…DHE NDESHJA E FUNDIT E LORO BORICIT.

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

…DHE NDESHJA E FUNDIT E LORO BORICIT.

Post by tironsi_tr » Wed, 25 Feb 2009 , 10:27

“Krahet e Sovjeteve” te Kujbiveshit barazojne 0-0 me Punen e Shkodres, nje ndeshje mjaft e mire e formacionit shkodran te perforcuar me kater lojtare te Dinamos Ministrise se Brendeshme, Shaqiri, Verrija, Tallushi e Duma. Por mbi te gjitha e perforcuar as me pak e as me shume, por mu me 35 vjecarin Loro Borici, qe eshte trajner i Kombetares dhe e ka braktisur futbollin e luajtur drejtpersedrejti! Per tu kthyher pak mbrapa tek Java 9 e kampionatit te 1957, eshte Java qe permban nje befasi te madhe: shfaqjen e papritur ne 11-shin e Spartakut te Tiranes te Loro Boricit, i cili tashme qe perzene nga Partizani, sic thuhej asokohe, per shkak te jo pak mbrapaskenave brenda klubit ushtarak, ku tifozerina gjeneralesh mplekseshin jo pak edhe me grupazhe ne “heshtje” zyrtaresh me te vegjel, ndonjehere madje deri edhe te lojtare te ndryshem. E verteta ishte se Borici qe 35 vjecar tashme, cka do te thoshte se ishte i pranishem qysh prej 20vjetesh ne Kampionatin Kombetar. Borici shenon nje gol ne ndeshjen ketij viti 1957, kete Spartaku – Lokomotiva 1-3, Dhimiter Qoshja pret 11metershin e Loro Boricit. Keto dy episode permbajne golin e fundit te mjeshtrit dhe 11metershin e fundit te interpretuar prej tij ne fushat shqiptare te futbollit. Pra, Puna e Shkodres – Krahet e Sovjeteve 0-0 dhe gjeja me e cuditeshme eshte se kjo eshte ndeshja e fundit e Loro Boricit, i cili te paren e kishte zhvilluar 20vjet me pare po me skuadren e qytetit te tij, Vllaznia e Shkodres (tani Puna e Shkodres, si cdo skuader tjeter qe perfaqesonte qytetet Puna Tirane, Puna Vlore etj.) per Kampionatin e Shqiperise, 6 Qershor 1937, Vllaznia – Dragoj i Pogradecit 5-0, kater gola te Loro Boricit. Nga Vllaznia 1937 te Puna e Shkodres 1957 – dy skaje emblematike te karrierres se Boricit legjendar, i cili po e mbyllte futbollin ne nje jubilee te rrale 20 vjecar te pakrahasueshem ne qytetin e tij, me skuadren e tij qe e kishte bere Kampion te Shqiperise per here te pare me 1945 dhe prej ku drejteperdrejt te Shqiperia Kampione e Ballkanit 1946.
Per fatin e Boricit ndeshja ka nje ceremonial. Ekzekutohet Hihmni Kombetar i Shqiperise dhe i Bashkimit Sovjetik, pershendet kryetari mik A.G.Turjecki si dhe perfaqesuesi I Shoqerise Puna te Shkodres, Shuajp Hafizi, nje dashamir i madh i futbollit, babai i nje djali katervjecar me emrin Astrit Hafizi, i cili ne vitet ’70 si nje nga mesfushoret me moderne te futbollit shqiptar do te trondiste per nje decade edhe kete stadium “Vojo Kushi” deri ne apogjeun e 2-0 me Austria te Vjenes per Kupen e Evropes. Per t’u bere te e vona trajneri me kohegjate prej atyre shqiptare me Kombetaren e Shqiperise (25ndeshje, disa prej tyre te paharrueshme). Jemi ende larg, megjithe keto perkime te cuditshme dhe i kthehemi kesaj skede historike te atij 1 Dhejtori 1957, ndeshje historike mu per hi rte mjeshtrit te madh Loro Borici te ndeshjes se tij te fundit:


01.12.1957. Shkoder. Stadiumi “Vojo Kushi”
Puna e Shkodres – Krahet e Sovjeteve te Kujbiveshit 0-0

Puna e Shkodres: Boshnjaku, E. Bushati, Q. Cungu, Dibra, Shaqiri, Pelinku (Lacja 32’), Tallushi, A. Bakalli, L. Borici, Verria, Duma.

Krahet e Sovjeteve te Kujbiveshit: Karasov, Mazepov, Kalcov, Maksimov, Karapov, Kuznjecov, Rjedkin, Kameniev, Smatrikin, Jesin, Novikov.

Gjyqtare: S. Kotherja, A. Zaharia, F. Fani.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: …DHE NDESHJA E FUNDIT E LORO BORICIT.

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Mar 2009 , 14:59

Shum flm naqe.Artikull taman i bukur.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply