Disiplina pezullon 5 ish-futbollistë të Apolonisë
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në FSHF, pasi ka marrë në shqyrtim çështjet e servirura nga sektori i garave, ka marrë edhe vendimet përkatëse. Ky komision ka marrë një masë ekstreme për 5 ish?lojtarët e Apolonisë, Edi Martini, Ilir Dibra, Altin Xhahysa, Taulant Çerçizaj dhe Endri Kadillari. Këta lojtarë nuk kanë respektuar kontratat me klubin "Apolonia", e cila ka bërë një ankesë për këtë çështje. Kështu, komisioni i disiplinës ka vendosur të pezullojë nga futbolli këta 5 futbollistë nga të gjitha aktivitetet sportive. Komisioni i disiplinës ka gjobitur me 20.000 lekë edhe Bekim Kulin për sjelljet në ndeshjen Partizani?Lushnja. Me nga 5000 lekë janë gjobitur futbollistët Gentian Bylykbashi dhe Klodian Dervishi. Për sa i përket futbollistit të Egnatias, Resuli, ai është lënë i lirë nga komisioni i disiplinës, pasi ky lojatar nuk është paguar nga klubi rrogozhinas.
Lajme nga Kategoria e Pare
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Bubeqi, përforcimi i radhës për Besën
Afrimeve të fundit te Besa, si ato të Yzeirit, Novit, Likës, Harushës, etj., u është shtuar edhe një emër jo pak i njohur. Bëhet fjalë për golashënuesin e shquar, kavajasin Dorian Bubeqi, që nga sot (dje) është bashkuar me grupin e futbollistëve të Besës. Afrimi i një sulmuesi me vlera si Bubeqi, duket se ka plotësuar edhe atë merak të tifozërisë kavajase në sulmin e Besës. Këtë fakt e bën të ditur vetë goleadori Bubeqi, i cili deklaroi: "Pas largimeve të shumta nga Tomori, prej të cilëve dy nga shokët e skuadrës, Novi e Lika, erdhën në Kavajë, s'më mbeti gjë tjetër veçse të largohesha edhe unë. Isha i fundit që besova dhe prita Malollarin, sepse besoja te Tomori dhe tifozëria e saj. Por kjo nuk ndodhi." Më poshtë Dori u jep përgjigje edhe zërave për një tentativë për t'iu bashkuar Apolonisë. "Është e vërtetë që ma kishte qejfi të luaja në një mjedis futbollistik si ai i Apolonisë. Prita që dikush të më telefononte, nëse kishte nevojë për mua, por kjo s'ndodhi. Kësisoj bëra zgjedhjen e duhur, iu bashkova Besës sime të zemrës," - nënvizon Bubeqi. Kjo zgjedhje e tij u bë vetëm dje dhe Bubeqi nuk është pishman për këtë. Kujtojmë se në dy ardhjet e tij të fundit te Besa, duhet pranuar se ai nuk mundi t'i shprehte vlerat e vërteta. Këtë fakt e pranon edhe vetë Dori, teksa ndihet disi boxhli ndaj qytetit që e rriti dhe i dha emër. "Fati vërtet nuk ka qënë me mua në dy prezantimet e mia, sezonin e kaluar, te Besa. Megjithatë, jo gjithçka ndodhi për fajin tim. E di që tifozët kavajas kanë pritur më shumë nga unë, prandaj edhe u riktheva për t'ua shlyer borxhin që u kam," - përfundon Dori.

