Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by fpjalmi » Mon, 05 Dec 2011 , 22:09

Nese Vllaznia asht ndershku nga gjygjtaret ne nji pjese se historise se saj , po te shifet kja ndeshja e sotme 90 minuta edhe nji here , atehere do te kuptohej se kja do te ishte kryendeshja e historise se vllaznise qe na kan denu albitrat ma shum ,ose ndoshta kurr nuk mund te kishte ndodh tan historine e futbollit shqiptare qe gjygjtari te kishte favorizu nji skuader ma shum se tomori , ku e bani tomorrin me fitu me zor, tamam nji skandal i futbollit shqiptare .

Mu me erdhi shum keq per tranierin Vata , qe per mendimin tem me keta lojtare te ri qe ka vu , tregon qe asht nji mjeshter i vertete , edhe pse se ka ba kurr rrolin e tranierit , dhe ndoshta jam nxitu kur thashe se tapo shkaterrona kur te vijn Vata, dhe ka ndodh komplet ndryshe, edhe pse me lojtare te ri dhe pa eksperiencen e duhun ,plani i tij pewr skuadren dhe pozicionet , nuk mund ta bajn ma mire asnji tranier tjeter duke pas parasysh lojtaret e rinj qe lozin per heret e para me vllaznine.

Me ka ardh tamam keq per Vaten sepse ka nji tip te qete , dhe nuk me shkote ne mend kurr se do te kundershtonte albitat dhe gjygjtaret njashtu , ku per 90 minuta , skandali i albitrit dhe anesoreve ka ba muuuuuuu.

Un nuk e di ku do jete problemi ne nji situate si kjo , ku gjygjtari dhe anesoret do te ken marr lek ,apo e kan ba nga frika se mund ti ndodhte e njejta gja si ndidhi dje ne laq .

Me ket degjinarim te albitrit dhe 2 anesoreve , mund te tham qe vllaznise ia kan vu synin me e qu ne nji kategori ma poshte

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by Edmond-Cela » Mon, 05 Dec 2011 , 23:49

une nuk kam pa asgja. por nese asht e vertet ashtu si thuani ju. nuk me vjen keq hyc per albitarat sic ndolli ne lac. keto nuk meritojn vetem rrahje por i fut ne biruce per nje kohe te gjat.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by Miri » Tue, 06 Dec 2011 , 19:03

Per gjendjen jo te mire te Vllaznis fajin e ka Hasan Lika :wink:
Nuk kam ba kroniken se asht dhan te dielen pa lujt Vllaznia.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by Skodrinon » Tue, 06 Dec 2011 , 19:15

Problemet qi kena dihen, i kena diskutu edhe heren tjeter. Shume lojtar 19 vjeça, pa golshenusin ma t'mire t'kampionatit, me lojtare jasht roleve te tyne natyrale per shkak te damtimeve te titullarve etj etj. Duhet me nderhy ne janar se asht tu na marr teposhtja e po bahet nei e pabame.

Megjithate dje nuk kena meritu me hup. 2 shtylla e nji arbitrim skandaloz na e kane hek fitoren. Tu pa ndeshjen dje thojsha me vedi HALLALL IA BAFT ZOTI LACJANVE. Ktyne plehna qi tallen me djersen e pasionin e te tjerve duhet me ia shkerdhy ropt ku i kan. Me vjen keq per ata djelmoçat e ri, se dhane shpirtin ne ate fushe baltet e durun shtjelmat e beratasve, e iu shkoi mundi kot se del nji ropqim e i anullon dy gola te rregullt.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Dec 2011 , 02:28

skodrinon ku jane keto dy gola te sigurte qe na paskan hek
du nje analize tenden kur te kesh kohe
jane dy vendime qe dhe jepen dhe sjepen
te ishin ne shkoder te pakten njerin e kishte dhan
po mos ti tejkalojme gjanat e themi qe na u hoqen dy golat te sigurte se kam 100 here qe po shof dhe prap sjam i sigurte e jo ma albitri ne sekonda
mezi prita me pa videon por nuk me duket aq brutale puna
mos harrojme se na kane hange 11 metersha e gola qe jane per libra guiness
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by Skodrinon » Wed, 07 Dec 2011 , 16:21

Duken qarte ne foto qi kan ken gola te rregullt. Perveç ktyne, ma skandaloze jane nderhymjet e veratasve qi jane toleru gjate lojes.
Dy gola jane shume me te anullu. Sidomos kur lun me ekipin e u-19. Se t'kishim ekip e kishim mbyll ndeshjen ne pjese te pare kunder kti Tomorr te marum
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by fpjalmi » Wed, 07 Dec 2011 , 18:38

“Në Kuçovë, të rinjtë mësuan ç’është padrejtësia”

Drejtori teknik i Vllaznisë, Admir Grima ka shprehur nota kritike për gjykimin e ndeshjes ndërmjet Tomorit e Vllaznisë e zhvilluar në Kuçovë. Në emër të skuadrës, por dhe të tijën, Grima ka shprehur haptazi pretendimet e kuqebluve për gjykimin e ndeshjes. Sipas tij, janë dy gola mëse të rregullt të anuluar që janë shënuar nga shkodranët po ashtu dhe një penallti e padhënë.

Nuk është se ishin vetëm dy rastet e golave dhe një penallti e padhënë por gjatë gjithë lojës. Po të shikosh lojën fiktive që është bërë, është skandaloze dhe e padenjë për një Superligë të luhet futboll ashtu dhe mosndëshkimi i lojtarëve të Beratit me kartona.

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... adok=16137

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia

Post by Admin » Thu, 08 Dec 2011 , 13:19

Tek fotoja e pare shifet krejt qarte qe lojtari i Vllaznise nuk kishte si me ken offside se pervec se asht mas lojtarit tone, shifet qarte qe lojtari beratas asht 2 hapa perpara!! Kyt rast nuk kishte se si me e gabu ansori !!

Ne foton e dyte asht pak ma shume i dyshimte e ne foto duket qe aksioni asht i rregullt, por per mendimin tem ishte e veshtire me u pa prej arbitrit sepse hapsina asht shume e vogel me lojtarin beratas.

Skodrinon ndoj video nuk ka kund ??

Ne mbledhjen e djeshme te komisionit te Disiplines, Fshf ka paralajmru ekipin e Beratit per hedhje te topave ne fushe:
3. KF “ Tomorri “ per cenim te mbarevajtjes se ndeshjes mes KF “ Tomorri “- KF “Vllaznia “ lidhur me rifutjen ne loje te topave ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet se ne rast perseritje do te merren denime te parashikuara nga KDS.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply