Superliga 2009-10, asnjë gjyqtar shkodran

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Superliga 2009-10, asnjë gjyqtar shkodran

Post by Skodrinon » Sun, 30 Aug 2009 , 16:56

Absurde! Superliga 2009-10, asnjë gjyqtar shkodran

Javën e shkuar Komiteti Ekzekutiv i FSHFsë në mbledhjen e tij të fundit para fillimit të sezonit të ri futbollistik ka përcaktuar edhe top-listën e gjyqtarëve që do drejtojnë ndeshjet e sivjetme të Superligës. Janë 10 gjyqtarët e përzgjedhur si më të mirët ndërkohë që janë edhe dy të tjerë të cilët për momentin nuk kanë kapur normat por sapo ti arrijnë ato, do zëvendësojnë dy të fundit e listës dhe që janë emra të rinj.

Nëse nuk e keni ende të qartë se cilët janë emrat e atyre që do drejtojnë kampionatin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar për sezonin 2009-10, po jua kujtojmë edhe një herë: Sokol Jareci, Albano Janku, Lorenc Jemini, Ervis Peza, Bardhyl Pashaj, Kridens Meta, Aranit Lulaj, Remzi Sadiku, etj. Gjithsej bëhen 12 (bashkë me Çekajn dhe Hoxhën). Nga ato asnjëri nuk është nga Shkodra. Absurde! Qyteti që ka luajtur i pari këtë lojë, qyteti që ka patur një traditë të shkëlqyer në fushën e gjykimit, sot nuk ka asnjë arbitër në Superligë.

Po faji, i kujt është? Pikësëpari, i vetë shkodranëve që duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim. Së dyti, i Federatës dhe sektorit përkatës të gjykimeve. Duke analizuar pikën e parë, është e pakuptueshme sesi Pajtim Lapi për të disatën herë nuk merr normat. Shpresat më të mëdha kanë qenë të ai duke u nisur edhe nga fjalët e kryetarit të kolegjiumit të Shkodrës, Mhill Shkëmbi se “Lapi ka parametrat më të mira në Shqipëri si gjyqtar”. Por nga ana tjetër, edhe Agron Kastrati, gjyqtari tjetër kryesor nga qyteti ynë, duket se kënaqet me pak duke pranuar gjykimet vetëm në kategorinë e parë dhe atë të dytë. Kjo sa i takon pikës së parë të arsyetimit të logjikës se pse nuk ka arbitra shkodranë në Superligë edhe në sezonin 2009-10.

Duke iu referuar pikës së dytë, asaj të përgjegjësisë së Federatës dhe sektorit të gjykimeve, sigurisht që ata kanë shumë faje. Prej vitesh arbitrat shkodranë nuk shikohen me sy të mirë. Ky është realiteti. U duk se gjërat do ndryshonin sezonin e shkuar teksa shefi i arbitrave Plarent Kotherja vendosi “t’i japë” dorën Melis Dervishit. Për
këtë arsye, në fund të sezonit që shkoi, ky gjyqtar i ri u dërgua për specializim edhe në itali. Ndërkohë në një prononcim për mediat në dhjetor 2008, shef Kotherja do të shprehej: “Do të aktivizojmë gjyqtarë të rinj e me perspektivë si Melis Dervishi, Laver Alla, Labion Mustafaraj, Enea Jorgji etj”. Në fakt nga i pari në këtë listë, shkodrani Dervishi nuk u përfshi fare në emrat e top-listës për sezonin 2009-10. E çuditshme kjo që ndodh por ky është realiteti. Dhe jo vetëm me kryesorët. Kjo gjë u konstatua edhe me gjyqtarët anësorë. Mjafton të shohësh statistikat e javës së parë të kampionatit dhe do bindesh për këtë. Në 6 ndeshjet e luajtura dhe 24 gjyqtarët e pranishëm në to, nuk ka qenë asnjëri shkodran! Vërtetë absurd dhe i pashpjegueshëm ky fakt.

Një sezon më parë, vetëm një ndeshje për shkodranët
Edhe një sezonin e kaluar thuajse e njëjta gjë. Në 198 ndeshjet e kampionatit të vjetshëm, vetëm njëra
prej tyre është drejtuar nga një arbitër i kolegjiumit të Shkodrës. Pikërisht nga gjyqtari Pajtim Lapi. Vetëm kaq.
Asnjë tjetër. E pafalshme për një kolegjium të tërë i cili mburret se ka në përbërje të tij mbi 20 veta!? E pafalshme për FSHF-në që nuk merr përsipër t’i mbështesë drejtuesit e këtij kolegjiumi për nxjerrjen e arbitarve të rinj
cilësorë.

Kolegjiumi kërkon përkrahjen e mediave
Ankohen, të paktën kështu thonë, por askush nuk ua vë veshin. Drejtuesit e kolegjiumit të Shkodrës sigurisht që
janë të shqetësuar nga një situatë e tillë. Asnjë arbitër i tij në Superligë, është e pafalshme. Kryetari Shkëmbi mendon se në kolegjium ka arbitra të mirë por është faji i Federatës që nuk i promovon. Gjyqtarët kanë edhe
fajet e veta sepse nuk i kushtojnë aspak rëndësi përgatitjes fizike për rrjedhojë, problemi mbetet marrja e
normave.

vllaznimi sportiv

Post Reply