Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Aug 2005 , 15:07

Kampionati i basketbollit shtyhet një javë

Ja datat për t'u mbajtur mend
10 gusht Konfirmim pjesëmarrjeje
31 gusht Federime + Licensime
1 shtator Hedhja e shortit
23 shtator Nis kategoria A (M)
1 tetor Nis kategoria A+B (F) + B (M)

Kampionati kombëtar i basketbollit nuk do të fillojë më 16 shtator, siç ishte parashikuar, por një javë me vonesë, më 23 shtator. Kjo është përcaktuar nga Federata e Basketbollit, e cila ka pranuar kërkesën e disa prej skuadrave të meshkujve që të shtyjnë një javë nisjen e kampionatit. Arsyeja ka qenë pjesëmarrja e basketbollistëve të këtyre ekipeve (Valbona, Dinamo, Tirana, Partizani etj) në ekipin kombëtar. "Duke qenë se kombëtarja i mbyll ndeshjet e saj më 10 shtator, koha prej 6 ditësh (deri më 16 shtator) ishte e pakët për integrimin e tyre në ekipet përkatëse. Ndaj u ra dakord që java e parë e kampionatit të fillojë më 23 shtator, për t'u dhënë më shumë mundësi pushimi dhe stërvitje lojtarëve që janë grumbulluar në kombëtare," - shprehet për "Sportin shqiptar" sekretari i Federatës së Basketbollit, Andrea Troja. Edhe vitin e kaluar u ndoq po kjo procedurë, ku java e parë e kampionatit u shty një javë.
Ndërkohë, ndërsa kampionati i kategorisë A për meshkuj starton më 23 shtator, ai i femrave, kategoria A dhe B dhe ajo B për meshkuj, do të nisin një javë më pas, më 1 tetor. Pra, do të ndiqet e njëjta strukturë e zhvillimit të kampionatit si një vit më parë, për ta mbyllur fazën e parë të kampionatit të të gjitha kategorive në të njëjtën ditë. Tashmë pritet vetëm që skuadrat të njohin kalendarin e kampionatit, i cili do të përcaktohet më datën 1 shtator në kryeqytet. Por cilat do të jenë skuadrat pjesëmarrëse në sezonin e ri sportiv 2005-2006? Kjo pyetje vazhdon të qëndrojë ende pa përgjigje, ndonëse afati për konfirmimin e pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në kampionatet e ardhshme ka kaluar. Ka qenë data 10 gusht ajo kur ekipet duhej të paraqisnin listat e konfirmimit të pjesëmarrjes së tyre në të gjitha grup-moshat. Por vetëm pak klube e kanë bërë një gjë të tillë (Flamurtari, Tirana, Përmeti e Shkodra Basket), ndërkohë që klubet e tjera ende nuk kanë sjellë përgjigje. Për këtë arsye, tashmë do të ndiqet "norma e gjobës 2000 lekë për çdo ditë që kalon për klubet që vonojnë konfirmimin e pjesëmarrjes, sipas rregullores." Nëse shorti i kampionatit të ri do të hidhet më 1 shtator brenda datës 31 gusht, të gjitha skuadrat duhet të paraqesin në Federatën e Basketbollit edhe listat e federimeve, për të bërë më pas licensimet përkatëse. Pikërisht më datën 31 gusht skadon edhe afati i parë zyrtar i merkatos së sportit të koshit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Aug 2005 , 13:11

Amerikanët në Tiranë për miqësoren

Ka mbërritur në vendin tonë një skuadër amerikane, e cila mer pjesë në kampionatin prestigjioz NCCA të SHBA. Skuadra amerikane AIA, sipas sekretarit të federatës, Andrea Troja, ka mbërritur dje paradite në vendin tonë. Sipas numrit një të kësaj federate, mësojmë se kohzgjatja e kësaj skuadre në vendin tonë do të jetë dy ditë. "Gjatë qëndrimit në vendin tonë, - thotë mes të tjerash sekretari Troja, - skuadra amerikane AIA do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën kombëtare të basketbollit, meshkuj. Skuadra jonë kuqezi, siç dihet, ndodhet e grumbulluar për disa ditë në qytetin e Durrësit, e cila po përgatitet për ndeshjet eliminatore për kampionatin europian, të cilat do të zhvillohen në muajin shtator. Ndeshja midis tyre do të luhet me datë 24 gusht në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në vendin tonë, trajneri i skuadrës amerikane ka programuar një seancë teorike me trajnerët e licensuar të skuadrave të kampionatit tonë."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:09

Vllaznia, fitore të vështirë ndaj Studentit

Vllaznia ka marrë dy pikët e para në kampionatin e meshkujve në basketboll, pas fitores së vështirë të arritur mbrëmë ndaj Studentit me rezultatin 76-64. Një sukses i arritur falë një loje më të mirë në minutat e fundit, pasi ndeshja në shumicën e kohës ishte e ekuilibruar dhe me rivalitet. Të dy ekipet, pretendente për të hyrë mes katër më të mirave, luajtën mirë dhe e kërkuan deri në fund fitoren. Por faktori fushë dhe përvoja e basketbollistëve shkodranë, me në krye Bledar Gjeçajn, bënë diferencën, duke i dhuruar trajnerit Osmani dy pikë të rëndësishme.
Të dyja skuadrat zbritën në fushë pothuajse me formacionet që patën mbyllur edhe një vit më parë, teksa te shkodranët është ndier mjaft përforcimi i veteranit Gjeçaj. Ndërsa Studenti, duke ruajtur kontigjentin e një viti më parë, luajti mirë dhe rivalizoi deri në fund, por suksesi i shkodranëve ishte i merituar. Perioda e parë është e ekuilibruar, me shumë barazime, dhe e tillë loja do të shkonte deri në fund, por me një epërsi të lehtë të vendësve 19-16. Asgjë nuk ndryshon edhe në periodën e dytë për sa i përket lojës dhe rivalitetit, grintës dhe luftës së fortë sportive, teksa basketbollistët luajnë fort për çdo top, por edhe bëjnë shumë gabime. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Fagu arrin të rikuperojë disavantazhin e të udhëheqë me 1 pikë, 33-34, në mbyllje të pjesës së parë. 10-minutëshi i tretë është për Vllazninë, që është më e saktë dhe arrin të shkëputet ndjeshëm, 56-48 në mbyllje të saj. Por miqtë "zgjohen" në minutat e fundit, duke e ngushtuar diferencën në 3 pikë, 62-59, në periodën e katërt. Te Vllaznia dëmtohet Gjeçaj, që del nga fusha, por Myselimi e Bërdica, me 2-tripikësha, krijojnë sërish epërsi në rezultat. Kështu, Vllaznia e qetë shkon drejt fundit të lojës, duke fituar me rezultatin 76-64 dhe duke marrë dy pikët e para në kampionat.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:11

Vllaznia, rikthim pas 9 vjetësh me femrat

Klubi "Vllaznia" do të rikthehet pas 9 vitesh mungesë në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha do të marrë pjesë në kampionatin e të rriturave, kategoria B. Një iniciativë që duhet përkrahur për guximin e shfaqur nga drejtuesit e kësaj skuadre, që pas shumë vitesh pune përfaqësohen më së fundi me ekipin e parë. Kontigjent i skuadrës do të jenë ato vajza që kanë qenë edhe vitin e kaluar në ekipin e të rejave, me në krye kapitenen dhe anëtaren e ekipit kombëtar të të rejave, Elidona Xhanaj. Ndeshja e parë e këtij ekipi është ajo që do të luhet sot në "Qazim Dervishi" të Shkodrës, kundër Përmetit. Sipas trajnerit Rasha, pretendimet e ekipit të Vllaznisë këtë kampionat do të jenë vetëm për t'u përfaqësuar. "Në këtë vit të parë të rikthimit tonë në kampionatin e të rriturave, do të kemi objektiv vetëm pjesëmarrjen. Vitin tjetër pastaj, duke shpresuar që të jenë edhe raporte të tjera, ndoshta do të pretendojmë diçka më tepër," ka thënë ai. Boshllëku i krijuar në vite është i madh, megjithëse trajnerët Rajmond Rasha e Renato Radoja kanë kohë që punojnë me vajzat, duke hasur vështirësi të shumta. Klubi shkodran e ka të vështirë t'i financojë të gjitha sportet, por e rëndësishme është që tashmë ekziston edhe një ekip më tepër, i cili rikthehet në kampionat pas 9 vitesh shkëputje.

Kategoria A - Femra
Java e parë (sot)
SKËNDERBEU - TIRANA 11.00
DHL - FLAMURTARI 11.00
STUDENTI - ELBASANI 17.00

Kategoria B - Femra
Java e parë (sot)
VLLAZNIA - PËRMETI 10.00
MATI - PARTIZANI 11.00
APOLONIA - LUFTËTARI 11.00

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:14

Begaj i dhuron fitoren e parë Partizanit

Partizani - Vllaznia 71-70
(14-16, 20-23, 20-19, 17-12)
PARTIZANI: Zhullima (6), Begaj (31), Goxhi (11), Cane (10), Gjini, Sota, T. Kuqo, Profka, Adhamidhi (12), Greço (1). Trajner: A. Kuqo
VLLAZNIA: Tevia, Halili (5), Taraboshi, E. Llazani (2), Bërdica (10), Nexhimi (10), Hadëri (2), Gjeçaj (25), Omi, Myselimi (16). Trajner: P. Osmani
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, E. Koçi
Basketbollisti Devis Begaj, me 31 pikë të shënuara, ka qenë dje pa dyshim lojtari më i mirë në fushë për Partizanin, duke u dhuruar të kuqve suksesin e parë në kampionat. Partizani mposhti mbrëmë në "Asllan Rusi" me 1 pikë diferencë Vllazninë, 71-70, duke korrur suksesin e parë këtë sezon. Një fitore shumë e vështirë, e arritur vetëm në 2-3 minutat e fundit, pasi ishin shkodranët ata që e udhëhoqën ndeshjen në shumicën e kohës. Disa gabime të miqve poshtë koshit bënë që ata të mos e ruanin epërsinë e krijuar, gati 8 pikë, dhe kryeqytetasit të rikuperojnë disavantazhin e të fitojnë 71-70. Madje Vllaznia kishte një shans të mirë me Gjeçajn në fundin e lojës, por pa mundur që të shënojë.
Partizani e nis mirë ndeshjen dhe pas 5 minutave të para udhëheq 10-2, por shpejt loja ndërron kah dhe miqtë shkodranë do ta shihnin veten në epërsi 14-16 në mbyllje të periodës së parë të lojës. Një periodë me shumë gabime, por ritmi ndryshon disi në atë të dytë, ku fillimisht udhëheq Vllaznia, 23-27, e më pas Partizani, 32-31. Adhamidhi ndëshkohet me teknike, ndërkohë që pjesa e parë e takimit përfundon 34-39 për miqtë, ku dallohet Gjeçaj e Myselimi. Shkodranët e ruajnë epërsinë edhe në periodën e tretë, ku mjaftohet me administrimin e rezultatit, pa u shkëputur më shumë se 7-8 pikë. Disa 3-pikësha radhazi u japin mundësi shkodranëve të ruajnë epërsinë, por Goxhi, në mbyllje të kësaj periode, po nga distanca, shkurton diferencën në 54-58, gjithnjë për Vllazninë. 10-minutëshi i fundit është dramatik, teksa të kuqtë ngushtojnë diferencën dhe barazojnë pas shumë përpjekjesh 67-67, kur duhen dhe 3 minuta lojë. Gjeçaj e Halili mbajnë Vllazninë në lojë, që udhëheq 69-70, por Begaj, që gjithnjë ka qenë rezultativ, nxjerr përpara vendësit 71-70, shifra që fiksohen edhe në fund të lojës për Partizanin.


Kategoria A - Meshkuj
Java e dytë (dje)
PARTIZANI - VLLAZNIA 71-70
DINAMO - TIRANA 111-77
Sot
FLAMURTARI - STUDENTI 17.00
TEUTA - VALBONA 17.00
Renditja
Dinamo 3 1 1 188-149
Vllaznia 3 1 1 146-135
Tirana 3 1 1 146-178
Partizani 3 1 1 138-145
Teuta 2 1 0 90-59
Valbona 2 1 0 77-72
Studenti 1 0 1 64-76
Flamurtari 1 0 1 59-90

Kategoria B - Meshkuj
Java e parë (sot)
APOLONIA - SHKODRA BASKET 13.00
ELBASANI - SKËNDERBEU 15.00
POGRADECI pushim

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Oct 2005 , 13:34

Kampionati, sot Vllaznia-Dinamo

Do të luhet sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës ndeshja e meshkujve në basketboll midis Vllaznisë dhe Dinamos, dy nga skuadrat pretendente për titullin kampion. Pas dy javëve të para, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje, ndaj pritet një sfidë interesante mes dy rivalesh të vjetra, që kërkojnë të zënë vendin e parë në renditje. Ky takim është i vlefshëm për javën e tretë të kategorisë A në basketboll për meshkuj. Përveç këtij takimi duhej të luheshin edhe tri të tjera, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, por ato janë spostuar për mesjavën e ardhshme. Takimi midis Vllaznisë dhe Dinamos parashikohet i fortë dhe me rivalitet, pasi në përbërje të të dyja skuadrave ka lojtarë cilësorë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Oct 2005 , 14:11

Vllaznia fiton dhe kap kryesuesit

Pas humbjes ditën e mërkurë në Shkodër, skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka rigjetur fitoren, e cila e ka ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe në krye të renditjes së bashku me Valbonën e Dinamon. Një sukses i merituar i skuadrës së trajnerit Petrit Osmani, që dje ka fituar me shifrat e thella 102-67 në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit ndaj Teutës vendëse. Një ndeshje e bukur dhe me rivalitet vetëm në 10 minutat e para, pasi më tej janë shkodranët që shkëputen dhe më pas luajnë të qetë, duke marrë dy pikë të rëndësishme për klasifikim. Ndeshja u ndoq nga shumë pak shikues, pasi sportdashësit duket se ishin fokusuar në sfidën e ekipit kombëtar të futbollit.
Sfida nis menjëherë e shpejtë, ku basketbollistët e të dyja skuadrave luajnë fort dhe kanë saktësi në gjuajtje. Asnjëra nga skuadrat nuk shkëputet dhe rezultati barazohet disa herë, për të shkuar në mbyllje të periodës së parë me shifrat 23-25 për shkodranët. Por në 10-minutëshin e dytë loja merr një drejtim tjetër, pasi janë miqtë që shënojnë jo pak, por 30 pikë në koshin durrsak, kundrejt 12 të vendësve. Rezultatin 35-55 për Vllazninë në mbyllje të pjesës së parë i jep qetësinë e duhur skuadrës shkodrane, që falë lojtarëve me përvojë është më e kujdesshme në fushë. Perioda e tretë nuk sjell ndonjë ndryshim (49-74 për shkodranët), madje në 10-minutat e fundit rezultati thellohet edhe më shumë në favor të miqve. Kështu, krejt takimi përfundon 67-102 për Vllazninë, që rikthehet të fitorja dhe në lojërat e bukura, duke e merituar suksesin ndaj një rivali të fortë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Oct 2005 , 13:34

Kampionati, sot tri ndeshjet e shtyra

Do të luhen sot pasdite në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë tri ndeshjet e mbetura të javës së tretë të kampionatit kombëtar të basketboll, kategoria A për meshkuj. Takimet duhej të luheshin mesjavën e kaluar, por u shtynë për shkak të zënies me aktivitete të tjera të pallatit të sportit në kryeqytet. Ndeshjet që do të luhen sot pasdite janë: Valbona-Flamurtari (ora 15.00), Tirana-Teuta (ora 17.00) dhe Studenti-Partizani (ora 19.00). Ndeshja tjetër e kësaj jave, Vllaznia-Dinamo, është luajtur normalisht mesjavën e kaluar, ku Dinamo fitoi 88-75 në Shkodër. Tri takimet që do të luhen priten me mjaft interes, pasi do të shohim përballje interesante mes skuadrash rivale dhe pretendente. Federata e Basketbollit ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të gjykojnë ndeshjet e sotme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:15

Valbona fiton dhe ndërron vendet me Studentin

Kampionia Valbona në basketboll për meshkuj vazhdon marshimin e saj të sigurt në kampionat, pas fitores së pestë radhazi në kampionat, të arritur mbrëmë ndaj Vllaznisë me rezultatin 80-74. Një sukses i vështirë i skuadrës tropojane, që arriti të fitojë falë përvojës së saj në periodën e fundit të ndeshjes. Vllaznia arriti t'i bëjë një rezistencë të mirë skuadrës së Valbonës për gati 3 perioda lojë, por më pas u detyrua të dorëzohej karshi një ekipi me elementë më të mirë cilësorë. Një sukses që e ngjit sërish Valbonën në krye të klasifikimit më pikë të plota, 10, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e pestë me 7 pikë.
Loja dhuroi mjaft emocione në minutat e saj të para, madje me një epërsi të dukshme të shkodranëve, që arrijnë të udhëheqin 14-4 në fillim të ndeshjes. Valbona vihet shpesh në vështirësi, por megjithatë, falë elementëve të saj arrin të rikuperojë e ta ngushtojë diferencën. Vllaznia është gjithnjë në epërsi dhe udhëheq 20-17 në mbyllje të 10-minutëshit të parë. Vetëm pas 12 minutave loja Valbona do të kalonte për herë të parë në epërsi, 25-26, e deri në fund të pjesës së parë loja do të ruante një ekuilibër të plotë. Skuadrat hera-herës bëjnë shumë gabime, por lufta e fortë sportive nuk mungon. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e ngushtë të miqve, 35-37. Perioda e tretë vazhdon të ruajë bukurinë e pjesës së parë, madje pas barazimit 45-45 është Vllaznia që për disa minuta është në epërsi, duke udhëhequr deri në 50-47. Dalja në këto çaste e Halilit me 5 gabime personale e ul ndjeshëm ritmin e lojës së shkodranëve. Valbona përfiton dhe arrin të shkëputet 57-64 në mbyllje të periodës së tretë. Në 10 minutat e fundit, ndeshja është më e qetë dhe gjithnjë nën kontrollin e basketbollistëve të Valbonës, që kanë epërsi të lehtë. Kështu, me rezultatin 70-84, Valbona arrin të kalojë pengesën Vllaznia, duke pasur Bilalin shënuesin më të mirë me 21 pikë dhe po kaq pikë realizoi edhe Myselimi për shkodranët.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Oct 2005 , 14:03

Vllaznia dënon Flamurtarin në fund të renditjes

Vllaznia - Flamurtari 106-67
(17-19, 27-21, 25-10, 37-17)
VLLAZNIA: Tevia, Halili, Taraboshi, E. Llazani, Bërdica, Nexhimi, Hadëri, Gjeçaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani
FLAMURTARI: Meminaj, Metushaj, Dede, Deko, Merdani, Kaso, Veselaj, Toska, Hoxhaj, Birçe.
Gjyqtarë: A. Greva, G. Shaqiri

Vllaznia me fitoren e arritur dje ndaj Flamurtarit në Shkodër ngjit shkallët e renditjes dhe tashmë ndodhet e katërta. Një sukses i lehtë dhe i merituar për skuadrën e trajnerit Osmani, që ndonëse e nisi jo me grintën e duhur ndeshjen arriti që të rikuperojë disavantazhin e të fitojë. Skuadra vlonjate, ende me lojtarë të rinj e të talentuar, nuk arrin që të ruajë ritmin e minutave të para, ku luan mirë dhe është në epërsi. Përvoja e pakët duket se bën diferencat në fushë, për më tepër ndaj Vllaznisë, që me kalimin e minutave ishte më agresive dhe rezultative në lojën e saj. Kështu, janë miqtë që luajnë mirë në 10-minutëshin e parë dhe si pasojë udhëheqin 17-19, ndërkohë që Vllaznia luan edhe me djemtë e rinj. Por në periodën e dytë loja e shkodranëve rritet ndjeshëm, duke rikuperuar në lojë e rezultat. Pjesa e parë përfundon 44-40 për Vllazninë, duke dhënë përshtypjen se loja mund të dhuronte emocione edhe në vazhdim. Por në pjesën e dytë gjithçka flet për Vllazninë, që shkëputet nga minuta në minutë, duke udhëhequr 69-50 në mbyllje të periodës së tretë. 10 minutat e fundit janë thjesht formalitet për shkodranët, që e rritin epërsinë dhe fitojnë krejt ndeshjen 106-67.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 28 Oct 2005 , 11:25

Bravo,kena nise me e marre vedin edhe ne basketboll,se kena kene ne Kategorine B.Ishalla zajne ndonje vend te dyte ose te 3te ne fund te sezonit.Mungojne sponsorat se gjysa e skuaders Vllaznise losin te Valbona :(
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 31 Jan 2006 , 14:39

Sot është dita e fundit e merkatos së basketbollit, ku skuadrat mund të paraqesin kontratat e reja të tyre me lojtarët për vazhdimin e sezonit sportiv 2005-2006. Por vetëm dje janë paraqitur në zyrën e Federatës Shqiptare të Basketbollit kontratat e para, që më shumë kanë qenë një konfirmim i atyre fjalëve që qarkullonin prej ditësh. Kështu, Skënderbeu në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar dje blerjen e Reinaldo Kacorit, i cili largohet nga Dinamo. Gjithashtu, nga Dinamo largohet edhe Elvis Saiti, i cili do të luajë me Tiranën fazën e dytë, ku prania e tij me blutë në fazën e parë ka përfunduar që prej 3 ndeshjeve të para. Një përforcim të rëndësishëm ka bërë edhe skuadra e Shkodra Basketit, e cila ka marrë nga Valbona kampione basketbollistin Rudi Beci, i cili do të luajë me ekipin shkodran deri në fund të sezonit. Këto kanë qenë tri kontratat e vetme që janë paraqitur deri më tani në FSHB për meshkujt, ndërsa te femrat ka lëvizur vetëm Apolonia, që ka afruar disa lojtare të reja: Blerta Drushkun, Arjeta Dautin dhe Hermiona Çukon. Ndërkohë, sot pritet që të ketë të tjera lëvizje, të fundit për këtë sezon sportiv, ku ekipet do të luajnë gurët e fundit për t'u përforcuar për fazën e dytë të kampionatit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 12 Feb 2006 , 19:01

Vllaznia, tjetër fitore ndaj Studentit
Vllaznia - Studenti 75-70
(16-14, 26-15, 11-23, 22-18)
VLLAZNIA: Tevia, Halili, Taraboshi, E. Llazani, Dibra, Bërdica, Zusi, Nexhimi, Hadëri, Gjeçaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani
STUDENTI: Mansaku, Topi, Dervishi, Mitku, A. Karaj, Lasku, Talelli, Palushi, Hysenagolli, Lame. Trajner: A. Fagu
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, G. Dumba
Vllaznia vijon serinë e fitoreve në kampionat ndaj Studentit, ku në tri "përplasje" ka arritur të fitojë gjithnjë. Edhe dje në Shkodër, skuadra vendëse ka mundur të fitojë me rezultatin 75-70, një ndeshje e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund. Të dy ekipet luajtën fort deri në fund për fitoren, duke dhuruar mjaft emocione, veçanërisht në minutat e fundit. Basketbollistët e Vllaznisë e nisin më mirë ndshjen, duke udhëhequr 42-29 në mbyllje të pjesës së parë, por në pjesën e dytë loja do të rihapej, kur kryeqytetasit do ta ngushtonin diferencën në 53-52 në mbyllje të periodës së tretë. 10-minutëshi i fundit do të ishte i ekuilibruar, por përvoja e vendësve bëri diferencën në fushë, duke i dhënë 2 pikë të arta skuadrës shkodrane, që me këtë fitore parakalon Studentin në renditje, ndonëse me pikë të barabarta 25.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Feb 2006 , 15:11

Gjecaj: Me fitore, ndaj Partizanit
"Rezultatet e fazes se pare kane qene te pelqyeshme, por kjo nuk na vetekenaq, thekson nder te tjera veterani i basketbollit te Vllaznise, Bledar Gjecaj, prandaj po punojme qe te mbyllim ne krye te renditjes edhe fazen e dyte. Kjo eshte arritur ne saj te stervitjes, mobilizimit, impenjimit dhe luftes se forte ne te gjitha ndeshjet. Duke e vendosur gjithcka nga radha dhe jo nga rendesia, meshkujt e basketbollit te Vllaznise, kane qene te angazhuar te ndeshja e dites se sotme, ndaj Partizanit. Sipas Gjecaj, basketbollistet shkodrane jane stervitur rregullisht dhe jane optimiste per fitimin e ketij takimi. Veterani i kesaj skuadre 36 vjecari Gjecaj eshte aktivizuar me ekipin e te rriturve qe ne moshen 18 vjec, ne vitin 1988 dhe eshte shpallur me Vllaznine pese here kampion, tri here fitues i Kupes se Shqiperise dhe nje here fitues i Superkupes, ne vitin 1998, ne fushen asnjanese te Elbasanit, kunder Dinamos. Shtatlarti i Vllaznise ka luajtur edhe ne Kosove, per kater sezone radhazi, ne vitet 2001 2005, me skuadrat me ne ze te basketbollit kosovar, Bashkimi i Prizrenit dhe Dukagjini i Pejes. Per dy vite ai eshte shpallur nder 10 sportistet me te mire te vitit. Bledar Gjecaj u rikthye ne Shkoder, ne maj te vitit te kaluar dhe vec lojtar basketbolli ai eshte edhe inspektor ne klubin shumesportesh "Vllaznia".

Gjecaj, keni qene pikashenuesi me i mire per Vllaznine ne startin e fazes se dyte, do te jeni serish i tille sot ndaj Partizanit?

Per mua kjo pak rendesi ka, pasi duhet qe te realizoje qellimin, marrjen e fitores.

Si e keni shfrytezuar hapesiren mes dy fazave te kampionatit?

Jemi munduar te rikuperojme disa nga boshlleqet e shfaqura gjate fazes se pare, sidomos ne qender te ekipit. Kemi punuar me basketbollistet e rinj, si Taraboshi apo ndonje tjeter te cilet kane rritje te treguesve dhe na duhen shume per te ardhmen.

Si e parashikoni takimin me te kuqte?

Do te perpiqemi qe sfiden me Partizanin ta fitojme, edhe pse hapesira mes dy ndeshjeve eshte mjaft e shkurter, nga vete formula e kampionatit per kete sezn sportiv. Partizanit gjate merkatos i jane larguar mjaft lojtare dhe kete do ta shfrytezojme per te arritur sukses. Do te hyjme ne fushen e lojes te perqendruar dhe te mobilizuar, pa nenvleresuar kundeshtarin, pavaresisht nga piket apo vendin qe ka ne tabelen e klasifikimit.

Si eshte forma sportive e 36 vjecarit Gjecaj?

Deri tani eshte mjaft e mire.

Intervistoi:

Nikolin Gjuraj

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Feb 2006 , 15:12

"Respekt per tifozet shkodrane"
"Te them te drejten, thote Gjecaj, tifozet e Vllaznise e perkrahin vazhdimisht ekipin, sidomos kur skuadra eshte mire dhe pretendon per te dhene ndeshje shume te bukura dhe me rivalitet. Nga ana jone, perkunder kesaj mbeshtetje duhet te rrisim me tej cilesine e lojerave. Nderkohe, dua te bej apel, se vec donatorit Sokol Dibra qe kemi aktualisht, duhet te na ndihmojne edhe te tjere, qe te kemi mundesi te bejme te tjera perforcime ne ekip. Keshtu nuk e perballojme dot Valbonen e Tropojes apo ndonje ekip tjeter nga kryeqyteti, qe eshte ne eliten e koshit shqiptar. Nderkohe, sic theksova dhe me lart, problem kemi lojen ne qender, ku vuajme mungesen e nje lojtari ne kete pozicion".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Feb 2006 , 15:12

Kampionati kombetar M E S H K U J
Faza II Java II

Sot

Kalendari dhe gjyqtaret

Partizani Vllaznia ora 12.00

Gjyqtare: Hasnjoku, O.Kasmi

Dinamo Tirana ora 19.00

Gjyqtare: Koci, Cici

Teuta Valbona ora 16.00

Gjyqtare: umba, Shqevi

Flamurtari Studenti ora 13.00

Gjyqtare: Bekteshi, Bardhi

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Feb 2006 , 11:57

Vllaznia Dinamo 63 74

Basketbollistet meshkuj te Vllaznise jane mundur ne shtepi nga djemte e Carcanit ne nje takim qe pritej ne nje interesim ne Shkoder. Perioda e pare ka qene e ekuilibruar, kur kryesonin here vendasit e here miqte, por qe u fitua ne fund nga dinamovitet 15 22. Ne te dyten vendasit i bene nje permiresim lojes duke e fituar ate 21 17. Serish perioda e trete u karakterizua nga nje lufte e forte sportive prej te dy ekipeve. Basketbollisti i mirenjohur Mema ka qene lojtari me i mire i ketij takimi. Blute e mbyllen perioden e trete 18 16. Edhe perioda e katert dhe e fundit u kontrollua nga skuadra dinamovite, te cilet ne saje te nje pergatitjeje me te mire fizike dhe teknike jane treguar me te sakte ne gjuajtje. Keshtu qe takimi i javes se trete ne Shkoder eshte mbyllur 63 74 per Dinamon.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Feb 2006 , 11:57

Apolonia Shkodra Basket 63 59

Ekipi i basketbollit fierak, i drejtuar nga Artur Kasa, e ka nisur me fitore fazen e dyte te kampionatit kombetar, kur kane pasur perballe ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores skuadren Shkodra Basket, te cilen e ka mposhtur me rezultatin 63 59. Fieraket nga fillimi deri ne fund te kesaj ndesjeje kane luajtur me mobilizim dhe impenjim maksimal, ne te dy tabelat dhe kane qene me rendiment me gjuajtjet nga distanca. Ekipi i Artur Kases ka krijuar dhe ka ruajtur avntazhin nga perioda e pare deri ne te fundit duke perfituar dhe nga disa gabime te lojtareve vendas, si dhe daljen e dy prej tyre nga loja per plotesim te gabimeve personale. Megjithate, shkodranet kane arritur vetem te zvogelojne disavantazhin pa mundur te kthejne fatin e lojes ne favor te tyre. Keshtu, ekipi i Apolonise ka arritur nje fitore me shume vlera, ndaj nje ekipi rival dhe vazhdon keshtu te kryesoje bindshem, i shkeputur nga ekipet rivale qe jane vene ne ndjekje te tij.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Feb 2006 , 12:25

Përmeti vuan shumë ndaj Vllaznisë


Vllaznia - Përmeti 60-71
(14 13, 20 24, 13 14, 13 20)
VLLAZNIA: Kapedani, Gjelaj, Xhanaj, Brahimaj, Sokoli, Hasanllari, Drishti, Ciliku, Mendoja, Lohja. Tr: R. Rasha
PËRMETI: Nikolla, Makri, Magllara, Thanasi, Çulli, Saliko, Çomollari, Stefani, Qypi. Trajner: E. Kaso
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Cici
Ka ruajtur pozitat në klasifikimin skuadra e Përmetit në basketboll për femra, që dje ka fituar me shifrat 71-60 ndaj Vllaznisë në Shkodër, duke qëndruar në vendin e dytë. Takimi ka dhuruar mjaft emocione dhe për më shumë se 30 minuta loja ka qenë e ekuilibruar dhe me rivalitet. Madje shkodranet kanë arritur të krijojnë një epërsi të lehtë në periodën e parë dhe të rivalizojnë deri në mbyllje të periodës së tretë, 47-51. Por përvoja e përmetareve ka dalë në pah në 10 minutat e fundit, duke u shkëputur dhe fituar me rezultatin 60-71, duke e lënë Vllazninë në vendin e fundit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Feb 2006 , 14:35

Vllaznia, përvoja fiton ndaj Teutës

Teuta - Vllaznia 79-102
(16-20, 27-31, 24-25, 12-26)
TEUTA: Abrazhda, Fortuzi, Goxhi, Dauti, Aliaj, Moja, Kapllani, Fishta, Berberi, Baku, Imaj. Trajner: A. Terihati
VLLAZNIA: Tevia, Halili, Taraboshi, E. Llazani, Dibra, Bërdica, Zusi, Nexhimi, Hadëri, Gjeçaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, G. Dumba

Perioda e fundit e ndeshjes midis Teutës dhe Vllaznisë vendosi fatin e lojës mes dy ekipeve, ku ata që dolën fitues janë shkodranët me rezultatin 79-102. Pas 3 periodave të para, të dyja ekipet luajtën fort dhe rivalizuan njëra-tjetrën, ku Vllaznia udhëhiqte vetëm me 9 pikë diferencë, 67-76. Por në 10 minutat e fundit përvoja e basketbollistëve të Vllaznise doli në pah, duke e thelluar epërsinë dhe duke fituar me meritë ndaj Teutës.

Post Reply