Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Skodrinon » Wed, 03 Jun 2009 , 18:45

Klubet: Superiorja me 16 ekipe
Është mbështetur nisma e Partizanit dhe Elbasanit, për një shtim të skuadrave
Dinamo ishte kundër ndryshimeve, por firmosi, ndërsa Tirana është e pavendosur


Një nismë e klubit Partizani dhe e skuadrave të tjera që këtë vit zbritën në Kategorinë e Parë, për të ndryshuar
formatin e Kategorisë Superiore dhe për ta bërë atë me 16 skuadra, po bëhet gjithnjë e më serioze. Iniciativa e nisur dy ditë më parë ka gjetur edhe mbështetjen e shumë klubeve të Superiores, të cilat kanë rënë dakord të firmosin peticionin, ku kërkohet që të shtohet numri i ekipeve që do të luajnë në Superligë. Megjithatë, ka pasur edhe klube kundër kësaj nisme, si Dinamo fillimisht, por më pas firmosi, apo skuadra të pavendosura, si Tirana, që ka hezituar të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Federata
Flitet se peticioni me firmën e nëntë klubeve është dërguar në FSHF, por drejtuesit e institucionit të futbollit
mohojnë që të ketë mbërritur një kërkesë zyrtare deri dje në zyrat e FSHF-së. Askush nga krerët e federatës nuk është në gjendje të thotë sesi do të veprohet, nëse kjo nismë do të mbështetet nga të gjitha klubet e Kategorisë Superiore, pasi vetëm ata kanë të drejtë të ndryshojnë numrin e skuadrave, ndonëse sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv, çdo ndryshim i këtij rangu, hyn në fuqi një vit më pas.

Kundërshtimet
Dinamo ka qenë kundër kësaj nisme, por burime pranë kampit blu, bëjnë të ditur se në fund edhe ata do ta firmosin kërkesën për t’u shtuar numri i skuadrave të Superiores. Ndërkaq, drejtuesit e skuadrës kampione, Tiranës, kanë mohuar të kenë firmosur një kërkesë të tillë, por kanë preferuar të driblojnë, kur u pyetën nëse janë pro,
apo kundër kësaj iniciative.

Problemet
Nëse klubet vendosin unanimisht të kërkojnë shtiminshtimin e katër skuadrave të Kategorisë Superiore dhe nëse kjo realizohet, atëherë do të shkelet vendimi i Komitetit Ekzekutiv, ku thuhet shprehimisht se çdo ndryshim i këtij formati, hyn në fuqi një vit pas miratimit të ndryshimit. Përveç kësaj, kjo do të vërtetonte se gara dhe lufta e
zhvilluar gjatë një sezoni, ka pasur vlerë vetëm për kreun e tabelës, pasi ekipet e fundit më kot janë rrekur të siguronin mbijetesën, kur fare mirë me një kërkesë unanime, mund të evitonin rënien në Kategorinë e Parë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Skodrinon » Wed, 03 Jun 2009 , 19:09

Partizani
Klubi legjendë i futbollit shqiptar, që zbriti nga kategoria pas humbjes në ndeshjen shtesë me Kastriotin, është një nga nismëtarët për shtimin e ekipeve në Superiore. Përfaqësuesi i Partizanit, Aleksandër Xhani, konfirmoi dje për “Panorama Sport” se, të kuqtë janë pro kësaj ideje, që e bën kampionatin shqiptar me 16 skuadra në Superiore. “Po, sigurisht edhe klubi ynë e ka firmosur këtë peticion, që do t’i dërgohet institucionit të futbollit
shqiptar. Do të ishte zgjidhje më e mirë për kampionatin tonë”, tha ai.

Elbasani
Verdheblutë në kor: Jemi pro idesë

Edhe shefi i klubit “Elbasani”, Artin Kovaçi, ka firmosur një kërkesë drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, që kishte të bënte me shtimin e skuadrave të Kategorisë Superiore. “Është e vërtetë që kam firmosur këtë kërkesë të klubeve. Pika kryesore është që Kategoria Superiore të bëhet me 16 skuadra, si e vetmja mënyrë, që të mund të përfitojë edhe ekipi ynë. Gjithsesi, mendoj se është e domosdoshme të shtohen skuadrat”, pohoi Kovaçi. Kjo është
e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin e Elbasanit, gjithnjë nëse FSHF-ja e miraton kërkesën. Verdheblutë zbritën nga kategoria, pas paraqitjes zhgënjyese në kampionatin e fundit.

LUSHNJA
Në pritje, për verdiktin e federatës

Nisma e fundit është mirëpritur edhe nga Lushnja. Nëse FSHF-ja e miratonte këtë vendim, do të ishte një shpresë e madhe për futbollin lushnjar. “Ashtu si edhe ekipet e tjera, kemi firmosur peticionin, që sezoni i ardhshëm i Superligës të bëhet me 16 ekipe. Një peticion që është firmosur nga të gjitha ekipet, ne e kemi mbështetur të parët si iniciativë. Tashmë jemi në pritje të vendimit, që do të marrë komiteti ekzekutiv i FSHF-së. Shpresojmë të merret
vendimi i duhur që të filloj puna në kampin myzeqar, për të përgatitur ekipin e sezonit të ardhshëm në Superligë”, është shprehur shefi i klubit të Lushnjës, Llazar Dushi.

Bylisi
Presidenti Kapllanaj: E meritojmë Superioren

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, deklaroi se ka qenë ndër të parët, që ka firmosur kërkesën për zgjerimit e Kategorisë Superiore, nga 12 ekipe, në 16 të tilla, për sezonin e ardhshëm. “Ne si klub kemi qenë ndër të parët, që kemi firmosur këtë kërkesë dhe përkrahur këtë iniciativë. Madje, e kemi ndërmarrë këtë nisëm që para ndeshjes së ‘play-out’-it”, tha Kapllanaj për ‘Panorama Sport’. - Jemi të ndërgjegjshëm se, me më shumë skuadra do të ishte një kampionat më i bukur. Për më tepër, klube si Bylisi, që kanë garanci financiare dhe nuk rrezikojnë falimentimin, e meritojnë të jenë mes më të mirëve”, tha Kapllanaj.

Flamurtari
Çipi për vlonjatët: Do të ishte ideale

Edhe klubi vlonjat është bërë pjesë e atyre që kanë miratuar iniciativën e Partizanit, për të shtuar ekipet e Kategorisë Superiore. Këtë e konfirmon për gazetën vetë shefi i klubit kuqezi, Geri Çipi. “Faktikisht, kemi dy ditë që e kemi firmosur këtë kërkesë. Jemi dakord, sepse shikojmë që edhe kushtet plotësohen për ta bërë kampionatin me 16 skuadra. Do të ishte më i bukur, e aq më tepër që edhe stadiumet e vendit tashmë janë në një nivel të mirë. Ndërsa për gjërat e tjera, mendoj se i takojnë FSHF-së për të vendosur”, ka thënë Çipi. Ish-futbollisti ka shtuar që mund të rishikohet edhe çështja e gjyqtarëve.

Apolonia
Në krah të skuadrave që kanë zbritur

Apolonia ka mbështetur kërkesën për zgjerimin e Superligës, që prej tri vitesh është me 12 skuadra. Edhe për fierakët, që në sezonin e fundit luftuan për mbijetesë, kjo iniciativë e Partizanit është një zgjidhje e mirë për futbollin shqiptar. Madje, edhe vetë presidenti i nderit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, në një prononcim pak javë më parë, është shprehur se kampionati shqiptar ka shumë nevojë për një ekip si Partizani. Fierakët kanë qenë vetë me një “këmbë” më poshtë, por arritën t’ia dalin mbanë, ndërsa të kuqtë e pësuan në fund. Ajo që ka rëndësi është se Apolonia po qëndron në krah të ekipeve që zbritën.

BESA
Bizhdili: Një rikthim i Partizanit, vendim i duhur

Drejtuesit e klubit kavajas, megjithëse e shohin disi me skepticizëm një kampionat me 16 ekipe, janë dakord që kjo të kryhej, natyrisht me konsensus të të gjitha klubeve. Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, shpreh për “Panorama Sport” vullnetin e klubit kavajas. “Mendoj se do të ishte një ide shumë e mirë, por për këtë duhet të jenë dakord të gjitha ekipet e Superligës. Nëse kjo ide do të pranohej nga të gjithë, atëherë edhe ne do ta mbështesnim, pasi rifutja në Superligë e një ekipi legjendar si Partizani, do të ishte një vendim i duhur. Megjithatë, më duket disi e vështirë për t’u realizuar”, theksoi ai.

TEUTA
Durrsakët, dakord për shtimin e ekipeve

Sekretari i Klubit të Futbollit “Teuta”, Artan Shyti, nuk kishte dijeni për ndonjë peticion firmëtarësh, për të diskutuar alternativën e shtimit, apo jo të ekipeve të Superligës. Megjithatë, ai është dakord për këtë iniciativë. “Parimisht nuk shoh gjë të keqe që të shtohen këto ekipe, por më duket se është një shtim instiktiv, pasi problemi nuk diskutohet si refleks i dëshirave, por i mundësive, nëse vërtetë ekzistojnë kushtet për të përballuar një kampionat me 16 ekipe. Edhe Superliga me 12 ekipe nuk erdhi rastësisht, por si rezultat i gjykimeve, diskutimeve dhe debateve të shumta”, tha numri dy i klubit durrsak.

SHKUMBINI
Një firmë në kërkesën që pritet t’i paraqitet këto ditë institucionit të futbollit shqiptar, ka hedhur edhe klubi i Shkumbinit. Ashtu si shumica, edhe peqinasit e shikojnë një zgjidhje të mirë këtë ide. Duke parë edhe kushtet ku ndodhen, peqinasit nuk janë kundra që të zgjerohet Superliga. 16 ekipe, e duke pasur parasysh se infrastruktura
është përmirësuar ndjeshëm, për Shkumbinin nuk ka asgjë të keqe, që FSHF-ja ta miratojë kërkesën. Ky është mendimi i drejtuesve të Shkumbinit.

VLLAZNIA
Firma, kur të vijë presidenti Valter Fushaj

Numri dy i klubit shkodran, Agim Medja, ka pranuar se është informuar indirekt në lidhje me këtë çështje.
Por Medja, në mungesë të presidentit të klubit, Valter Fushaj, nuk ka hedhur asnjë firmë, përsa i përket kërkesës
që kampionati të bëhet me 16 skuadra. “Kemi sinjalizime përmes telefonit për këtë çështje dhe nuk ka asgjë konkrete përsa i përket ribërjes së kampionatit me 16 skuadra. Nga ana e ekipit tonë, dua të sqaroj se nuk është hedhur ende firma. Natyrisht, pasi të marrim vesh diçka konkrete, atëherë do të presim edhe ardhjen e presidentit për të diskutuar hapat që do të ndjekim për këtë drejtim”, pohoi Medja

TIRANA
Shefi i klubit, Dimraj: S’ka ardhur asnjë kërkesë

Sekretari i klubit bardheblu, Rauf Dimraj, u shpreh se në zyrën e tij nuk kishte ardhur asnjë kërkesë. Gjithsesi,
Dimraj premtoi se nëse do të ketë një propozim të tillë dhe Tiranës do t’i kërkohet mendimi, atëherë do të
jepet përgjigja e duhur. “Nuk kam ende një ide, por mendoj se futbolli ynë i ka strukturat e duhura për të bërë të mundur një analizë të hollësishme në lidhje me këtë. Gjithçka duhet të funksionojë në një mënyrë të atillë, që të
mos prishet cilësia e kampionatit, në të kundërt ndryshimet nuk do të ishin produktive. Unë nuk kam në zyrë asnjë kërkesë të këtij lloji. Kur ajo të vijë, mund të flas konkretisht”, deklaroi Dimraj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Skodrinon » Wed, 03 Jun 2009 , 19:25

Un mendoj se do t'ishte nji skandaloze me e ba Superligen me 16 skuadra me pshtu Partizanin. Asht e vertete qi ka pase skuadra qi kan ra padrejtsisht nprej kategorise, por kjo ka nddh pothujse ç'do vit. Kta kujtohen tash qi ra partizani. Nqs jane te zot't ata te fshf-s te denojne ata qi kane shite ndeshjet, por nuk asht e drejte me rregullu nji padrejsti me nji skandal.
Plus qi me 16 skuaadra kishte me kene ma keq vitin tjeter, se ne fund te kampionatit nuk kan e kene 3-4 skuadra qi shesin ndeshjet se nuk kan ma obiektiva si simjet, por kan me kene 7-8.
Shpresoj qi nuk kan me e ba ket marri qi asht edhe kundra regullave.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by REINIS » Wed, 03 Jun 2009 , 19:31

FSHF TE Q... MOTREN.
CAR K... PO BONI? :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

MESA DUKET NUK PASKA HIK AKOMA!
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Tulipani Zi
Antar
Antar
Posts: 24
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:42

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Tulipani Zi » Wed, 03 Jun 2009 , 22:09

Skodrinon wrote:Un mendoj se do t'ishte nji skandaloze me e ba Superligen me 16 skuadra me pshtu Partizanin. Asht e vertete qi ka pase skuadra qi kan ra padrejtsisht nprej kategorise, por kjo ka nddh pothujse ç'do vit. Kta kujtohen tash qi ra partizani. Nqs jane te zot't ata te fshf-s te denojne ata qi kane shite ndeshjet, por nuk asht e drejte me rregullu nji padrejsti me nji skandal.
Plus qi me 16 skuaadra kishte me kene ma keq vitin tjeter, se ne fund te kampionatit nuk kan e kene 3-4 skuadra qi shesin ndeshjet se nuk kan ma obiektiva si simjet, por kan me kene 7-8.
Shpresoj qi nuk kan me e ba ket marri qi asht edhe kundra regullave.
Jam dakort. Nqs Partizanit ja futen le te riluhet ndeshja po jo te ndryshohen rregullat.

Plus qe si tifoz i Partizonit preferoj qe te hiqet Xhani dhe vetem kategoria e dyte e ben te mundur ate gje

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by GOLDIAN » Thu, 04 Jun 2009 , 11:39

une jam ai qe hapa temen tu shpreh keqardhjen per elbasanin e partizanin qe ju ba puci per me ra nga kategoria
kam degju keto dite rreth kesaj ceshtje pos sdosha me i besu
sdi ca me komentu po ky do jete skandali i rradhes i fshf qe i ven kapakun gjanave qe ne duhemi mu perjashtu nga uefa
shpresoj qe tifozat e tiranes te me kuptojne drejte po me kete vendim i bjen indirekt qe tirana me e pas kot kete kampionat
vllaznia m e pas kot titullin nenkampion
vlona me e pas kot fitimin e kupes
flas si lufte sportive sepse si trofe sja u hek kush as tiranes e as vlores
cdo vit e po shohim teater neper fusha diku i besojme e diku sdona mi besu por nje pytje kam une
PER CA U LUJT KY SEZON VEC PER TITULL E PER KUPE????????????????????????
nuk di ca me ju than po per mu asht kot mu sha na tifozat se kam e kry i din fshf punet se si shkojne e si nuk shkojne
nuk kam asgja kundra partizanit ballshit elbasanit e lushnjes
por do kisha dasht dhe 4 skuadrat e renditura nga vendi 5-8 NE LIGEN 1 TE KALOJNE NE SUPERIORE
ti bahet muti superliges krejt


une vazhdoj me than suksese tiranes vllaznise dinamos e vlores ne kupat e europes po uefa ban mire me na denu
superliga vec me 6 ekipe per mu nese dona me pa futboll
me 16 ekipe sdi ca i bjen me pa
i perjashtuar

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by REINIS » Thu, 04 Jun 2009 , 11:57

Plotesisht dakord me Goldianin!

Pse mos vij ene Butinti me Terbunin ne Superlige? Ato u denun per 2 vjet por ene Morrat me Dylat rane per 1 vit. Pse kto dy te funit duhet te falen, kurse ato dy te parat duhet te vujn denimin?
Partizoni na paska histori (nji histori e vjedhme) kshu qi nuk na u luka Kampionati pa ato, kurse per Erseken, Lacin, Kastriotin, Skenderbeun, etj. nuk po na u rruka fare.

TURP F$HF.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Man in Redblue » Thu, 04 Jun 2009 , 17:21

Po po te bahet me 16 ekipe vitin tjeter, vitin e ardhshem 4 ekipet qe bijn prej kategoriet do te bajn kerkese qe superliga te bahet me 20 ekipe, ne menyre qe edhe ato te mos bijn prej kategoriet, mbas dy tre vjetsh kena 24 ekipe e kshtu me rradhe, mas 10 vjetsh kena Superliga me 52 skuadra.

Po sikur ta bajm superligen me kater ekipe: Vllaznia (Veri), Tirana (Shqiperi e mesme), Flamurtari (Jug)+ Skuader kosovare ????? Ma shume se tri-kater skuadra se meritojn me ken ne superlig :evil: :evil:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by fpjalmi » Fri, 05 Jun 2009 , 02:18

Skodrinon wrote:Klubet: Superiorja me 16 ekipe
Është mbështetur nisma e Partizanit dhe Elbasanit, për një shtim të skuadrave
Dinamo ishte kundër ndryshimeve, por firmosi, ndërsa Tirana është e pavendosur


Një nismë e klubit Partizani dhe e skuadrave të tjera që këtë vit zbritën në Kategorinë e Parë, për të ndryshuar
formatin e Kategorisë Superiore dhe për ta bërë atë me 16 skuadra, po bëhet gjithnjë e më serioze. Iniciativa e nisur dy ditë më parë ka gjetur edhe mbështetjen e shumë klubeve të Superiores, të cilat kanë rënë dakord të firmosin peticionin, ku kërkohet që të shtohet numri i ekipeve që do të luajnë në Superligë. Megjithatë, ka pasur edhe klube kundër kësaj nisme, si Dinamo fillimisht, por më pas firmosi, apo skuadra të pavendosura, si Tirana, që ka hezituar të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Federata
Flitet se peticioni me firmën e nëntë klubeve është dërguar në FSHF, por drejtuesit e institucionit të futbollit
mohojnë që të ketë mbërritur një kërkesë zyrtare deri dje në zyrat e FSHF-së. Askush nga krerët e federatës nuk është në gjendje të thotë sesi do të veprohet, nëse kjo nismë do të mbështetet nga të gjitha klubet e Kategorisë Superiore, pasi vetëm ata kanë të drejtë të ndryshojnë numrin e skuadrave, ndonëse sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv, çdo ndryshim i këtij rangu, hyn në fuqi një vit më pas.

Kundërshtimet
Dinamo ka qenë kundër kësaj nisme, por burime pranë kampit blu, bëjnë të ditur se në fund edhe ata do ta firmosin kërkesën për t’u shtuar numri i skuadrave të Superiores. Ndërkaq, drejtuesit e skuadrës kampione, Tiranës, kanë mohuar të kenë firmosur një kërkesë të tillë, por kanë preferuar të driblojnë, kur u pyetën nëse janë pro,
apo kundër kësaj iniciative.

Problemet
Nëse klubet vendosin unanimisht të kërkojnë shtiminshtimin e katër skuadrave të Kategorisë Superiore dhe nëse kjo realizohet, atëherë do të shkelet vendimi i Komitetit Ekzekutiv, ku thuhet shprehimisht se çdo ndryshim i këtij formati, hyn në fuqi një vit pas miratimit të ndryshimit. Përveç kësaj, kjo do të vërtetonte se gara dhe lufta e
zhvilluar gjatë një sezoni, ka pasur vlerë vetëm për kreun e tabelës, pasi ekipet e fundit më kot janë rrekur të siguronin mbijetesën, kur fare mirë me një kërkesë unanime, mund të evitonin rënien në Kategorinë e Parë.
UN JAM ME PAS SKUADRA EDHE MA PAK NE SUPERLIGE

do te deshiroja 8 skuadra.

e para do shifshim nje futboll te bukur dhe e dyta do lushin tan futbollistat ma te mire ne shqipni dhe per merkato skuadrat do i kishin gjet edhe ma shpejt lojtaret .

pra un mendoj se edhe 12 jan shum ,dhe duhen 8 sepse do kishim ken edhe ma te forte ne kupen uefa dhe kampione

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Skodrinon » Fri, 05 Jun 2009 , 03:02

Teksti i plotë i kërkesës:

Të nderuar Zotërinj, anëtarë të komitetit Ekzekutiv të FSHF?së! Me anë të kësaj kërkese i kërkojmë FSHF?së që superliga shqiptare, në edicionin 2009?2010, me nga 12 skuadra pjesëmarrëse, që është parashikuar, të përbëhet nga 16 të tilla. Skema që ne propozojmë për të bërë këtë ndryshim është si më poshtë: Në përfundim të kampionatit të 70?të kombëtar të futbollit, asnjëra nga skuadrat e tij pjesëmarrëse të mos zbresin automatikisht një kategori më poshtë, por të shtohen edhe katër skuadrat e kategorisë së parë, të renditura në vendin e 1?rë, të 2?të, të 3?të dhe të 4?t, në kampionatin e fundit.

Në vijim po ju paraqesim edhe arsyet kryesore pse e kërkojmë këtë ndryshim:

1. Kampionati i superiores do ta ndiente shumë mungesën e skuadrave të tilla si Partizani, Elbasani e Lushnja, nëse në edicionin 2009?2010 do të luanin në kategorinë e parë.

2. Me përmirësimin e infrastrukturës, në sajë të punës së FSHF?së, nuk ka sens që qytetarë të qyteteve të tilla si Elbasani, Lushnja etj., të privohen për të parë elitën e futbollit shqiptar në stadiumet e tyre.

3. Skema me dy ndeshje, vajtje?ardhje, krijon më shumë barazi mes skuadrave, se sa aktualja, me 3 ndeshje, ku fati i renditjes pas fazës së dytë luan një rol të rëndësishëm.

Në faksimilen shoqëruese më poshtë shikohen edhe personat dhe klubet që përfaqësojnë, që kanë kërkuar ndryshimin e struktuës së superligës në edicionin 2009-2010.

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Man in Redblue » Fri, 05 Jun 2009 , 12:51

Refik Halili sdika me shkru as emrin e vet :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Skodrinon » Fri, 05 Jun 2009 , 16:32

Man in Redblue wrote:Refik Halili sdika me shkru as emrin e vet :D :D :D
aaahaha metaman çfar skrimit.
po per ne pjerin fushaj ka firmose? na e paska vu edhe nji "z" perpara emrit :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by fpjalmi » Fri, 05 Jun 2009 , 23:45

nuk ma han mendja se e bajn me 16 skuadra.

do ishte 1 tjeter gafe e fshf

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by shv13 » Sat, 06 Jun 2009 , 11:08

ahahah shifne firmen e aij t apolonise : president.... :lol: :lol:
as me shkru s dijne ma ktyne ja hangert dreqi shpirtin se e degjenerunen futbollin shqiptar.
superliga me 8 ekipe e me 4 faza do ishte perfekte ose edhe 10.Me 3 faza s asht e drejte se ju takon skuadrave mos me pase takime direkte ne kushte te barabarta.
Nqs dojne me e ba me 16 skuadra atehere le te bajne play-off par-lush-byl-elb me 4 skuadra te kat1 po n asnji mnyre me i peshku kshtu pa asnji merite.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Admin » Sun, 07 Jun 2009 , 17:23

marre me i than ku se ca dojne me ba. Nuk asht keq as me 16 skuadra , por vitin tjeter e ja ket vit !!!!
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Ujku » Sun, 07 Jun 2009 , 20:38

NJe an me bahet qefi per Elbasanin e Partizanin
ne anen tjeter habitem se si nrrojn rregulloren pa prit pa kujtu
o zot cfar zeriozitetit ka Fshf-ja.
Ka than mir MRB se mas 10 vitesh ta pa bahet superliga me 52 ekipe .

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by loroborici » Sun, 07 Jun 2009 , 21:21

Per mue ka 2 munsina. a)O te vej dore FSHF tuj perjashtu ata ekipe qe ka ny kampionatin tuj shit e ble neshje, sic ka ken Pillqini, Dinamo, Ballshi, Besa, Teuta ose b) me ristrukture tan forulmulen e superligs qi kshu nuk munet me shkue ma.
Tash mu mduket se kjo e dyta, ka ma shume munsina me u zbatue. 12 ekipe jane bash pak, kur asht rrit konkurenca me i pik qi tvjen Laci, Kruja, Erseka, Ballshi, Rrogozhina, Pillqini ne superlige. Kshu qi 12 ash shume pak. Manej 18 ekipe a 16 asht pune me u diskutue. Desha me than qi duhen rrit ma shume playout ose playoffet, qi mos ken ma munsi me u ba pazare ne fun te kampionatit.
Vllaznia ne zemer
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Edmond-Cela » Sun, 07 Jun 2009 , 22:40

si mendoni a mund te enderrojm nje dite qe superliga e kosoves dhe ajo e shqiperis te bashkodet,
shikone ket pak http://kuqeblu.com/index.php?option=com ... &Itemid=86
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Ledi1920 » Mon, 08 Jun 2009 , 08:15

Skodrinon wrote:
Man in Redblue wrote:Refik Halili sdika me shkru as emrin e vet :D :D :D
aaahaha metaman çfar skrimit.
po per ne pjerin fushaj ka firmose? na e paska vu edhe nji "z" perpara emrit :D

me tregu qe jom zotni...
mire qe se ka vone na nji i kavajes apo elbasonit "zj" :lol:
Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Superliga 2009-2010 me 16 ekipe?

Post by Ledi1920 » Mon, 08 Jun 2009 , 08:22

Mu me vje into se po te mos kishte ra Qelbasoni me Morrin e kuq nuk do e diskutote njeri modulin e superliges.Na rane nga kategoria kto dhe duhet me i gjet shpetim.I bie me djeg organin per nji plesht :lol: :lol: Ran mer cuna se nuk lujten futboll.Morrat me Kastriotin nuk ishin kurkund fare.Elbasoni , fazen e trete e harroi fitoren.Nuk mund te mbijetosh ti tu pas lojtaret e tu pa lek dhe tu u ushqy me sufllaqe.Po kshu eshte kan gjona me la me njoni-tjetrin te gjithe...te gjithe bojn pazare edhe F$HF me sakte rregullon dhe survejon tregun.Nqs pranojhet eshte turp ose ta pakten te hy ne fuqi jo ket sezon por sezonin tjeter.
Image

Post Reply