Kupa Botes 2010 Shqiperi Suedi

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 07 Sep 2008 , 16:11

Ne pergjithesi ka kene loje me kualitet te dobet e ritem te ngadalte. Kjo sepse si ekipi favorit, Suedia dhe ekipi prites ne fushen e vet, Shqiperia dhane shume pak ne sulm. Sidoqofte Suedia pati rastet e veta, kurse sulmi jone ka kene inekzistent.
Rezultati asht pozitiv, sepse Suedia asht nder 16 skuadrat ma te forta te evropes, por une nuk jam i knaqun:

Suedia ka kene ne dite te erret, dhe me pa pas mend nkry ishte dasht me e shfrytzu kyt moment, se ne Suedi zor se marrim as barazim.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 07 Sep 2008 , 16:24

Loje holandeze???

Me kujtohet rreth minutes se 35' kane pasu mrojtesat tone rreth 10-15 here here te njeni-tjeter, here te portieri Beqaj, e suedeszet nuk ngacmoshin aspak. Nuk du me kritiku mrojtjen, sepse dje ka kene ne lartesine e duhun, por sulmi - nqs mund te flasim per sulm me nji Salih te humun mes mbrojtesave shatatlarte suedez- ka kene bernut.
Lala, Vangjeli kan gabu shpesh here ne pasime.

Ne fund te ndeshjes, kur u fut edhe Teli kena lujt me 5 mrojtesa dhe nji gjys sulmusi si Berisha. Se kam pa naiher Holanden tu lujt me kyt taktike.



Arie Han

E kam zili se ka punen ma te rehatshme nbote, kur ka ndeshje vjen ntirane per njata 4-5 ditet, si dhe kur i teket nai here me pa nai ndeshje te kampionatit, pjesen tjeter te kohes e kalon me pushime, ose si perkthyes hobi, si gjate lojnave olimpike...

Dje skuadra ishte e vendosun mire ne fushe, por formacioni me Salihin te vetem ne sulm na kushtoi fitoren.

Do ishte e mira qi Hani me u perkushtu ma shume per kombetaren, se nuk i kushton gja me i hyp avionit (tpagum) e me shku me u ul iher ntavoline me Mavrajn, apo me pa Ramen e Ingolstadtit e Sadriajn e Dortmundit, qi jane tu u aktivizu ma shume se Hyka e Kapllani...

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 07 Sep 2008 , 19:20

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 07 Sep 2008 , 20:13

sa fola pak me Hyken dhe e pyta per tranjerin se si ja kalojn lojtaret me tranjerin, dhe me tha qe ja kalojn mire dhe e pyta si ju duket puna tije dhe me tha qe atije i pelqen loja sulmuese.
e ngacmova pak edhe per punen e FSHF's por nuk me tha shum une tha nuk kam ndo nje problem me to.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 07 Sep 2008 , 20:59

Po ku fole me te ti ?

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 07 Sep 2008 , 21:17

Man in Redblue wrote:Po ku fole me te ti ?

ka shum vite qe flas me te ne msn naqe, nuk asht ken i'njoftem shum ne at kohe, por rastesisht ne internet jemi ba si pune shokesh.... edhe kur e pat rrahur vllaznia tirane 4-1 ne shkoder kam fol pak me te se nese asht ba naj pisllek ne at ndeshje por me pat than se a ken ndeshje e pastur.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 07 Sep 2008 , 22:17

RESPEKTE
goldian .forumi asht hap me diskutu ,dhe me dhan secili mendimet e tija,e ti nuk ke ba nej ofendim me mu .
nuk ka pse me me ardh keq aspak kur mundona me sqaru se ku asht gabibi i vllaznise ose i shqipersise,sepse diskutojm te forumi vllaznia qe jena tan vellezer dhe flasim si vellezer..dhe nuk te keqkuptoj asnji fjale

per suedine thash qe ka ken ne 11 finale te boterorit por JO se ka lujt 11 here ne finale.e di qe ka dal be brazilin nji here ne finale per kup ,dhe asht mund 5 me 2 , ME BRAZILIN dhe me duket se asht e vetmja finale qe ka dale nenkampione botet dhe me duket ka ken 52

une me te vertete jam hollandez i qmendun,dhe nuk mendoj se kam tepru dicka aty ,por ky asht mendimi jem ,sepse kurr nuk e kam pa shqipnine ma mire so dje .

me te vertete kena ba ndeshje te mira edhe ma perpara dhe jena ndershku me hollandezet vetem per fajin e mbrojtjes ,por ama kunder suedise pash nje mbrojte qe nuk bate gabime ,dhe kena lujt ne lartesine e duhur ,jo vetem ne mbrojtje ,por edhe ne mesfushe,,ku lojtare tane dILshin fitusa.

kena fiTu me brigelin kur greqia doli kampione europet ,dhe shansi ishte me ne atehere ,por duhet te kujtojme pjesen e dyte ,se si zoti na shpetonte nga rastet vdekjeprurese te greqise ,dhe zoti na ndihmoI ,vetem per dashurine qe kishte shqiptari me e fitu ate ndeshje,VETEM PER SPEKLATORIN DHE EMIGRANATAT NE GREQI

dje pash suedine qe lunte me shqipnine ,dhe suedia asht shume e forte ,dhe ne Lujtem te barabarte gjithe ndeshjen dhe edhe mund te ishim ndershku,por edhe mund te kishim ndershku nese salihi do luante pak ma me kujdes .

Nuk e di nese ANETARET E FORUMIT KANE MENDIMIN TEM APO JA ,POR UNE PO FLAS PER VETEN TEME ,DHE NUK PO FLAS ME TE MBUSHE MENDJEN TY ,SEPSE KAM MENDIMIN TEM ,NJASHTU SI KE TI MENDIMIN TAND ,DHE GJITHKUSH MENDIMIN E TIJ.

GOLDIAN

ofendim siq e ke than ne fillim asht ofendim ,dhe po nuk shave kerkend,ose po nuk fyve kerkend ,atehere nuk asht ofendim.

ti kishe nje mendim tandin kurse une kisha mendimin tem.

suedia asht ma nalt se rusia dhe greqia,keshtu qe barazimi me ate loje qe kena ba ,me nxjerr shume te kenaqun.

Goldian. shihe qa ke shkru e un te pergjigjem vetem me dy rreshta ,dhe teper shkurt

goldiani thote
meqe ti thua keshtu atehere ca do thote austria vllai im pjlami qe me brukner mundi nenkampionet e botes paster 3-1?????????????
ca do thote lituania qe i beri gropen nje skuadre te sukseshme si rumania ne rumani brenda 3-0
ca do thote montenegro qe vetem fati se lejoi te fitonte ndaj bullgareve te berbatov.
apo cdo mendojne cipriotet qe vetem ne fund u munden nga kampionet e botes ne fuqi?????????????????
ca do thone fqinjet tane maqedon qe munden skocine qe beri paraqitje dinjitoze ne kualifikacionet e meparshme???
nese ky barazim i djeshem ketu ne forum interpretohet si gjysma e rruges per ne wm atehere kerkoj falje per ato statistikat me siper .
PJALMI TU DREJTOVA SI VLLA DHE PO E MBYLL SI VLLA PA KEQKUPTIME
UNE ATO REZULTATET ME SIPER NUK I SHPIKA VET PO ASHTU KANE PERFUNDUAR:
SINQERISHT SHPRESOJ MOS JESH OFENDUAR TI APO NDONJHE NGA VLLAZNIT NE FORUM
PRES PERGJIGJE ME ARGUMENTA E JO ME DESHIRA

e pjalmi pergjigjet teper shkurt.

asht e vertete qe austria fitoi me nenkampionet e botes,
asht e vertete qe edhe rumania humbi me lituanine,
asht e vertete qe edhe monte negro per pak nuk fitoi me bullgart
dhe asht e vertete qe edhe italia fitoi ne fund kunder qipros
por ke harru shqipnine qe ka barazu me suedine dhe suedia asht ma lart se romunt e bullgart e dobet ,dhe une mendoj se pika qe kena marr dhe loja qe kena ba asht nji fillim premtues ,dhe te siguroj dicka

une e kam hap nji teme qe shqipnia mund te shkoje edhe ne vend te pare me malten,dhe jam shum i sigurte qe fitorja do jete e sigurte por nuk jam i sigurt a do shkojme ne vend te pare apo ja.

goldian.2 ndeshje 4 pike kurr nuk i kena marr ,dhe vendin e pare dhe te dyte kurr nuk i kena gzu ,kshu qe maji mend qa ka shkru pjalmi ketu ,dhe maje mend se do dalin cdo gja,e nuk tham per me hi ne boteror ,por ama nuk do ti shkeputna kuurr vendit te dyte ,megjithate cdo gja mund te ndodhe,sepse skuadra shqiptare asht shum nalt ,dhe mendoj se jena ne majet ma te nalta qe kena ken ndonje here

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Mon, 08 Sep 2008 , 00:13

per kualifikim s kena pse pretendojme se nji barazim me suedine mbrende n tirane nuk asht ndoj rezultat i jashtezakonshem.T kishim fitu hajde de...Ndeshjen se kam pa po me ca lexova suedezet kishin pase raste ma shume se na e ibra kishte rrahe edhe shtyllen..
nqs dona me tregu se kena taman rritje nji vend i 3 do kishte kene gjaja ma e mire tham une kurse vendin e 4 as qe duhet me e diskutu nqs dona me fillu me pretendu per pak ma nalt.E keqja asht se na e fillojme gjithmone mire e mandej fillojme e bajme marrina se na hypin trute ne qafe e kujtojme se jena brazilianet e europes e losim me mendje t madhe..
per me pretendu me u kualifiku mandej duhet ose me gjete nji sulmues ose nji trekuartist qe garanton gol (si tane ekipet e reja qe jane kualifiku per here t pare vitet e fundit...letonia ne 2004 kishte verpakovskis,sllovenia ne 2000 zahovicin,ukraina ne 2006 shevcenkon,) ose me bazu lojen e ekipit te disiplina ne loje e te forca fizike (per mentalitetin qe kane futbollistat tone kjo m duket e pamujtun) si psh greqia ne 2004 ose turqia ne 2002 e ne tesh n europian se kto raste po m kujtohen.
anderr e secilit prej nesh asht me pa kombtaren tone ne nji kompeticion t madh po me e pa taman me realizem per momentin tham se jena hala larg..ishalla gabohem
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 11 Sep 2008 , 22:56

shv13 wrote:per kualifikim s kena pse pretendojme se nji barazim me suedine mbrende n tirane nuk asht ndoj rezultat i jashtezakonshem.T kishim fitu hajde de...Ndeshjen se kam pa po me ca lexova suedezet kishin pase raste ma shume se na e ibra kishte rrahe edhe shtyllen..
nqs dona me tregu se kena taman rritje nji vend i 3 do kishte kene gjaja ma e mire tham une kurse vendin e 4 as qe duhet me e diskutu nqs dona me fillu me pretendu per pak ma nalt.E keqja asht se na e fillojme gjithmone mire e mandej fillojme e bajme marrina se na hypin trute ne qafe e kujtojme se jena brazilianet e europes e losim me mendje t madhe..
per me pretendu me u kualifiku mandej duhet ose me gjete nji sulmues ose nji trekuartist qe garanton gol (si tane ekipet e reja qe jane kualifiku per here t pare vitet e fundit...letonia ne 2004 kishte verpakovskis,sllovenia ne 2000 zahovicin,ukraina ne 2006 shevcenkon,) ose me bazu lojen e ekipit te disiplina ne loje e te forca fizike (per mentalitetin qe kane futbollistat tone kjo m duket e pamujtun) si psh greqia ne 2004 ose turqia ne 2002 e ne tesh n europian se kto raste po m kujtohen.
anderr e secilit prej nesh asht me pa kombtaren tone ne nji kompeticion t madh po me e pa taman me realizem per momentin tham se jena hala larg..ishalla gabohem
ky shkrimi jot meriton te botohet ne gazete
asnje gazetar sdo i kishte qendis ma bukur keto fjale
e asnji specialist sdo kishte dhane mendime ma me vlera
respekte
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 16 Sep 2008 , 16:45

Kur luan Shqipëria, zhduken kufijtë


Nga ROD CURTIS

Ndërsa shëtisja nëpër kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në
prag të ndeshjes eliminatore për Botërorin “Afrika e Jugut
2010”, të shtunën mbrëma, mendoja se një kombëtare
futbolli përbëhet nga njerëzit e po atij vendi. Mirëpo, duket
se në Ballkan ujërat janë më të turbullta. Këtu, një
kombëtare u përbëka nga një komb, pa marrë parasysh
adresën. Zbulova se në skuadrën kombëtare të Shqipërisë
në futboll luanin pesë shqiptarë nga Kosova, pavarësisht
faktit që muajin shkurt Kosova ka deklaruar pavarësinë e
saj. Njohja e shtetit nga 46 vende, përfshirë SHBA-në dhe
Australinë dhe mosnjohja nga 36 vende, përfshirë Rusinë
e Kinën, e bën megjithatë të pavarur. Kjo pavarësi, të jemi
të sinqertë, nuk është e asaj natyre që do të krijonte
mundësinë e paraqitjes në fushë të një kombëtareje në
kohë shumë të shpejtë. Pra, çfarë të bëjnë pesë futbollistët
nga Kosova? Të mos luajnë fare? Të luajnë për Serbinë?
Mundësi e mirë. Ata luajnë për Shqipërinë, pasi edhe vetë
janë shqiptarë, në fund të fundit, sikurse banorët e Zelandës
së Re, që janë australianë. Çfarë do të ndodhë kur Kosova
ta ketë kombëtaren e saj? Njëherë Debatik Curri pati
deklaruar se do ta veshë fanellën kuqezi, për arsye nderi:
një kombëtare e fortë është më e mirë sesa dy të dobëta.
U fokusova një grimë në këtë çështje, pasi bileta ime më
thoshte se duhej të ulesha në radhën e tretë nga e para,
në tribunat anësore, në mes të tifozëve ultras të Kosovës.
Ata duartrokitën me finesë kur gjatë këndimit të himnit
kombëtar të Suedisë - nuk kishte ovacione në stadium dhe
me krenari valonin flamurin e tyre të ri të kaltër me ngjyrë
ari. :twisted: :twisted: Ata u ulën dhe filluan të përtypnin fara të zeza luledielli,
derisa vendi u shtrua në një qilim lëvozhgash dhe filluan
një breshëri abuzimesh ndaj “tradhtarit” Zllatan Ibrahimoviç,
boshnjakut të lindur e të rritur në Malmo, që mbron ngjyrat
e Kombëtares së Suedisë. Më quani radikal, mirëpo mund
të them se kjo e bën atë më shumë suedez, sesa e bën
shqiptar një person që ka kaluar tërë jetën e tij në Kosovë.
Kur kosovarët, të ulur së bashku në një bllok tribunash
filluan të talleshin me shqiptarët e Shqipërisë, për përkrahje
të dobët, me të vërtetë u bëra konfuz. Pastaj, grumbulli i
shqiptarëve nga Maqedonia, i ulur në të majtë filloi t’iu
drejtoh
ej shqiptarëve të tjerë me fjalët: “Ne flemë me motrat
tuaja!”.
Gjë që nganjëherë mund të jetë e vërtetë, pasi të
gjithë i kalojnë pushimet në të njëjtin bregdet. Të gjithë
ishin të veshur kuqezi, mirëpo mund t’i dalloje shqiptarët që
vinin nga Shqipëria. Ata nuk e shfrytëzuan gjithë kohën e
ndeshjes për t’u treguar të tjerëve se sa shqiptarë ishin.

Dhe ky duhet të jetë mësim. Vetë takimi ishte i barabartë.
Dyshja sulmuese e Suedisë, Henrik Larson dhe Ibrahimoviç
nuk ishin të efektshëm, ndërsa Shqipëria e drejtuar nga Ari
Han ishte mjaft mirë e organizuar, u angazhua shumë dhe
krijoi disa raste. Gjithashtu, u zbulua një hero i ri,
këmbëshpejti, që ngjante në Lionel Mesin, 20-vjeçari Jahmir
Hyka, që rregullisht i shmangej kundërshtarit për të dërguar
krosime të rrezikshme nga ana e majtë. Pas vërshëllimës
së fundit të gjyqtarit, suedezët nuk ishin të lumtur, portieri
flaku topin tutje në shenjë pakënaqësie. Ky është çmimi që
u desh të paguanin pasi u mbrojtën tërë natën, duke kërkuar
shpëtim në kundërsulme. Për shqiptarët, kosovarët,
maqedonasit, malazeztë, barazimi ishte fitore për t’u festuar.
Në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese ata fituan një
pikë, por humbën tjetrën.
Marrë nga gazeta australiane “The Age”


Shkrim shume i quditshem, do tme interesonte, sa te verteta jane keto qe shkrun ky tifozi australian.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Tue, 16 Sep 2008 , 23:52

per mu ja ka kpute kurre e mos lidh...ato qe thote ai s rrijne as n qiell as n toke...gjynah qe ky shkrim me u lexu jashte...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

shkelzenhasanaj
Antar
Antar
Posts: 29
Joined: Sat, 29 Mar 2008 , 19:22

Post by shkelzenhasanaj » Wed, 17 Sep 2008 , 01:36

Po ky artikull nuk presanton realitetin e vertete, pasi shiqptaret nuk jane te tille, kjo verehet thjesht me faktin se kosovret, macedonasit, apo malazezet, kane bere mbi sa ore rruge per te qene present me pa kombetaren shqiptare, dhe kjo hedh posht ate qe ka shkru ai gazetari. Por me turp te kete ai perkthyesi, ose shoqeruesi i tij, i cili e ka mbushur me genjeshtra, ose rrena, nuk ka turp. Po keti gazetarit do te doja ti pergjigjesha une nese ka kush email te tij, po o qorr gazetar po ne kampionatin nder me te bukurit ne bote, si ai i italise, ai harron se tifozet jane problem qe shahen, qe kane vrare inspektorin e polizise, qe kane hedhur nj motorr 50 kopiksh scuter, nga stadiumi, duke rrezikuar te mbysin njerezit. Me gjithe ate po vendet Skandinave nuk kane pasur kurre futboll, dhe nuk dine akoma te lozin. Per keshi gazetaresh une me nder nuk e fshij K......, kam qene ne Suedi dhe e di qar njerezish k...a jane, me gjithe ate kane nje zhvidhim ekonomik te jashtezakonshem, ku fjala kurrupsion nuk gjehet ne fjalor. Me gjithe ate ai na marrte te keqen. mos harroni se qente lehin edhe karvani ez perpara..

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 Sep 2008 , 20:03

Qa asht ky shkerdh... bir kur..... qe shkrun kta karlle.......?
Si mrriti ky me i kuptu tana gjanat e shqiptarve per 90 minuta?
Dikush i zoti per kyt pune duhet me shkru nji e mail ksaj gazets austrapjerdhe edhe me ta ba pak pistil kyt debil mutit.
Me falni per fjalorin por mu ngriten nervat ne tavan.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply