Gea Sport merr presidencen e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gea Sport merr presidencen e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 17 Oct 2014 , 14:28

Ky si e filloi po e maron
Tu fol per te tjeret.
Na thuj ca ke ba ti o paljaco, se kta te tjeret i njofim ma mire se ti

Nava: Ku ishin deri tani ish- presidentët? Apo erdhën paratë e stadiumit...

Presidenti ende në detyrë i Vllaznisë Roberto Nava nuk ka mundur të qëndrojë sigurisht pasiv në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Vllaznia. Ai ka reaguar edhe pas një lajmi të publikuar në gazetën "Panorama Sport" ku shkruhej se ish- presidentët e Vllaznisë Agron Çela dhe Valter Fushaj janë shprehur se Bashkia Shkodër ka gabuar që ia dha Vllazninë kompanisë "Gea Sport". Kaq ka mjaftuar që presidenti i kësaj të fundit, në një komunik me gazetën tonë të shprehej: "Pyetja që shtroj unë është shumë e thjeshtë: Ku ishin zoti Fushaj dhe zoti Çela kur Vllazninë s'e donte asnjë? Apo tani që ka një marrëveshje të përbashkët për stadiumin kur do të vijnë miliona, si me magji mblidhen të gjithë për "të ndarë tortën, madje duke harruar edhe z. Isufi me të cilin kanë luftuar prej vitesh. Çfarë trishtimi!". Kjo është deklarata e presidentit të "Gea Sport" Roberto Nava dhe e presidentit ende në fuqi të Vllaznisë qe nuk mungon te reagoje sa here qe i permendet emri.

Post Reply