Vllaznia -Skenderbeu

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Vllaznia -Skenderbeu

Post by Skodrinon » Tue, 01 Oct 2013 , 16:09

Vllaznia - Skenderbeu
Te ejten ne oren 14:00

ARSEN SYKAJ; NDESHJA NDAJ SKËNDERBEUT, NJËRA NGA FINALET TONA

Vllaznia është skuadra që ka pësuar më pak gola në pesë javët e deritanishme të kampionatit. Vetëm dy të tillë. Arsen Sykaj, një nga pjestarët e repartit të mbrojtjes së kësaj skuadre, ndjehet mirë me këtë gjë por nuk ka dëshirë të marrë “elozhe”. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: “Duke qenë pjestar I kësaj skuadre sigurisht që ndjehem mirë me këtë ecuri që kemi patur deri tani. Kemi pësuar vetëm dy gola dhe ky është fakt, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë. Natyrisht që nuk mund t’I marrim meritat vetëm ne mbrojtësit apo dhe portieri. Meritë ka e gjithë skuadra e cila ka luajtur në bllok si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Uroj që të vazhdojmë kështu duke shënuar shumë dhe duke pësuar sa më pak”. Ecuria e këtij futbollisti ka patur ecejaket e veta. Ka filluar karrierën me ekipin e Vllaznisë por duke mos gjetur shumë hapësirë ka luajtur për Tërbunin e Pukës në kategorinë e parë. Për t’u rikthyer sërish në Shkodër ku luan edhe dy sezone të tjera me Vllazninë ndërsa një sezon më parë nuk preferohet shumë nga Shpëtim Duro dhe prandaj lihet I lirë. Lojtari zgjedh Kastriotin për të luajtur ndërkohë që këtë sezon është kthyer sërish në “Loro Boriçi”. Bashkë me të është kthyer po pas dy sezonesh edhe mbrojtjësi malazez Blazho Rajoviç dhe të dy sëbashku ato kanë formuar një dyshe shumë interesante në qendër të mbrojtjes. Vetë Sykaj flet me superlativa për malazezin kur thotë: “E njohim mjaft mirë lojën e njëri- tjetrit edhe ngaqë kemi luajtur para tre sezonesh sëbashku. Të flas unë për vlerat e Rajoviç është e kotë sepse ato duhen por më duhet të them se ndjehem mjaft mirë në krah të tij. Ajo çfarë ne premtojmë është që të bëjmë më të mirën për Vllazninë në çdo ndeshje”. Në të pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Sykaj ka qenë në fushë për 90 minuta duke dhënë më të mirën e tij. Megjithatë vetë ai e ka një “peng” të cilën e thotë vetë: “Ajo çfarë më ka mbetur në mend mua por edhe shokëve të ekipitm është sigurisht ndeshja e parë e kampionatit, ajo që humbëm në Shkodër me Flamurtarin. Nuk ka qenë ndeshje për t’u humbur por përveç kësaj, edhe ne nuk kemi qenë në ditën tonë më të mirë”. Deklarata e tij është e qartë megjithatë më pas gjërat kanë ardhur duke u rregulluar. Te fitoret e arritura dhe barazimi me Lushnjën, e kanë vënë Vllazninë në një pozicion komod në renditje aktualisht. I pyetur se cili është kyçi I suksesit për këtë skuadër deri tani, mbrojtësi Arsen Sykaj do të shprehej: “Kyçi I suksesit është kolektiviteti. Tek Vllaznia ka një harmoni për t’u marrë shembull dhe prej kësaj mendoj se kemi patur edhe këto rezultate deri tani”. Por çfarë ka kaluar deri tani natyrisht që I përket të shkuarës. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Më së shumti në ndeshjen e së enjtes me Skënderbeun. I pyetur në lidhje me këtë ndeshje, Sykaj do të shprehej: “Ndeshjen me Skënderbeun jemi duke e vlerësuar maksimalisht, madje ne e konsiderojmë një finale. Jo një finale të idesë se fitojmë këtë ndeshje dhe gjithçka mbyllet për ne. Vllaznia çdo ndeshje të rradhës e konsideron një finale dhe e tillë është edhe kjo e së enjtes me skuadrën kampione në fuqi. Ne po përgatitemi për ta kaluar me sukses edhe këtë sfidë megjithatë t’ia lëmë fushës më mirë se çfarë do ndodhë”. Entuziasmi në kampin shkodran ekziston megjithatë nganjëherë entuziasmi nuk është gjithçka prandaj duhet pritur deri të enjten.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia -Skenderbeu

