Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 18 Apr 2011 , 16:27

Vllaznia, kampione e Shqipërisë për të rinj

Basketboll-Moshat. Shkodranët rikthehen te suksesi pas 2 vitesh


Dje, në Shkodër, basketbolli ka pasur festë. Ekipi i të rinjve të Vllaznisë është shpallur kampion i Shqipërisë. Ndeshja e djeshme kundër Partizanit ka qenë thjesht një formalitet, pasi kuqeblutë e trajnerit Koka e kishin siguruar titullin kampion që para dy javësh, kur kishin mundur rivalin direkt, Valbona.

Takimi i luajtur dje përfundoi në shifrat 67 55 për shkodranët, ndërkohë që në fund të tij është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës dhe medaljeve për ekipin kampion. Ka marrë pjesë në këtë festë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, kryetari i Këshillit Bashkiak, Bardh Lohja, si dhe sekretari i FSHB së, Korab Llazani.

Momenti i dorëzimit të kupës nga kryebashkiaku Luka në duart e kapitenit Shestani, ka qenë vërtet emocionues dhe është shoqëruar nga brohoritje dhe duartrokitje të shumta. Atmosfera në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë vërtet shumë elektrizuese.

Thuajse i mbushur i tëri me spektatorë, në fund nuk kanë munguar as fishekzjarret dhe as shampanja për kampionët. Trajneri Roland Koka shumë i emocionuar është shprehur për “Sportin shqiptar”, për këtë sukses:

“Ka qenë një triumf shumë emocionues për të gjithë ne, jo se nuk e merituam, por sepse është gjithmonë bukur të shpallesh kampion. Paraqitja e ekipit gjatë gjithë kampionatit ka qenë shumë e mirë, kemi dominuar gjatë gjithë kohës dhe sot kemi mundësinë t’i gëzohemi titullit kampion.

Kjo është një meritë e të gjithë djemve që sakrifikuan, luajtën me përkushtim gjatë gjithë sezonit dhe sot mund të gëzojnë. Te ky ekip ka lojtarë shumë të talentuar dhe këtu do veçoja për shembull kapitenin Shestani, një Renato Radoja i dytë i basketbollit tonë.”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 18 Apr 2011 , 16:33

un ma fort idhnohem se gzohem kur lexoj ksi lajmesh
t'rit kampion ekipi i pare ne play-out per mos me ra prej kategoriet.
m'vjen me plas ropt.
kryebashkiaku shkon me dorzu kupen tash per zgjedhje po nuk e qet nji kryq lekut per ekipin e pare

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Mon, 18 Apr 2011 , 20:35

simas te thanave me kan than qe dhe ndeshjet jashte shkodre e pagujne lojtaret vet furgonin me i cu
a thoni asht e vertete a jan tall me mu?
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 19 Apr 2011 , 15:47

GOLDIAN wrote:simas te thanave me kan than qe dhe ndeshjet jashte shkodre e pagujne lojtaret vet furgonin me i cu
a thoni asht e vertete a jan tall me mu?
nuk asht çudi. simjet asht detyru traineri 41 vjec me lujt, imagjinoje.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Fri, 23 Sep 2011 , 15:57

Vllaznia gjen financat, kampionati është i garantuar

Ditët e vështira për basketbollin shkodran duket se kanë përfunduar, sepse, në prag të startit të këtij sezoni, Vllaznia e ka gjetur sponsorin. Bëhet fjalë për Sokol Dibrën, i cili ka shfaqur dëshirën për të sponsorizuar skuadrën e basketbollit për meshkuj. Fillimisht do të japë premio për çdo fitore, që do të arrijë Vllaznia. E më pas, nëse bashkëpunimi do të rezultojë i frytshëm, investimi i tij mund të jetë më i madh. Dibra ka financuar për basketbollin e meshkujve edhe para disa sezonesh për afro 3-4 vite. Në atë periudhë, Vllaznia arrinte rezultate të suksesshme, ndërsa arriti të ishte dhe në finalen e titullit kampion përballë Valbonës, sot Kamza Basket. Në këtë mënyrë, me këtë financier të ri, tashmë janë duke u kthyer dhe sportistët e kësaj skuadre. Kështu Gjon Ndoja, që u largua nga skuadra para pak kohësh, është rikthyer sërish dhe po stërvitet me kuqeblutë për të qenë i gatshëm për sezonin e ri. Akordin më Vllazninë e kanë gjetur edhe dy shkodranët Fatjon Taraboshi e Erjon Llazani. Shtatlarti Taraboshi, që para dy vitesh u largua drejt Teutës, tashmë është rikthyer sërish në Shkodër për të kontribuar në ekipin që u formua. Edhe Llazani, një tjetër basketbollist cilësor rikthehet pas disa sezonesh tek Vllaznia, deri sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Universitetit Amerikan të Tiranës. Keto ditë pritet të firmosin zyrtarisht edhe dyshja Adrian Nexhimi e Ervin Bërdica. Prej kohësh po përgatiten me Vllazninë dhe parimisht kanë rënë dakord për të qënë pjesë e skuadrës shkodrane, pas një periudhe prej më shumë se një viti shkëputje. Dhe Vllaznia duket se do të ketë synime serioze këtë sezon, pse jo të synojë të rimarrë titullin kampion.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 27 Sep 2011 , 13:14

Hidhen firmat, kuqeblutë me pretendime serioze

Vllaznia, në basketboll për meshkuj, konfirmohet zyrtarisht si një nga ekipet që këtë sezon do të rivalizojë denjësisht për titull kampion. Ditët e fundit me skuadrën, që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj, kanë firmosur të gjithë basketbollistët, duke qenë kështu pjesë e Vllaznisë për një sezon. Kështu, pas një periudhe të gjatë përgatitjesh, ka ardhur edhe momenti firmosjes kontratave. Këtë vit, krahasuar me dy sezonet e fundit, kuqeblutë e basketbollit janë përforcuar ndjeshëm, duke risjellë në skuadër lojtarë që kanë luajtur për skuadra të tjera, apo dhe që kanë qenë pushim. Kështu, ndër më të rëndësishmit, janë firmat e dy basketbollistëve me eksperiencë Ervin Bërdica dhe Adrian Nexhimi. i pari në rolin e organizatorit shquhet për shpejtësinë, aftësitë teknike, kurse i dyti, me trup shtatlartë, i fuqishëm dhe i saktë në lojën nën kosh. Të dy këta, para se të rikthehen në skuadër, kanë qëndruar pushim duke mos qenë me asnjë ekip. Të rëndësishëm janë edhe rikthimi i Fatjon Taraboshit dhe Erjon Llazanit. Taraboshi, sezonet e fundit, ka luajtur me Teutën dhe rikthehet nga atje për të qenë sërish pjesë e Vllaznisë, kurse Llazani ka qenë pjesë e Universitetit Amerikan të Tiranës. Te dy tashmë kanë firmosur për ekipin kuqeblu. Pas një largimi disa ditor, edhe Gjon Ndoja është konfirmuar si basketbollist i Vllaznisë për sezonin e ri. Shtatlarti Faslija edhe ai ka pranuar ftesën e Vllaznisë, duke rinovuar kontratën me këtë ekip. Gjoka, Domja e Halluni, prej vitesh basketbollistë me skuadrën shkodrane, edhe këtë sezon kanë vendosur të jenë pjesë e këtij ekipi. Në këtë mënyrë, duke patur këto lojtarë me eksperiencë, si dhe disa basketbollistë cilësor nga ekipi i të rinjve, Vllaznia është e destinuar për të qenë një skuadër pretendente. Trajneri Bledar Gjeçaj fillimisht kërkon vetëm sigurimin e pjesëmarrjes në Play Off, më pas mund të tentohet për të sjellë trofeun e kampionatit, që mungon prej shumë vitesh në Shkodër.

sport ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sat, 01 Oct 2011 , 15:12

Vllaznia – Prizreni, miqësorja qe vlen shumë

Vllaznia- Prizreni 69-86
Setet: 1) 17-18, 2) 15 – 14, 3) 18-29, 4) 19-25
Vllaznia: Taraboshi, Nexhemi, Berdica, Llazani, Gjoka (u aktivizuan: Shabani, Sukaj) Tr: Bledar
Gjeçaj
Prizreni: Trolli, Shaptanoviç, Qollaku, Spaçi, Rexha (u aktivizuan: Kurti, Bipaj, Gashi, Sisoko)
Tr: S. Kataliviç
Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Prizrenit të Kosovës. Takimi
është luajtur në qytetin e Shkodrës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë në këtë
sfidë kanë qenë të përgjysmuar me vetëm 6 basketbollistë sepse pjesa tjetër po marrin pjesën
në universiadën që po zhvillohet në Kosovë pjesë e së cilës është edhe universiteti “Luigj
Gurakuqi”. Për Vllazninë kanë munguar basketbollistë si: Ndoja, Faslija, Shestani, Domja e
Halluni. Në këtë mënyrë duke patur shumë mungesa Vllaznia e ka humbur takimin në shifrat 69
– 86. Megjithatë edhe pse me vetëm 6 basketbollistë shkodranët kanë bërë një paraqitje të mirë
dhe kanë treguar se këtë sezon do të jenë një skuadër pretendente. Loja nis e fortë edhe pse
ndeshja është miqësore. Skuadrat nuk tolerojnë dhe kërkojnë maksimumin. Perioda e parë ka
rivalitet. Kosovarët edhe pse me një skuadër më të mirëorganizuar në periodën e parë fitojnë
me vetëm një pikë diferencë, 17-18. 10 minutëshi i dytë sjell barazpeshën mes ekipeve. Kësaj
here është Vllaznia që thotë fjalën e saj teksa fiton 15-14 dhe gjysmën e parë të lojës e mbyll
32-32. Porn ë 20 minutat e dyta kuqeblutë ndjejnë lodhjen dhe mungesën e 5 basketbollistëve.
Miqtë nga Kosova përfitojnë teksa fitojnë 18-29 periodën e tretë. Shkodranët përpiqen sërish të
reagojnë por nuk e kanë fuqinë e duhur. Prizreni fiton edhe fraksionin e fundit të lojës, kësaj
19-25, duke e mbyllur krejt takimin me rezultatin e përgjithshëm 69-86. Pavarësisht kësaj
humbje, Vllaznia e këtij sezoni do të jetë një nga skuadrat pretendente sepse gjatë merkatos së
verës janë rikthyer në skuadër disa basketbollistë cilësor. Berdica, Nexhimi, Taraboshi, Llazani,
Faslija, Gjoka, Ndoja, Halluni, Domja, Shestani, e Sukaj janë emra që këtë vit kërkojnë të bëjnë
diçka të bukur për qytetin e tyre, pse jo edhe fitimin e titullit kampion.

shkodra sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sat, 08 Oct 2011 , 11:04

Vllaznia, ikin Taraboshi e Llazani

Sot janë larguar nga Vllaznia dy basketbollistë. Bëhet fjalë për Fatjon Taraboshin dhe Erjon
Llazanin të cilët ditën e enjte kanë prishur kontratën me “Sport Klub Vllaznia” për tu larguar drejt
Durrësit e për t’u bashkuar me Teutën vendase. Të dy këta basketbollistë dobësojnë ndjeshëm
ekipin e Vllaznisë. Taraboshi në merkaton e verës erdhi nga Teuta tek Vllaznia. Shtatlarti
zhvilloi fazën përgatitore në Shkodër dhe më pas në shtator firmosi edhe kontratën me
Vllazninë. Kur u duk se ai do të ishte i gatshëm për ta nisur sezonin me kuqeblutë, në prag të
fillimit të kampionatit durrsakët kontaktojnë sërish duke i ofruar një kontratë më të mirë se në
Shkodër, gjë e cila ka bërë që Taraboshi të shkëpusë marrëdhëniet me Vllazninë e të pranojë të
jetë edhe për këtë sezon basketbollist i Teutës. Thuajse e njëjta situatë është edhe me
Llazanin. Shkodrani sëfundmi para ardhjes në Shkodër ka qenë pjesë e Universitetit Amerikan
të Tiranës. Nga atje u bashkua me Vllazninë. Nisi seancat stërvitore me këtë skuadër dhe ashtu
si gjithë të tjerët gjatë shtatorit pranoi të hidhte firmën për Vllazninë. Por oferta për të nga
Durrësi vjen përnjëherësh. Llazanit i ofrohet një kontratë më e mirë dhe ashtu si Taraboshi ditën
e enjte ka prishur marrëdheniet me “Sport Klub Vllaznia” duke pranuar të jetë pjesë e Teutës.
Të dy basketbollistët Taraboshi e Llazani për prishjen e njëanshme të kontratës kanë paguar
gjobën prej 1.5 milionë lekësh të vjetra në Klubin shumësportesh dhe më pas kanë qenë të lirë.
Largimi i tyre sjell sërish probleme për Vllazninë e trajnerit Bledar Gjeçaj

shkodrasport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sat, 08 Oct 2011 , 11:06

mire qi nuk kan lek po jane edhe diletanta. si u veka penalja per prishje te njeanshme te kontrates vetem 1.5 milion? njato ia ka pagu teuta lojtarve e ka kry pune.
te lozin edhe ket vit mos me ra prej kategoriet :oops:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Oct 2011 , 14:14

E TMERRSHME ASHT KU KA PERFUNDU KLIBI VLLAZNIA
ju rroshin benzat e luksi shkoder loces
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 28 Nov 2011 , 18:40

Vllaznia e nis me fitore kampionatin. Fiton në Durrës ndaj Teutës


Pritej të ishte shumë e vështirë ndeshja e ekipit të Vllaznisë në Durrës ndaj Teutës por në fakt
paraqitja e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka qenë shumë e mirë. Ai ka fituar 58-51 duke e
nisur kampionatin kësisoj me fitore. Fakti që luhej ndaj një skuadre e cila vetëm pak kohë më
parë i mori Vllaznisë dy lojtarë titullarë si Taraboshin dhe Llazanin, e bënte këtë skuadër më
supeiore ngaqë ndeshja luhej edhe në Durrës. Por djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj treguan një
nivel të lartë loje dhe për rrjedhojë kanë arritur të fitojnë me 7 pikë diferencë.Kjo ndeshja ka
qenë e vlefshme për javën e parë të kampionatit kombëtar të basketbollit për të rritur

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 28 Nov 2011 , 18:42

a ç'basketboll
58-51
kto duhet t'jene dy ekipet ma te dobta te kampionatit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Wed, 07 Dec 2011 , 16:48

Vllaznia mund 77-61 ekipin e UAT-së

19 - 13, 24-18, 17 – 12,17 – 18
Vllaznia: Bërdica, Halluni, Gjoka, Nexhimi, Ndoja Tr: B. Gjeçaj (u aktivizuan: Shestani, Huti,
Bekteshi)
UAT: Xheka, Selamaj, Mustafa, Ismeti TR: A. Fagu (u aktivizuan: Mileti, Prexha)



Vllaznia në basketboll për meshkuj ndeshjen e parë brenda fushe u ka dhuruar një fitore
tifozëve të saj këtë sezon. Shkodranët në javën e tretë të Kampiontit kanë arritur të fitojnë ndaj
Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT) me rezultatin e përgjithshëm 77-61. Ka qenë një
ndeshje që është dominuar që nga fillimi e deri në fund nga Vllaznia. Kuqeblutë kanë shfaqur
një formë të mirë duke e merituar fitoren. Pas një fitoreje në javën e parë me Teutën, humbjës
në të dytën me Kamza Basket, shkodrnët marrin fitoren e tretë duke mbajtur kështu me sukses
vendin e tretë në renditje. Ndaj UAT takimi nis shumë i mirë për Vllaznisë teksa fillimisht
rezultati shkon 9-0 duke shokuar disi miqtë. Më tej loja hyn në rrjedhën e saj por e udhëhequr
srish nga vendasit. Në periodën e parë kuqebltë fitojnë 19-13. Shkodranët nuk lejojnmë gabime
dhe vijojnë të luajnë mirë. Edhe perioda e dytë u takon kuqebluve teksa kësaj here fitojnë
24-18. Pas gjysmës së parë të lojës Vllaznia kryeson 43-31 duke qenë kështu më pranë fitores.
Në fraksionin e tretë të sfidës djemtë e rinj të UAT e kanë të pamundur të thyejnë kuqeblutë që
këtë vit krahasuar me sezonin e kaluar kanë përmirësime të dukshme. Kështu Vllaznia fiton
edhe periodën e tretë 17-12 dhe e fundit mbetet thjeshtë formale sepse kuqeblutë e kanë të
siguruar fitoren. Periodën e fundit janë miqtë që e fitojnë me një pikë diferencë, por që nuk
mjafton për të arritur fitoren. 10 minutëshi i fundit mbyllet 17-18 dhe krejt takimi fitohet nga
Vllaznia e cila në këtë fillim sezoni po shfaq një tjetër fytyrë krahasuar me dy vitet e fundit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Jan 2012 , 00:56

flm bledar gjecajt qe po mban gjall kete sport
as dhe nje ndihme sju jepet nga bashkia
nese vazhdohet keshtu vllaznia do fshihet nga lista e klubeve te basketbollit
sa gjynah
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Basketboll

Post by Admin » Mon, 05 Nov 2012 , 17:10

Vllaznia e nis si pretendente, fiton kunder Flamurtarit!

E ka nisur si pretendent kampionatin e ri ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Ai, në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ka mundur me rezultatin 82-59 ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja është zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Vetëm perioda e parë e ndeshjes ka qenë e dominuar nga miqtë të cilët fituan atë 20-18 ndërsa në tre të tjerat, është Vllaznia ajo që udhëheq gjatë gjithë kohës. Ajo ka fituar periodën e dytë me rezultatin 26-12 e pastaj edhe dy të tjerat në shifrat 20-11 dhe 18-16 duke mbyllur krejt ndeshjen kështu me rezultatin e përgjithshëm 82-59. Trajneri Bledar Gjeçaj në këtë ndeshje të parë ka aktivizuar të gjithë basketbollistët që ka federuar për kampionatin e ri dhe pikërisht Muça, Bekteshi, Hallunaj, Ndoja, Shestani, Berdica, Taraboshi, Nexhimi, Rrahishta, Xhexhaj, Bruçi dhe Huti.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Nov 2012 , 23:27

si nuk dul dikush prej ketyne milionerve me x7 me dhan nej 500 euro per keta djelmosha e per bledarin qe po mban gjall nje nga sportet ma popullor ne shkoder

jam pa fjal krejt
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Basketboll

Post by fpjalmi » Wed, 02 Jan 2013 , 15:15

Vllaznia per mashkuj paska humb ne finale me Kamzen duke i rreshqit nga dora kupa e shqipnise. Vllaznia asht perforecu ket vit duke marre nje basketbollist malazez qe quhet kovaq dhe 1 maqedonas qe quhet markovski , ku edhe pse jan ble keta 2 perforecime te mira , nuk kena arrit me dal tek suksesi, megjithate per kampionat thuhet qe vllaznia do jete nje pretende e forte. Dikur kena ken kampion , ne basketboll , volej boll , qiklizem , futboll , atletike, humor dhe ne shum sporte te tjera, kurse tashti na ka humb emri dhe kena hup plotesisht :(

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Basketboll

Post by fpjalmi » Sat, 20 Apr 2013 , 05:22

Finalja e kupes se shqipnise ne basketboll do jete Vllaznia Kamza. Blemjet e vllaznise nga jashte, po japin nji rezultat mjaft te mire, duke e qu basketbollin shkodran aty ku ishte ne vitet e arta

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sat, 28 Sep 2013 , 00:49

Vllaznia prezanton tre blerjet: Gjokoviç, Krivokapiç dhe Arrën

Klubi shumësportësh Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e bëra nga ekipi I basketbollit të meshkujve. Një prezantim që bëhet një ditë para nisjes së kampionatit kombëtar. Basketbollistët e blerë janë dy malazezët Nikolla Gjokoviç që ka luajtur edhe vitin e kaluar me Vllazninë si dhe Zharko Krivokapiç ndërkohë që është rikthyer nga ekipi I Tiranës edhe shkodrani Nikolin Arra. Prezantimi është bërë në ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” nga drejtori I këtij klubi Mark Kroqi, inspektori Astrit Zaganjori dhe trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj.

Ai që ka folur para mediave ka qenë drejtori Kroqi që ka bërë të ditur edhe objektivin që do ketë ky ekip në sezonin e ri. "Prezantimi i këtyre tre blerjeve tregon edhe njëherë tjetër se jemi në rrugë të mbarë me ekipin e basketbollit të meshkujve për të kërkuar sërish titullin kampion edhe këtë sezon. Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë e mirë në stërvitje dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu si duhet edhe në ndeshje, duke filluar nga ajo e ditës së shtunë kur do luhet ndeshja e parë me Elbasanin"- ka thënë ai.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Sun, 29 Sep 2013 , 11:07

Vllaznia për meshkuj fiton me 67 pikë ndaj Elbasanit

Vllaznia për meshkuj e ka nisur me fitore të thellë kampionatin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Elbasanit në "Qazim Dervishi", djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë fituar thellësisht me rezultatin 114-47. Vetë rezultati tregon se kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori përderisa është fituar me 67 pikë diferencë. Në këtë takim kanë luajtur dy nga tre blerjet e fundit të shkodranëve, Gjokoviç dhe Arra ndërsa nuk ka luajtur malazezi Krivokapiç të cilit nuk i ka mbërritur ende dokumentacioni nga skuadra e tij e mëparshme. Periodat kanë patur secila diferencë të madhe dhe konkretisht 29-12 e para, 29-15 e dyta, 31-7 e treta dhe 26- 13 e katërta. Nisja e kampionatit me fitore sigurisht që do t'i motivojë edhe më shumë basketbollistët e Vllaznisë të cilët në këtë sezon janë sërish ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.www.shkodrasport.com

Post Reply