Besa, e ftuara surprizë në Cakran
E ka pranuar me kënaqësi klubi kavajas ftesën e Cakranit të ligës së dytë për zhvillimin e një miqësoreje pikërisht në fushën e cakranjotëve. Kjo miqësore kishte ngjallur interes të madh për vendësit, ndërkohë që edhe trajneri Gjyla e kishte vlerësuar. Ai hodhi në fushë formacionin që mendohet se do të jetë baza e Besës në fazën e dytë. Cakrani kalon në epërsi me anë të Halimit, ndërsa kavajasit barazuan vetëm pas 3 minutash me Bubeqin. Lila kaloi më pas Besën në epërsi 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nuk pati shumë histori, pasi kavajasit dominuan plotësisht, duke e çuar rezultatin 6-1, ndërkohë që vendësit shkurtuan diferencën e golave në fundin e takimit, që u mbyll me rezultatin 6-2. Autorët e golave të tjerë për Besën ishin Ishka (2), Kollçaku dhe Yzeiri, ndërsa për vendësit shënoi Rexhepi. Kjo miqësore u shërbeu planeve të Gjylës, pasi ai i aktivizoi të gjithë futbollistët. Vlen të theksojmë se fusha e Cakranit ishte në gjendje mjaft të mirë. Kryetari i komunës, njëkohësisht edhe president i ekipit, Kujtim Sherifi, kishte organizuar një pritje mjaft të mirë për kavajasit. Ndërkohë, gjatë kthimit për në Kavajë, në autobusin e Besës shpërtheu festa, pasi futbollisti i saj Andi Lila mbushi dje 19 vjeç.

Java e 12-te e Kategorise se Pare
Flamurtari-Skënderbeu.Flamurtari: Dine, Gjoni, Driza, Bakiu, Diamanti, Sejfullai, Serjani, Sisoko, Nenaj, Çerçizi, Shtrepi. Tr: S.Kushta
Skënderbeu: Mustafa, Lako, Demiraj, Mërtiri, Agolli, Çajku, Liçi, Fetollari, Ballço, Veizi, Varfi. Tr: Gj. Ballço
Gjyqtar: M.Allkja (Elbasan)
Bylis-Kastrioti.Bylis: Nexhipi, Isufaj, Kaçeli, Brahimaj, Aliaj, Çela, Malasi, Sheka, Delibashi, Zeqo, Ruko. Tr: V.Bushi.
Kastrioti: Rama, Deliu, Caca, Loka, Dushku, Hoxha, Rustami, Hasa, Turdiu, Tanushi, Vogli. Tr: R.Ndreu
Gjyqtar: L.Jemini (Tiranë)
Tomori-Naftëtari.Tomori: Bytyçi, Fani, Toma, Dino, Ymeraj, Veliaj, Kule, Volumi, Muka, Rexha, Gjata. Tr: K.Mile
Naftëtari: Tenko, S.Kanani, Rama, Lika, Kasneci, Apuari, A.Gega, Spaho, Agalliu, Blloku, Skuro. Tr: D.Hoxha
Gjyqtar: K.Meta (Tiranë)
Erzeni-Besëlidhja.Erzeni: Rizvani, Fisheku, Kapedani, Pëllumbi, Bajrami, Bejko, Arapi, Agushi, Karapici, Varoshi, Hysa. Tr: H.Dedja
Besëlidhja: Koci, Malota, Zenuni, Smajli, Pjetrushi, Bruka, Deja, Shazillari, Perloshi, Marku. Tr: N.Lorenci
Gjyqtar: L.Guzja (Tiranë)
Pogradeci-Luftëtari.Pogradeci: Dimitrevski, Kolonja, Bajrami, Muska, Çaushi, Larti, Allamani, Begolli, Ndoja, Laçka, Ngjela. Tr: I.Daja
Luftëtari: Toçi, Çoni, Bistri, Sinani, Gaxhaj, Shenaj, Çenko, Kaci, Brahimi, Dhima, Diamanti. Tr: M.Hysi
Gjyqtar: A.Janku (Tiranë)
Apolonia-Besa.Apolonia: Miço, Bega, L.Asllani, Gërxho, Abraham, Çapuni, Tanushaj, Pustina, Muçollari, Abazi, Mema. Tr: I.Spahiu
Besa: Dura, Doka, Hysenaj, Stoiçevski, Lila, Lalaj, Novi, Hamzaj, Arapi, Bubeqi, Ishka. Tr: I.Gjyla.
Gjyqtar: B.Pashaj (Tiranë)

Edhe Naftëtari provon forcën e Skënderbeut
Ndeshja midis Naftëtarit dhe Skënderbeut pritej me interesim të madh dhe, përveç sportdashësve kuçovarë, nuk munguan edhe ata korçarë, të cilët kishin ardhur për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Ndeshja u luajt nën një shi të rrëmbyeshëm, që e rëndoi së tepërmi fushën e lojës. Pavarësisht nga ky fakt, të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të pëlqyeshme. Naftëtari dhe Skënderbeu vinin me objektiva të kundërt, vendësit për t'iu shkëputur vendit të parafundit, ndërsa korçarët për të vazhduar marshimin drejt superligës. Në këtë takim fitoi përvoja e korçarëve. Ata arritën një fitore të ngushtë dhe tepër të vështirë përballë Naftëtarit, që për shkak të mungesave të shumta ishte me një formacion fare të ri, ku mosha mesatare nuk i kalonte 19 vjetët. Fillimi i ndeshjes foli më tepër për kuçovarët, të cilët me veprime të sakta e zhvendosën lojën në zonën korçare, duke krijuar raste të pastra për shënim. Në minutën e 4-t, Skuro, vetëm për vetëm me portierin Mustafa, nuk arrin të shënojë, ndërsa rasti kulminant ishte në minutën e 60-të, kur porta korçare tronditet tri herë nga gjuajtjet e vendësve. Kur pritej të shënonin vendësit, korçarët godasin me një kundërsulm. Fetollari harkon në drejtim të portës, portieri Tenko grushton, por përfiton aty Ymeri, që shënon me kokë golin e vetëm të kësaj ndeshjeje. Në pjesën e dytë, korçarët kërkonin të shënonin golin e sigurisë, por nuk arrijnë ta bëjnë këtë edhe kur gjyqtari Jemini akordon një 11-metërsh në favor të Skënderbeut. Gjithsesi, Varfi nuk arrin të shënojë, pasi portieri Tenko grushtoi mjaft bukur. Vendësit marrin zemër dhe hidhen në sulm. Në të vërtetë, nuk ka raste dhe aq të pastra për shkak edhe të terrenit të rënduar, por gjithsesi, korçarët janë të detyruar të ruajnë me fanatizëm atë gol të pjesës së parë. Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, vendësit kërkojnë një 11-metërsh, duke pretenduar se mbrojtësit korçarë e kanë prekur topin me dorë, por kryesori Jemini nuk ishte i këtij mendimi. Naftëtari, edhe pse me futbollistë të rinj, tregoi vlera në takimin e djeshëm, ndërsa korçarët më shumë iu falën përvojës. Thanë pas ndeshjes Daut Hoxha, trajner i Naftëtarit: "Humbjen nuk e meritonim, sepse luajtëm mirë, ndërkohë që kam rezerva për gjykimin. Mendoj se na u mohua një 11-metërsh, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës." Gjergji Ballço, trajner i Skënderbeut: "Nuk dolëm në lojën tonë për shkak të terrenit të rënduar. Fituam një ndeshje delikate në trasfertë, por është shpejt të themi se Skënderbeu është në superligë. Do të presim deri në javën e fundit që të realizojmë këtë objektiv."

Kategoria e Pare
Java 13
Apolonia-Flamurtari 1-0
1-0 L.Asllani 13' (p)
Besa-Pogradeci 3-2
1-0 Ishka 11', 1-1 Ngjela 37', 1-2 Allamani 39', 2-2 Bajaziti 67', 3-2 Hamzai 88'
Beselidhja-Tomori 1-1
0-1 Hysi 10', 1-1 Perloshi 22'
Kastrioti-Erzeni 2-0
1-0 Xhetani 41', 2-0 Dema 48'
Naftetari-Skenderbeu 0-1
0-1 Ymeri 30'
Luftetari-Bylis 3-1
0-1 Shabani 18', 1-1 Sinani 24', 2-1 Shehaj 55', 3-1 Kaci 60'
Skuadra N F B H Gol P
1.Skenderbeu 13 9 2 2 21-9 29
2.Tomori 13 7 6 0 19-6 27
3.Apolonia 13 7 3 3 22-9 24
4.Besa 13 6 5 2 19-16 23
5.Kastrioti 13 6 4 3 19-8 22
6.Luftetari 13 6 3 4 18-15 21
7.Beselidhja 13 5 4 4 16-13 19
8.Erzeni 13 3 5 5 12-16 14
9.Pogradeci 13 3 3 7 15-16 12
10.Flamurtari 13 3 2 8 11-15 11
11.Naftetari 13 3 0 10 8-22 9
12.Bylis 13 1 1 11 10-42 4
Java 14, 12 mars, 14.00
Pogradeci-Apolonia, Bylis-Besa, Skenderbeu-Beselidhja, Tomori-Kastrioti, Erzeni-Luftetari, Flamurtari-Naftetari

Tomori, "jabanxhinjtë" marrin arratinë
Dy ditë para takimit në trasfertën e Gjirokastrës, beratasit vazhdojnë të vuajnë arratinë e "jabanxhinjve", të cilët gjatë gjithë ditëve të javës nuk janë dukur në fushën e stërvitjes. Sipas zërave dhe burimeve brenda skuadrës, ky grup lojtarësh vazhdon të qëndrojë në shtëpi. Po sipas të njëjtave burime, shkaku i mungesës së tyre ka të bëjë me faktin se pronari i lokalit, ku janë akomoduar prej muajsh "jabanxhinjtë", nuk është paguar nga ana e sponsorit të Tomorit. Kjo situatë e përsëritur nuk është toleruar nga biznesmeni beratas, pasi, sipas tij, "pilafi nuk mban më ujë". Në fakt, arratia e "jabanxhinjve" ishte paralajmëruar një javë më parë me rebelimin dhe më pas largimin nga skuadra të fierakut Kule, por askush as nga presidenca dhe as nga bashkia nuk e vuri ujin në zjarr. Tani që gjithçka është bërë fakt i kryer, as njëri dhe as tjetri nuk e pranon autorësinë e këtij mëkati. Në prag të ndeshjes me Luftëtarin, trajneri Kristaq Mile ndihet më në hall se gjithë të tjerët, pasi ende nuk e di se kush do të jetë në formacion. Jo vetëm futbollistët që shpresojnë në mëshirën e federatës për të marrë lejen e federimit, por edhe Muka, Bytyçi, Stavri, Ymeri, Rexha dhe Elezi nuk janë në dispozicion të trajnerit Mile qysh nga dita e shtunë, menjëherë pas përfundimit të takimit me Kastriotin. Gjatë ditëve të javës, si nga presidenca ashtu edhe nga bashkia, janë bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por ultimatumi i pronarit ka qenë taksativ: "Ose paratë kesh ose asnjë lëshim". Edhe vendimi i këshillit bashkiak për të dhënë 10 milionë lekë të vjetra për futbollin nuk ka ngjallur asnjë emocion, sepse mendohet që borxhi të jetë disa herë më i madh, ndërkohë që futbollistët, para se të shkojnë në Gjirokastër, kërkojnë rrogat e papaguara. Nëse kjo situatë do të vazhdojë, Tomori rrezikon takimin me Luftëtarin, gjë që askush nuk e dëshiron. Stafi presidencial dhe bashkia ia faturojnë fajin njëri?tjetrit dhe harrojnë kryesoren, që Tomori duhet të ngjitet në superligë, qoftë edhe me sakrifica. Në të kundërt, arratia e lojtarëve nuk do të ketë të ndalur.