VLLAZNIA - TIRANA 0-2 :(

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

VLLAZNIA - TIRANA 0-2 :(

Post by GoL » Thu, 03 Feb 2005 , 22:14

Bardheblutë arrijnë për të tretën herë të mposhtin kuqeblutë, madje dy herë në shtëpinë e tyre
Vllaznia "shfryhet", Tirana në zenit



Vllaznia - Tirana 0-2

Vllaznia: Shehi 5 Teli 5 Kraja 5 Alcani 5 (Brajoviç 51') Lici 6 Gjokoviç 5 Ahi 5 (Sukaj 46') Belisha 6 Hoti 5 Sinani 6 Abilio 6
Trajner: V.Bici

Tirana: Hidi 6 E. Bulku 6 Çipi 6.5 Dabulla 6 Sina 6.5 Papa Sene 6.5 Bakalli 6.5 Patushi 6.5 Agolli 6.5 Muka 7 (Behari 89) Rraklli 6 (Xhafa 22', Pema 85')
Trajner: S.Starova

Shënues: Patushi 27', F.Xhafa 45'+1

Gjyqtarë: M.Sopjani (Lushnjë), G.Maloku (Tiranë), A.Lamçe (Patos)

Kartonë të verdhë: Alcani, Hoti, Kraja, Dabulla, Patushi

"Radiografia"
1'- Abilio merr bukur një top në zonën mike, por gjuajtja e tij është e lehtë. 11'- Sina kroson bukur për Rrakllin, që gjuan shpejt, por Shehi me një plonzhon të bukur mbi vijën fatale shpëton portën e tij. 16'- Sinani dhe Abilio kombinojnë me vonesë me njëri-tjetrin, duke humbur një mundësi të mirë. 22'- Hoti godet jashtë zonës, Hidi e grushton me vështirësi topin, ndërhyn edhe Çipi, që e largon para Abilios. 27'- Muka kroson bukur për Patushin, që kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja kuqeblu. Ky i fundit godet saktë me kokë dhe gol. 0-1 për Tiranën. 45'+1- Muka fut një top të bukur në korridor për Xhafën, që i vetëm përballë Shehit nuk mungon të shënojë edhe golin e dytë. 0-2 për Tiranën. 61'- Gjuan Sukaj nga 20 metra, me shumë vështirësi Hidi e grushton topin mbi traversë. 69'- Patushi tenton nga jashtë zonës, topi devijohet edhe nga një mbrojtës i Vllaznisë dhe përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. 89'- Sinani nuk arrin të shënojë golin e nderit, ngaqë gjuajtja e tij nuk është shumë e fortë. Komenti Edhe për të tretën herë brenda këtij sezoni, Tirana arrin të mundë Vllazninë. Kjo e djeshmja ka qenë e dyta radhazi në "Loro Boriçi", veçse me ndryshimin se triumfi i djeshëm i bardhebluve ka qenë më i lehti për t'u arritur. Djemtë e Starovës, duke luajtur qetë-qetë, arritën të shënonin atëherë kur duhej dhe më pas nuk e patën të vështirë ta kontrollonin lojën. Nga ana e saj, Vllaznia e nisi keq ndeshjen. Lojtarët e saj dukej se nuk e kishin të qartë se para tyre ishte Tirana. Ata luajnë shumë të shpërqendruar dhe po ashtu arrijnë të humbasin shumë topa. Reparti që nuk arriti të dalë në lojën e tij ishte mesfusha. Gjokoviç dhe Belisha e patën shumë të vështirë të ndërtonin lojën e Vllaznisë, duke pasur përballë një "mur" bardheblu. Starova kishte sakrifikuar një sulmues, duke hedhur në fushë Papa Senen, i cili së bashku me Patushin dhe Bakallin thyenin çdo sulm të vendësve. Po ashtu, miqtë kishin menduar mirë edhe lojën nga krahët. Si në të majtin, edhe në të djathtin, Agolli dhe Sina dolën thuajse çdo herë fitimtarë ndaj Hotit dhe Ahit. Dhe pikërisht nga kjo lojë në krahë erdhën edhe dy golat e Tiranës. Spostimi i Devi Mukës nga krahët krijonte korridore të lira për Patushin dhe Xhafën, të cilët të qetë dhe të pambuluar nga asnjëri prej mbrojtësve të Vllaznisë nuk e patën të vështirë të shënonin. Kaq do të mjaftonte që në pjesën e dytë bardheblutë të "sodisnin" me kënaqësi zemërimin e tifozërisë shkodrane, që kishte ardhur për të parë një tjetër ndeshje nga skuadra e tyre. Trajneri Bici u mundua që në pjesën e dytë të ndryshonte diçka, por në të vërtetë nuk pati çfarë të ndryshojë. Ata që hynë nuk kishin kualitetin dhe aftësinë e duhur për të ndryshuar gjë. Për rrjedhojë, 45 minutat e dyta kanë qenë më se të mërzitshme, aq sa të gjithë të pranishmit në këtë ndeshje u penduan që erdhën në "Loro Boriçi", për të sfiduar të ftohtin e madh vetëm e vetëm për të parë pak futboll cilësor. I zhgënjyer do të ketë mbetur edhe Brigeli, i cili, si shumë tifozë shkodranë, nuk preferoi ta shihte fundin e kësaj ndeshjeje të rëndomtë, por u largua nga stadiumi disa minuta para se ajo të përfundonte. Përfundimisht, Tirana e meritoi fitoren, sepse me lojtarët e saj kualitativë e zgjidhi shpejt ndeshjen. Bardheblutë fituan edhe sepse patën në radhët e tyre një Devi Mukë, që fitoi duartrokitjet edhe të tifozërisë shkodrane. Vllaznisë, ndërkohë, dje i mungoi një lojtar i tillë, ose më mirë të thuhet i pati ata, por pati në fushë edhe 3 apo 4 lojtarë që nuk e meritojnë të veshin fanellën kuqeblu.

Deklarojnë:

Vasil Bici, trajner i Vllaznisë:
"Ne e kishim vlerësuar ndeshjen, por edhe një herë tjetër na mundën kualitetet e Tiranës. Kundërshtari ishte më lart se në të gjithë repartet dhe për rrjedhojë, pas shënimit të dy golave plotësisht të evitueshëm nga mbrojtja jonë, e kontrolloi me qetësi lojën. Ne jo se nuk u përpoqëm, jo se nuk bëmë presion, por ishim të pafuqishëm për të bërë më tepër. Në stol kishim lojtarë 17-vjeçarë. U kërkojmë falje tifozëve shkodrane për këtë zhgënjim, sepse e dimë që prisnin më shumë prej nesh."

Sulejman Starova, trajner i Tiranës:
"Fitorja, duhet ta pranoj, ishte më e lehtë nga sa e mendonim. Gjatë gjithë javës ishim përgatitur për të përballuar një ndeshje të vështirë dhe jam shumë i kënaqur që e zgjidhëm shpejt këtë ndeshje. Kjo fitore na ndihmon për të vazhduar të qetë rrugën drejt titullit, megjithëse vazhdoj të këmbëngul që edhe 9 pikë nuk janë shumë."

Të veçanta: - Pragndeshja e djeshme është shoqëruar edhe me këngë popullore shkodrane, që janë kënduar në stadium nga këngëtarët M. Çanga e S. Xhafa. Ashtu si herët e tjera, vërtetohet ajo që sa herë në stadiumin "Loro Boriçi" ka pasur aheng, Vllaznia ka humbur.
- Ndeshjen e djeshme e ka ndjekur edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare, Hans Peter Brigel. Ai kishte ardhur për të ndjekur disa nga lojtarët e këtyre ekipeve që ka thirrur për ndeshjen me Ukrainën. Por për fatin e keq të tij, ai ka parë edhe dëmtimin e Rrakllit, që ka sjellë pastaj ftesën e menjëhershme të Florian Myrtajt.
- Rreth 10 mijë spektatorë shkodranë e kanë ndjekur ndeshjen e luajtur mbrëmë nën dritën e projektorëve. Ata janë zhgënjyer nga loja e Vllazninë, megjithatë nuk kanë munguar edhe duartrokitjet e tyre në adresë të Devi Mukës, që ishte njeriu i ndeshjes së djeshme.
- Të zhgënjyer nga loja e kuqebluve, shumë prej tifozëve shkodranë e kanë lënë stadiumin 10-15 minuta para përfundimit të ndeshjes.



Une isha ne stadium dhe e pashe, po ca te shifja, nje zhgenjim te plote per mu :(

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Feb 2005 , 15:58

Un pashe aksionet e kesaj ndeshje!Mbrojtja jone ishte skandal.

Post Reply