Bejta per Vllaznine

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Bejta per Vllaznine

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:31

Ketu mundena me postu bejta apo poezi per Vllaznise e per tifozat e Vllaznise.
Last edited by Admin on Thu, 26 Oct 2006 , 16:09, edited 3 times in total.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 02:43

jena ekipi ma i vjeter ne shqipni
mos e harro kete gja o president djale zotni
da blemje bane e shume premtove
po ato filmat nuk i harrove
tifon e shkodres kush se ka
por jeni ju qe sna leni nje ndeshje normale me pa
shume ndeshje po shitni
e mandej shume tifoza ne stadium pritni
futbollistat dalin ne stervitje me raste
se mendjen e kane me vu baste
keshtu jo sdalim kampion
se dhe qejfi na mungon
20 mije vete mbushe dikur stadiumi
sot i shkrete e mor lumi
ne e dona ne krye vllaznine me e pa
e jo ne mes te tabeles qe spo din me ju nda
hajt ishalla sot fillon kthesa
te lehen bastet e shtrengohet besa
jena ekip me emer ne shqipni
dona me ken ne krye deri per vit te ri
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:50

Ty t'lumg goja more Goldian
se ke shkru ti fjal me vend
qe presidenca te marre mend
te punojne aja ma mir
e mas t'rrijn tu ba sehir
se asht marre me i than kujt
qe shkumbini me na mujt.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 03:02

ty tlumt goja naqe ADMIN
qe keto gjana mire po i din
diskutojme e bajme debat
dhe te keqin e nxajme mat
keto pike qe kena marre per vllaznine jane shume pak
vec na tifozat bana merak
se vllaznine e kena ne gjak
ka ardh koha mas me urrejt ma
se 9 tiransa ne loro borici si mujtme pra
e kot sthojne ka dhe ma keq
vjen peqini e ti rras tre si per dreq
por na stutna se jena shkodran
historia pas na ngan
kena qef me pa vllaznine kampion
e kjo gja shume po na mundon
tuk asht tre itash sahati
une dhe admini shkrujme per vllaznine se sna nxe krevati
nje pytje kisha per ty miku jem admin por pa koment
a thu asht kaq i shqetesume si na i nderumi president??
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 03:09

Hahahaha maj naqe

Un ty sjam tu tu pergjigj
ja se jam tu pas frik
se presidenti asht n'gjum me rik
un pare t'thash edhe naten
ti po me ban me pergatit kafen
e me ndej un deri von
der sa t'cohet presidentit jon
qe t'ja pasojme ne atij marakun
po hajt se Vllaznia ka me ja marr hakun

Ika tesh naqe se boll shkruva "marrina" :) :lol:


Naten naqe se nigjohena neser :)
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Oct 2006 , 02:38

poezi jena tu shkru
nanes vllazni tu ja dediku
ne kruje per fitore jena nis
asht betu presidenti per ideal te partis
ca ne ju than more shoket e mi
3-1 e kam parashiku se fiton kjo vllazni
goldiani asht njish ne parashikime
admini dhe vllaznia1919 njisha me femnat ne takime
spo kam gjum e per vllaznine po mendoj
thash dy rreshta ti shkruj spo pertoj
une krujen shume here e kam pa
po per futboll zanin sja kam ndi hala
presidenti 9 pike ka kerku
e lojtaret ne dacin leke deshiren duhet me ja plotesu
ca me ju than une i shkreti ma
humbja ne kruje kish kene hata
ora asht tre e asht nate
une rri ne forum tu gri sallate
ju futbollista a pa me degjoni
pse forumin tone se frekuentoni
hajdeni e bani hajgare
sa rrini tane diten tu pi kafe e cigare
president sinanin a fortuzin ke kuqeblu pa na vesh
apo ke hallin se ste ka mbet per ta asnji tesh
hajde burre mas na lodh kot
na e thuj ca te thanen ata dy ne telefon sot
e une i shkreti lodhu kot me ty
ti edhe kur flet ne televizor kameren se shef ne sy
hajde ma se kampiona do jemi
per sa kohe futbollistat te demtuar ti kemi
me pas frike me kastriotin
asht me ja vu vllaznise barotin
une kam siguri edhe besim
se ne kruje futbollistat ta po e hane nje dreke ne kthim
admin me me fal se e kam tepru
ishalla neser skam nej gjobe me pagu
ishtu me erdhi e ishtu shkruva
e di se sqetllat pak ju rruva
rrofte vllaznia me gjithe ca ka
e mbylla se spo jua caj ..... ma
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 Oct 2006 , 13:26

Hahahahahaha.I madh naqe.Te lumte.Edhe nuk e ke tepru hiq dhe as na kena dhane bezdi.
Nji gja te vogel,Un jam djal i urte e nuk merrem me asi punsh. :oops:
Pyt Adminin per ket pune. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 13 Oct 2006 , 16:00

vllaznia1919 wrote:Hahahahahaha.I madh naqe.Te lumte.Edhe nuk e ke tepru hiq dhe as na kena dhane bezdi.
Nji gja te vogel,Un jam djal i urte e nuk merrem me asi punsh. :oops:
Pyt Adminin per ket pune. :lol:
Hhhahaah Goldian,

njish je per poezi
e ke hak nji got raki,
mu me fmena mas me perzi
se m'shkon mendja direkt me pi. :lol:
ti shum mire ke shkru
e bukur rreshtat i ke rreshtu
ishalla vllaznia na nderon
e ne Kruje del kampion.
shum mire presidenca pretedon
e tifozat po shpresojne
qe nje fitore e bukur te vijne
per gra burra djem e t'rinj
pse mas me than per tan Shqipni.
Ishalla kthesa po vjen
e Vllaznia po na kercen
ne vend trete e kshu me rralle
deri sa t'shkojne ne vend te pare.
T'marrshe t'keqen moj Vllazni
na ndero ne tan Shqipni.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 14 Oct 2006 , 13:59

Dmth ma le bet... mu at muhabetin admin? :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 14 Oct 2006 , 18:01

po e shkruj kete poezi edhe falje po kerkoj
jam shkodran kyt tan jeten se mohoj
po per a kohe te kena legena drejtuesa
une vllaznine ma se shikoj
ne forum tanve ju falenderoj
edhe admini per kete mundesi qe na krijoj
ju tham me falni per ato kritika
se e di se ju jau merzita
shume nervoz itash jam
e ma sdi ca tju tham
me me fal e ma bani hallall
se ma sbaj kritik e skam ma me ju merzit
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Oct 2006 , 14:36

Naqe merzi per ne do te ishte ne kjofte se ti nuk shkrun. :wink:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 16 Oct 2006 , 14:43

vllaznia1919 wrote:Naqe merzi per ne do te ishte ne kjofte se ti nuk shkrun. :wink:
:wink: Bashkohem me fjalen e Vllaznia1919.

Ikja teme per Vllaznine asht kriju
qe aja me na nderu
por aja shum pa na zhgenjen
e hic hajr aja spo ben.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Oct 2006 , 18:24

Naqe nuk e kam dite qe paske edhe dell poetit. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 17 Oct 2006 , 14:17

vllaznia1919 wrote:Naqe nuk e kam dite qe paske edhe dell poetit. :lol: :lol: :lol: :lol:

Hhahahah naqe :lol:
Pa ku ka shkodran qe nuk din me nxjerr bejta ... :wink: :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 19 Oct 2006 , 21:44

prap forumit une ju ktheva
besen qe dhash une e theva
e di se mu burr ma sme thoni
pa me shani e bani ca te doni
prita te merkuren thash spo shkruaj
se kot mas jam une terslleku juj
meqa pash skekam ters
pa keta tonet keto rezultate i kane ba ves
keto dite vllaznine se harrova
me gjet shkaktaret boll umundova
e ma ne fund qellimit ja arrita
shifni vllazen se ne drite ca qita

ti vllazni faj nuk ke
te betohem e te baj be
valter burre zotni e inderumi president
goldiani po ta ban fajin evident
po ta tham shume me sinqeritet
ky forumi jone ka fajin e vet
pse po thu
prit se jam tu ta shpjegu

goldiani si i dit per dite
ne forum ta ban ka nji kritik
e si ka vllaznia rezultat
kur une ne forum te shaj e ta baj skuadren gjak
mandej ti i gja spa e din
se forumi keka admin
djale i mire e zotni
po fajtor pse rezultate ska kjo vllazni
ne cdo postim qe admini ban
thet vllaznia ta po fitan
admin tash a kupton se
vllaznia prej postimeve tuja spo fiton :lol:
naqe vllaznia1919 ma shume se tan postime ka
po harran se vllaznine pa pike na e la
pse thoni ju pritni po ju shpjegoj
per ju nuk pertoj
sa here postimet qe naqe vllaznia shkrun
sot thet jam i sigurte se fitum
e pra president ti faj ske
se ketu ne forum
na per vllaznine bajme be
futbollisti ne norvegji
kujtohet me shkru per kete vllazni
ti vlla shkruj mire ban
po vllaznine ti na e harxhan
e din ti mire vllai jem
se kur poston vllaznine pa energji per loje len
edhe forri ne tirane me
postime ai te than
po ti vlla ma kujdes
se vllaznia me president u fut ne kthes
eshume rreziku po i vjen vllaznise nga ky forum
ma mire se tan e din redbluboys qe shkon ne stadium
si tja bajme o president i vllaznise
me keta shoket e forumit te miqesise
po mendoj e zgjidhje spo di
po filloj me gabime dhe bledi anetari ma i ri
nje gabim vllai jem bani si fillim
se vllaznise fitoren me vloren e bani vertetim
e pra keshtu jena tane na ne forum
o president o njeri i nderum
ti lojtareve gjoba mas ju ven
se fajtor ke tjeter ken
mos me thuj se ste ndihmova
fajtoret per rezultatet e vllaznise
nji nga nji ti rreshtova
po te pershendes se e kam ves
dhe po te tham o i nderumi president lene vllaznine para se une te vdes

besoj se keta ne forum keta vargje i kuptune
pse keto ndeshjet e fundit vllaznia si ka te fitume
jena ne pra fajtore me postime
se e lodhim vllaznine me shume mendime
vazhdoni o vellazen merrnu me pune tuja
se vllaznine e ka marre uja
ju uroj tanve shnet e mireqenie e pasuri
se edhe kete vit "superskuader" e kena kete vllazni
i perjashtuar

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Thu, 19 Oct 2006 , 22:20

e di qe sma merrni per keq por kam nje keshille
tema ka lidhje me kanget dhe brohoritjet per vllaznine dhe nesedikush e shikon kete teme ma merr mendja qe kujton se ça jan kto kange :wink:

nrrojani titullin temes ose qojeni te temat e lira . :arrow:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 19 Oct 2006 , 23:21

redbluboys wrote:e di qe sma merrni per keq por kam nje keshille
tema ka lidhje me kanget dhe brohoritjet per vllaznine dhe nesedikush e shikon kete teme ma merr mendja qe kujton se ça jan kto kange :wink:

nrrojani titullin temes ose qojeni te temat e lira . :arrow:
redbluboys drejt ke
fajin e kam vetem une se e kam prish temen
admini te bajne ca te dojne me temen se ke hsume te drejte
pershendetje
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 20 Oct 2006 , 04:33

redbluboys wrote:e di qe sma merrni per keq por kam nje keshille
tema ka lidhje me kanget dhe brohoritjet per vllaznine dhe nesedikush e shikon kete teme ma merr mendja qe kujton se ça jan kto kange :wink:

nrrojani titullin temes ose qojeni te temat e lira . :arrow:
Tytjeta jote naqe, ne fakt ke plotsisht te drejte, por ti qe shkon ne stadium duhet me na shkru ktu se ca knohet ne stadium per Vllaznine apo per skuadrat kundershtare te Vllaznise.

Temen do e rregulloj sa ma pare. :wink:

Goldian te lumt dora per shkrimin.
Ke te drejte per ata qe shkrun.
Edhe une shume here tham me vedi, pa pse hupi kohe te cmuar t'u marr me kete faqe, pse nuk lexoj ifije ma shume prej msimeve te shumta universitare qe kam, pse nuk pushoj pak, pse harxhoj leke per mirmbajtjen e ksaj faqeje, po pse stresohem kaq shume kur marr vesht rezultatet negative te Vllaznise, etj etj, etj. Ne fakt ka shume faktor per te cilin une e ju te gjithe qe e frekuentoni kete faqe interneti, mund te heqim dore, por si shkodran dhe tifoze te zjarrte e kemi ne gjak Vllaznine, me te mirat e me te kqijat e saja, mos te harrojme se Vllaznia nuk asht presidenti i sotem, apo ai i nesermi, nuk eshte tranjeri i sotem apa tranjeri i neserm apo edhe ai i djeshmi, Vllaznia nuk asht kontigjenti i lojtareve te sotem, VLLAZNIA asht dicka ma shume, asht vete SHKODRA qyteti jone i dashtun, Vllaznia asht gzimi i atij shkodrani a tifoze qe ska buk me hanger po ashtu sic asht edhe i atij qe ka pallate e lokale luksoze.
Vllaznia rrjedh ne venat tone asht pjese e jona, e kshu do te jete gjithmone....

Me me fal per tane kta fjal boshe e pa kuptim, por edhe ora ban te veten:) :wink:

Naten e mire e mire te tanve.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Oct 2006 , 13:32

He ma redbluboy rrin e na run ti ne a?Pret sa te bahet nej gabim e ja fut i koment. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Munesh me shkru edhe ma shpesh nuk te bertasim na ja.Hahhahahaah
Ciao Naqe!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 20 Oct 2006 , 14:24

shoke sma merrni per keq ju tek poezia e fundit qe kam permend emnat tuj se une e bana me ironi kete pune
qe fajtor per rezultatet e vllaznise jena na anetaeret e forumit
se fajit spo i del kush per zot e na mbeti ne ne dore.
pershendetje
i perjashtuar

Post Reply