Shorti cerekfinal: Vllaznia kunder Shkumbinit
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia

Eshte hedhur dje shorti i cerekfinaleve te Kupes te Shqiperise ne futboll. Ne mjediset e Federates kane qene te pranishem disa perfaqesues te klubeve si dhe presidenti i FSHF-se, Armand Duka, qe drejtoi shortin. Ciftimin me te mire e ka pasur Partizani, fituesi ne fuqi, qe do ndeshet me Flamurtarin e Kategorise se Pare, ndersa Tirana do te kete perballjen me te veshtire, ate ndaj Lushnjes. Pas hedhjes te shortit, presidenti i Partizanit, Albert Xhani eshte shprehur se "te kuqte duhet ta vleresojne shume Flamurtarin, pasi Kupa eshte e vetmja menyre qe ne te dalin ne Europe kete sezon". Trajneri i Elbasanit, Bushati, thote: "Teuta eshte ekip i forte, por kupa mund te na vinte perballe cdo skuadre, ndaj nuk prisja te kisha favore. Duhet ta kalojme turin".
Ndeshjet e para do te luhen me 2 mars, ndersa kthimi me 16 te po ketij muaji. Ja ciftet cerekfinaliste:
Flamurtari-Partizani, Lushnja-Tirana, Shkumbini-Vllaznia, Teuta-Elbasani

- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Ishtu me duket e kena pase edhe vjet apo parvjet qe na ra shkumbini edhe kishim ndeshje me te 1jave para se me u ndeshe po prap me te ne kupe,ku me sa maj mend i kena fitu te dyja.
Nejse tesh per kupe ku luhet ndeshja e pare ne peqin apo ne shkoder?

:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Phaaa sa inat more taman njate kohe qe jam une ne univ. thashe ba me pa kene ne shpi e kisha ndi te Radio Tirana,spaska kene rrisku jone thuj
Ndigja po na kishin mohu nji gol te rregullt te Abilios more ne ndeshjen qe kaloi me Shkumbinin...se tamam tamam rezultati kishte me kene 2-0 per Vllaznine,po hajt se kam besim qe do triumfojme prap edhe se ky takim ka me kene edhe ma i zorshem.
Ndigja po na kishin mohu nji gol te rregullt te Abilios more ne ndeshjen qe kaloi me Shkumbinin...se tamam tamam rezultati kishte me kene 2-0 per Vllaznine,po hajt se kam besim qe do triumfojme prap edhe se ky takim ka me kene edhe ma i zorshem.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia, "kockë në fyt" Shkumbinit
Ekipi i Vllaznisë brenda 5 ditësh arrin të fitojë përsëri në Peqin dhe, si për koicidencë, me të njëjtin rezultat, 0?1. Ndeshja e djeshme tregoi se ekipi shkodran ka arritur t'ia marrë dorën Shkumbinit, kur del fitues rregullisht nga kjo fushë, edhe pse Bici nuk e pranon këtë fakt. Me këtë fitore Vllaznia ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit për gjysëmfinale, duke qenë me e qetë për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet pas 2 javësh në Shkodër. Duke parë këtë takim të dytë, mund të thuash se ishte fotokopje e atij që u zhvillua të premten e kaluar për kampionat, gjë që e pohoi vetë Sejdini pas ndeshjes. Ashtu si në takimin e parë, Shkumbini ushtroi presion të vazhdueshëm, duke krijuar raste të shumta për shënim, por pa qenë në gjendje të gjentë rrugën e rrjetës. Sulmuesit bardhekaltër, por edhe mesfushorët dolën disa herë në pozicione të favorshme, por u mungoi qetësia e nevojshme në çastet e fundit. Dhe kjo nuk është sëmundje vetëm për ballafaqimet me Vllazninë. Shkumbini në çdo takim po e vështirëson edhe më shumë gjetjen e golit, kur situatat e duhura dhe të pastra nuk kanë munguar. Loja filloi e qetë dhe u përqendrua më tepër në mesin e fushës, me ngacmime të pakta nga të dy ekipet dhe me një epërsi të lehtë të vendasve. Loja bëhet më e shpejtë, duke fituar më tepër ritëm dhe merit ka Shkumbimi, që e detyron Vllazninë t'i kushtojë më tepër rëndësi mbrojtjes për të mos pësuar gol. Në këto minuta Shkumbini luan me dëshirë dhe entuziazëm, por kjo nuk mjafton. Raste të pastra shënimi kishin Begeja, Nexha, Bardhi, R.Dervishi dhe veçanërisht Ivanaj. Edhe në pjesën e dytë Shkumbini nuk e uli ritmin e lojës dhe sulmoi vazhdimisht. Pikërisht në momentet më të mirë Vllaznia përpiqet të përfitojë dhe Abilio e Sinani arrijnë të futen në brendësi dhe të rrezikojnë në portën e vendasve. Në saj të kësaj loje të menduar mirë nga Bici, Vllaznia arrin të shënojë golin aq të vlefshëm, duke siguruar gati gjithçka për dy javë më pas. Shkumbini përsëri humbi një takim që nuk duhet ta humbte për atë që tregoi në fushë. Por loja bëhet për një gol dhe ky i mungon Shkumbinit përsëri. Shkumbini humbi se vendosi pjekuria e individualiste e kundërshtarit, që në momente të veçanta, kur duhej, bëri diferencën dhe vendosën fatin. Vllaznia u lodh më pak se Shkumbini, pati më pak raste se vendasit, por pati qetësinë e duhur. Vllanzia i kushtoi më tepër vëmendje mbrojtjes, pa harruar asnjëherë sulmin, ndërsa Shkumbini sulmoi pa bereqet dhe nuk diti të mbulojë Abilion, që u gjet i lirë dhe shënoi. Gjithsesi, ishte një ndeshje tepër korrekte nga të dy ekipet, një "fair?play" që nuk iu përgjigj drejtimit të ndeshjes. Vllaznia shkon kështu më e qetë në takim e kthimit, ku do t'i mjaftojë edhe një barazim për t'u kualifikuar në gjysëmfinale. Shkumbini po e humb edhe shpresën e vetme që kishte mbetur për të siguruar një vend në kupat evropiane. Por në futboll janë parë edhe surpriza. Të shohim a do ta bëjë Shkumbini këtë... Deklaruan: Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit: "Dua të them se ishte një ndeshje që nuk duhej ta humbnim, por futbolli kështu e ka dhe duhet ta pranojmë. Ndeshja e sotme ishte si një pasqyrë e takimit të kampionatit, edhe pse kjo ka specifikë tjetër. Një gol në fushën tonë na ndëshkoi shumë, sa ka vlerën e dy golave. Edhe në këtë takim vuajtëm mungesën e njeriut-gol, që do ta çonte topin në rrjetë. Edhe pse humbëm takimin e parë, për ne kapitulli i kupës nuk është mbyllur akoma. Ashtu si shënoi Vllaznia në Peqin, mund të shënojmë edhe ne në Shkodër. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Partizanin, për t'u impenjuar si duhet për të bërë më të mirën në këtë takim, sepse kampionati vazhdon." Vasil Bici, trajner i Vllaznisë: "Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Ekipi i Shkumbinit na vuri përballë situatave shumë të vështira. U mbrojtëm duke respektuar fushën e kundërshtarit dhe duke parë specifikën e kupës për t'u mbrojtur që të mos pësojmë gol. Falë lojës që bëmë arritëm të shënonim dhe të dalim fitues në Peqin. Mendoj se nuk ka përfunduar asgjë, sepse futbolli të godet kur nuk tregohesh i kujdesshëm. Me fitoren që arritëm pa dyshim që jemi më pranë kualifikimit, duke patur parasysh se do të luajmë në fushën tonë. Janë edhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur dhe vetëm pas këtij takimi mund të flasim me siguri. Duhet të kujtoj se për kampionat, kur fituam 2?0 në Shkodër, Shkumbini shpërdoroi disa raste, prandaj dhe duhet treguar kujdes. Për gjykimin mund të them se ai nuk ndikoi në rezultatin e ndeshje, sepse ne patëm edhe dy raste te tjera për të shënuar." Të veçanta: ? Përpara fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Vajdin Lamajt, presidentit të FSHB-së, që humbi jetën dy ditë më parë. ? Edhe pse hyrja dje ishte falas, kjo nuk i solli fat Shkumbinit, por nuk solli edhe të gjithë sportdashësit të ftohur nga ekipi i tyre kohët e fundit.

Trajneri kuqeblu: Ia kam frikën Shkumbinit
Ekipi shkodran është duke e vazhduar luftën e tij në të dy frontet, kupë e kampionat. Vëmendja më e madhe natyrisht që është përqendruar tek e para, nisur edhe nga fakti se është një trofe në lojë. Dhe për më tepër, në këtë mes hyn edhe një fakt historik: në Shkodër kupa mungon prej 18 vitesh dhe fitimi i saj këtë vit do ishte një sukses. Ndërkohë, Vllaznia e ka hedhur hapin e parë, atë të kalimit në gjysmëfinale. Fitorja 1-0 brenda në Peqin ndaj Shkumbinit vendës është një sukses që garanton në njëfarë mënyre edhe kalimin në turin tjetër. Por trajneri i kuqebluve nuk mendon krejt kështu. "Nuk pajtohem kurrsesi me mendimin se jemi kualifikuar. Diferencat mes ekipeve tona nuk janë të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që peqinasit të vijnë dhe të na vënë në vështirësi brenda në Shkodër. Do të mjaftonte vetëm një gol i tyre dhe çdo gjë do të bëhej shumë e vështirë. Pastaj unë kam edhe një frikë tjetër: lojtarët e mi, duke menduar se e kanë të fituar ndeshjen e parë, mund të luajnë të pamotivuar, çka do të kishte pasojat e veta. Megjithatë, ne do t'u bëjmë parapritë këtyre gjërave për të mos lejuar të ndodhë kështu," - ka thënë trajneri i Vllaznisë, Vasil Bici.

Ja rezultatet e ndeshjes se kthimit te çerekfinaleve :
Vllaznia-Shkumbini 2-2
1-0 Abilio 16' (p), 2-0 Sinani 42', 2-1 Begeja 69', 2-2 Ivanaj 86'
Partizani-Flamurtari 1-0
1-0 Rizvanolli 3'
Teuta-Elbasani 1-0
1-0 Mancaku 80'
Tirana-Lushnja 3-0
1-0 Xhafa 61', 2-0 Xhafa 104', Pape Sene 110'
Kualifikohen per turin Gjysfinal :

- Vllaznia
- Tirana
- Teuta
- Partizani