Cudirat e Superliges

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Sat, 23 Apr 2011 , 18:59

Nuk mund ta cuj kurrsesi nji lajm te zakonshem kyt te meposhtmin, prandja edhe po hapi nji teme te vecante per "lajmet-cudi" nga ma te pabesueshmet qe do meritonin futjen ne Gines.

Kampionati shqiptar nga viti ne vit eshte zhyt ne pazarlleqe nga ma te rendomtat,Ky vit eshte padyshim viti me i erret ne historine e ktij kampionati. Ka pas lenie apo shitje ndeshjesh, alenaca mes 2-3 ekipesh qe jan njofte, por NUK ka ndodh ndonjiher qe nji skuader ta marrin kampionatin duke pas aleat 90% te ekipeve te tjera, kjo do te thote se nuk ekziston ma kampionat, gare sportive apo cfardolloi te jete. Dite per dite mbushen faqet e gazetave sportive me replika te rendomta mes presidentit te Vlores dhe atij te Korces, ma shum nuk ka se cte ofroi i ashtuqujturi kampionati shqiptar.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Sat, 23 Apr 2011 , 19:01

Tërbohet Laçi: Flamurtari na donte jashtë Europe!


Presidenti Pashk Laska vendos skuadrën në “regjim kazerme” dhe kërkon vetëm fitore të hënën
Kurbinasit zbulojnë prapaskenën me “qitje të largët” të vlonjatëve: Ata paguan Tiranën të na mundte, që ta na gjente pa asnjë objektiv në javën e 30 të. :shock: :shock: :shock:
“Flamurtari t’i bëjë mirë llogaritë kësaj here në Laç. Dhe po ia themi drejtpërdrejt, jo sikurse kanë bërë drejtuesit e kuqezinjve të Vlorës, që përmes prapaskenash shumëfishe kanë investuar që skuadra jonë të dilte jashtë pretendimeve për Kupat e Europës.
Sepse kështu, sipas tyre, do të luanim sa për të kaluar radhën ndaj Flamurtarit. Shqipëria është e vogël dhe, sado që marrëveshjet, edhe me shuma parash brenda, mundohen të bëhen nën rrogoz, merren vesh.
Edhe ne jemi informuar për lojën që ka bërë Flamurtari, që Laçi të dilte jashtë objektivave që i kishte vënë vetes. Duke stimuluar financiarisht Tiranën për ndeshjen e javës së 27 të, që të na mundte neve, sepse kështu nuk kishim më shanse për Europën, :shock: :shock: i ka bërë gropën vetes, për ndeshjen e javës së 30 të.
Kur vlonjatët do të vijnë të luajnë në Laç, aty ku i pret vetëm humbja, si sezonin e shkuar. Ta harrojnë rezultatin e fazës së dytë të këtij kampionati, kur fituan 1 0 në Laç, dhe të përgatiten për një nga ndeshjet më të vështira të tyre.”
Kjo ka qenë pak a shumë “besëlidhja” që kanë konkluduar dje të gjithë në kampin kurbinas, lojtarë president staf teknik, në lidhje me ndeshjen e së hënës, ndaj Flamurtarit.
Duke startuar në këtë mënyrë edhe përgatitjet e kurbinasve për këtë ndeshje, e cila konsiderohet nga vendësit “pë jetë a vdekje”, pavarësisht daljes nga objektivat, pjesëmarrjes në Kupat e Europës.
Duke qenë se në këtë dështim të tyrin konstatojnë edhe një “stërkëmbësh” të Flamurtarit, kurbinasit thonë se është momenti për t’ia kthyer “reston” skuadrës vlonjate. Në fushën e lojës, me futboll të pastër, burrëror dhe që synon vetëm fitoren, përtej dhuratave që mund të pretendojë apo hamendësojë ndokush.
Laska: Pa asnjë diskutim, fitore me Flamurtarin
Në këtë linjë të gjërave është pozicionuar edhe presidenti Pashk Laska, i cili ka organizuar dje një mbledhje urgjente me skuadrën, së cilës i ka komunikuar edhe urdhrin: “Me Flamurtarin duhet të fitoni patjetër!” Në funksion të këtij qëllimi, Laska ka dhënë edhe direktivat e tij, të cilat kanë sjellë “regjimin e kazermës” për të tijtë.
Kështu, që nga dita e djeshme, Laçi do të qëndrojë i grumbulluar, i monitoruar rreptësisht nga presidenca kurbinase dhe stafi teknik, në mënyrë që askujt të mos i shkojë mendja për “ta dredhur”.
Pas kësaj mbledhjeje me dyer të mbyllura, Pashk Laska ka pohuar për “Sporti shqiptar”: “U takova me skuadrën dhe stafin drejtues për t’u dhënë mbështetjen time si president në këtë fundkampionati, por edhe për t’u kujtuar disa detyra.
Kampionati nuk ka mbaruar, kështu që skuadra duhet të vijojë të luajë fort, ndershëm dhe me tërë potencialin e vet në katër javët e fundit. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e lojës së askujt, qofshin pretendentë për titull, qofshin skuadra që rrezikojnë mbijetesën.
Ne luajmë për veten tonë, për t’u renditur sa më lart në klasifikim. Askush nuk e ka vënë dorën në zemër për Laçin, përkundrazi, ka ndonjë që ka bërë çka pasur në dorë për të na nxjerrë jashtë luftës për Kupat e Europës.
Megjithatë, kjo s’më intereson shumë, pasi Laçi është mbështetur gjithmonë në forcat e veta. U kërkova lojtarëve që të fitojnë ndeshjen me Flamurtarin, pa asnjë diskutim, sepse kështu i shërbejnë xhepit të tyre, sa i takon marrjes së kësteve të kontratave dhe premiove.
Dhashë urdhër që skuadra të qëndrojë e grumbulluar deri të hënën, kur do të presim në shtëpi vlonjatët, për të evituar kështu çdolloj hallakatje, apo ndërhyrjeje të aktorëve të tjerë, që në këtë fundkampionati i kanë lëvizur dhe po i lëvizin të gjithë gurët për interesin e tyre.
Me Laçin nuk do t’u ecë kjo gjë, ndaj të jenë të sigurt se pikët me ne mund t’i marrin vetëm në fushën e lojës, me futboll të pastër, jo jashtë saj.
Të gjithë të tjerët, që do të tentojnë rrugë ekstra, të cilët janë investuar pas kuintave, që Laçi të dilte jashtë luftës për zonën europiane, do të marrin përgjigjen tonë me futboll burrëror dhe të ndershëm, ashtu siç kemi bërë edhe deri më tani.
Për këtë gjë kemi lidhur besën me lojtarët dhe stafin teknik, gjë e cila do të funksionojë për ndeshjen e radhës, me Flamurtarin.”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Cudirat e Superliges

Post by Skodrinon » Mon, 25 Apr 2011 , 14:36

Jam dakort me hapjen qi i ke ba temes. Mendova se nuk bihet ma poshte se vjet me 12 a 13 ndeshjet rresht qi la Dinamo kampione e Shqipnise, por ket vit e arritme fundin e kena fillu me germu. Vllaznia e Tirana jane me lopata n'dore....
Nuk besoj veç ket qi thote ky "Presidenti boom boom". As me Valterin qi tha se Laci ka pagu Tiranen me lujt fort me ne. Jo se nuk ndodhin kto gjana, por se Tirana ka lujt pa pase nevoje me e pagu kush se nuk e ka t'sigurte Evropen. Finales nuk i dihet kurre. Mandej Laci t'fitote me ne na u afrote 1 pike distance

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Cudirat e Superliges

Post by Skodrinon » Mon, 25 Apr 2011 , 15:07

Qe ça thote zedhensi i Valterit, Gjergj Kola

Kampionati për Vllazninë mbaron sot
http://www.sportishqiptar.com.al/kampio ... baron-sot/

Edhe lojtarët duket se kanë një dëshirë të madhe “për ta hequr qafe” edhe këtë detyrë që u ka mbetur pa bërë.

Për të filluar të mendojnë pastaj për tri ndeshjet e fundit të kampionatit, në të cilat përgjithësisht u duhet të presin se çfarë do t’u thonë.

Ideja është që Vllaznia do të luajë ndershmërisht deri në fund të sezonit, por në fund të fundit, kujt i vlen kjo gjë, kur në këtë kampionat nuk ka ndershmëri? Duke qenë kështu, pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Kampionati i Vllaznisë mbaron pikërisht sot në “Loro Boriçi”.


Lojtaret presin -thote- me ju komuniku a duhet me lujt ndershmnisht apo me i lan ndeshjet. Ideja asht me lujt po nuk vlen fort. Kulmi!!! E thone haptas. Kuj i vlene me lujt thote. Nuk pysin as per tifoza as per kurgja. Teoria e "tane t'pandershem kerkush i pandershem". Kur shesin bethen tane po e shite edhe ti nuk quhesh bethar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Cudirat e Superliges

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Apr 2011 , 15:26

po pse si bahen ndryshe milionat e vilat e makinat luksoze ne shqiperi
ma shume audi e mercedeza te tipit te fundit kane futbollistat e superliges se keto te bundesliges austriake
hallall ju qofte se gjithe po organizphen e forcohen ne po shkojme te poshte lum e lum jena ne 50 me te mirat e botes pffffffff
te marrin shembull nga montenegro keto plehat
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Cudirat e Superliges

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Apr 2011 , 15:27

http://www.sportishqiptar.com.al/ballsh ... rbeve-blu/

ku*** platini ti kthejne syte se u ba nami ketej
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Mon, 25 Apr 2011 , 22:07

Ai shkrimi i Gjergjit asht krejt ashiqare...mor vllazen qi jeni jashte, ka ndryshu shume mentaliteti nshqipni kto 4-5 vitete e fundit: bahen pislleqet ashiqare krejt, e nuk i ban kujt ma pershtypje hic, njrezit qyrin vec si me xjerr perfitimin e tyne prej cdo gjaje.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Cudirat e Superliges

Post by GOLDIAN » Tue, 26 Apr 2011 , 17:37

i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Cudirat e Superliges

Post by fpjalmi » Tue, 26 Apr 2011 , 22:48


me ken federata e mire ,i jep 3 pikeshin flamurtarit.

keta jan gjana qe ne europe mund te denojn skuadren duke i hek dhe pike

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Apr 2011 , 23:06

si ka mundsi qi arbitri se ka mbyll ndeshjen ??!!! Ku ka vend tbotes qi portieri goditet e vazhdon ndeshja :shock: :shock:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Apr 2011 , 23:17

+

Dëmtohet autobusi i Flamurtarit

Tifozët e Laçit janë treguar të dhunshëm jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe pas saj. Ata kanë goditur me sende të forta autobusin e Flamurtarit, duke i thyer xhamat pranë shoferit dhe në derën ku futen futbollistët.
Drejtuesit e ekipit vendës kanë ofruar një autobus tjetër për udhëtimin drejt Vlorës, por ata të Flamurtarit nuk kanë pranuar. Me të njëjtin autobus pjesëtarët e ekipit kuqezi janë kthyer në Vlorë.
Tifozët, sende të forta drejt pankinës vlonjate
Pavarësisht arritjes së objektivit, moslejimin e fitores së Flamurtarit, tifozët vendës, madje edhe ata që ndodheshin në tribunën “VIP”, janë treguar tepër armiqësorë me pankinën e Flamurtarit.
Në përfundim të ndeshjes ka pasur shumë tension, madje nuk janë kursyer sendet e forta që vinin nga tribuna në drejtim pankinës së Flamurtarit.

Xhafaj: Shyqyr që dolëm gjallë

I dhunuar psikologjikisht ka qenë edhe sulmuesi i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, i cili pas ndeshjes ka deklaruar: “Shyqyr që dolëm gjallë nga ajo ndeshja. Vetëm përqendrim s’mund të kishte në atë ndeshje pas gjithë asaj që ndodhi.
Kur kërcënohemi ashtu, nuk mundesh dot të luash futboll. Kjo na ndodhi sërish neve, nuk di ç’të them më shumë, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë të luajmë futboll.”

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Cudirat e Superliges

Post by Edmond-Cela » Tue, 26 Apr 2011 , 23:39

nuk e ka fajin Duka me fushajn zeqon e shokt e tjer. por e kemi fajin ne si popull,.. ku jan ato lojtar e viteve 70-80-90. media sportive, fitozat e vertet. pse keto njerz nuk reagojn, apo presin do nje gja nga qelli
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Cudirat e Superliges

Post by Skodrinon » Wed, 27 Apr 2011 , 00:46

po shulkun tu i ra nji lojtarit te tiranes a e keni pa?
asht me e myt ropt. shefi i fese sams a ca asht. kuku per federate.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Cudirat e Superliges

Post by fpjalmi » Wed, 27 Apr 2011 , 23:36

shulkun me duket se e kan denu

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Cudirat e Superliges

Post by Man in Redblue » Tue, 31 May 2011 , 19:13

Tragjikomikja e kampionatit shqiptar të futbollit...

nga Ramadan BIGZA

Kampionati ynë ka treguar se nuk prodhon vetëm futboll, nuk prodhon vetëm gola, sigurisht ka kohë që nuk prodhon as spektakël dhe emocione.Vendin e këtyre gjërave më të domosdoshme për futbollin e kanë zënë të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me karakteristikat më të vyera të kësaj loje të bukur. Ndaj është braktisur nga njerëzit e tij më të dashur, sportdashësit. Stadiumet bosh janë treguesi më i qartë i kësaj që po themi. Por as kjo nuk mjafton. Futbolli shqiptar është përçudnuar aq shumë, sa me të kanë nisur të luajnë edhe ata që e drejtojnë, duke fyer kësisoj vetë këtë sport të bukur, dikur mjaft të dashur, emocionues e mbresëlënës për shqiptarët. Futbolli pra, nga gëzim, është kthyer në dhimbje.
Klubi i “Ministrisë së Financave”: Deri tani kemi njohur dy klube të fuqishme, që për vite të tëra, falë statusit të tyre, si përfaqësues të Ministrisë Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, kanë domuninuar jetën futbollistike të vendit. Partizani dhe Dinamo kanë qenë klubet, ku historinë e tyre e kanë shkruar futbollistët më të mirë të rretheve. Ato ishin superfuqia e kampionateve tona kombëtare. Po të luaje për ngjyrat e tyre, edhe biografia të rregullohej. Domethënia e kësaj që po them reflektohet tej ajo thënie e humoristit të njohur shkodran, Shtjefën Palushi, “Dinamo është monument kulture, që mbrohet nga shteti”. Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se pas 20 vitesh, kur këto dy superfuqi kanë mbetur vetëm si ikona të së shkuarës, si një kopje e skuadrave simotra të bllokut të lindjes, do të lindtte një skuadër e re, në vartësi të një dikasteri. Atë na e zbulon një argjentinas, ish-trajneri i Dinamos, Luis Manuel Blanko, teksa në një intervisttë të tij të ditëve të fundit, thotë: ”Skënderbeu ishte klubi në pronësi të Ministrisë së Financave”. Ky konkluzion i tij nuk është një lajthitje, as një shaka, por një realitet, që ai e ka përjetuar vetë, teksa ka qenë protagonist i një ngjarjeje të paharruar për të. “Kishim rivale skuadrën e Ministrisë së Financave dhe presidenti i klubit tim më kërkoi që unë të lija ndeshjen, pra të humbnim. I thashë “jo”, nuk e bëj këtë, dhe u largova”, - tregon Blanko. Kjo ngjarje nuk mund të të mos kujtojë shumë ngjarje të kohës së monizmit, kur drejtues të Ministrisë së Brendshme e të Mbrojtjes ishin të plotfuqishëm në një kampionat, që mbijetonte falë shpirtit të garës së futbollistëve dhe të një niveli të mirë të specialistëve të asaj kohe. Ata i kishin duart e lira për të marrë në gjirin e skuadrave të tyre futbollistët më të mirë të klubeve shqiptare, herë për t’i veshur ushtarakë e herë për t’i rregulluar me punë. Dhe për këtë shembujt janë të shumtë.
Presidenti kundër vetes: Kampioni ynë i futbollit sigurisht nuk është një prodhim i dobët i specailistëve shqiptarë. Më shumë se kaq, ai nuk ka arritur të ngrihet në nivelin që kërkon koha, për arsye se në shumicën e rasteve është mbizotëruar nga drejtues të dobët, edhe pa lidhje me futbollin, që janë vënë në krye të klubeve të ndryshme për interesa private. Rastin më domethënës na e sjell sërish trajneri argjentinas, kur thotë. “Presidenti im, në një rast bleu arbitrat dhe hapi fjalë se do të na ndihmonin. Në fakt, ne humbëm 2-1 me dy penallti kundër. Më pas mora vesh se pas kësaj fshiheshin bastet dhe se presidenti ynë kishte luajtur kundër nesh, sepse e dinte që do të humbnim,” – ka thënë Blanko, ndër të tjera. Ky është kulmi dhe fakti më skandaloz i dëgjuar ndonjëherë. Sepse është e paimagjinueshme, që një drejtues i një skuadre të vërë bast për të humbur. Janë pikërisht këta njerëz të rastësishëm, që po i bëjnë dëm futbollit tonë. Kjo tregon se disa presidentë, edhe ato para që hedhin, mesa duket nuk i kanë të tyret.
Korruspioni ka dalë sheshit: Ka kohë që flitet se kampionati ynë i futbollit ka rënë pre e korrupsionit. Shitblerjet e ndeshjeve tashmë janë kthyer në një traditë, që përsëritet çdo vit. Fjalët që u përhapën se Dinamo ia ka lënë ndeshjen Skënderbeut rezultuan të vërteta. Vetë ish-trajneri argjentinas i bluve e pohon një gjë të tillë: ”Në pushim të ndeshjes, presidenti i skuadrës sime hyri në dhomat e zhveshjes bashkë me përkthyesin tim dhe më tha se ministri i financave e kishte kërcënuar: Nëse më shkatërroni festën, unë do t’u shkatërroj juve! Më kërkoi që, kur të kthehesha në pjesën e dytë, skuadra jonë duhej të humbiste. Nuk po u besoja syve. Ishte e tmerrshme. I thashë presidentit: Shko dhe fol ti me lojtarët. Thuajua ti që ta lënë ndeshjen. Unë nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi të lënë një ndeshje dhe nuk do ta bëj as sot. Pjesa e parë mbaroi 0-0. Më pas, Dinamo kaloi në avantazh 1-0, Skënderbeu përmbysi 3-1 dhe në fund shënoi Bakaj, duke bërë që takimi të mbyllej 3-2.” Nuk dihet nëse në këtë zgjidhje kanë hyrë në lojë paratë, por gjithsesi kemi të bëjmë me një rast flagrant, ku ndërthurja e interesave ka ndikuar në tjetërsimin e qëllimshëm të rezultatit. Kjo tregon se kampionati ynë ende vazhdon të vuajë nga sindroma “qeveri”. Nuk ka asnjë arsye që një president futbolli të trembet nga një ministër. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai e ka ndërtuar veprimtarinë e tij jo në bazë të rregullit ligjor.

Post Reply