Kukesi-Vllaznia

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Kukesi-Vllaznia

Post by Skodrinon » Fri, 13 Sep 2013 , 14:59

Shtubina: Kukësi s’është tabu, kemi mundësi ta mposhtim

Ndriçim Shtubina është optimist se ekipi i ka mundësitë që të marrë një rezultat pozitiv në takimin e kësaj fundjave në
Kukës. Sipas tij, Vllaznia e ka kaluar atë traumë që pësoi në humbjen e parë të këtij sezoni. Për Shtubinën, e rëndësishme është që ekipi të flasë mirë në fushën e lojës dhe jo jashtë saj, për të arritur një rezultat pozitiv në Kukës. “Mendoj se në aspektin psikologjik ekipi e ka marrë veten pas humbjes me Flamurtarin. Ndërprerja e kampionatit ishte në favorin tonë. Nisur nga kjo, gjendja e grupit në tërësi është e mirë. Tani na duhet më shumë punë e besim në mënyrë që të arrijmë tek më e mira në këtë sfidë. Nuk ka asnjë mëdyshje që asnjë skuadër nuk është e pamundur të kalohet. Prandaj jam i mendimit se edhe Kukësi, pavarësisht asaj paraqitjeje në Europë që na ka kënaqur edhe ne, nuk është i pakalueshëm edhe në fushën e vet”, – ka thënë Shtubina.
Ndeshja - I pyetur nëse do të ishte e kënaqur Vllaznia edhe me një barazim, ai është përgjigjur: “Ne shkojmë për të dhënë më të mirën e mundshme. Rezultati i mbetet fushës, por unë them se në lojë në këtë takim janë të tria rezultatet. Për ne edhe barazimi mund të quhet një rezultat pozitiv. Unë mendoj se më mirë se të flasim jashtë fushe, duhet të flasim si duhet në fushën e lojës dhe të tregojmë se nuk jemi ata të takimit të parë me Flamurtarin. Gjërat kanë ndryshuar, sikundër ju thashë, pasi këto ditë pushimi na ndihmuan shumë që të mendonim për gabimet që bëmë në javën e parë dhe mënyrën se si të rikuperojmë terren”, – ka theksuar lojtari. Përballja me Kukësin ka marrë një rëndësi të veçantë në kampin shkodran. Do luhet si një sezon më parë, po në të njëjtën javë, por me ndryshimin se tanimë jo me një skuadër debutuese, por me një ekip që ka bërë historinë e klubeve shqiptare në Europë. Një sezon më parë gjërat ishin ndryshe, ndërsa shkodranët merrnin një barazim ndaj tyre.
Mesfusha - Pika nevralgjike e një skuadre është mesi i fushës. Pikërisht në këtë repart ku bën pjesë edhe vetë Shtubina, Vllaznia ka gabuar jo pak në takimin e parë me Flamurtarin. Edhe për vetë mesfushorin, fati takimit me kuksianët është i varur direkt nga loja që do të tregojnë mesfushorët e të dyja palëve. Në takimin me Kukësin mesfusha shkodrane do të ketë ndryshime nga një takim më parë. Të konfirmuar janë Hajdari, Shtubina, Tafili dhe Dema, ndërsa pranë formacionit duket se është Kruja dhe jo Bardulla. Megjithatë, në ditët në vijim edhe tekniku Canaj do të vendosë për emrin e pestë të këtij reparti. “Gjithçka varet nga ne mesfushorët. Nëse arrijmë të jemi dominues në këtë sektor të fushës, atëherë edhe rezultati pozitiv nuk do të mungojë. Unë kam besim se këtë herë ne do të arrijmë të tregojmë vlerat tona. Megjithatë një problem është ambientimi me fushën. Pavarësisht se stërvitjet po i zhvillojmë në një fushë të tillë, përsëri kjo mbetet një problem. Shpresojmë të ambientohemi dhe të dalim në lojën tonë”, – ka deklaruar mesfushori Ndriçim Shtubina.
Gocaj, larg formacionit
Olsi Gocaj nuk do të jetë i gatshëm edhe për përballjen e kësaj fundjave me Kukësin. Lojtari ka pësuar përsëri një dëmtim në këmbë, gjë që mësohet se mund ta lërë edhe për dy javë të tjera jashtë formacionit. Ky është një shqetësim për teknikun Canaj, i cili shpresonte shumë në një rikuperim të këtij lojtari në mënyrë që të ishte i gatshëm për takimin e kësaj fundjave. Mosrikuperimi i Gocajt do ta detyrojë Canajn që të shikojë mundësi të tjera për mesin e fushës. Sezonin e shkuar lojtari u aktivizua te Kastrioti i Krujës, ku kishte gati të sigurt një vend si titullar.
Semina, tjetër shqetësim për Canajn
Klodian Semina ka pësuar një bllokim në këmbën e tij të djathtë. Ai mund të mos jetë i gatshëm për takimin e kësaj fundjave me kuksianët. Megjithatë stafi mjekësor ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare për një gjë të tillë. Ai qe programuar për në qendër të mbrojtjes së bashku me Rajoviçin, por dëmtimi mund të bëjë që gjërat të ndryshojnë në këtë sektor të fushës. Megjithatë duhet pritur, pasi stafi mjekësor ka ende shpresë për një rikuperim në kohë të Seminës. Lojtari u rikthye te Vllaznia pas një largimi të çuditshëm që pati në fillim të këtij viti. U fol shumë për përplasjet që pati me ish-presidentin Çela, por tani ai është rikthyer te kuqeblutë.


Burimi: http://www.panorama-sport.com" onclick="window.open(this.href);return false;

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Admin » Fri, 13 Sep 2013 , 22:02

Kja ndeshje asht e veshtire e une jam i knaqun me nji barazim.

Vllanzia p'ritet ta fillojne ndeshjen me kete formacion:

Image
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Skodrinon » Sat, 14 Sep 2013 , 14:23

Sa asht ndeshja

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Skodrinon » Sat, 14 Sep 2013 , 15:14

0-1 gol Bushic ( nuk keka i shpum)

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by ultraskuqeblu1 » Sat, 14 Sep 2013 , 15:18

Skodrinon wrote:0-1 gol Bushic ( nuk keka i shpum)
hahaha ishalla golin kena ku e shofim najkund :P
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Miri » Sat, 14 Sep 2013 , 15:47

kukesi 1-2 Vllaznia bushic 49` krija 74`

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Miri » Sat, 14 Sep 2013 , 15:50

Kukesi 1-3 Vllaznia Bushic 49` Kruja 74`/89`

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Skodrinon » Sat, 14 Sep 2013 , 16:25

Urime per fitoren
Nuk ma merrte mendja se po' fitojme
Po' m'vjen mire per Krujen se è njof familjarisht e asht djale i mire

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Admin » Sat, 14 Sep 2013 , 20:43

Urime per fitoren, te shpresojme qe te vazhdojme kshu.
Ishalla kena ndonji video.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kukesi-Vllaznia

Post by Miri » Wed, 18 Sep 2013 , 12:36

Asht ba keq per vidio qysh me mungesen e Mondit :)
Kur te kesh nja 2 ore kohe mban me dite nga skype :wink:

Post Reply