Page 15 of 19

Re: Basketboll

Posted: Sun, 13 Oct 2013 , 13:04
by Skodrinon
Basket-meshkuj: Vllaznia bën ligjin,


TIRANA-VLLAZNIA 75-78

(18-11, 22-21, 15-24, 20-23)
TIRANA: Ago, Vogli, Hasani,
Lasku, M.Vaqarri, Qeleshi, Ndreko,
Mara, Kadia, Gjyzeli, Jani.
Trajner: B. Shehu
VLLAZNIA: Bërdica, Bekteshi,
Rrahishta, Xhokoviç, Hallunaj, Krivokapiç,
Taraboshi, Xhexhaj,
Shestani, Tafilica, Arra, Huti.
Trajner: B.Gjeçaj
GJYQTARË: A.Greva, E.Hoxhaj,

Re: Basketboll

Posted: Tue, 22 Oct 2013 , 14:42
by Skodrinon
Vllaznia mund edhe UAT-në. Tani në rradhë është Kamza Basket

Basketbollistët e Vllaznisë e kanë fituar edhe ndeshjen e pestë. Atë të luajtur pasditen e sotme në "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të UAT-së. Rezultati i fiksuar në fund të 40 minutave të lojës ka qenë 82-58. Në fakt pritej kjo fitore nisur edhe nga diferencat e mëdha që kanë dy ekipet. Por në dy periodat e para, Vllaznia nuk ka luajtur mirë. Ndoshta tek sportistët e saj janë vërejtur shenja euforie dhe kjo i ka penguar të dalin në lojën e tyre. 10 minutëshi i parë është mbyllur 20-18 dhe po ashtu edhe i dyti me vetëm dy pikë diferencë, 15-13. Skuadra kanë shkuar në pushim me vetëm 4 pikë diferencë në favor të Vllaznisë. Por vetëm kaq. Në periodën e tretë gjithçka do të fillojë të flasë për kuqeblutë të cilët kanë fituar 21-13 dhe të katërtën në shifrat 26-14 duke e mbyllur krejt ndeshjen kësisoj në shifrat 82-58. Me fitoren e sotme shkon në pesë numri i fitoreve për Vllazninë në po aq ndeshje të luajtur megjithatë sfida kryesore për këtë ekip është ajo që do luajë në Tiranë fundjavën që vjen ndaj kampionëve në fuqi të Kamza Basket. Do jetë kjo ndeshje ajo që do fiksojë edhe skuadrën e vendit të parë.

Re: Basketboll

Posted: Thu, 24 Oct 2013 , 09:37
by Skodrinon
Kamza Basket- Vllaznia, sfida interesante e së premtes

Ditën e premte do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, ajo në mes ekipit kampion në fuqi- Kamza Basket dhe skuadrës nënkampione- Vllaznisë. Ndeshja do të luhet në pallatin e sportit të Kamzës pasditen e së premtes në orën 19.00. Trajneri I ekipit shkodran Bledar Gjeçaj e ka konsideruar shumë të rëndësishme këtë ndeshje për renditjen e mëtejshme në kampionat dhe ka shprehur besimin për një tjetër fitore të ekipit të tij. "Ballafaqimet me Kamzën shërbejnë për të matur forcat tona por edhe për t'u pozicionuar në renditje në mënyrë që të kapim ne vendin e parë për ta patur më të lehtë pastaj play-off-in sepse do kemi mundësi të luajmë një ndeshje më tepër në fushën tonë. Jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë dhe tashmë të shohim si do të paraqitemi në fushën e lojës"- ka thënë ai.Ndërkohë, trajneri Gjeçaj ka dhënë edhe lajmin tjetër se finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll me shumë mundësi tashmë do të zhvillohen në Shkodër pas rregullimit të problemit të aspirimit të pallatit të sportit. "Tashmë që problemi i aspirimit të pallatit të sportit po merr zgjidhje, jam i bindur se finalet e Kupës do zhvillohen në Shkodër në mesin e muajit dhjetor dhe kuptohet që edhe në këtë kompeticion, do të kërkojmë të jemi ekip i dorës së parë"-ka thënë trajneri i kuqebluve.Por më shumë sesa tek kupa, vëmendja e pjestarëve të ekipit të basketbollit të Vllaznisë është e përqendruar tek ndeshja e së premtes me Kamzën që do të përcaktojë edhe skuadrën e vendit të parë pas fazës së parë.

