim nga biletat se doshin me i leshua me cmim te lire me ndez prozhektoret e stadiumit skam leverti se nuk e qesin fitimin e disa bishta tjere tashi kjo ndeshje vlen se a per kualifikim e din se ka me mledh dicka perta tash ben deklarata se i ka ba llogarite mire ai ishalla luhet ndeshja ne shkoder e nuk nderrojne mendje keta te fshfse boll per qytetin a po zoriten me ba gja tjeter ne shkoder kta e fitore komtares tone ishalla u sjell fat dhe thom tifoza do te kete me shume nga qe eshte ndeshje me rendesi dhe koha shpresojme te jete e mire
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
- forca vllaznia
- Antar
- Posts: 11
- Joined: Mon, 04 Dec 2006 , 13:55
- Location: AFER VLLAZNIS
- Contact:
Mas u bani marak se ndeshja me sllovenin asht vendos me u lujt ne shkoder dhe ket se let topi.ket nuk e tham vet po e lexova te gazeta shqip.lexojeni ktu:
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=12334
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=12334
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Ishalla bëhet në Shkodër pasi jam i bindur që ka për tu mbush plot kësaj here.Dhe për më tepër kam nji arsye më tepër për të shku në Shkodër,sepse gjëja e parë që bëj kur vi aty,shkoj te Ulqinaku ku i fus nji pilaf me qebap...... ah!! sa m'shijon .....më është bërë si refleks i kushtëzuar jo për ndonjë gjë .
Para VLLAZNIA!
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Aha, asisen puna jote. Pilafin ma t'mir e bajn te Qoqja edhe te ai tipi (ja kam harru tesh si e ka) qi e ka dugajen me u fut te rrugica e Zig Zagut, njit me gazetatforri wrote:Ishalla bëhet në Shkodër pasi jam i bindur që ka për tu mbush plot kësaj here.Dhe për më tepër kam nji arsye më tepër për të shku në Shkodër,sepse gjëja e parë që bëj kur vi aty,shkoj te Ulqinaku ku i fus nji pilaf me qebap...... ah!! sa m'shijon .....më është bërë si refleks i kushtëzuar jo për ndonjë gjë .
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 262
- Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49
Forriforri wrote:Me sa pash unë pjesa qëndrore e karshisë,në 25% të vëndeve ishte e mbushur me bluza të kuqe(Tifozat kuq e zi),pra n.q.s ata nuk kan qënë të gjithë Kosovarë,atëhere ok por prap se prap numri i tifozëve në stadium nuk e kalonte as 45%.vllaznia1919 wrote: Naqe a je i sigurt qe kan kene kaq shum?
ndoshta se din por Tifozat Kuq e Zi sjan kosovar.
personalisht jam antar i TKZ ,po ashtu edhe Tuti,e shume shkodran tjere.asht edhe nje antar tjeter i ktij forumi.TKZ ne perbamjen e antareve ka nga gjithe trojet shqiptare dhe te gjithe e qujn vedin shqiptar .ka nga shkodra,tirana,elbasani,durrsi,prishtina,tetova,kumanova,tuzi etj etj dhe shume antare tjere shqiptare qe banojne jashte trojeve shqiptare ne mergim .nese deshiron edhe ti e kushdo qe deshiron mun dte antaresohet ne kete grup ne baze te disa rregullave qe jan njesoj per te gjithe antaret.
nese ke deshire me ardhe ndeshjen tjeter e me ba tifo me ne me lajmero ,e pijm edhe kaj kafe e ta siguroj edhe bileten ne pjesen tone.
- Ultras Kuqeblu
- Tifoz nderi
- Posts: 209
- Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Sa bamirs na doli ky Periklija ma?? Itash i ra n'mend atij per tifozat kuqezi a?? Ku ka ken kur nuk u bashin as 5000 vete ne Qemal Stafa ne ndeshje komtare?? Ku ishin ata tifoza te zjarrte qe kekan anku per "migrimin" e komtares sone te famshme. Shka mar pjerdhu e na u hek qafet mar batakqi, a s'pa ke qejf Shkodren a?? O si ma hoqen trunin kta rob ma vlla. Ku Bariq na keka anku per qoftinat qe ka mbledh se nuk paskan pas terren. Shka mar gjysh thuj, a pa dan me la mut me shurr a?? Ky doka me la vedin m'duket, se e paska pas fajin fusha tash. Se mas asht anku edhe Tare ma, se mas a pengu na kund?
O sa zili e kane Shkodren marr burr. As komtaren nuk e kane qejf me ken atje. Pranon me e dhane falas si e si qe mas mu lujt n'Shkoder. Ka harru aj me Rusine se sa vet jane ba aty, ai as nuk i ka pa n'anderr najher njaq ne Qemal Stafa. Tifozat kuqezi na kekan anku. Ku na paskan ken mar kta tifoza deri tash?????
O sa zili e kane Shkodren marr burr. As komtaren nuk e kane qejf me ken atje. Pranon me e dhane falas si e si qe mas mu lujt n'Shkoder. Ka harru aj me Rusine se sa vet jane ba aty, ai as nuk i ka pa n'anderr najher njaq ne Qemal Stafa. Tifozat kuqezi na kekan anku. Ku na paskan ken mar kta tifoza deri tash?????
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Naqe un e kam per nder qe jam antar i TKZ-se keshtu qe po e kishe fjalen per mu munesh me e thane pa problem qe jam un!redbluboys wrote:Forriforri wrote:Me sa pash unë pjesa qëndrore e karshisë,në 25% të vëndeve ishte e mbushur me bluza të kuqe(Tifozat kuq e zi),pra n.q.s ata nuk kan qënë të gjithë Kosovarë,atëhere ok por prap se prap numri i tifozëve në stadium nuk e kalonte as 45%.vllaznia1919 wrote: Naqe a je i sigurt qe kan kene kaq shum?
ndoshta se din por Tifozat Kuq e Zi sjan kosovar.
personalisht jam antar i TKZ ,po ashtu edhe Tuti,e shume shkodran tjere.asht edhe nje antar tjeter i ktij forumi.TKZ ne perbamjen e antareve ka nga gjithe trojet shqiptare dhe te gjithe e qujn vedin shqiptar .ka nga shkodra,tirana,elbasani,durrsi,prishtina,tetova,kumanova,tuzi etj etj dhe shume antare tjere shqiptare qe banojne jashte trojeve shqiptare ne mergim .nese deshiron edhe ti e kushdo qe deshiron mun dte antaresohet ne kete grup ne baze te disa rregullave qe jan njesoj per te gjithe antaret.
nese ke deshire me ardhe ndeshjen tjeter e me ba tifo me ne me lajmero ,e pijm edhe kaj kafe e ta siguroj edhe bileten ne pjesen tone.
Po erdhi Forri ne Shkoder ka me pagu do birra noshta,se ka marre denim.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 262
- Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49
spo du me ba citim me qellim te keq por vetem per sqarim .Shkodrani81 wrote:Sa bamirs na doli ky Periklija ma?? Itash i ra n'mend atij per tifozat kuqezi a?? Ku ka ken kur nuk u bashin as 5000 vete ne Qemal Stafa ne ndeshje komtare?? Ku ishin ata tifoza te zjarrte qe kekan anku per "migrimin" e komtares sone te famshme. Shka mar pjerdhu e na u hek qafet mar batakqi, a s'pa ke qejf Shkodren a?? O si ma hoqen trunin kta rob ma vlla. Ku Bariq na keka anku per qoftinat qe ka mbledh se nuk paskan pas terren. Shka mar gjysh thuj, a pa dan me la mut me shurr a?? Ky doka me la vedin m'duket, se e paska pas fajin fusha tash. Se mas asht anku edhe Tare ma, se mas a pengu na kund?
O sa zili e kane Shkodren marr burr. As komtaren nuk e kane qejf me ken atje. Pranon me e dhane falas si e si qe mas mu lujt n'Shkoder. Ka harru aj me Rusine se sa vet jane ba aty, ai as nuk i ka pa n'anderr najher njaq ne Qemal Stafa. Tifozat kuqezi na kekan anku. Ku na paskan ken mar kta tifoza deri tash?????
nese bahet fjale per Tifozat Kuq e Zi si grupim qe paraqitet me tash sa kohe ne stadium me banderolen e vet po tregoj qe ka shume kohe qe ky grup ka kerku qe ndeshjet me u zhvillu ne shkoder .mund te konfirmoj qe ne nje takim personal me Bariq ne tavoline , idese se tij qe me zhvillu ndeshje ne shkoder ,TKZ ja ka konfirmu edhe deshiren e vet qe ndeshjet me i ba ne shkoder tuj e dite se cfare stadiumi dhe tifozerie a shkodra.
pra nese bahet fjale per TKZ atehere shkrimi i Dhalesit ska lidhje me TKZ.
mundem me konfirmu diqka .
Dhales e njoh edhe personalisht dhe nuk besoj qe ka dale me kto deklarata keshtu ne gazeta por gazetare te veqante e kan nxjerre artikullin te tille.kjo per shume arsye por ajo qe mendoj une asht qe ju priton betha me ardhe deri ne shkoder e me ba reportazhet e tyne te famshme.
per Dhales kam konsiderata me mira ne pergjithesi dhe ka dhan prova qe i don me zemer tifozat .cfaredo qe kena kerku prej tij direkt ,edhe me komtaren edhe ne ndeshjet e kampionatit kur kena shku per vllaznine na ka respektu dhe na ka lan me ba qa kena dashte vete biles mundem me ju konfirmu qe gjana qe skan dashte policia ose tjere me na i lan me i fute ne stadium me nderhyrjen personale te Dhalesit kena mujte me hy ne tribune nga dera ku hyjne lojtaret nene pergjegjesine personale te tij.
pra nuk mundem me pranu qe Dhales i cili kur e ka marre vesht qe jena shkodrant ka ba cmosin me na kry cdo kerkese te kete than kto gjana per stadiumin ne shkoder.asht e vertete qe qysh se e ka marre ne drejtim Qemal Stafen asht mundu qe me ba per tifozat bileta popullore por ka hase ne pengesen e fshf ne rastin per komtaren e cila ska dashte me qellim me ule cmimet.
pra mos besoni shume te gazetat ashtu siq nuk besoj une shume ne to.po ju permend rastin e fundit ku nje artikull temin te postum edhe ne kete forum edhe ne nje forum tjeter e kam lexu dje te gazeta "sporti shqiptar" fjale per fjale por te nenshkruar "XHEMALI shkoder" . ata qe me njofin e dijn qe nuk e kam emnin XHEMAL .
i thashe nje shokut me me kape pick fort se spo e zesha bes syve por ndodh edhe kjo .e nuk asht hera e pare qe gazetaret tone te nerum te bajn kto lloj gjanash.
skan faj , JETOJN NE TIRONE