Shqiperia denohet nga FIFA
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shqiperia denohet nga FIFA
Kombëtarja, 2 ndeshje e "burgosur"
Zyrih, 9 mars 2005 - Shqipëria duhet të luajë dy ndeshjet e ardhshme "shtëpiake" të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Gjermani 2006, kundër Gjeorgjisë (4 qershor 2005) dhe Kazakistanit (3 shtator 2005), me dyer të mbyllura. Ky vendim është marrë nga komisioni i disiplinës së FIFA-s (shef: Marsel Matie, Zvicër) më 4 mars 2005 për shkak të disa incidenteve që ndodhën për eliminatoret e Botërorit në ndeshjen Shqipëri-Ukrainë, të luajtur në Tiranë më 9 shkurt 2005. Komisioni ka vendosur të njëjtën masë edhe për Kosta Rikën, pasi pati incidente në takimin që ata patën me Panamanë. Mbi të gjitha, Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kostarikane duhet të paguajnë përkatësisht një gjobë prej 40 mijë dhe 20 mijë frangash zviceriane. Këto vendime janë marrë të martën më 8 mars 2005.
Duke marrë parasysh raportin e gjyqtarit dhe atë të vëzhguesit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, ndeshje e zhvilluar më 9 shkurt 2005, tifozët e skuadrës pritëse kanë hedhur në fushë objekte të ndryshme si shishe me ujë, ndriçues, monedha dhe mbajtëse flamujsh. Ky episod është regjistruar në fundin e takimit. Stafi i sigurisë nuk arritit ta vërë dot gjendjen nën kontroll.
Sipas një vendimi të marrë në tetor të 2004-s, komisioni disiplinor i FIFA-s ka marrë një masë për të njëjtat incidente kundrejt FSHF-së. Gjoba e atëhershme kapi shumën e 14 mijë frangave zviceriane dhe FSHF-ja u paralajmërua për vendime më të ashpra, nëse në të ardhmen do të përsëriteshin raste të tilla dhune.
Këto vendime mund të kontestohen përpara Komitetit të Apelit të FIFA-s. Apelimi mund të bëhet tri ditë pas komunikimit të masës së marrë dhe duhet paraqitur brenda shtatë ditësh.
Departamenti i Medias FIFA
FSHF: Do ta apelojmë vendimin
Federata Shqiptare e Futbollit, pas njoftimit zyrtar të mbërritur nga FIFA, reagon menjëherë. Në një komunikatë për shtyp, ndërmjet të tjerave ajo shkruan: "Për këtë vendim të shkallës së parë të komisionit të disiplinës, që nuk është i formës së prerë, FSHF ka filluar procesin e apelimit pranë komisionit të apelit në FIFA. Ndaj këtij vendimi, Federata Shqiptare e Futbollit, duke u nisur nga eksperienca e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Shqipëri, ku asnjëherë nuk ka pasur raste dhune dhe vandalizmi ndaj skuadrave mike, mendon se ky është një ndëshkim shumë i ashpër. Por megjithatë, FSHF dëshiron që t'i kujtojë të gjithë opinionit publik se vendimi i dhënë nga komisioni i disiplinës në FIFA duhet të shërbejë si një kambanë alarmi që organizimi i një ndeshjeje futbolli nuk është vetëm një njoftim nëpërmjet medias. Nga ana tjetër, duam t'i kujtojmë publikut shqiptar, që është një nga mbështetësit kryesorë të ekipit tonë kombëtar në arritjen e shumë sukseseve, se në mbarë botën dhunës në stadiume, në çfarëdo forme që ajo shfaqet, i kushtohet një rëndësi shumë e veçantë, aq sa mund të kushtojë edhe përjashtimin nga pjesëmarrja në një aktivitet ndërkombëtar. Federata Shqiptare e Futbollit, nga ky rast i hidhur dhe i izoluar do të analizojë të gjitha shkaqet dhe faktorët, që të mos ketë më precedentë për dënime të tjera të këtij lloji në të ardhmen", - përfundon reagimi i djeshëm i FSHF-së.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Mendoj se ky denim eshte i padrejte per kombetaren tone dhe tifozerin tone kaq te zjarrte ,pastaj shpresoj se FSHF do te paraqese argumenta shume te sakta e te qarta per ti "mbushur mendjen" FIFA-s se nje ndeshkim i tille nuk eshte i miritueshem . Pastaj me sa di un federata jone eshte paralajmeruar me pare per gjeste te tilla dhe eshte pak e veshtire qe denimi i fushes te hiqet , por shpresoj qe te mos kemi kete fat kaq shum te hidhur .
Jepni edhe ju mendime mbi kete denim .
Jepni edhe ju mendime mbi kete denim .
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Antar
- Posts: 45
- Joined: Fri, 04 Mar 2005 , 16:26
- Location: Kanada
- Contact:
Ti shif deklaraten e Armando Dukes.
Taman si me ken servil sepse edhe ai vet e din se ska me ndyshu gja se kujton ai se ato jan si keto ne shqiperi qe nje here te perjashtojne nga kampionati kurse te nesermen e ke lojtarin ne fushe.Mendoj se eshte nje ndeshkim qe per mendimin tim mund edhe te shmangej pa as nje lloj problemi nga ana e Fifa's mqs ukrahinasit fituan edhe nuk u ankuan.Ne edhe njat qyqe spektatorit qe e kena tamam lojtar te 12 po na e hekun.Si ai qe ka i nepet edhe ma shume kurse atij qe ska i merret edhe ajo qe ka.hajt se ndoshta me kazakistanin edhe mund te fitojne pa tifozeri por ndoshta me gjeorgjine do ti duhej shume ekipit tifozeria.Po qa me ba.Te pakten te marrin shembull keta te federates qe te jen kaq strik sa fifa edhe ne kampionat ku ne shume raste bahen shkelje flagrante edhe denohet gjyqtari por prap se pra piket kan ik per lesh.Boll me permend ndeshjen partizani-vllaznia ndaq kur humbem atje ndaq edhe kur barazume 1-1.Perderi sa po denon gjyqtarin atehere je i vetdishem se ai ka influencu ne rrezultatin e lojes sepse ne te kundert nuk do ta denoje.Nuk me duket as pak llogjika qe ndjekin keta drejtuesit tan keshtu qe them qe ja ku e kan shembullin perball.Personalisht edhe une mendoj se ndeshkimi ishte pak i egzagjeruar por shif deklaraten e Dukes se sa i vendosur asht per me i shku asaj gja deri ne fund.Ska as gjene me te vogel ne dore.nejse.Denimin ne xhep e kena keshtu qe pse e hedhim nje gur ne uje nuk bajme keq.Hajt tung.genti.

Para Vllaznia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Avokat austriak për apelimin në FIFA
"Nuk diskutohet që vendimi i komisionit të disiplinës në FIFA do të apelohet më lart. Madje kemi apeluar dhe paguar edhe 50.000 frangat që duhen që komisioni i apelit të marrë në shqyrtim këtë çështje." Ishin këto fjalët e presidentit Armand Duka rreth interesimit të gazetarëve nëse federata do ta apelojë vendimin e FIFA-s. Sipas Dukës, FSHF pret shumë nga vendimi i apelit dhe shpreson që ky komision të tregohet i drejtë me federatën tonë. Duka është shprehur se ato që kanë ndodhur nuk janë aq të rënda sa që FIFA të dënonte kaq rëndë Shqipërinë. Gjithsesi, njëshi i federatës ka thënë se tashmë ky institucion ka një plan të caktuar për apelimin e çështjes. "Brenda 7 ditësh duhet të depozitojmë në FIFA mbrojtjen tonë. Për këtë, ne kemi marrë edhe një avokat austriak, i cili do të merret me çështjen dhe që është një nga avokatët më të mirë sportivë në Europë. Do t'i dorëzojmë komisionit të apelit të FIFA-s kasetat e ndeshjes dhe do të argumentojmë përse nuk është i drejtë ky vendim. Se çfarë do të ndodhë më tej, nuk e di. Gjithsesi, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Në të kundërt do të pranojmë vendimin e FIFA,"- është shprehur dje presidenti i federatës.

Tytjeta te gjithve !!
E kasm lexu edhe lajmin zyrtar qe eshte vendosur ne sitin e fifa.com mbi njoftimet e penalizimet qe jane bere dhe si eshte shkruar ne gazetat shqiptare federata jone ishte paralajmeruar me pare per gjeste te tilla dhe i ishte vene ne dejini qe po te ndodheshin te tilla incidente te tjera denimi do te ishte me i madh sic erdhi
Heren e pare FSHF -ja eshte denuar me nje shume parash .
shpresoj qe FSHF/ja te ken marre njxe avokat te zoti dhe ishalla FIFA/s i dhimbset sado pak tifozerija e mrekullueshme Shqiptare .
Shpresojme per nje demin sa me te lehte , por sipas mendimit tim maksimumi qe mund te arrijme te marrim mendoj se do te jete denimi i fushes vetem per 1 ndeshje .
Shendet a pare te gjithve

Eshte e vertete kjo qe po thu ti mbi paralajmerimin por duhesh te lexosh edhe diqka tjeter qe Armando Duka tha qe neve ku paralajmerin nuk na eshte vene ne dijeni keshtu qe ato me nje fjal nuk kan dit gja.
E kam lexu edhe lajmin zyrtar qe eshte vendosur ne sitin e fifa.com mbi njoftimet e penalizimet qe jane bere dhe si eshte shkruar ne gazetat shqiptare federata jone ishte paralajmeruar me pare per gjeste te tilla dhe i ishte vene ne dejini qe po te ndodheshin te tilla incidente te tjera denimi do te ishte me i madh sic erdhi
Heren e pare FSHF -ja eshte denuar me nje shume parash .
shpresoj qe FSHF/ja te ken marre njxe avokat te zoti dhe ishalla FIFA/s i dhimbset sado pak tifozerija e mrekullueshme Shqiptare .
Shpresojme per nje demin sa me te lehte , por sipas mendimit tim maksimumi qe mund te arrijme te marrim mendoj se do te jete denimi i fushes vetem per 1 ndeshje .
Shendet a pare te gjithve
Para Vllaznia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Lene mor qa thot Duka si paska mundesi qe FSHF-ja paguan gjithe ato lek Gjobe e te mos e dije se perse eshte vendosur ajo gjobe e perse jane paguar leket .Genti-Kanada wrote:Eshte e vertete kjo qe po thu ti mbi paralajmerimin por duhesh te lexosh edhe diqka tjeter qe Armando Duka tha qe neve ku paralajmerin nuk na eshte vene ne dijeni keshtu qe ato me nje fjal nuk kan dit gja.
Eshte e pamundur qe FSHF-ja te mos kete qene ne dijeni per kete paralajmerim por keto per mendimin tim jane manovra te kota e justifikime boshe qe nxjerr federata jone .
Por sic kam shkrujt edhe ma perpara ishalla FIFA tregohet e meshirshme gje qe eshte pak e veshtire sepse rregullave nuk i divijohet kollaj duke pare qe Shqiperia eshte nje skuader e vogel e qe nuk ka influence .
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
FSHF-ja e ka fshehur denimin e pare
Federata Shqiptare e Futbollit, me shumë zell, si kurrë ndonjëherë, në faqen e saj zyrtare në internet, i referohet shtypit shqiptar për vendimin e FIFA-s, i cili dënon kuqezinjtë të luajnë dy ndeshje pa tifozë. "Reagon media shqiptare" është "titulli" kryesor i sitit FSHF.org. Sikur të kishin hulumtuar pak edhe titujt ndërkombëtarë, ku thuhet se FIFA dënon ashpër Shqipërinë, me siguri FSHF do të ishte krenare për përkrahjen që media shqiptare dhe botërore i jep skuadrës (jo Federatës) kuqezi. Natyrisht, FSHF është një anëtare shumë e varfër e FIFA-s dhe nuk mund të kritikojë publikisht një vendim të organit më të lartë të futbollit botëror. Këtë e bën në mënyrë indirekte, duke botuar shkrimet e marra nga shtypi shqiptar, i cili u shpreh i indinjuar kundër këtij vendimi.
Reagimi i parë i çdo shqiptari, kushdo qoftë ai, është indinjim kundër FIFA-s, kundër gjyqtarit Stivën Benet (na ndëshkoi padrejtësisht dy herë më 11 qershor 2003 në Zvicër). FSHF i bën jehonë zemërimit të publikut shqiptar që nuk do të ketë mundësi të shohë idhujt kuqezi, për shkak të këtij maskarallëku të FIFA-s. Por në të vërtetë, është pikërisht kjo Federatë e paaftë dhe me mendësi e mënyra veprimi komuniste ajo që ka ndëshkuar kuqezinjtë për të luajtur me dyer të mbyllura, në rast se apeli nuk do të ketë sukses. Në komunikatën zyrtare të FIFA-s thuhet shprehimisht se "në një vendim të datës 26 tetor 2004, Komiteti Disiplinor i FIFA-s kishte gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 14000 CHF (franga zvicerane - G.SH.) për incidente të ngjashme dhe e kishte paralajmëruar se do të merreshin sanksione më të ashpra në rast dhunimesh të tjera". Është një fakt që u mësua vetëm pas hatasë së fundit, pasi Federata që i referohet reagimit të shtypit preferoi t'ia mbante të fshehur shtypit një fakt të tillë. Dritëshkurtëra Federatë nuk e mendoi aspak se ai që hodhi shishe kundër Danimarkës më 9 tetor mund t'i hidhte pa problem edhe kundër Ukrainës më 9 shkurt, gjë që është "dhunimi tjetër" i paralajmëruar nga FIFA. Një komunikim publik i paralajmërimit do t'i mbyllte padyshim derën përsëritjes së incidenteve kundër Ukrainës. Më 4 shtator, kur u hodhën objekte kundër Greqisë, mjaftoi një thirrje me qendrën e zërit "Mos hidhni objekte se do të na dënojnë" që tifozët të silleshin si qengja të urtë, imagjinoni çdo të ndodhte sikur të bëhej një fushatë e vërtetë anti-dhunë në median të cilës (nuk) i referohet Federata. Por FSHF (askush të mos ketë dyshim) nuk e do median, burokratët përpiqen thjesht ta kenë mirë me median. FSHF mbajti të fshehtë jo vetëm paralajmërimin e tetorit, por edhe këtë të marsit 2005, dhe e "shpalli" vetëm pasi u publikua nga FIFA. Ishte me shpresën se nuk do të merrej vesh. Një naivitet dritëshkurtër duke pasur parasysh mundësitë e sotme të informimit publik. Por të ishte për FSHF-në, edhe ky vendim i fundit do të mbetej sekret. Ndoshta do të mësohej vetëm më 4 qershor, kur turmat e tifozëve do t'i drejtoheshin stadiumit dhe do të gjenin vetëm dyer të mbyllura. Dhe FSHF është aq dritëshkurtër sa të mos arrijë të parashikojë dot pasojat e një zemërimi që në të vërtetë nuk duhet t'i adresohet FIFA-s.