Re: Basketboll

Posted: Sat, 26 Oct 2013 , 22:57
by Admin
Edhe kete ndeshje kunder Kamzes e ka fitu Vllaznia !!

Urime per basketbollistave shkodran per fitoret.

Kush financon tek basketbolli?

Re: Basketboll

Posted: Tue, 29 Oct 2013 , 19:13
by Skodrinon
M'duket se asht nji qi ka do farmaci

Re: Basketboll

Posted: Mon, 04 Nov 2013 , 12:09
by Skodrinon
image.jpg

Re: Basketboll

Posted: Tue, 05 Nov 2013 , 09:14
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:M'duket se asht nji qi ka do farmaci
Hallall i qofte kushdo qe te jete

Re: Basketboll

Posted: Sat, 09 Nov 2013 , 17:23
by Admin
Metamam hallall.

gjithmone basketbolli ne Shkoder asht pa me shume vemendje edhe gjithmone ekipi i Vllaznise ka tregu nivel te nalte.
Me vjen mire qe ekipi i asht kthy vendit te pare e pretendimeve.
Ishalla vazhdojne kshu

Re: Basketboll

Posted: Mon, 11 Nov 2013 , 11:33
by Skodrinon
Vllaznia mund Apoloninë 103-75 dhe ruan vendin e parë në renditje

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka fituar edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë. Fitorja madje ka qenë shumë e thellë, 103-75. Takimi është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, çka tregon se ky ekip tashmë i ka gjetur tifozët e tij. Ndonëse përballë kishte një ekip interesan si Apolonia, shkodranët kanë arritur të sigurojnë epërsinë që në periodën e parë të cilën e kanë fituar thellësisht 31-7. Kaq mjaftoi për të treguar se Vllaznia do ta fitonte këtë ndeshje. Ajo ka fituar periodën e dytë 23-22, ka humbur të tretën 20-25 dhe ka fituar të katërtën 29-21 duke bërë që i gjithë takimi të fitohet me 28 pikë diferencë. Duhet theksuar se kjo është fitorja e shtatë në shtatë ndeshje të luajtura për këtë ekip që mban kësisoj vendin e parë në renditje me pikë të plota. Interesant është fakti se është larguar malazezi Krivokapiç dhe në rradhët e kësaj skuadre ka vetëm një basketbollit të huaj, malazezin Gjokoviç megjithatë kjo skuadër edhe me shkodranë po tregon se di të fitojë.

Re: Basketboll

Posted: Mon, 11 Nov 2013 , 11:34
by Skodrinon
Admin wrote:Edhe kete ndeshje kunder Kamzes e ka fitu Vllaznia !!

Urime per basketbollistave shkodran per fitoret.

Kush financon tek basketbolli?
Petrit Maho e ka emnin

Re: Basketboll

Posted: Mon, 11 Nov 2013 , 18:15
by Admin
Nuk e njof por ja bafte zoti hallall e ishalla vazhdon edhe ekipi e ja shperblen sic asht tu ba deri tesh.

Re: Basketboll

Posted: Mon, 18 Nov 2013 , 17:44
by Skodrinon
image.jpg

Re: Basketboll

Posted: Mon, 25 Nov 2013 , 18:20
by Skodrinon
Vllaznia mund edhe Tiranën. 8 ndeshje- 8 fitore në kampionat

Ecuri e shkëlqyer e Vllaznisë në kampionatin e sivjetëm të meshkujve. Ajo ka arritur pasditen e sotme edhe fitoren e tetë rradhazi në po aq ndeshje të luajtura. Sonte ka qenë rradha e Tiranës për t'u mundur për të dytën herë këtë kampionat dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 85-67. Ndeshja ka nisur në një atmosferë të shkëlqyer në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" teksa të pranishëm kanë qenë një numër i madh tifozësh e në veçanti ka rënë në sy grupimi "Vllaznit Ultras" që e ka mbështetur fuqimisht ekipin shkodran drejt arritjes së fitores. Kanë qenë të pranishëm edhe presidenti i FSHB-së Avni Ponari si dhe gjithë anëtarët e kryesisë ngaqë mbledhja e saj është zhvilluar po sot pasdite në Shkodër. Takimi ka filluar menjëherë me dominimin e vendasve teksa Nikolin Arra shënon katër pikët e para dhe më pas ka ardhur rradha e sllovenit Mirza Sarajlija për të shënuar dy trepikësha rradhazi. Rezultati fillon të thellohet deri në 22-5 por më pas vendasit lëshojnë disi dhe bardheblutë ngushtojnë rezultatin. Perioda e parë mbyllet 28-22. Edhe e dyta nis në të njëjtën mënyrë dhe mbyllet në shifrat 42-32. Pas pushimit, do të vazhdojë e njëjta mënyrë loje dhe për rrjedhojë perioda e tretë do mbyllej në barazim 13-13. Në të katërtën, Vllaznia do shkëputej sërish dhe do ta fitonte atë 30-22 dhe krejt takimin me rezultatin 85-67 dhe kësisoj ajo arrin një tjetër fitore, të tetën rradhazi duke mbajtur sërish vendin e parë në renditje. Po sot është marrë vesh edhe një tjetër lajm i mirë për basketbollin shkodran. Në mbledhjen e kryesisë së kësaj Federate të zhvilluar në Shkodër, është vendosur që finalet e Kupës së Republikës si për femra ashtu edhe për meshkuj, të zhvillohen në Shkodër në datat 19-21 dhjetor. Kujtojmë që në turin gjysmëfinal kanë kaluar të dy ekipet e Vllaznisë, si për meshkuj ashtu edhe për femra, çka do t'i bëjë edhe më interesante këto ndeshje.

Re: Basketboll

Posted: Sat, 30 Nov 2013 , 18:43
by Skodrinon
Vllaznia për meshkuj mund edhe UAT-në. 9 ndeshje- 9 fitore

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të jetë e pandalshme në kampionat. Pasditen e së premtes ajo ka luajtur në Tiranë ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës dhe e ka mundur me rezultatin 74 me 50. Në këtë mënyrë, ky ekip ka vazhduar serinë e fitoreve duke qenë kësisoj sërish në vendin e parë në renditje. Ndeshja në fakt ka nisur e barabartë teksa perioda e parë është fituar nga ekipi I studentëve me rezultatin 21 me 20 por vetëm kaq. Në të dytën është Vllaznia që fiton 20 me 16 dhe kësisoj dy skuadrat kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një epërsi prej tre pikësh të shkodranëve. Në periodën e tretë do të vulosej edhe fati I ndeshjes sepse skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ka fituar thellësisht 23 me 2 dhe këtu është mbyllur gjithçka. Në të katërtën që mbyllet në shifrat 11 me 11, vetëm sa është pritur fundi I takimit sepse Vllaznia e kishte siguruar tashmë fitoren me rezultatin perfundimtar 74-50. Kjo ka qenë e nënta për të në po aq ndeshje të luajtura. Në këtë mënyrë, ky ekip vazhdon ecurinë e shkëlqyer në kampionat teksa ndihet I pathyeshëm megjithatë këtë do ta konfirmojë më mirë ndeshja e javës së ardhshme, ajo që do të luajë në Shkodër ndaj kampionëve në fuqi të Kamza Basket. Nëse shkodranët e mundin sërish këtë skuadër, atëherë hidhet edhe një hap më shumë drejt titullit kampion këtë sezon sepse do përforcoheshin pozitat në vendin e parë në renditje, çka do të thoshte se ata do kishin një ndeshje më tepër ndaj këtij rivali në plej- of. Megjithatë pa shkuar aq larg, basketbollistët e Vllaznisë e kanë mendjen tek ballafaqimi I së shtunës të ardhshme me Kamzën që do të luhet në “Qazim Dervishi”.

Re: Basketboll

Posted: Mon, 09 Dec 2013 , 12:29
by Skodrinon
Basket-meshkuj: Vllaznia e pathyeshme, leksion kampionëve

VLLAZNIA-KAMZA BASKET 96-80
(28-24, 24-20, 19-25, 25-11)
VLLAZNIA: Ndoja, Bërdica, Sarajlija, Xhokoviç, Arra (U aktivizuan:
Taraboshi, Bekteshi, Shestani). Trajner: B. Gjeçaj
KAMZA BASKET: Llazani, Gjonaj, Karaj, Sukaj, Bilali (U aktivizuan:
Gjoka, Lame, Birçaj). Trajner: A. Muhametaj
GJYQTARË: E. Koçi, E. Hoxhaj, G. Hoxhaj

Shkodranët kanë “dërrmuar” rivalët e Kamza Basket në javën e 10-të. Kuqeblutë kanë marrë një fitore spektakolare 96-80. Në një atmosferë tejet të ndezur është luajtur takimi në Shkodër. Kuqeblutë marrin kryesimin e lojës duke çuar peshë tifozët. Shkodranët luajnë më mirë përballë Kamza Basket, e cila nuk është në gjendje që të finalizojë me sukses aksionet e saj sulmuese. Perioda e parë mbyllet me fitoren e vendësve në shifrat 28-24. 4 pikë nuk janë edhe aq shumë, ndaj shkodranët nuk lëshojnë aspak teksa vazhdojnë marshimin e tyre përballë miqve. Karaj e Bilali kërkojnë të rivalizojnë Sarajlinë e Arrën të Vllaznisë në gjuajtjet për 3 pikë. Basketbollistët e Vllaznisë janë më të saktë. Në fraksione të ndryshme tifozët kanë shpërthyer në delir nga loja e bukur e Vllaznisë. Kuqeblutë fitojnë edhe periodën e dytë 24-20, duke kryesuar 52-44 pjesën e parë. Në një moment Kamza Basket zgjohet dhe tregon se është një prej ekipeve më të mira, pasi merr kryesimin gjatë 10 minutëshit të tretë për të parën herë, 67-66. Por vetëm kaq, sepse i menjëhershëm ka qenë reagimi i shkodranëve, të cilët kanë rikthyer gjithçka në favorin e tyre. Perioda e tretë mbyllet 19-25 dhe para periodës së fundit rezultati është 71- 69. Në periodën e katërt dhe të fundit Vllaznia është spektakolare. Shkodranët kombinojnë shpejt në pasime dhe bllokojnë thuajse të gjitha aksionet e Kamzës. Në të fundit Vllaznia fiton 25-11 dhe krejt takimin me rezultatin e përgjithshëm 96-80. Vendësit e kanë kontestuar ashpër gjykimin me pretendimin për disa vendime të çuditshme në dëm të Vllaznisë. Ndërsa në derbin e kryeqytetit, mes Tiranës dhe UAT-së, fitues dolën djemtë e teknikut Shehu 69-50. Sipas numrit një të stolit badheblu, pas dy periodave të para disi të ekuilibruara, pjesa e dytë nuk pati më histori. Ndërkaq, më 19-21 dhjetor, në Shkodër luhen finalet e Kupës.

Re: Basketboll

Posted: Mon, 09 Dec 2013 , 20:04
by Skodrinon
Bravo VU per mbeshtetjen qi po i bajne ekipit te basketbollit
Kta djem qi po na nderojne e meritojne ma shume se ekipi i futbollit

Re: Basketboll

Posted: Fri, 20 Dec 2013 , 00:44
by Skodrinon
Gjysfinalja e Kupes se Shqipnis
Vllaznia-Apolonia 90-81

Finalja me 21 kunder Tiranes

Para Vllazniaaaaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!!!!!

Re: Basketboll

Posted: Sat, 21 Dec 2013 , 21:44
by Skodrinon
Vllaznia fiton Kupen duke mund Tiranen ne finale 105-88
Urimeeeeeeee Vllazniaaaaaaaaaa t'marsha t'keqen

Re: Basketboll

Posted: Sun, 22 Dec 2013 , 18:30
by ultraskuqeblu1
8 Vite - Vllaznit Ultras


Re: Basketboll

Posted: Wed, 25 Dec 2013 , 01:48
by Admin
Urime basketbollistave te Vllaznise per trofeun :)