16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 16:06

Miri wrote:
Skodrinon wrote:
Miri wrote:Gold mar :shock: :shock: :shock:
97 vjec e ka gjyshin mar pse flet marrina :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol:

a din se ke te drejte ti. asht 80 vjeç. ça jane edhe 20 vjet per te. :D ai asht ma i ri se na. kush i ban tan ata kilometra prej nesh njashtu si i ban ai? :D
ai ka 3 dashnore.....:D
Dashnore mund te kene por me ju ba gja nuk ju ban se vallahi nuk i lot vendit i asht shterr krejt :D :D :D
Tash e lan si çorap se i asht ba pece :D , por per dashnore perdor viagra. :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 16:13

vallahi vec nese e ngrin ne allçi se ndryshe nuk i rrin drejt ma :D :D :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 16:35

o mir perderisa ash kaq aktiv ne sport gjithcka asht e mujtun
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 16:51

Ja ja ka maru aj sado me i kendu :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 16:54

ka pleq qi kane ba fmi n'kyt moshe.... :)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 16:54

pyt dashnoret a ka maru na sdime gja :D
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 18:18

Skodrinon wrote:ka pleq qi kane ba fmi n'kyt moshe.... :)
Ne leter se ne realitet nuk i dihet :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 20:00

Miri wrote:
Skodrinon wrote:ka pleq qi kane ba fmi n'kyt moshe.... :)
Ne leter se ne realitet nuk i dihet :D
po mor kam lexu itash vone per nji indian.
ça ka ai indiani qi ka pi hashash tan jeten e tij ma shum se gjyshi jem qi maksimumi ka pi raki balle kazanit? :lol:

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by REINIS » Sun, 29 Mar 2009 , 01:31

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:hallall i qofte gjyshit
u bafte 100 vjec
Gold mar :shock: :shock: :shock:
97 vjec e ka gjyshin mar pse flet marrina :D :D :D
Per kaq mu hudhet qe t gjith m fyt mu.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Skodrinon » Sun, 29 Mar 2009 , 22:47

REINIS wrote:
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:hallall i qofte gjyshit
u bafte 100 vjec
Gold mar :shock: :shock: :shock:
97 vjec e ka gjyshin mar pse flet marrina :D :D :D
Per kaq mu hudhet qe t gjith m fyt mu.
Pse, krahason gjyshin me Vllaznine ti a? :D

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Ledi1920 » Tue, 07 Apr 2009 , 09:06

si sna dhate i birre mer...bohh ca paskeni qene 8)
Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by shv13 » Tue, 07 Apr 2009 , 12:04

dona me festu ne forum edhe 90 vjetorin edhe kampionatin edhe kupen ne fund te sezonit...e ty dona me t dhane nderin me hape festen e me pi deri sa te thush boll... :lol: :lol: :lol:
a je i knaqun tash? :D
ja kalofsh mire :wink:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Post by Admin » Tue, 07 Apr 2009 , 16:23

shv13 wrote:dona me festu ne forum edhe 90 vjetorin edhe kampionatin edhe kupen ne fund te sezonit...e ty dona me t dhane nderin me hape festen e me pi deri sa te thush boll... :lol: :lol: :lol:
a je i knaqun tash? :D
ja kalofsh mire :wink:

Hhahahhahaha Shv13 :lol: :lol: :wink:
Normale qe ka me ken i knaqun, tan ata birra qyl :D
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 16 May 2009 , 00:45

Dekorimet me rastin e 90-vjetorit të KS Vllaznia

Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh” sportistët:
Xhulieta Shestani
Renato Radoja

Bashkia Shkodër ka nderuar me titullin e lartë “Qytetar nderi” personalitetet sportive:
Loro Boriçi
Qazim Dervishi

