Shqiperi-Flliqsini

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Shqiperi-Flliqsini

Post by vvvllaznia » Thu, 01 Oct 2015 , 15:27

Siç e dijm tan me 8 tetor losin kunder serbis. Perveç aspektit sportiv tan e dijm qe do te mbizoterojn shume gjana te tjera qe jan fry edhe ma shume mbas dronit. Federata ka vendos mos me fut asnje tifo-grup ne stadium qe gjithmone kan ndjek kombtaren ne çdo cep te europes perveq TKZ. Mu me duket metaman absurde me denu tan tifozat keshtu ne nje dite qe tan kan prit dhe perveq se mund ti mundim mund te na kualifikojn zyrtarisht. Gjithmone kam denu favoritizmin qe fshf i ka ba TKZ jo se me prishte pune mu por vetem per faktin qe masandej nuk do te guxoshin me thane dy fjale kunder tyne. Ndeshjen kan me e pa zyrtaret e shtetit ( dmth njato qe kan grabit e plaçkit kete shtet ) dhe TKZ, urime per barazin. Spo du me thane qe teshti TKZ duhet me bojkotu ndeshjen sepse kena mberrit ne kete pik por makare dy fjal per kete vendim shpresoj qe ti shpenzojn.
Shpresojm ne fitore e kualifikim

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by futbollist » Fri, 02 Oct 2015 , 14:45

Nuk di ca me thane per kyt gja qe ka ba FSHF por shpresoj te jete ba ne te mire te tanve :roll: Asht nji dicka me kyt lloj ndeshjet se incidenti ma i vogel me ndodhe ne e hajme qe skena rujt sigurine. Ti mund te thush qe shqiptart jo po nuk bajne dhune e nuk hedhin sende ne fushe por asht nje rrezik jo i vogel me u marre qe mundet me na kushtu teper shtrenjte, se aty ne turme nuk e merr vesht i pari te dytin, se edhe ne Danimarke qe tu u ba nji sherr ne maje te tribunes tu hedhe gota birret te disave qe po provokoshin por shyqyr nuk shkoi ma gjate.
Duhet me pase dicka parasysh qe ktu kane me kene syte e europes ne cdo levizje dhe gja qe ndodh ne tribuna dhe ne fushe.Ka ike koha e hunit e te litarit e te dhunes e te trimnise. Sot perdoret mendja nqs don me ece para dhe ktu duhet me tregu maturi dhe diplomaci pavarsisht urrejtjes qe mund te kene popujt ndaj njeni tjetrit. Franca e Gjermania jane vra e pre me njeni tjetrin me shekuj e sot hajne buk bashke e kane mirekuptim. Serbt jane hala kafshe dhe hala nuk e kuptojne por me kohen kane me u civilizu. Ato jane rraca ma e ndyte dhe ma nacionaliste qe egziston ne Europe dhe kyt e dijne tane por ne skena nevoje me e ul vedin e me ba akte qe sna takojne. Kafsha duhet me u marre me te mire kajhere per te miren tande.Te jeni te sigurte qe ne qofte se ka me humb dikush prej gjesteve te kqija ato kane me kene jo ne. Ne duhet me ba sjellje te mire sic na takon. Skena nevoje ne me u marre me to mandej merret Uefa me kete pune sic bani dhe ne Serbi. Uroj qe dhe lojtaret te jene te qete dhe mos te kalojne ne acarim me kundershtarin e gjeste qe na denojne se do ishin fatale per ne. Ne na duhet fitorja ne kyt ndeshje dhe asigja tjeter. Ato skane ca me hup se jane te hupun ne tana anet por ne duhet me fitu se sban.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by Admin » Fri, 02 Oct 2015 , 21:56

As mu nuk me duket shume e llogjikshme qe me ba diferencime per tifo-grupet .....
Mund ta kuptoj diferencimet per biletat teke si edhe blerja me emer-mbiemer edhe asht e llogjikshme qe te kete kontrolle por mas me lane me hi ne stadium Ballistat/Plisat etj qe e ndjekun kombtaren per cdo ndeshje nuk asht aspak e arsyshme.

Sdq ne duhet vetem me e pas mendjen vetem tek futbolli edhe duhet sesban qe me marr te pakten barazimin duke shpresu qe Portugalia ka me fitu me Danimarken.
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by vvvllaznia » Fri, 09 Oct 2015 , 19:14

Desha me thane dy fjal per ndeshjen qe e pash mbram.
Loja ka ken e mire, kena lujt si te barabart duke kriju edhe raste te mira per shenim dhe e kena psu golin ne fund jo si heret e tjera por vetem sepse deshim me fitu lojen duke u hedh ne sulm dhe kjo kallxon ndryshim mentlitetit. Mund te kishim ken ma te meqem por prep si prep me pelqen fakti qe kishim deshire me fitu lojen.
Vetem ne Elbasan dhe ne Beograd nuk jan leju flamujt e Kosoves apo simbole te tjera nacionaliste shqiptare, i kena pa ne te gjitha stadiumet e europes. Dikush mund te thojn qe kena kallxu kultur per mu kena vetem ul breket. Me kujtohet para 4-5 vjetesh ne nje ndeshje te shpresave kunder maqedonise nuk lejunen nje flamur te madh kombtar sepse sipas zyrtarve te federates ishte e ekzagjerume, ne te njejten dit tifozat e maqedonise kur lujti kombtarja na urunen vdekjen. Sdi ça me thane ma gjate.
Me ken un ne kryesin e TKZ mbas ndeshjes me Armenin ose mbas playoffit kisha dhane fill doreheqjen bile kisha mendu edhe me shkri grupin sepse asht ma mire mas me ekzistu sesa me ekzistu e mas me qit simbolet as ne vend te tan. Por tesh edhe ato kan fitimet e tyne ndoshta jo monetare por ne media e nuk besaj se ta po i shkon mendja. Ka fitu nje popull qe e den sportin kunder nje popullit qe e den kafen
Po perseris gjithmone te njejten gja. nuk ka lujt Shqiperia kunder serbis por lojtaret shqiptar te rritun ne Europ kunder serbis, duhet me perfitu nga entuziasmi per me investu ne sport e me shporr hajnat por ne kurre ne histori nuk kena msu prej gabimeve, kena preferu gjithmone e sha Behramat e Januzajt e radhes sesa me marr pergjegjsit tona e me fillu me punu.
Ishallan fitojm me Armenin

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by Admin » Fri, 09 Oct 2015 , 22:01

Nuk kena lojtare me aq kualitet sa me zgjidh ndeshjet, sulmusi mu duk se ka lujt lerg prej mesfushes si edhe ishte dasht me e gjujt porten ma shume....
Kja ndeshje duhet me u harru sa ma pare edhe me Armenine ishalla nuk gabojme.
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by futbollist » Sat, 10 Oct 2015 , 00:48

Mendoj qe e dominume ndeshjen pothujse krejt por mungoi finalizimi. Ne nuk kena hala nji lojtare xhol qe arrin me depertu ne zone me finalizu aksione. Ne sa here qe kena shku ne zonen e tyne nuk kena arrite me kriju asnji depertim. Ato ishin shume ma trupgjate se lojtaret tone kshu qe me topa te gjate nuk kishim shance me depertu ne 16-shen e tyne.
Gjithsesi mendoj qe rezultati nuk i pergjigjet lojes qe tregunen djemt ne fushe. Shpresoj qe ta kene lane mrapa kyt humbje dhe te mendojne maksimalisht per ndeshjen e rradhes. Duhet me dhane tana forcat ne kyt ndeshje qe me u kualifiku direkt.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by Admin » Sat, 10 Oct 2015 , 16:13

Po bi nje postim qe ka ba Jul Deda ne facebook e qe personalisht jam shume dakort:
Rezultati i vertete i ndeshjes Shqiperi-Serbi.
Sot, pas euforise se nje viti por sidomos te njezet diteve te fundit, mund te gjykojme pak me qete.
1. Tifozet. Kam lexuar shume komente qe thonin se tifozeria nuk paskanqene ne nivelin e duhur. Une jam deshmitar se ishte krejt e kunderta. Çfare duhet te benin me shume tifozet, te cilet vinin nga nje dite rraskapitese duke shetitur neper Elbasan nen nje shi te tmerrshem. Imagjinoni 12.000 njerez qe futen ne stadium nga nje hyrje e vetme. Stres, lodhje. Pastaj nuk fitohet ndeshja nga shkallet e stadiumit, por ne fushe.
2. Monedhat. Nuk u lejua qe tifozet te hynin ne stadium me monedha, te cilat ju sekuestruan ne hyrje. Deri ketu ok. Por budallalleku me i madh ishte se ato monedha, pasi i sekuestronin, i hidhnin pertoke. U mbush bulevardi me monedha qe nuk i dihet fati i tyre. Si mund te hidhet pertoke djersa e tjetrit, dhe mbi te gjitha ku perfunduan pas pastrimit te qytetit? Nje gje eshte e sigurte, ai qe i ka marre mund te bleje nje makine te mire me ato monedha.
3. F.SH.F. Nga organizimi i fundit, kuptuam se si federata jone ka nje ç'organizim tejet te organizuar. Sorollatjet budallaqe per te nderruar emrin e nje bilete sepse dikush semuret, ka nje dasem apo nje vaki. Perfundimisht, emrat ne bileta mund te quhet nje mase idiote sigurie, perderisa sa gjysma hyri ne stadium pa treguar karten e identitetit.
4. Politika. Fryrja e tmerrshme qe iu be kesaj situate te thjesht sportive, ishte e pajustifikueshme. Cic-micet e Kryeministrave perkates u reflektuan qartazi ne atmosferen e gjithe ketyre diteve. U duk per nje moment sikur kishim te benim me nje marreveshje te heshtur mes dy shteteve, per te barazuar ate "tmerr" qe ndodhi ne Beograd.
5. Futbolli. Vetem per sport nuk u fol keto dite. Perqendrimi ishte qe te mos ndodh ndonje gje e keqe, nderkohe qe duhet ta na shqetesonte skuadra, loja e saj, e cila do kishte perballe nje ekip qe kushton 7-fish me shume. E kjo nuk na u desh, ose me sakte s'kishim kohe te merreshim me kete. Dhe ja ku jemi sot, rezultati sportiv eshte negativ, ndersa ai politik pozitiv. A nuk ju duket çudi kjo ne nje ndeshje normale futbolli?
Pra, rezultati i vertete i ndeshjes eshte Rama-Vuçiç 3 me 3.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by GOLDIAN » Sat, 10 Oct 2015 , 20:23

une skam ba para ndeshjesh koment e skam pse baj dhe tash
por di qe na i ulen breket ky te pakten a mendimi jem
por ne vazhdojme te jemi te paprekur ne sportin e fryresava
zoti i madh na ka ne dore ne erevan
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Shqiperi-Flliqsini

Post by Ledi1920 » Mon, 12 Oct 2015 , 15:33

Nuk eshte turp te humbases ne futboll. na djeg se na e zhyten serbet por ske cben kshu eshte futbolli.
fajin per mu e kane mediat. Nuk kishin pse i fusnin lojtaret ne gjith ate rysni, jo fitore patjeter jo anej jo knej.

vje pse nukNuk eshte puna se su bo tifozllik. Por mungonin grupet ultra. ndryshe eshte jul deda qe gerthe 15 ore dhe ha 10 minuta fara dhe ndryshe eshte me bo tifo gjith kohes. Psh ne minuten e 80 mua stadiumi mu duk biblioteke te pakten nga televizori.

Gjithsesi urime per kualifikimin historik.
Image

Post Reply