Belisha: Vllazni, vëmendjen nga kupa!
Për mesfushorin shkodran Amarildo Belisha, ky sezon duket më fatmbari. Përveçse është duke treguar një formë shumë të mirë në të gjitha ndeshjet që luan për ekipin e tij, Vllazninë, ai është duke u preferuar kohët e fundit edhe në grumbullimet e Brigelit. Pas atij në prag të ndeshjes me Ukrainën, kështu ka ndodhur me të edhe në "zborin" e fundit që trajneri i kombëtares sonë bëri këtë javë me lojtarët e kampionatit tonë. Por duke e lënë në vendin e vet dëshirën dhe përkushtimin për ekipin kombëtar, mesfushori 24-vjeçar i kuqebluve e ka mendjen tek ekipi i tij, Vllaznia. Pas kthimit nga "zbori" i Brigelit, Belisha ka nxituar të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në stërvitje. Për të, e rëndësishme është që Vllaznia këtë sezon të mos dalë pa gjë. Për këtë arsye, Ildoja (kështu e thërrasin të gjithë) u bën thirrje të gjithë shokëve të ekipit për përkushtim maksimal për ndeshjet e mbetura të kupës. Madje, sipas tij, ekipi duhet të heqë dorë nga çdo lloj pretendimi që duhet të ketë për kapjen e vendit të dytë, pasi, sipas tij, Elbasani nuk do të jetë aq tolerant sa të gabojë disa herë radhazi. "Mendimi im është që duhet t'i përkushtohemi maksimalisht vetëm kupës. Ekipi ynë nuk ka aq shumë energji sa të luftojë në të dy frontet, prandaj, sipas meje, meqë në kupë kemi më shumë shanse, pse të mos përqendrohemi më tepër aty? Në kampionat duhet të jemi të kënaqur me vendin e tretë. Atë të paktën nuk do na e luajë askush, ndërsa për sa i takon vendit të dytë, ndoshta mund të paragjykohem për këtë që po them, por mendoj se nuk kemi shanse për t'ia marrë këtë vend Elbasanit," - thotë organizatori i kuqebluve. Duke qenë në këtë linjë mendimesh, Belisha duket se bie ndesh me deklaratën e një ditë më parë të portierit të Vllaznisë, Shehi, që thoshte se në Lushnjë skuadrës së tyre nuk do t'i interesonte barazimi. Shoku i tij i skuadrës mendon ndryshe, duke u shprehur se edhe një pikë në këtë ballafaqim në "Roza Haxhiu" nuk do të ishte keq, prandaj shton: "Nuk jam dakord me këtë mendim. Në Lushnjë të gjitha skuadrat e kanë të vështirë. Por ne, duke qenë se të mërkurën e ardhshme kemi ndeshjen e kupës, duhet t'i kemi të përqendruar forcat për këtë ndeshje. Ndërsa kundër lushnjarëve, duke bërë një lojë të kujdesshme, do të ishte diçka shumë e mirë po të arrinim të merrnim një pikë. Aq më tepër që, siç e thashë më lart, Lushnja ka një ekip shumë të fortë dhe ne e kemi provuar edhe në fazën e parë se është shumë e vështirë t'i marrësh pikë." Pavarësisht nga kjo, Vllaznia në këtë ndeshje do të luajë e kujdesshme. Kjo është e sigurt dhe, nëse do të merret një barazim, natyrisht që nuk do ishte keq për këtë skuadër që vendin e tretë e ka të sigurt.
Intervistat me lojtaret e Vllaznise
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Sinani: S'bëhet fjalë për kompromis me Tiranën
Ndeshja e së mërkurës për kupë kundër Tiranës ka qenë një ndeshje për "jetë a vdekje" për Vllazninë. Si e tillë, kuqeblutë kanë dhënë maksimumin e tyre në fushë, duke qenë fare pranë edhe ndonjë barazimi të mundshëm në këtë 90-minutësh të parë. Sikur të mos mjaftonte humbja për shkodranët, në vend të ngushëllimit për mosshënimin e të paktën një goli, vijnë edhe fjalët që qarkullojnë për një kompromis të mundshëm mes dy skuadrave. Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Vllaznisë, pikërisht Vioresin Sinani. Ai përmes këtij prononcimi kërkon të dalë kundër kësaj, duke dashur të mbrojë edhe djersën e derdhur nga shokët e tij të skuadrës, të cilët kanë qenë gjysma thuajse të rinj. "Ato çfarë shkruhen apo thuhen natyrisht që nuk mund të ndalohen për t'u thënë, por mendoj se duhet treguar pak më shumë respekt ndaj ne futbollistëve. Te Vllaznia shumica e lojtarëve ishin të rinj dhe ata dhanë maksimumin në fushë, aq më tepër që luanin ndaj një Tirane. T'u thuash atyre që nuk ishte merita juaj që Tirana nuk shënoi më tepër se një gol, më duket se është jo e drejtë. Pastaj, nuk mendoj se ka kompromis me humbje. Ne e humbëm ndeshjen e parë dhe e dimë se sa e vështirë do të jetë për të përmbysur këtë rezultat. Më çudit fakti se gjithmonë kur Tirana nuk fiton një ndeshje, apo nuk luan mirë, njerëzit mundohen të gjejnë shkaqet çfarë po ndodh me këtë skuadër dhe jo të thuhet se ishte meritë e Vllaznisë, apo e një ekipi tjetër që e vuri në vështirësi këtë ekip. Në futbollin tonë nuk mendoj se ka ndonjë diferencë të madhe mes skuadrave dhe për rrjedhojë nuk duhet kurrsesi të themi që këtu pati kompromis. E përsëris, që askush prej neve të Vllaznisë nuk na tha njeri se ndeshja ka për t'u lënë apo gjëra të tilla. Po ashtu, edhe te Tirana nuk mendoj se futbollistëve u është thënë të fitoni me këtë apo atë rezultat, prandaj dhe më duken të ekzagjeruara këto gjëra,"thotë sulmuesi kryesor i kuqebluve shkodranë. Duke folur për ndeshjen e parë gjysmëfinale, Viori ka dëshirë të thotë edhe fjalë të mira për lojën në tërësi të të gjithë ekipit, pjesë e të cilit është. "Sidomos në pjesën e parë kemi luajtur shumë më mirë se kundërshtari. Krijuam volum loje, patëm edhe raste dhe ndoshta ishim të pafat që nuk shënuam. Një gol në atë ndeshje do të na kishte dhënë një dorë të mirë për ndeshjen e kthimit, por edhe me këtë rezultat ne kemi shpresa për të kapur finalen,"shton më tej golashënuesi më i mirë i gjithë historisë së klubit shkodran. Shpresa ka, por për të kaluar në finale natyrisht që do të duhet shumë mund e djersë. Për të mundur Tiranën nuk është favor as fakti që sfida e kthimit luhet në "Loro Boriçi". Kjo sepse bardheblutë i kanë mundur shkodranët dy herë brenda këtij sezoni në fushën e tyre. Pavarësisht nga kjo, Vioresin Sinani i konsideron të barabarta shanset për të kaluar në finale, prandaj në fund do të thoshte: "Shanset për ne ekzistojnë dhe do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale. Por këtë gjë do të kërkojë edhe Tirana, prandaj dhe them se shanset janë 50 me 50 për qind për të dy ekipet."