“Mirënjohja e qytetit”
Muc Koxhja
Xhelal Juka
Ramazan Rragami
Medin Zhega
Ragip Lohja
Pina Haxhi
Syrri Hoti
Vildan Tufi
Arbana Bekteshi
Muhamet Sokoli
Vehbi Ademi
Petrit Osmani
Mark Grimci
Asim Belinova
Eljaz Guri
Rrok Bardeli
Paulin Sterkaj
Seit Fishta
Dedë Bregu
Fadil Muriqi
Shyqyri Halili
Fadil Hebovija
Zyhdi Çoba
Tahir Kalaci
Rifat Uruçi
Besnik Dizdari

Vllaznia nderon me titullin “Nderi I sportit shkodran”:
Ruzhdi Muriqi,
Agim Tafili
Mark Shestani
Anila Egerçi
Azem Plisi
Vildan Tufi
Isak Bala
Arbana Xhani
Ruzhdi Piraniqi
Arnen Mlloja
Muhamet Tuzi
Genc Barkiçi
Luan Shatku
Skender Osmani
Irfan Boriçi
Viktor Jubani
Flamur Agolli
Lumnije Pelinku
Kujtim Demi
Viktor Martini
Ramiz Halili
Dervish Hefovija
Muhamet Gradeci
Ismail Kombi
Ymer Gruda

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 16 May 2009 , 01:37

Paulin Ndoja: Jeta ime i përket Vllaznisë dhe portës

Paulin Ndoja, një nga pjestarët e skuadrës së 90 viteve. Kënaqësi për ju personalisht?
- Sigurisht që është kënaqësi e madhe sepse është një vlerësim për kontributin tim për këtë skuadër. Unë vlerësoj të gjithë
ata që kanë luajtur në portë gjatë këtyre 90 viteve të Vllaznisë sepse ka dhënë secili kontributin e tij. Për të qenë i sinqertë, ndihem i vlerësuar meqë më kanë votuar ish-futbollistë, trajnerë, specialistë e gazetarë. Njëkohësisht edhe sportdashësit të cilët duhen vlerësuar maksimalisht që na
rritën dhe na vlerësuan gjithë jetën, pse jo gjithë sportdashësit shqiptarë që na kanë duartrokitur në çdo fushë ku kemi luajtur.

Keni qenë fitues edhe në anketën e zhvilluar para 10 vjetësh me rastin e 80 vjetorit të klubit Vllaznia. Duket se vlerësimet për ju nuk do të mungojnë kurrë apo jo?
- Po, edhe në anketën e zhvilluar me rastin e 80 vjetorit kam qenë pjesë e 11-shes. Por më duhet ta pranoj se anketa për
90 vjetorin ka qenë shumë më e veçantë. Gjej rastin këtu të falenderoj edhe gazetën tuaj “Vllaznimi Sportiv” e cila ka bërë një anketë vërtetë serioze dhe prandaj kënaqësia ka qenë më e madhe me këtë rast.

Mund të ishte dikush tjetër në vendin tuaj?
- Për 90 vjet kanë dhënë kontributin e tyre për Vllazninë shumë portierë duke nisur nga Dodë Tahiri, Ahmet Nuti, Sheuki
Boshnjaku, miqtë e mi Met Metani e Mihal Shkodra, për të vazhduar me Jonuz Telin, Zija Danin, Pjetër Dushajn, Huso Haxhija, Ahmet Metën, Genc Boshnjakun, Isa Sukajn, Gjergji
Kushen, Agim Maliqatin, Julian Gjeloshin e për të vazhduar me nxënësit e mi Avenir Dani, Armir Grima, Pjerin Martini, Hektor
Dani, Arjon Mustafa, Gaspër Ndoja,Ideal Lekiqi, Elis Dervishi e Olti Bishani. Ata kanë dhënë secili kontributin e vet për Vllazninë dhe i vlerësoj e respektoj por vlerësimi ka qenë për mua dhe sigurisht që ndjehem mirë teksa jam në këtë 11-she.

Karriera juaj ka filluar herët, më 1964 në mos gaboj?
- Po, ka qenë viti 1964 kur kam debutuar me të rriturit. Vija prej ekipit të të rinjve me trajner Xhelal Jukën. Më duhet të
ndalem tek ky njeri. Ai ka punuar me plot përkushtim për mbi një vjet me mua dhe ishte pikërisht professor Xhelali ai që duke më njohte mirë edhe ngaqë vetë vinte nga një familje të persekutuarish si familja Juka, më përkrahu dhe duke parë edhe aftësitë e mia, më motivoi në rrugën time për t’u bërë portier. Unë i jam shumë mirënjohës dhe borxhli këtij njeriu dhe pikërisht sukseset e mia ia dedikoj atij. Fillova në nëntor të vitit 1964 të stërvitesha me të rriturit me të cilët merrja edhe trajtimin ushqimor dhe në janar të vitit 1965 nisa të luaja.

E mbani mend ndeshjen e parë?
- Po ka qenë një ndeshje ndaj ekipit të Durrësit. Sëbashku me Sabah Bizin ishim grumbulluar nga trajneri Jareci për të qenë
me skuadrën. Në pjesën e dytë të asaj ndeshjeje, zëvendësova portierin Jonuz Teli i cili kishte vite që luante me Vllazninë. Ka qenë shumë e vështirë për mua ajo periudhë dhe s’ka shumë nevojë për komente por unë isha në delir. Dua të them fjalët më të mira këtu për Skënder Jarecin, trajnerin që ndonëse punoi pak në Shkodër la gjurmë në futbollin e këtij qyteti. Sidomos në përkrahjen që na dha ne elementit të ri.
Aktivizimi në atë ndeshje ndaj Lokomotivës së Durrësit erdhi kur unë isha 19 vjeç. Mu duk sikur mu hap qielli. Kisha realizuar një ëndërr të madhe time. Përsëri falenderoj trajnerin Jareci për besimin që më dha dhe njëkohësisht edhe ndihmësin e tij Rifat Rusin i cili më njihte mirë. Pasi mora
besimin e tyre, u futa në fushë dhe që atë ditë dhe derisa lashë futbollin besoj se kam bërë gjëra të mira.

Aq sa të gjithë të ju vlerësojnë ende edhe sot apo jo?
- Falenderoj në rradhë të parë tifozët, ata më kanë dashur dhe më duan sërish prandaj dhe Paulin Ndoja jo pa qëllim është një futbollist shumë popullor.

Njiheni edhe si pritës i mirë i penalltive. Sa e vërtetë është kjo?
- Shumëkush mbase mban në mend finalen e kupës së vitit 1972 kur ndaj Besës Rragami shënoi 7 penallti ndërkohë që në krahun tjetër, unë ndihmova që Vllaznia të fitonte këtë trofe. Por të mos harrojmë se penalltitë e para që kam pritur kanë qenë në vitin 1965. Ka qenë ndeshja gjysmëfinale e kupës. Luanim në Shkodër me Gjirokastrën. 90 minutat dhe më pas edhe shtesat u mbyllën në barazim. U gjuajtën 11-metërshat dhe unë prita tre
penallti duke e çuar Vllazninë në finale që më pas do ta fitonte atë trofe pas fitores me Skënderbeun me gol të Selami Danit.

I përkisni një brezi të shkëlqyer futbollistësh. Sa rol ka patur ky brez në karrierën tuaj?
- Në vitin 1965 kur debutova me Vllazninë, sëbashku me mua u afruan në ekip edhe disa futbollistë të tjerë të rinj si Bizi, Z.Basha, Puka, Rragami ishte pak më i madh se ne ndërkohë që në skuadër gjetëm edhe lojtarët me përvojë si S.Zmijani,
Çapalikun, K. Gjonin etj. Alternimi i mirë i këtyre brezave bëri që Vllaznia pas plot 19 vjetësh të fitonte një trofe. Njëkohësisht bëmë edhe kthesën e madhe për futbollin shkodran i cili në atë periudhë nuk po kalonte momente të mira. Pas vitit 1965, ekipi gjithnjë renditej në tre-katër vendet e para derisa mbërritëm në sezonin 1971-72 kur morëm kupë e kampionat. Ndodhi një mrekulli. ishin thuajse po ato lojtarë me Ndojën, Rragamin, Bizin, Zhegën, Pukën, Z.Bashën, Rakiqin, M.Dedjen, Koçobashin, Lekën, Hoxhën etj. Ndodhi ajo që nuk
kishte ndodhur asnjëherë më parë, të fitohej brenda një sezoni kupë e kampionat sëbashku nga një skuadër. Vllaznia ende edhe sot nuk e ka arritur kurrë më një gjë të tillë.

