Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shkodranët, shumë mungesa ndaj bluve
Trajneri Medja do ta nisë ndeshjen e tij të parë në krye të Vllanisë duke pasur shumë probleme sa i takon ndërtimit të formacionit. Ai është përballur gjatë këtyre ditëve me shumë mungesa, të cilat do të jenë jo vetëm në formacion, por edhe në stol. Siç dihet, Teli dhe Gjokoviç mungojnë për arsye kartonësh, mungesa e të cilëve sjell shumë çrregullime në ndërtimin e skuadrës. Po ashtu, të pamundur për sot do të jenë edhe Brajoviç, Sukaj dhe Cani. Të tre këta lojtarë, në ditët e fundit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, duke bërë që të mos jenë në dispozicion të stafit drejtues të Vllaznisë për ndeshjen e sotme kundër Dinamos.

Tifozët po i braktisin kuqeblutë
Vetë futbollistët shkodranë janë çuditur pasdreken e së shtunës. Ata prisnin që në shkallët e stadiumit të tyre të kishte shumë tifozë për ndeshjen me Dinamon, por kjo nuk ka ndodhur. Saktësisht, në takimin kundër bluve në shkallët e "Loro Boriçit" nuk e di në do të kenë qenë apo jo 2000 tifozë. Dikush këtë "shterje" të publikut e justifikon me çmimin prej 3 mijë lekësh të vjetra të biletës. Ai në të vërtetë mund të jetë pak i lartë për xhepat e rënduar të shkodranëve, por këta të fundit të jeni të qartë se nuk e mendojnë shumë atë vlerë leku kur bëhet fjalë për të parë një Vllazni të fortë dhe pretendente. "Tifozët nuk vijnë se s'kanë çfarë të shohin," - shprehet një tifoz i vjetër i ekipit shkodran. Dhe në të vërtetë, ky duket se është shkaku real i braktisjes së Vllaznisë nga tifozët e saj.

Vllaznia, skuadra "tkurret" përditë
Një skuadër që ka objektivat e veta, natyrisht që bën maksimumin për t'i arritur. Por me Vllazninë nuk po ndodh kjo gjë. Ajo ka shpërdoruar shumë në kampionat dhe për rrjedhojë e sheh edhe vendin e tretë shumë të rrezikuar. Tri javë më parë, shkodranët ishin 10 pikë larg Dinamos. Sot janë vetëm një. Natyrisht, shumë pak, por vetë kjo shifër tregon se sa keq ka shkarë kjo skuadër. Vllaznia është tallur me vendin e tretë dhe për rrjedhojë tani e sheh veten në prag të "greminës". Blutë janë vetëm një hap larg dhe, duke parë formën e tyre gjithnjë në rritje, natyrisht që shanset për ta mbajtur atë zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Trajneri i kuqebluve, Agim Medja, që startoi me humbje në stolin e këtij ekipit, natyrisht, mundohet të mbajë ende lart moralin e ekipit, kur thotë: "Natyrisht që do të ishte më mirë që të mundnim Dinamon dhe ta siguronim përfundimisht vendin e tretë, por jo çdo gjë ka përfunduar. Duke qenë se jemi ende një pikë larg saj, do të synojmë ta ruajmë me çdo kusht këtë vend deri në fund të kampionatit." Kuptohet, trajneri i ri kërkon të mos dorëzohet shpejt, por ai që iku, Vasil Bici, shpeshherë pati deklaruar se skuadra nuk është ajo që duhet të jetë. Mungesa e titullarëve apo dhe stoli jo i plotë i Vllaznisë nuk garantonin asgjë. Të shtunën, kundër Dinamos, ka qenë vërtet e çuditshme, por njëkohësisht edhe e tmerrshme tek shikoje në stolin shkodran vetëm 4 futbollistë, nga të cilët njëri portier. Të pyetur për këtë fakt, drejtues të skuadrës janë shprehur se nuk kishin lojtarë të tjerë të gatshëm. Mungonin Teli dhe Gjokoviç për arsye kartonësh. Po ashtu, edhe Lika, Sukaj, Brajoviç e Cani për arsye dëmtimesh. Të gjitha këto janë fakte që tregojnë se kjo skuadër nuk është e qetë. Në humbjen 0-2 ndaj bluve, natyrisht që ka ndikuar edhe shkëputja 10-ditore nga ekipit e tre futbollistëve që kanë qenë të grumbulluar me ekipet kombëtare. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Medja, që shprehet: "Në këtë humbje, natyrisht që ndikuan edhe mungesat e Telit dhe Gjokoviçit, por edhe shkëputja 10-ditore e futbollistëve të ekipeve kombëtare, e cila uli freskinë e skuadrës në tërësi. Megjithatë, në momente të ndryshme të lojës, një pjesë e mirë e lojtarëve solli diçka të re, atë që dëshiron çdo trajner, një shpirt më të lartë gare. Duke qenë kështu, mendoj se ata edhe në të ardhmen do të dinë ta justifikojnë më së miri fanellën e Vllaznisë për të arritur edhe ato objektiva që klubi ka." Pavarësisht nga kjo, në javët e mbetura të këtij sezoni të gjatë, me siguri që shkodranët do të luajnë sërish pa atë sigurinë dhe freskinë e duhur, aq e domosdoshme për një skuadër futbolli. Mbase humbja e fundit me Dinamon ishte vetëm paralajmërimi për atë që mund të ngjasë. Por ndoshta është edhe pika e kthesës për kuqeblutë e Vllaznisë. E sigurt është që ata deri tani kanë gabuar në shumë raste. A do t'i përsërisin më? Kjo pastaj është çështje tjetër që mbetet për t'u parë.

Kuqeblutë, 30 minuta analizë për humbjen
Dita e djeshme ka nisur me analizë për kuqeblutë e Vllaznisë. Trajneri Medja kishte planifikuar zhvillimin e seancës së parë pikërisht paradreken e djeshme, në orën 10:00, por përpara se të nisnin punën me trajnerin e përgatitjes atletike, Vildan Tufi, futbollistët shkodranë kanë zhvilluar analizën e ndeshjes së fundit me Dinamon. Humbja natyrisht që nuk ka lënë shije të mirë tek asnjëri prej tyre, megjithatë stafi drejtues i ekipit ka dashur ta analizojë këtë humbje. Bëhet e ditur se tonet e kritikës së trajnerit Medja ndaj skuadrës kanë qenë në një masë të konsiderueshme, duke u ndalur edhe në gabime të veçanta të lojtarëve. Kjo analizë ka zgjatur diçka më tepër se 30 minuta dhe pas saj kuqeblutë kanë vijuar me stërvitjen në pistën e stadiumit "Loro Boriçi".

Kuqeblutë, vetëm 15 futbollistë "nën armë"
Historia është përsëritur sërish pas 4 ditësh. Ajo që kishte ngjarë edhe në ndeshjen me Dinamon, ishte sërish prezente edhe në atë me Tiranën të mërkurën për kupë. Vllaznia, përveç 11 futbollistëve që trajneri Medja ka hedhur në fushë, ka pasur të gatshëm në stol vetëm 4 futbollistë. Shumëkush është çuditur, sepse kontigjenti i lojtarëve që stërviten me këtë skuadër është i madh. Ajo që mësohet është fakti se për këto dy ndeshje nuk ka pasur lojtarë të tjerë të gatshëm për të luajtur. Numri i futbollistëve të dëmtuar është disi i madh, duke përmendur këtu Alcanin, Brajoviçin, Sukajn, Likan, Canin dhe Tafilin. Po ashtu, Bishja dhe Zmijani kanë disa probleme federimi. Për pasojë, zgjedhjet janë të pakta. Avantazhi i vetëm i trajnerit Medja ishte se të paktën i kishte 4 futbollistë në stol. Stafi mjekësor i kuqebluve ka mbetur me sytë nga të dëmtuarit për të pasur të paktën më tepër lojtarë të gatshëm për lojë. Kuqeblutë, dje në stërvitje për Egnatian Ekipi shkodran i ka nisur dje pasdite përgatitjet për ndeshjen e radhës me Egnatian. Ndonëse vetëm një ditë pas ndeshjes me Tiranës, kuqeblutë dje pasdite janë grumbulluar në orën 15:00 në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi". Për ata që kanë luajtur në fushë kundër bardhebluve të mërkurën nuk ka pasur stërvitje. Në dispozicion të tyre ka qenë masazhatori Ruzhdi Mesi, që është marrë me secilin prej tyre. Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që nuk luajtën në ndeshjen e kupës, kanë zhvilluar stërvitjen e zakonshme nën drejtimin e trajnerëve Medja e Ndoja. Sot është planifikuar edhe një seancë tjetër, që do të jetë e fundit përpara ndeshjes së radhës, asaj të nesërme me Egnatian.

Vllaznia, barazimi kalon pa ndëshkime
Ishte paralajmëruar se masat do të ishin të rënda për futbollistët kuqeblu, por nuk ka ndodhur kështu. Barazimi 1-1 në Rrogozhinë nuk është shoqëruar me "prerje kokash", as me masa të tjera ndëshkimore. Të paktën kështu ka ngjarë dje, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë masë të vijë sot. Presidenca e klubit kishte kërkuar një mbledhje me skuadrën dje në mëngjes, si rrjedhojë e lënies së dy pikëve ndaj Egnatias. Një ndalesë që u shoqërua më pas edhe me lëshimin e vendit të tretë skuadrës së Dinamos. E planifikuar për të nisur në orën 9:00 të paradites së djeshme, mbledhja ka nisur me 30 minuta vonesë në pritje të ardhjes së stafit presidencial të Vllaznisë. Por pas kalimit të kësaj kohe, pasi është lajmëruar që as presidenti Çela dhe asnjë nga stafi i tij nuk kishte mundësi të ishte prezent, mbledhja është zhvilluar brenda skuadrës. Në zyrën e sekretarit Hoxha, në praninë e tij, por edhe të drejtorit teknik Mustafaraj, futbollistët dhe trajnerët e Vllaznisë kanë diskutuar për rreth 20 minuta në lidhje me ndeshjen e një dite më parë. Siç bëhet e ditur, nga sa ka dalë nga diskutimi i bërë, përgjegjës për humbjen janë të gjithë, duke nisur nga trajneri Medja dhe duke përfunduar deri te futbollisti më i fundit. Pas këtij takimi të shkurtër, sekretari Hoxha ka bërë të ditur se në pamundësi të qenies të presidentit Çela në këtë takim, një tjetër i tillë mund të zhvillohet sot. Ndërkohë, siç bëhet e ditur, presidenti i kuqebluve dje nuk ka qenë edhe aq i mërzitur sa ditën e ndeshjes. Bëhet e ditur se ai është shprehur që takimi i planifikuar nuk ka qenë i jashtëzakonshëm. "Ka qenë menduar thjesht një takim normal, si shumë herë të tjera, që kam bërë me skuadrën dhe, meqë isha shumë i zënë me punë, me ekipin mund të takohem nesër (sot)," - ka thënë Çela. Por a është i shqetësuar presidenti i Vllaznisë për barazimin në Rrogozhinë dhe rrëshqitjen nga vendi i tretë? Nga sa duket jo dhe aq, pasi për shkodranët objektivi primar është kupa. Këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti Çela, kur ka shtuar: "Nuk do ta dramatizoja shumë këtë barazim. Objektivi ynë kryesor është për momentin të dalim në finale të kupës. Ajo është shumë më e rëndësishme sesa vendi i tretë në kampionat." Në këtë mënyrë, mbleshja e shumëpërfolur nuk është zhvilluar ashtu siç pritej. Ndoshta se nuk është momenti që skuadra e stërlodhur të dëgjojë të bërtitura dhe kërkesë llogarie. Në lojë është ende fitimi i Kupës së Shqipërisë (ëndërr e hershme e shkodranëve), prandaj dhe të gjithë duan që futbollistët kuqeblu të motivohen edhe një herë në këtë fund?sezoni. Fjalët ndoshta nuk kanë shumë vlerë. Rëndësi ka mbështetja që duhet të jepet jo vetëm me premtimin e një premioje të lartë, por edhe për moral. Ndoshta për këtë qëllim mbledhja e djeshme nuk e pati atë "ashpërsinë" e paralajmëruar.

- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimore për barazimin e fundit në Rrogozhinë
Kupa, kushti i presidencës për Vllazninë
Barazimi në Rrogozhinë dhe humbja e vendit të tretë kanë kaluar pa asnjë masë ndëshkimore ndaj skuadrës nga ana e klubit të Vllaznisë. Drejtues të tij kanë bërë vetëm një paralajmërim për skuadrën, duke u kujtuar se duhet të fitojnë medoemos kupën, përndryshe... Presidenca e klubit shkodran nuk e ka lënë në heshtje gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e fundit me Egnatian. Moszhvillimi i mbledhjes së parashikuar për të dielën paradite, çoi në aludimin se "gjakrat" ishin qetësuar në kampin kuqeblu. Barazimi 1?1 në Rrogozhinë u ka kushtuar shumë shkodranëve, pasi ata pas kësaj jave janë detyruar të lëshojnë edhe vendin e tretë të renditjes. Duke qenë kështu, drejtues të presidencës së Vllaznisë janë takuar me skuadrën dje pasdite. Presidenti Agron Çela dhe zëvendëspresidenti Xhevdet Amuli kanë mbërritur në fushën sportive të Shtojit, ku po stërvitet ekipi, aty rreth orës 16:15. Krerët e lartë të klubit shkodran janë shfaqur të shqetësuar nga ecuria e ekipit që ata sponsorizojnë prej 2 vitesh. Rënia në mënyrë graduale në renditje ka bërë që shanset e Vllaznisë tashmë të jenë vetëm në kupë. Çela e Amuli kanë pritur derisa ekipi ka përfunduar stërvitjen dhe më pas e kanë grumbulluar në dhomat e zhveshjes. Bëhet e ditur se tonet e kritikës kanë qenë deri diku të ashpra në adresë të futbollistëve. Këta të fundit, ndonëse e kanë pranuar përgjegjësinë e tyre për gjendjen e krijuar, sërish nuk kanë arritur të kënaqin me lojërat e tyre në vazhdimësi, duke treguar oshilacione të mëdha në rrugën e tyre. Takimi që presidenca e klubit ka pasur me skuadrën nuk ka zgjatur më shumë se 7?8 minuta. Ajo që bëhet e ditur është se nuk ka pasur asnjë masë ndëshkimore ndaj lojtarëve. Duke mos përmendur as gjoba apo gjëra të tjera të këtij lloji. Veçse kuqeblutë duket se kanë marrë një masë paralajmëruese: duhet fituar patjetër kupa. Kështu të paktën thuhet të jenë shprehur drejtuesit e lartë të Vllaznisë. Këtë gjë, në njëfarë mënyre, e pranon edhe vetë presidenti Çela, i cili për "Sportin shqiptar" do të shprehej shkurt: "Nuk shkuam për ta takuar skuadrën për të ndëshkuar lojtarë apo gjobitur ekipin. Ata e kanë të qartë se duhet triumfuar në kupë, këtë ua kuajtuam edhe një herë. Shanset janë dhe duhet të bëjmë maksimumin." Megjithatë, presioni mbi kuqeblutë është shumë i madh, të gjithë në Shkodër presin Kupën e Shqipërisë pas 18 vjetësh nga Vllaznia. Një fakt që ka vënë në lëvizje edhe presidencën e klubit, e cila me këtë trofe jo vetëm do të gjente "ngushëllim" nga i gjithë ky sezon, por edhe do ta çonte këtë skuadër në Evropë. Ndoshta ishin këto arsyet pse presidenca e klubit dje nuk vendosi të nxjerrë "shpatën" dhe të ndëshkojë fajtorët. Ajo për të cilën ka nevojë tani skuadra është mbështetja nga të gjithë. Situata nuk është aspak në favorin e tyre dhe për më tepër që në prag janë dy ndeshje të tjera "të rënda", si ato me Tiranën.

Abilio, 370 minuta "agjërim" me golin
Ndeshja me Egnatian ishte e katërta që ai nuk shënonte dot. Braziliani i Vllaznisë, ndonëse është përpjekur shumë, nuk ka arritur dot të shënojë golin e tij të 16?të në këtë kampionat për fanellën kuqeblu. Një gol që do të shërbente për t'u barazuar me Salihin, që vazhdon të jetë në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit, ndonëse ka disa javë që është larguar drejt Greqisë. Hera e fundit që Abilio do të shënonte ka qenë ndeshja me Laçin, kur ai do të ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrës së tij, atë 8?0, me dy golat e tij. Që atëherë nuk bëhet më fjalë për gol. Nuk mund të thuhet se lojtari po kalon një minikrizë brenda vetes, por ajo që spikat është mostakimi i tij dot me rrjetën. Vetë Abilio duket se e ndjen edhe ai këtë "shterpësi" të javëve të fundit dhe nga ndeshja në ndeshje premton se do të shënojë, por nuk ia ka arritur. Prej 370 minutash, ai nuk ka arritur të shënojë dhe braziliani fajin, në njëfarë mënyre, ia vë edhe vendosjes së tij në fushë. "Jam duke luajtur shumë larg portës në këto ndeshjet e fundit. Kështu që edhe rastet për të shënuar nuk i kam pasur të shumta, megjithatë më ka munguar edhe fati. Nuk e mendoj alarmante këtë gjë dhe shpresoj të shënoj sa më parë," ? shprehet ai.

nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia, 6 ndeshje pa shijen e fitores
Ekipi shkodran ka harruar të fitojë. Kjo është ndoshta gjetja më e mirë e një shprehjeje që mund të përdoret për të përshkruar gjendjen aktuale të Vllaznisë. Ajo nuk ka arritur të provojë çdo të thotë fitore prej më tepër se një muaji. Saktësisht, hera e fundit që kuqeblutë i gëzoheshin një tripikëshi të marrë ka qenë data 5 mars. Shifrat e thella ndaj kurbinasve sikur i kanë "dehur" ata. Dikush e justifikon këtë gjendje me krizën aktuale që po kalon aktualisht ekipi. Ndonjë tjetër thotë që kjo rënie "në pikiatë" e tyre ka ndodhur ngaqë laçianët i kanë "namur". Vllaznia u shkaktoi atyre humbjen më të thellë në këtë sezon, 8-0, prandaj dhe kanë marrë hak. Gjendja, megjithatë, është për t'u alarmuar. Një gjë të tillë e vërteton më së miri po të ndjekësh një seancë stërvitore të Vllaznisë. Një pjesë e mirë e lojtarëve ndihen të lodhur, një pjesë tjetër e pagatshme për të qenë titullare. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje kanë ardhur edhe rezultatet e fundit negative. Skuadra nuk ka arritur të gjejë ende fitoren, ndonëse ka kaluar më tepër se një muaj nga ajo e fundit. Në kampionat, që nga ndeshja me Laçin, është luajtur edhe me Lushnjën, Teutën, Dinamon dhe Egnatian. Vetëm me këtë të fundit, shkodranët arritën të marrin një barazim, që gjithsesi u kushtoi mjaft, pasi lëshuan edhe vendin e tretë. Të tjerat janë humbje. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe 2 ndeshje kupe, nga të cilat njëra është humbje dhe tjetra barazim. E përgjithshmja është vërtet për t'u harruar: 6 ndeshje, 2 barazime dhe 4 humbje. Në kolonën e fitoreve mbizotëron shifra zero. Nuk ka ku shkon më keq. Mbase ka vite e vite që një gjendje e tillë nuk është prezente te Vllaznia. Trajneri Bici mbase e parandiente këtë shkarje të skuadrës ditë-përditë dhe, për të mos i "plasur bomba në dorë", iku para kohe. Ai që erdhi, Agim Medja, e dinte rrezikun që e priste, megjithatë ka vendosur t'i dalë për zot kësaj pune. Tri ndeshje në krye të ekipit shkodran dhe për Medjen ende nuk ka ardhur momenti të shijojë fitoren. Ndoshta një situatë e tillë nuk është normale për një trajner futbolli, por ai shpeshherë buzëqesh. Kërkon t'u japë moral lojtarëve të tij, të cilët i sheh shumë të lodhur. Nga një situatë të tillë, të gjithë kanë dëshirë të dilet shpejt. Këtë javë ndoshta kjo nuk ndodh, sepse përballë do të jetë në "Qemal Stafa" Tirana kryesuese. Atëherë i bie që të shpresohet te përballja e kupës të mërkurën e ardhshme po ndaj bardhebluve. Një fitore, që më tepër do të vlente për të prishur "syrin e keq", do të vlente për kalimin e Vllaznisë në finale, çka do të ishte dhurata më e bukur e kësaj skuadre edhe për presidencën e saj, e cila ka premtuar plot 100 mijë dollarë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia: Tirana, "thikë me dy presa"
Në kampin shkodran, askush nuk ka dëshirë të flasë. Ky është realiteti më i ri i vërejtur ditët e fundit në radhët e kuqebluve. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë heshtje shtypi, as për ndonjë "mëri" të shfaqur me një apo një tjetër organ të medias. Kjo ka ardhur si pasojë e momentit negativ aktual që ajo është duke përjetuar. Një situatë e tillë, si kjo që po kalon Vllaznia, nuk është aspak e favorshme për asnjëlloj ekipi. Fundi i sezonit, përveçse e ka gjetur atë të lodhur, ka sjellë edhe disa humbje të njëpasnjëshme, prej të cilave ka vijuar edhe rrëshqitja në renditje. Në skuadër mungojnë dukshëm lojtarët cilësorë. Trajneri Medja është duke bërë maksimumin që të marrë më të mirën nga secili pjesëtar aktual i këtij ekipi dhe nga kjo ka ardhur edhe një sforcim më i madh i lojtarëve. Duke qenë kështu, askush nuk mund të të japë një përgjigje mbi fatin e kësaj skuadre në këtë fundsezoni. Futbollistët mundohen t'i bëjnë bisht çdo përballjeje me gazetarët, sepse, siç thonë vetë ata, nuk kanë çfarë të thonë. Thuajse në të njëjtën situatë janë edhe marrëdhëniet me stafin drejtues të Vllaznisë. Trajnerët, duke e ditur pozicionin në të cilin e kanë marrë ekipin, nuk janë në gjendje të flasim me përpikëri në lidhje me atë çfarë po ngjet apo çfarë do të ngjasë në të ardhmen. Kuptohet, objektivat mbeten po ato që kanë qenë, vendi i tretë dhe Kupa e Shqipërisë. Për t'i arritur ato, natyrisht që do të duhet mbi të gjitha një bindje në vetvete se do të arrihet suksesi. Kjo bindje nuk është e lehtë për t'u krijuar, ngaqë gjatë gjithë sezonit ka pasur shumë oshilacione në ecurinë e skuadrës. Një tjetër problem më vete për ecurinë e kuqebluve në këto javë të fundit që kanë mbetur janë mungesat e titullarëve në formacion. Trajneri Medja, këtë të shtunë do të drejtojë për herë të katërt nga stoli Vllazninë dhe sërish këtë javë do të ndeshet me të tilla mungesa në formacion. Ata janë kthyer në një problem më vete, duke pasur parasysh se në dispozicion të tij nuk ka shumë lojtarë cilësorë. Bëhen apo nuk bëhen 6 a 7 të tillë, që janë vërtet për t'u quajtur titullarë. Por edhe ata janë lodhur së tepërmi. Mbi shpinë kanë një sezon të tërë pa pushuar për asnjë moment dhe si rrjedhojë kjo ka ndikimin e vet negativ tek ata. Po ashtu, janë edhe 4 apo 5 lojtarë të tjerë, që nuk kanë luajtur rregullisht në këtë sezon, ose më mirë të thuhet vetëm në këto javët e fundit u është hapur rruga për të luajtur sadopak. Te vetë ata nuk ekziston ende besimi se mund të jenë titullar. Prandaj dhe forma e tyre tregon luhatje. Në këtë kontekst, kur situata është e tillë, askush nuk është në gjendje të të thotë se çfarë do të ngjasë pas dy ndeshjeve me Tiranën. Mbase pas tyre Vllaznia do të jetë në "qiellin e shtatë", pasi të ketë siguruar finalen e kupës. Po ashtu, mund të shkojë edhe më keq drejt "greminës", për ta çuar dëm gjithë këtë sezon të stërzgjatur. Thënë ndryshe, ballafaqimet me Tiranën konsiderohen "thikë me dy presa" për kuqeblutë.

Tirana-Vllaznia, rekord ballafaqimesh në Shqipëri
Asnjë çift ekipesh në futbollin shqiptar nuk ka luajtur një numër më të madh ndeshjes se ai Tirana-Vllaznia. - Plot 138 ballafaqime janë regjistruar deri tani, nga të cilat ka 62 fitore për tiranasit, 46 fitore për shkodranët dhe 30 barazime. Golaverazhi 192-164 për Tiranën. Siç shihet, bilanci flet për ekipin kryeqytetas, që ruan epërsinë e bilancit me 16 fitore më shumë. Megjithatë, s'ka qenë gjithmonë kështu. Epërsia e kryeqytetasve u krijua vetëm në vitin 1988. Kjo sepse Vllaznia, që në kampionatin e parë në vitin 1930 mori kryesimin. Vetëm në ndeshjen e 101-të, që u luajt në Tiranë, më 25.12.1988, bardheblutë, duke fituar 5-2, morën udhëheqjen e bilancit, duke arritur brenda 17 vjetësh atë diferencë jo të vogël që ka krijuar deri tani. - Për plot 58 vjet, Vllaznia ruante epërsinë. Do ta niste me ndeshjen e parë që u luajt në Shkodër, më 6.4.1930, ku shkodranët do të fitonin me rezultatin 3-2. Fitoren e parë ndaj shkodranëve Tirana do ta arrinte vetëm në ndeshjen e 9-të midis tyre. Kjo ndodh pikërisht në kryeqendrën e Veriut, më 13.5.1934. Ishin vite këto kur Vllaznia ruante dominimin dhe autoritetin. - Në kryeqytet, deri tani janë luajtur 68 ndeshje. 39 prej tyre janë fituar nga tiranasit, 15 nga shkodranët dhe 14 herë të tjera është arritur barazimi. Golaverazhi është 117-74 për Tiranën. Janë luajtur deri tani 5 takime jubilare mes Vllaznisë dhe Tiranës, të cilat kanë nxjerrë fitues 3 herë kuqeblutë, 1 herë bardheblutë dhe 1 herë barazim. Në 138 ndeshjet e deritanishme janë sigluar 30 barazime, ose 21.73 për qind e gjithë takimeve. Prej këtyre 0-0 (11 herë), 1-1 (12 hërë) dhe 2-2 (7 herë). - Për Tiranën, golin e 25-të kundër Vllaznisë e ka shënuar Pengili, më 27.5.1951 (fitoi Tirana 2-1); golin e 50-të, më 2.2.1964, me anë të T.Gjokës (barazim 2-2); të 75-tin P.Dibra, më 7.4.1974 (3-2 për tiranasit); të 100-tin Sh.Muça (fitoi Tirana 1-0, më 21.11.1982); të 125-tin S.Hodja, më 18.2.1995 (5-2 për Tiranën): të 150-tin I.Fortuzi (fitoi Tirana 1-0, më 18.2.1995) dhe të 175-tin M.Halili, më 8.3.2003 (fitoi Tirana 4-2). Për Vllazninë, golin e 25-të kundër Tiranës e ka shënuar P.Mirashi, më 23.6.1946 (fitoi Vllaznia 5-1); golin e 50-të e kanë realizuar me E.Bushatin, më 27.5.1951 (1-2 për tiranasit); të 75-tin H.Lekaj, më 30.5.1965 (2-4 për Tiranën); të 100-tin me anë të S.Grudës, më 8.5.1977 (fituan shkodranët 2-1); të 125-tin F.Jera, më 8.5.1988 (1-2 për Tiranën) dhe të 150-tin nëpërmjet E.Plorit në humbjen 1-2 të pësuar në kryeqytet, më 23.9.2000. - 7 është numri i fitoreve radhazi që Tirana ka arritur ndaj shkodranëve. 6 është numri i fitoreve të njëpasnjëshme të Vlaznisë kundër Tiranës. 3 është numri i barazimeve në seri të arritur mes këtyre ekipeve, madje në 2 seri. Fitorja e parë e Tiranës si pritëse është arritur më 28.6.1936 (4-1). Fitorja e parë e Vllaznisë si udhëtuese është arritur më 4.6.1933 me rezultatin 3-2. Kurse barazimi i parë është arritur me rezultatin 1-1, më 11.5.1930. - Fitoret më të thella kundër Vllaznisë, Tirana i ka siguruar më 6.11.1993 me rezultatin 5-0, si dhe 5-1 më 28.2.2004. Kurse fitoret më të thella ndaj Tiranës, Vllaznia i ka arritur dy herë me të njëjtin rezultat 6-0, respektivisht më 27.4.1947 dhe 20.7.1947 dhe 5-0, më 25.2.1951. Kuriozitet përbën fakti se në datën e nesërme (16 prill) nuk është luajtur asnjë ndeshje.

Shkodranët ndryshojnë programin stërvitor
Zakonisht, të enjteve ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar dy seanca stërvitore, ashtu siç ka bërë edhe të martave. Por nuk ka ndodhur kështu dje. Drejtuesit e ekipit kanë menduar t'i lënë pak më tepër hapësirë për të pushuar futbollistëve kuqeblu në këtë fund sezoni. Për rrjedhojë, seanca e paradites, që zakonisht bëhej në pistën e stadiumit "Loro Boriçi", nuk është zhvilluar fare. Atyre u ka mjaftuar vetëm seanca e pasdites, që është zhvilluar si zakonisht në orën 15:00 në fushën sportive të Shtojit. Sot, ndërkohë, do të ketë edhe një seancë tjetër, që do të jetë e fundit në prag të takimit të nesërm me Tiranën.

Kuqeblutë me formacionin më të mirë
Pritej që këtë të shtunë Vllaznia të mos paraqitej me formacionin e saj më të mirë në ndeshjen me Tiranën. Stafi drejtues i ekipit ka menduar fillimisht të linte pushim disa nga titullarët e saj këtë të shtunë, për t'i pasur më të çlodhur të mërkurën. Por më pas, siç bëhet e ditur, është vendosur që edhe për ndeshjen e kampionatit Vllaznia të udhëtojë drejt "Qemal Stafës" me lojtarët e saj më të mirë. Me përjashtim të Gjokoviçit të pamundur, gjithë të tjerët janë të gatshëm për trajnerin Medja dhe do të përpiqen të marrin një rezultat sa më të mirë të shtunën, çka do t'u jepte krahë pastaj për ndeshjen e katër ditëve më vonë, kësaj radhe për kupë po ndaj bardhebluve.

Gjokoviç, mungesa e radhës për kuqeblutë
Nuk paska qenë e thënë që trajneri Agim Medja më në fund t'i kishte të gjithë lojtarët të gatshëm një herë të vetme. Dukej e sigurt që ndaj Tiranës kjo do ishte realitet edhe pas kthimit të Alcanit nga skualifikimi. Me qenien e tij i gatshëm, rregullohej reparti i mbrojtjes, por ka ndodhur ajo që nuk pritej. Mesfushori malazez i Vllaznisë, Asim Gjokoviç, nuk do të jetë i gatshëm për të shtunën. Ai gjatë ndeshjes së javës së kaluar me Egnatian ka pasur një përplasje kokë më kokë me një nga kundërshtarët e tij dhe si rrjedhojë ka pasur një tronditje në kokë. Kjo nuk është dukur shumë shqetësuese për momentin, por gjatë kthimit të tij për në Mal të Zi ai ka ndier shqetësime. Për rrjedhojë, të dielën në mëngjes ka shpejtuar për një vizitë në spitalin e Podgoricës, ku mjekët specialistë i kanë këshilluar një pushim absolut për 3-4 ditë. Bëhet fjalë për një tronditje, e cila duhej trajtuar me kujdes. Duke qenë kështu, Gjokoviçi ka munguar këto ditë në stërvitjen e kuqebluve dhe duket e sigurt se ai do të mungojë të shtunën kundër Tiranës.

- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Kuqeblutë, edhe 2005?a ikën pa kupë
Të gjithë kishin shpresuar që pas plot 18 vjet pritjesh, Kupa e Shqipërisë të mbërrinte sërish në Shkodër. Por më kot, sepse Vllaznia nuk ka mundur dot të kapë as finalen, jo më të bëjë planet për ta fituar atë. Dëshira ka qenë e të gjithëve që sivjet ky trofe të bëhej pjesë e kuqebluve. Për më tepër që ata sivjet kishin edhe disa përvjetorë të tjerë për të festuar. Pikërisht 40 vjet më parë, Vllaznia do të fitonte trofeun e parë të kupës, pa harruar që askush nuk ka pasur dëshirë të presë vitin tjetër për të shpresuar te fitimi i kupës. Në kampionat, sfida e të dëshpëruarve Kupa vërtet iku dhe nuk kthehet më, por në radhët e ekipit shkodran tashmë problem ka dalë vazhdimësia e kampionatit. Vetëm me një pikë larg Dinamos së vendit të tretë kuqeblutë kanë ende shpresa se mund të bëjnë diçka për të pretenduar deri në fund të paktën për të kapur Intertoton. Por për të pretenduar deri në fund, natyrisht që duhet mundur këtë të shtunë Partizani. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë, ngaqë sapo kanë lënë pas eliminimin nga kupa, megjithatë ata duhet të respektojnë kampionatin. Problemet e secilit kamp janë të mëdha, megjithatë ajo që mbetet është të shihet cila skuadër do të arrijë të mbijetojë. Për Vllazninë, trajneri i saj, Agim Medja, e ka deklaruar se "e rëndësishme është të rrisim moralin e skuadrës". Një detyrë kjo aspak e lehtë, por megjithatë mbetet për t'u parë se sa do të arrihet të realizohet

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Vllaznia fiton sfidën e të dëshpëruarve
Vllaznia ka fituar dje ndeshjen e të dëshpëruarve, atë kundër Partizanit me rezultatin 4-2. Një ndeshje që nuk u ngjit kurrë në nivelet e pritura dhe emrat që këto dy ekipe përfaqësojnë. Megjithatë, vetë pozitat e tyre dhe momenti ku është zhvilluar ky takim i kanë paraprirë një atmosfere të zymtë në stadiumin "Loro Boriçi". Shkodranët, megjithatë, kanë arritur edhe një herë tjetër të jenë më të saktë, falë edhe lojës së mirë të dy sulmuesve të saj, Sinanit dhe Abilios. Të katër golat e shënuar kanë "firmën", autorësinë, apo dhe pasin e këtyre dy futbollistëve. Duke u shtuar edhe kapitenin Lici, ata vërtet përbëjnë një treshe për t'u pasur zili. Megjithatë, edhe te Partizani dyshja Bylykbashi-Halili ka bërë jo pak punë, madje ata kanë ushtruar vazhdimisht presion në zonën shkodrane, por mbrojtja vendëse edhe pa Telin dje ka qenë në një ditë të mirë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të Partizanit, e cila në të katër golat e pësuar është çarë në qendër. Mungesa e Ndrekës dhe e lojtarëve të tjerë cilësorë në radhët e të kuqve natyrisht që kishte ndikimin e vet në lojën e tyre. Vllaznia ka fituar dje dhe, përveçse ka lënë një herë e mirë prapa Partizanin, ka treguar se nuk do të heqë dorë kollaj nga vendi i tretë. Ajo që duhet përmendur tjetër nga 90-minutëshi i djeshëm ka qenë niveli i dobët i lojës. Ndoshta edhe golat e shumtë që u shënuan erdhën nga kjo, por gjithsesi ishte e habitshme të shikoje "Loro Boriçin" të zbrazur. Gjithashtu, ajo çfarë binte në sy në takimin e djeshëm ishin dhe përbërjet e të dyja këtyre skuadrave. Të mësuar me emra të bujshëm në radhët e tyre, si Vllaznia, ashtu edhe Partizani janë katandisur me lojtarë të rinj, çka u reflektua edhe në lojën e tyre. Te Partizani mjaftonte të shikoje stolin e rezervave (vetëm 3 lojtarë të gatshëm) dhe gjithçka merrte fund. Në fund ajo që mund të thuhet është se Vllaznia, pas kësaj fitoreje, mban ende shpresa për të kapur vendin e tretë, ndërsa Partizani vazhdon të katandiset si mos më keq. Thanë pas ndeshjes: Agim Medja, trajner i Vllaznisë: "Ekipi vinte i rënduar nga ana psikologjike pas eliminimit për kupë. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, në të njëjtat pozita vinte edhe Partizani. Ne arritëm ta zgjidhim gjithçka në pjesën e parë edhe falë kualiteteve të tilla që kemi në skuadër, si Sinani, Abilio e Lici." Eduard Zhupa, zëvendëstrajner i Partizanit: "Ka qenë një ndeshje pa grintë në përgjithësi, por pati volum loje. Të dy ekipet u përpoqën ta fitonin ndeshjen, por fitoi Vllaznia, sepse pati një finalizim më të mirë." Hyn në lojë edhe Dinamo. Presidenti Besnik Sulaj i ka afruar ofertën më të mirë në kampionatin shqiptar Salihi, i pavendosur për të ardhmen Para së gjithash, për Hamdi Salihin, duket se është e nevojshme të luajë futboll në 4 javët e mbetura të kampionatit. Nuk ka shumë rëndësi me kë, por të aktivizohet, për të qenë i gatshëm edhe për ekipin Shpresa, pse jo për të "trokitur" edhe te kombëtarja e Brigelit. Për këtë, ai do t'i bëjë një kërkesë zyrtare FSHF-së, që t'ia japë këtë mundësi, pra të luajë. Por, veç kësaj vramendjeje, Salihi është edhe para një dileme të madhe, për sa i takon skuadrës së re, me të cilën do të nënshkruajë. I pyetur në lidhje me këtë gjë, vetë Salihi ka pohuar: "Ç'është e vërteta, jam shumë i pavendosur për të ardhmen. Kjo vjen edhe ngaqë kam disa oferta joshëse nga skudra të kampionatit shqiptar, por edhe sepse nuk dua të gaboj më, si në rastin e Panioniosit. Për momentin kam folur me donatorët e Tiranës, me të cilët kemi gjetur gjuhën e përbashkët, por jo se kam nënshkruar më bardheblutë. Thjesht kemi zhvilluar bisedime paraprake, të cilat mund të përparojnë ose mund të ndodhë e kundërta në ditët në vazhdim. Duke qenë se duhet të jem i gatshëm për ekipin Shpresa, për ndeshjen e radhës me Gjeorgjinë, kam vendosur të filloj stërvitjen me Tiranën që nga e hëna. Kështu rashë dakord të premten, në takimin që pata me donatorët e Tiranës. Mirëpo, po këtë ditë, në mbrëmje, kam pasur edhe një telefonatë nga presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, i cili më parashtroi interesimin e tij. Madje më tha se është i gatshëm të më afrojë kontratën më të mirë financiare se askush tjetër në kampionatin shqiptar, vetëm që të luaja me Dinamon. Kësisoj, mua m'u shtua edhe një pikëpyetjeje tjetër në lidhje me skuadrën e re, ku do të luaj në vazhdim. Në këtë situatë, kam vendosur të mos nënshkruaj për momentin për askënd, por do t'i studioj me gjakftohtësi të gjitha ofertat, për të bërë zgjedhjen e duhur. Nuk kam ndërmend të nxitohem sërish, që ta pësoj si me Panioniosin," - ka pohuar dje Hamdi Salihi.

Vllaznia, fitore pas 49 ditësh
Kaq ka qenë periudha e "shterpësisë" së Vllaznisë sa u takon fitoreve të marra prej saj. 49 ditë, apo më mirë të thuhet se shkodranët janë kthyer te fitorja pas 8 ndeshjesh të luajtura. Një fakt i tillë natyrisht që ka rikonfirmuar momentin jo të mirë që ata kanë kaluar kohët e fundit, shoqëruar edhe me eliminimin nga kupa, si dhe lëshimin e vendit të tretë të kampionatit. Njëkohësisht, fitorja ndaj Partizanit i ka dhënë një kënaqësi edhe trajnerit të kuqebluve, Agim Medja. Për të, kjo ishte fitorja e parë në këto 6 ndeshje që drejton Vllazninë. Si rrjedhojë, të dy palët, si ekipi, ashtu edhe stafi drejtues i kuqebluve, janë të mendimit se mund të guxohet sërish për vendin e tretë. Për rrjedhojë, në javët e ardhshme, ata do të bëjnë maksimumin për të arritur këtë objektiv të mbetur, por natyrisht që tani nuk është koha më të flitet për të tjera humbje si këto të kohëve të humbura.

Sinani: Kaq janë mundësitë e Vllaznisë
Rrëshqitjen e skuadrës së tij e kishte parandier. Vioresin Sinani nuk është as profet, as parashikues i asaj çfarë mund të ngjasë në të ardhmen, por përvoja e tij në futboll dhe eksperienca e fituar tashmë, ka bërë që ai kur flet të flasë me baza. Para një muaji e gjysmë, kur Vllaznia ndodhej e treta në renditje, 10 pikë larg Dinamos, sulmuesi i njohur i Vllaznisë, duke folur për Radion "+2", pyetjes së drejtuesit të emisionit se Vllaznia do të tentonte tashmë vendin e dytë, do t'i përgjigjej: "Vllaznia duhet të jetë e kënaqur me vendin e tretë. Ai është më i miri i mundshëm për skuadrën tonë, nisur nga përbërja e saj dhe oshilacionet që ka treguar." Kaq pati thënë atëherë dhe shumëkush mund ta ketë konsideruar pesimist lojtarin e njohur të kuqebluve. E vërteta është që ai kishte pasur të drejtë. Skuadra gradualisht lëshoi, duke humbur edhe vendin e tretë dhe, për më tepër, u eliminua edhe nga kupa. I pyetur tashmë se ku e kishte bazuar atë që kishte thënë 1 muaj e gjysmë më parë, Viori përgjigjet: "Ajo që kostatoja unë ishte që skuadra vuante mungesën e lojtarëve cilësorë. 5 lojtarët e larguar në fundin e fazës së dytë patën ndikimin e vet të dukshëm te skuadra. Ata u zëvendësuan me lojtarë të rinj, që kanë të ardhme, por që u duhet kohë të jenë të gatshëm për Vllazninë. Po ashtu, edhe tek ata 5 apo 6 titullarë që ishin në skuadër ndihej qartë lodhja e një sezoni të tërë. Duke qenë kështu, mendoj se ky vend që kemi tani është ai që meritojmë të kemi. Kjo nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga vendi i tretë. Jemi një pikë larg Dinamos dhe do të pretendojmë deri në fund për ta kaluar." Për shumë prej shkodranëve, pengu më i madh i tyre është eliminimi nga kupa. Sinani, megjithatë, nuk mendon se duhet mërzitur për këtë gjë, prandaj shton: "Shkodra vërtet e ka dëshiruar shumë fitimin e kupës sivjet, por jo çdo dëshirë mund të realizohet. Ajo që bëmë ndaj Tiranës të jeni të bindur se ishte maksimumi. Ato probleme që preka më lart u reflektuan edhe në ndeshjen e kthimit. Ishim 1?0 dhe në vend që të pretendonim fitoren, mungesa e përvojës së lojtarëve apo dhe presioni shumë i madh që ishte mbi ne, bëri që të mos tregojmë asgjë dhe Tirana normalisht bëri detyrën e saj. Për të pasur pretendime të larta duhet skuadër e mirë, ndryshe nuk mund të fitosh." Ndërkohë, pavarësisht problemeve që kuqeblutë kanë kaluar, sulmi i tyre ka vazhduar ta bëjë punën e tij. Kështu ngjau edhe në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, ku u shënuan plot 4 gola. Protagonist ka qenë edhe vetë Sinani me dy golat e tij, por pavarësisht rezultatit të thellë të këtij takimi, ajo që ka rënë në sy ka qenë braktisja e shkallëve të "Loro Boriçit" nga tifozëria shkodrane. Për pasojë, edhe vetë idhulli i tifozërisë shkodrane, Vioresin Sinani, e ka gjetur shkakun e kësaj braktisjeje të shkallëve të stadiumit. "Vllaznia e Partizani vetë e kanë fajin që janë katandisur në këtë gjendje. Janë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe, për rrjedhojë, duhej të ishin më lart se ku janë. Duke qenë në këto pozita, edhe tifozët, kuptohet, s'kanë pse vijnë në stadium, sepse ata presin më tepër prej nesh," ? do të thoshte në fund Sinani, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Vllazninë.

Kuqeblutë, teste fizike në fund të sezonit
Dje paradreke, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar disa teste sa i takon përgatitjes fizike të futbollistëve të tij. Trajneri i përgatitjes atletike, Vildan Tufi, duke pasur pranë edhe kolegun e tij, Medja, kanë testuar një e nga një të gjithë kuqeblutë. Fillimisht në 30 metra dhe pastaj me radhë edhe disa të tjera. Nga ajo çfarë është konstatuar, dukej qartë që gjendja e futbollistëve ishte e mirë, ndonëse është fund sezoni. Kanë spikatur me paraqitjen e tyre lojtarë të tillë, si Ahi, DoçI, Abilio, Cani etj. Pas ngarkesës së paradites, pak orë më vonë dhe pikërisht në 15:30, lojtarët kuqeblu kanë zhvilluar një tjetër seancë, kësaj radhe në fushën sportive të Shtojit. Nuk bëhej fjalë më për veprime atletike, teksa është punuar me topin.

- Posts: 429
- Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43