Akademia - Sezoni 2014-2015

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Fri, 17 Oct 2014 , 14:48

U-17 Vllaznia-Dinamo 4-1
U-19 Vllaznia-Dinamo 5-0

Me dy fitore I kanë mbyllur ndeshjet e javës së pestë të kampionateve kombëtare të moshave të Superligës ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë luajtur këtë javë me ekipet respektive të Dinamos dhe ndeshjet janë luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. 17 vjeçarët e drejtuar nga Alban Volumi kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndërsa 19 vjeçarët e Samuel Nikajt kanë fituar me rezultatin 4-1. Takimi I parë ka qenë ai I paratërinjve. Rezultati është zhbllokuar shpejt me anë të Pusit që shënon golin e parë ndërkohë që më pas do shënoheshin edhe katër gola të tjerë, ku dy prej tyre mbajnë firmën e sulmuesit tjetër Hebaj, një prej Dycës dhe I fundit nga Pjerrza. Me fitoren e djeshme, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 7 pikëve duke qenë në mesin e tabelës së renditjes. Edhe në takimin e 19 vjeçarëve nuk ka patur shumë rivalitet. Shkodranët kanë dominuar gjatë gjithë kohës duke shënuar që në minutën e 10-të me anë të Becit dhe më pas Çinari ka dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën do të shënonin edhe dy sulmuesit, Kabuni e Blinishta nga një gol tjetër. Në fund të takimit, Kola për Dinamon do të shënonte golin e nderit por që nuk mjaftoi për asgjë sepse Vllaznia fitoi 4-1. Me këtë fitore, kuqeblutë ngjiten në kuotën e 15 pikëve me 5 fitore në po kaq ndeshje të luajtura dhe me golaverazhin prej 15 golash të shënuardhe vetëm 1 të pësuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Mon, 20 Oct 2014 , 17:39

U-17 Olimpic CF - Vllaznia 1-0
U-19 Olimpic CF - Vllaznia 4-6

Vllaznia U-19 asht ne vend te pare bashke me Shkendine e Tiranes. ekipi U-17 shume dobet, ne vend te 11

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Admin » Wed, 22 Oct 2014 , 18:47

Ekipi i U-17 asht kriju pothujse komplet prej fillimit, kshu qe asht pak normale qe ka probleme, por duhet me pas mbeshtetjen e duhun nga drejtusit e me fillu sesban kthesen.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Mon, 10 Nov 2014 , 21:30

Java 9
U-19 Vllaznia-Tirana 2-1
U-17 Vllaznia-Tirana 1-0

U-19 ne vend te pare me tana fitore (bashke me shkendine)
U-17 avash avash po e merr vedin. Ndodhet ne vend te 6-te, 6 pike larg vendit te pare

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Thu, 04 Dec 2014 , 16:48

Fiton Vllaznia U-17, vetëkënaqësi tek U-19 dhe barazim

Në ndeshjet e djeshme të rradhës për ekipet e Akademisë Vllaznia, është arritur një fitore dhe një barazim. Ndryshe nga sa pritej, barazimin e ka arritur Vllaznia U-19 e cila kishte fituar 11 ndeshje rradhazi dhe dje është ndalur për herë të parë nga Partizani. Ndeshja e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” është ndjekur me interes por tek futbollistët shkodranë mesa duket u vërejtën shenja vetëkënaqësie e për rrjedhojë, ata për asnjë moment nuk dolën në lojën e tyre. Kjo edhe për meritë të Partizanit i cili shënoi shpejt me anë të Jaupajt por për vendasit ka barazuar Kabuni me 11-metërsh pak para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën, megjithë përpjekjet e të dy ekipeve për të shënuar sërish, kjo nuk ka ndodhur dhe në fund është rregjistruar barazimi 1-1. Në ndeshjen tjetër atë të 17 vjeçarëve, ka patur një bollëk golash, plot 7. Vllaznia ka fituar 4-3 ku ka rënë në sy mbi të gjithë sulmuesi Rubin Hebaj i cili ka qenë njeriu i ndeshjes. Ai ka shënuar tre gola, ka dhënë asistin e golit të katërt dhe ka ndihmuar ekipin e tij të arrinte fitoren e rradhës.
U-17
Vllaznia- Partizani 4-3

Vllaznia: Bajri, Rajçeviq (Rahova 60’), Miloti, Erkoçeviç, Kurtaj (Radovani 50’), Çela, Kraja (Mujaxhi 65’), Hebaj, Pusi, Kaçubaj, Dyca (Tula 50’).Tr: A. Volumi.

Partizani: Ziri, Lame, Ngjela, Çela (Qurdedi 47’), Shehi (Qorri 41’), Bajrami, Kallaku (Tabaku 45’), Lala, Hima, Toska (Duka 70’), Vatnika. Tr: N. Çoçlli
Shënues: Hebaj 4’, 30’, 68’, Pjerrza 59’/ Ngjela 2’ (11-m), Bajrami 62’, 77’ (11-m)
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, V. Nikolli (Laç)


U-19
Vllaznia- Partizani 1-1
Vllaznia: Sherri, Rustemaj, Nikaj, Fangaj, Hakaj, Çinari, Bala (Kukaj 81’), Myftia (Vecaj 46’), Dyca (Mehmetaj 86’), Hasani (Blinishta 59’), Kabuni (K. Hoxha 77’). Tr: S. Nikaj
Partizani: Selmani, Lila, A. Hoxha, Sulaj, Arbana, Qilimi, Bardhi (Lika 70’), Tahulla, Hasa (N. Hoxha 80’), Jaupaj (Baulli 89’), Marku (Vllahaj 83’). Tr: G. Tomori
Shënues: Kabuni 42’ (11-m)/ Jaupaj 5’
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, V. Nikolli (Laç
Karton i verdhë: Dyca

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Tue, 14 Apr 2015 , 20:29

U-19 Tirana-Vllaznia 0-1
U-17 Tirana-Vllaznia 2-1

Ekipi U-19 asht ne vend te dyte 2 pike larg Shkendis, kurse u-17 ne vend te katert.
Simas Shkodra Sport ket vit formula asht me playoff

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Akademia - Sezoni 2014-2015

Post by Skodrinon » Wed, 29 Apr 2015 , 14:17

Akademia Vllaznia, një barazim dhe një humbje ndaj Shkëndisë

Akademia Vllaznia ka arritur një barazim dhe një humbje në ndeshjet e kësaj jave, ndaj ekipeve rivale kryesore të saj, atyre të Shkëndisë së Tiranës. 17 vjeçarët kanë qenë ata që kanë barazuar ndërsa 19 vjeçarët shkodranë janë mundur me rezultatin 2-0. Takimet e luajtura në kryeqytet janë zhvilluar me një rivalitet të madh sepse vetë përbërjet e këtyre ekipeve dhe pozicionet e tyre në renditje, e mundësonin këtë gjë. Në ndeshjen e 17 vjeçarët, ka qenë ekipi vendas I Shkëndisë ai që ka shënuar I pari por më pas, me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi Rubin Hebaj ka fituar një 11-metërsh të cilin e ka kthyer vetë në gol. E gjithë ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1. Me këtë pikë të marrë, skuadra e drejtuar nga trajnerët Alban Volumi dhe Nikolin Leka, është ngjitur në kuotën e 51 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në renditje dhe duke qenë Brenda objektivave të saj për të hyrë në zonën e plej- ofit. Ndërkohë në ndeshjen e 19 vjeçarëve, Shkëndia e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka arritur të shënojë dy gola që në pjesën e parë. Në të dytën, Vllaznia është munduar të reagojë, ka krijuar disa raste të pastra shënimi por nuk ia ka dalë dot të shënojë. Përfundimisht 2-0 për Shkëndinë që pas kësaj fitoreje, ngjitet në vendin e parë në renditje. Vllaznia ndërkohë ka zbritur në të dytin megjithatë javët që kanë mbetur do t’I shërbejnë kësaj skuadre për të korigjuar disa gjëra, pikërisht për ndeshjet e plej- ofit ku do të synojë titullin kampion.© shkodrasport.com

Post Reply