Çfarë kishte të veçantë ky sukses?
- Të veçantë kishte dy trofetë. Pastaj e veçanta tjetër më e madhe ishte se triumfuam ndaj Dinamos së Ministrisë së Brendshme dhe Partizanit të Ministrisë së Mbrojtjes. Dy skuadrave që kishin pushtet të plotë edhe në futbollin shqiptar falë faktit se tifozë të tyre ishin disa gjeneralë të mëdhenj. Dhe Vllaznia që gjithnjë kishte vuajtur nga këto dy ekipe, gjeti momentin të festonte.

Po tjetër, çfarë ka patur të veçantë viti 1972 për Paulin Ndojën?
- Më prekët pikërisht tek dhimbja ime e madhe. Ky vit më kujton grumbullimin tim me kombëtaren e Shqipërisë. Ishim
grumbulluar për të luajtur një ndeshje zyrtare në Finlandë. Përpara se të shkonim atje, zhvilluam një miqësore në Tiranë
ndaj ekipit kinez. Unë isha në portë në atë ndeshje. Për një muaj e gjysëm grumbullim, isha duke përjetuar një ëndërr të stërvitesha nga Loro Boriçi dhe të luaja përkrah Panajot
Panos, Sabah Bizit, Ramazan Rragamit, Skënder Hykës, Astrit Ziut, Bujar Canit etj. Shpresoja të isha edhe në Finlandë por
kisha gabuar. Ëndërra ime mori fund këtu. Më përjashtuan nga ekipi kombëtar për shkak të biografisë dhe pas 7-8 muajsh më
larguan edhe nga Vllaznia.

Në çfarë moshe ishit atëherë?
-Në kulmin e formës, në kulmin e pjekurisë, 28 vjeç.

E prisnit një largim të tillë?
-Edhe e prisja por fakti që unë grumbullohesha në ekipin kombëtar kur nuk lejohej asnjë futbollist tjetër, më mbante me shpresë se mbase mua më kishin harruar por kisha gabuar. E kuptova se ato grumbullime vinin ngaqë opinioni bënte presion për të ftuar në kombëtare ngaqë i dinte vlerat e mia.

E vuani ende atë largim nga futbolli?
-Nuk do ta harroj derisa të vdes. Janë momente që edhe po të duash, nuk të hiqen lehtë nga mendja.

Po çfarë ishte ajo biografi që ju solli gjithë këto pasoja?
-Unë vija nga një familje e mesme qytetare, padiskutim me bindje antikomuniste dhe pikërisht këto bindje i pagova tek karriera ime në futboll. Por diskriminimi ndaj familjes sonë nuk do mbetej me kaq. Vëllai im Fredi ishte portier me të rinjtë e Vllaznisë ndërsa vëllai tjetër Franci me fëmijët dhe kishte për trajner Muhamet Dibrën. Pasi më kishin përjashtuar mua, rregjimi i asaj kohe, do ta vazhdonte hakmarrjen. i përjashtojnë të dy nga klubi Vllaznia. Kujtoj këtu me respekt
Muhamet Dibrën që u pat shprehur: Ka qenë momenti më i keq i jetës sime kur më thanë se duhej të përjashtoja nga skuadra
vëllezërit Ndoja madje ata nuk kishin të drejtë të merrnin as një fanellë të Vllaznisë. Deri këtu shkoi persekutimi i familjes sime.

Ka qenë e vështirë për ju të qëndronit larg futbollit, larg Vllaznisë?
-Secili që është në moshën time apo dhe 10-15 vjet më i ri, besoj se e ka parasysh se çfarë gjendje shpirtërore po kaloja në atë periudhë. Nga një idhull për shumëkënd, u shndërrova në një hiç sepse kështu donin njerëzit e pushtetit. Megjithatë e
përballova atë situatë duke vazhdu me e dashtë futbollin, tuj u lidh përjetësisht me këtë sport.

Megjithatë vite më vonë u rikthyer sërish në klubin tuaj të zemrës, tashmë si trajner portierësh apo jo?
-Po ka qenë viti 1985. Astrit Hafizi në atë kohë kishte marrë drejtimin e Vllaznisë. Megjithëse unë kurrë nuk kisha luajt futboll me të, pra nuk kisha ndonjë afrimitet, këmbëngul përpara Komitetit të Partisë dhe megjithë kundërshtimet e shumta të inspektorëve që s’ka nevojë t’i përmend me emra sepse jam një person që nuk merrem me të shkuarën, këmbëngul dhe arrin që të marrë në ekip si trajner portierësh. Për rrjedhojë jam i pari trajner portierësh në
Shqipëri sepse asnjë ekip tjetër, madje as kombëtarja nuk kishte një njeri që stërviste portierët. Dhe e dini cili ka qenë pozicioni im në organikën e klubit? Trajner pingpongu. Po, është mëse e vërtetë. Falë dashamirësisë edhe të Hivzi Bushatit që mbulonte pingpongun dhe paguhesha me një pagë qesharake: 700 lekë të vjetra në muaj. Por për mua nuk kishte rëndësi paga. isha i kënaqur se u ktheva sërish në klubin tim të zemrës.

Tani një mendim tuajin për secilin nga pjestarët e tjerë fitues të anketës së “11-shit më të mirë të 90 viteve”.
E fillojmë me Hysen Zmijanin…
-Lojtar mbrojtës. E njoh shumë mirë, e vlerësoj për cilësitë e tij, gjakëftohtësinë, teknikën dhe qetësinë.

Muhamet Dibra…
-Në fillim e kam pasë si trajner. Nuk e kam pa duke luajt por vlerësoj bisedat dhe ato çfarë kam dëgjuar nga të tjerët për të si mbrojtësi i hekurt dhe me vlera. Si njeri, do thoja i mrekullueshëm.

Fatbardh Jera…
-Kam qenë bashkë me të në ekip si trajner. i fuqishëm,i përkushtuar dhe taktik.

Ramazan Rragami…
- Jo pse kam luajt me të, por e thonë të gjithë. Ka vlera të jashtëzakonshme. Një mesfushor i kalibrit të lartë.

Sabah Bizi…
- Më i madhi i mesfushës shqiptare. Më rrënqethet trupi edhe tani kur mendoj ndeshjet e tij në fushë.

Ferid Rragami…
- I hekurt, i disiplinuar dhe njeri i sakrificës.

Luan Vukatana…
- Lojtar teknikisht mirë, i domosdoshëm për ekipin.

Loro Boriçi…
- Se kam pa tu luajt por nuk ka dyshim. Shkodra duhet me u krenu me të ashtu si Shqipëria.

Medin Zhega…
- Sulmues, virtuoz në kuptimin e vërtetë të gjuhës italiane. Që në moshën 13 vjeçare jam me të në ekip. Teknikisht i përsosur, i veçantë në lojën me kokë.

Vioresin Sinani…
- Kam kënaqësinë më të madhe që të flas sot si trajner i tij dhe vazhdoj të punoj me të. Të flas për një golashënues, vlerat e të cilit i tregojnë më së miri golat e shumtë që
ka shënuar. Vllaznia rrallë do ketë më një sulmues-golashënues si ai.

Dhe së fundi trajneri Xhevdet Shaqiri…
- Një trajner, një burrë i pastër dhe i ndershëm. Pati fatin të punonte me një brez të shkëlqyer lojtarësh dhe fitoi më
shumë nga të gjithë trofe.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 16 May 2009 , 08:49

o skodrinon spaska met kush pa marre cmim :)
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 16 May 2009 , 23:59

skodrinoni

Vioresin Sinani…
- Kam kënaqësinë më të madhe që të flas sot si trajner i tij dhe vazhdoj të punoj me të. Të flas për një golashënues, vlerat e të cilit i tregojnë më së miri golat e shumtë që
ka shënuar. Vllaznia rrallë do ketë më një sulmues-golashënues si ai.

_______________________________________________________________________________________________-

keta kohet e fundit ae ka dhi krejt

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 02:25

per mu rruga e mbare sinanit e sukajt ne vlone
kthe raboshten e jepi perparesi bales
merr dhe nji malazez edhe u kry puna
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 00:22

Hysen Zmijani
Vllaznia më ka dhuruar shumë kënaqësi


- Zmijani, jeni fitues I anketës së 11- shes më të mirë të 90 viteve të Vllaznisë? Çfarë do të thotë kjo për ju?
- Me u rreshtu tek ma të mirët e 90 viteve është nder. Njëkohësisht është vlerësim për karrierën teme sepse nxjerr më në pah vlerat e trajnerëve që kanë punu me mu dhe njëkohësisht shpërblim për punën dhe pasionin tem për këtë lojë kaq të dashur për të gjithë.

- A ishte një 11-sh ideal ai që ka dalë sipas jush?
- Ka shumë emra të mëdhenj lojtarësh që kanë kontribuar për Vllazninë. Po të jetë një 11-sh për 10 vjet dhe sigurisht që do kisha shumë dyshime sepse për këtë skuadër dhe për këtë qytet kanë kontribuar shumë vetë. Sigurisht që mund të kenë mbetë dikush që e ka meritë jashtë kësaj 11-she megjithatë këto janë vlerësimet dhe duhen respektuar.

- Shkodra duket se nuk ka ndër mend t’I harrojë figurat e saj të shquara të sportit. Me rastin e 90 vjetorit janë nderuar shumë prej tyre…
- Shumë e mirë që iu ka ra në mend për të organizuar të tilla festa sepse në fakt Shkodra është dallu gjithmonë për
të tilla aktivitete. Por dua të them se organizimi ka lënë shumë për të dëshiruar. Figurat sportive duhej të ishin vlerësuar shumë më tepër. Shumë prej tyre nuk u është dërguar as një ftesë. Aq të paktën e kanë merituar.

- Nejse, të kthehemi pikërisht tek ju. I përkisni një brezi të viteve ’80 të Vllaznisë që është konsideruar “brezi I artë” në fakt. Pse aq pak trofe të fituar prej tij?
- Ndoshta është e vërtetë se ka qenë një brez I shkëlqyer lojtarësh. Gjëja më e bukur e ekipit të atyre viteve ishte loja e bukur. Bënim një futboll të kohës dhe ndonëse rezultatet nganjëherë mungonin, sërish tek tifozët linim shpresë për me ardhë në stadium gjë që sot nuk ndodh për shembull. Pastaj sa për problemin e trofeve të pakta që kemi fituar, kjo është mëse e vërtetë por e dini mirë se në ato vite konkurrenca në kampionatin shqiptar ka qenë shumë e madhe Ishin plot 5 ekipe që rivalizonin fort. 17 Nëntori, Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Flamurtari. Kuptohet që ekipet e kryeqytetit ishin më të favorizuara, të paktën Partizani e Dinamo sepse merrnin lojtarë nga e gjithë Shqipëria dhe prandaj nuk ishte e lehtë të merrje trofe ato vite.

- Ju personalisht keni fituar dy trofe, kampionatin në vitin 1983 dhe kupën më 1987. Ju kanë shijuar ato suksese?
- Si gjithë të tjerët edhe unë kam qenë shumë I kënaqur. Ndoshta jo aq shumë në vitin 1983 sepse sapo kisha hyrë në ekip, e kam marrë herët në fillimin e karrierës teme. Ndërsa kupa e fituar në vitin 1987 ka qenë një kujtim që zor se do shlyet në kujtesën teme.

- Është ky momenti më I bukur I karrierës tënde me Vllazninë?
- Them që po. Për vetë faktin se kanë qenë dy ndeshje shumë emocionuese. Fitorja e Kupës në Vlorë pas një goli të shënuar në minutat e fundit, nuk ka sesi të harrohet lehtë. Ka qenë një fitore rrënqetëse, që do mbahet mend gjatë.

- Cilin trajner do vlerësosh më tepër nga ata që kanë punuar me ty?
- Medin Zhega na ka sjellë gjëra të tjera për trajnimin pasi është kthyer nga Gjermania ndërsa Astrit Hafizin e vlerësoj se ishte një trajner që e donte futbollin bashkëkohor. Sa I takon ekipeve kombëtare do vlerësoja Shyqyri Rrelin, të parin trajner që më mori në kombëtare. Por sigurisht që nuk mund të lë pa përmendur Ramazan Rragamin, trajnerin e Shpresave me të cilin u futëm në 8-shen më të mirë të Evropës dhe të mos harrojmë se eleminuam Gjermaninë, Austrinë dhe Turqinë. Ai sukses na dha mundësinë ne 20 vjeçarëve të bëheshim “Mjeshtër Sporti”.

- Ndër lojtarët e brezit tuaj, jeni ndër të pakët që keni fituar diçka edhe financiarisht apo jo. Ju ka dhënë kënaqësi ky fakt?
- Sigurisht që më ka dhënë kënaqësi sepse ndryshe nga shumë lojtarë të tjerë, unë të paktën përfitova diçka nga
ana financiare nga ky sport. Por kuptohet që aq kanë qenë mundësitë për atë kohë, sot mund të kisha përfituar më tepër.

- Kë veçoni nga futbollistët e tjerë të brezit tuaj?
- Kam pasë debulesë për Hysen Dedjen. Madje në vetvete kam thanë se është I paarritshëm në momentet kur kam hyrë në ekipin e parë. Pastaj ishte Fasli Fakja, një talent I vërtetë por që nuk mori atë që meritonte, Roland Luçi, Rragami, Vukatana, Jera etj. Ky brez I shkëlqyer lojtarësh sigurisht që duhej të kishte marrë më tepër trofe.

- Jeni I pari futbollist shqiptar që keni nënshkruar një kontratë profesionistësh pas ardhjes së demokracisë. Ju vjen mirë që I hapët rrugë edhe të tjerëve pastaj për ta bërë një gjë të tillë?
- Po, ka qenë viti 1991 kur kam firmosur me skuadrën franceze Ajaccio duke qenë kështu I pari futbollist shqiptar që u shita tek një klub të huaj. Pa kaluar shumë kohë pastaj u hapën rrugët dhe atë mund ta bënte kushdo.

- Nëse do u ishte dhënë mundësia më herët, mendoni se mund të luanit në një kampionat më të fortë nisur nga aftësitë që keni patur?

- Mendoj se po. Përderisa arrita të luaj 34 vjeç në Bundesligë, llogarite pastaj pot ë kisha luajtur në kulmin e formës sime. Megjithatë nuk mendoj se më ka mbetur gjë peng sepse kam luajtur përveçse 10 vjet me Vllazninë, edhe në Francë, Gjermani apo dhe në Arabi. Madje në Arabi në tre vjet që kam luajtur atje, jam shpallur 2 vjet kampion dhe kjo nuk është pak. Mendoj se kam arrit diçka në karrierën teme.

- Dhe prandaj jeni pjesë e kësaj 11-she apo jo?
- Ndjehem I privilegjuar që jam pjesë e asaj 11-she por gjithçka e kam merituar besoj.