Post by Skodrinon » Fri, 04 Oct 2013 , 15:45

Cfare rastesh kena hup dje. Edhe mrojtja ishte mut.
Nuk kena eksperiencen e duhun me dal kampion simjet.
Me kape kupat kishte kene mrekulli.
Ishalla i thrret trunit Bashkia e fillon me da rrogat.

P.S.
Ma bq djale se ai Muzaka nuk ka. Ishalla nuk ba denojne fushen

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Vllaznia -Skenderbeu

Post by Admin » Sun, 06 Oct 2013 , 13:49

Vllaznia ka lujt bajagi mire por duhet me kene ma te sakte para portet si edhe si gjithmone mbrojtja here mas here flen.
Sdq deri tesh une jam i knaqun prej asaj qe Vllaznia asht tu shfaq.
Jam dakort me Skodrinon qe nuk jena per kampion por me kap Europa Lige kishte kene gja shume e mire.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia -Skenderbeu

Post by Skodrinon » Thu, 10 Oct 2013 , 14:43

Komisioni i Disiplinës: Vllaznia dy ndeshje pa tifozë në fushën e saj

Dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj, ekipi I Vllaznisë do t’I luajë në stadiumin “Loro Boriçi” por pa praninë e tifozëve të saj. Ky është vendimi që ka marrë sot Komisioni I Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e tij të rradhës. Në fakt pritej që sjellja e tifozërisë shkodrane në ndeshjen me Skënderbeun, të ishte pjesë e diskutimeve të këtij komisioni. Anëtarët e tij, pasi kanë shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e duhur të ardhur nga gjyqtarët, vëzhguesi dhe delegati I tij kanë vendorur që ta penalizojnë klubin shkodran me zhvillimin e dy ndeshjeve të rradhës pa praninë e tifozëve.

Gjithçka ka ndodhur pas incidentit të krijuar me futbollistin e Skënderbeut Gjergj Muzaka pas shënimit të golit të tretë për skuadrën e tij. Ai në vend që të shkonte e të gëzohej me tifozët korçarë të pranishëm në stadium, ka zgjedhur pjesën ku kanë qenë të vendosur grupimi I tifozëve “Vllaznit Ultras”. Ata kuptohet që kanë reaguar menjëherë pas këtij provokimi dhe për rrjedhojë kanë hedhur në fushën e lojës karrige, shishe dhe sende të tjera të forta. Sigurisht që pritej një dënim por jo prej dy ndeshjesh, përderisa tifozët kanë qenë të provokuar nga veprimi i futbollistit kundërshtar. Megjithatë ky veprim I tifozëve shkodranë është analizuar sot në Komisionin e Disiplinës që ka dhënë vendimin për zhvillimin e dy ndeshjeve të rradhës pa praninë e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi”. Kësisoj Vllaznia do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit pa patur pranë tifozët e saj në takimin e javës së tetë me Kastriotin dhe atë të javës së dhjetë me Bylisin. Një problem më shumë për kuqeblutë që nuk po kalojnë një moment të mirë pas dy humbjeve të fundit të pësuara rradhazi teksa tashmë ata do të luajnë në fushën e tyre pa patur pranë as tifozët e zjarrtë shkodranë.

http://www.shkodrasport.com" onclick="window.open(this.href);return false;

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia -Skenderbeu

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Oct 2013 , 23:44

Si e diskutoni ket ekip per kampion se marr vesht?
APO se u fitune dy ndeshje dhe morme vrull
edhe pa faj sjeni jo se kena koh pa fitu dy ndeshje rresht jena kthy si laci

na presin dit te te veshtira
bashkia me qendren kahe te kunderta te presim................
i perjashtuar

Post Reply