- Nga një mendim për secilin pjestar të 11-shes. E fillojmë me Paulin Ndojën…
- Në fakt unë para se të flas për to, duhet të bëj një përjashtim. Janë disa futbollistë që unë nuk I kam parë asnjëherë duke luajtur. Prandaj për Loro Boriçin, Muhamet Dibrën, Paulin Ndojën, Ramazan Rragamin, Medin Zhegën dhe deri diku edhe Sabah Bizin, unë nuk I kam pa duke luajt futboll. Kështu që nisen nga vlerësimi I të tjerëve. Përderisa kanë krijuar këtë emër që kanë, përderisa kanë marrë vlerësimin e shumë njerëzve, do të thotë që e meritojnë të jenë në atë 11-she. Por unë e përsëris, e kam me të dëgjume për to.

- Të kalojmë tek lojtarët e brezit tënd. Fatbardh Jera…
- Futbollist I kohës. Ka ba çdo post që I është ngarku si rrallëkush tjetër. Çdo ekip do ta kishte dashtë me e pasë në përbërje të tij.

- Ferid Rragami…
- Fuqia e tij ka ba ligjin në ekip. Ka pasë një përgatitje shumë të lartë fizike dhe kur ishte në kulmin e tij, ishte I padiskutueshëm më I mirë në fushë.

- Luan Vukatana…
- Lojtar shumë teknik. Ka pasë një precision të madh në dhënien e topit, një alo I djathtë ndër më të mirë që ka pasë Shkodra. Kroset e tij kanë qenë tepër të veçanta.

- Vioresin Sinani…
- Goleador I lindur. Vlerat që ka, I ka arritë me meritë. E ka merituar atë vend që ka marrë në 11-shen më të mirë.

- Trajneri Xhevdet Shaaqiri…
- Ashtu si edhe emrat e tjerë që përmenda më lart, nuk më ka rastis as ta shoh si trajner dhe as të punoj me të. E respektoj si emër dhe nga fakti tjetër se ka fitu më shumë trofe se askush tjetër dhe prandaj e meriton të jetë trajneri më I mirë.

- A mund të kishte të tjerë në këtë 11-she?
- Anketat kanë ato të mirat e veta por kanë edhe të meta. Kështu për shembull është e vështirë të vlerësosh lojtarë që kanë luajtur për 90 vjet me Vllazninë. Pikësëpari vlerësimi duhet bërë brenda brezave sepse aty edhe krahasimet bëhen më mirë. Unë për shembull vlerësoj shumë për talentin që ka patur Edi Martinin. Ai ka patur një karrierë të gjatë me Vllazninë dhe ka kontribuar jo pak për të. Ky ishte vetëm një emër megjithatë, e thashë, anketa që ka organizuar gazeta juaj, ka vendin e vet dhe meritat e veta.

Kombëtarja
Ashtu si për çdo futbollist tjetër, edhe për Hysen Zmijanin, kulmi I karrierës është aktivizimi me ekipin kombëtar. Për numrin 2 të Vllaznisë dhe Shqipërisë, kjo për fatin e mirë ka qenë jo një ëndërr e prekshme por një realitet. I jetuar në mënyrën më të mirë të mundshme të kohës. Për 12 vjet me rradhë ka luajtur me fanellën kuqezi dhe çfarë është më e bukura, pa u zëvendësuar asnjëherë. “Kam luajtur për 12 vjet rresht në ekipin kombëtar dhe kjo jetëgjatësi tregon më së miri mbajtjen e gjendjes. Kënaqësia nga ana profesionale ishte shumë e madhe sepse arrita një kulm. Për gjithë këtë periudhë, nuk jam zëvendësuar asnjëherë. Kjo mendoj se është një kënaqësi e madhe. Është vlerësimi I punës sime, I vlerave që kam patur dhe për rrjedhojë ndjehem shumë mirë tani që mendoj se çfarë kontributi kam dhënë për skuadrën kombëtare të vendit tim”-thotë Hysa.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 Jun 2009 , 20:21

GOLDIAN wrote:o skodrinon spaska met kush pa marre cmim :)
Un skam marre gja naqe. :D :D :D :D
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply